Me
rastin e 39 vjetorit tė demonstratave tė vitit 1968
ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE
SHQIPTARE TĖ VITIT 1968
Shkruan:
Pėrmbajtja
e lėndės:
-
Pozita
kushtetuese e Kosovės dhe e viseve tjera shqiptare nė ish -Jugosllavi, nė
periudhėn 1946-1968;
-
Konfliktet
politike nė mes tė forcave byrokratike dhe atye unitariste (pėr ēėllime
sunduese), qė rezultuan me shkarkimin e Rankoviqit - nė plenumin e Brioneve;
-
Debatet
e nxehta publike pėr ndryshimin e kushtetutės sė vitit 1963 dhe avansimin e statusit
tė Kosovės nė republikė;
-
Dyftyrėsia e Fadil Hoxhės;
-
Demonstratat
studentore tė vitit 1968 nė Kosovė dhe nė viset e tjera shqiptare:
-
Kush i
organizoi Demonstratat e tetorit 1968 nė Prizren, nė Therandė (ish Suharekė)
dhe nė Pejė?
-
Kush e pėrbėnte Komitetin e Studentėve, i cili
pėrgatiti demonstratat e nėntorit 1968 ?
-
Si u morė vendimi pėr organizimin e demonstratave nė disa
qytete tė Kosovės mė 27 nėntor 1968 ?!
-
Si u zhvilluan demonstratat e 27 nėntorit 1968, nė
Prishtinė, nė Ferizaj, nė Gjilan dhe nė Besianė (ish Podujevė) ?!
-
Demonstrata nė Prishtinė;
-
Demonstrata nė Ferizaj;
-
Demonstrata nė Gjilan;
-
Demonstrata nė Besian (ish-Podujevė)
-
Ēfarė masash politike propozoi Veli Deva ndaj
organizatorėve tė demonstratave ?!
-
Kush i gjykoi - denoi nė emėr tė popullit organizatorėt
e demonstratave?
-
Si u organizuan demonstratat e dhjetorit 1968 nė Tetovė?
-
Kush u denua pėr organizimin e demonstratave nė Tetovė?
-
Pėrfundim.
---------------------------------
Pozita kushtetuese e Kosovės dhe e viseve tjera shqiptare
nė ish - Jugosllavi, nė periudhėn 1946-1968
Dihet mirėfilli se pas Luftės sė Dytė Botėrore, Kosova me Kushtetutėn e
parė tė Republikės Federative Popullore tė Jugosllavisė, miratuar mė 31 janar
1946, u definua si njėsi autonome territoriale - administrative brenda Serbisė
e quajtur: Qarku Autonom i Kosovės dhe Metohisė (QAKM). Dhe, ky bashkim i
dhunshėm i Kosovės me Serbinė qe vetėm njė pjesė e padrejtėsisė qė u bėhej
shqiptarėve tė ndarė nga Shqipėria londineze, pėr faktin se kompaktėsisė gjeografike
tė Kosovės iu shkėputėn trevat etnike shqiptare nė Maqedoninė
Perėndimore, nė Mal tė Zi por edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku
shqiptarėt ishin shumicė.
Akti mė i lartė juridik-kushtetues i QAKM-s ishte statuti, i cili duhej tė
ishte nė pajtim me Kushtetutėn e RFPJ dhe atė tė Sėrbisė. Pas aneksimit tė
Kosovės (Republikės sė Sėrbisė) dhe pas sanksionimit tė statutit tė QAKM-s,
shteti jugosllav e vazhdoi politikėn diskriminuese ndaj shqiptarėve nė
ēdo sferė tė jetės. Nė tė gjitha dokumentet kushtetuese federative dhe
republikane, nga viti 1946 deri nė vitin 1963, statusi i gjuhės shqipe, ashtu
si statusi i autonomisė sė Kosovės, erdhi duke u rrudhur dhe nė kėtė kontekst e
gjithė jeta private, shoqėrore e politike e shqiptarėve ishte vėnė nėn
kontrollė tė plotė tė UDB-sė, e cila kishte hapur rreth 120 mijė dosje pėr
shqiptarėt. Me Kushtetutėn e 7 prillit 1963, RFPJ shndėrrohet nė Republikė
Socialiste Federative tė Jugosllavisė (neni 1), ndėrkaq Kosova shpallet Krahinė
Autonome (neni 111), ndėrsa shqiptarėt nga nocioni pakicė kombėtare me kėtė
Kushtetutė u definuan si kombėsi. Kjo Kushtetutė nuk kishte sjellur ndonjė
ndryshim esencial nė trajtimin e shqiptarėve, por megjithatė sinjalizonte
ndryshime qė mund tė bėheshin nė tė ardhmen.
Konfliktet
politike nė mes tė forcave byrokratike dhe atye unitariste (pėr ēėllime sunduese), qė rezultuan
me shkarkimin e Rankoviqit - nė plenumin e Brioneve
Shqiptarėt gjatė periudhės 1948-1966 (qė nė popull quhej si koha e
Rankoviqit), u pėrballėn me njė fushatė tė egėr shkombėtarizimi e shpėrnguljeje
masive nga trojet e tyre stėrgjyshore. Krahu shovinist serb, i drejtuar nga
Aleksandėr Rankoviqi, sekretar i Komitetit Qėndror tė LKJ-sė, ministėr i Punėve
tė Brendshme dhe nėnkryetar i Republikės Socialiste Federative tė
Jugosllavisė, gjatė kėsaj periudhe pushtetin e vet tė dhunės mbi shqiptarėt e
ushtroj nėn ombrellėn e kryetarit J.B.Tito. Asokohe A.Rankoviqi, bėnte
politikėn e kuadrove partiake e shtetėrore nė tė gjitha republikat e
posaqėrisht nė Serbi dhe mbikėqyrte tė gjitha institucionet partiake,
shtetėrore dhe ushtarake, madje ai mbikėqyrte edhe punėn e jetėn private tė
kryetarit tė shtetit e tė Partisė -Titos.
Sė kėndejmi, nė fillim tė viteve tė 60-ta kur kreu shtetėror jugosllavė
nisi njė reform ekonomike nė shkallė vendi, pėr shkak tė pabarazisė ekonomike
lindėn kundėrshtimet e para ndėrmjet republikave, tė cilat shumė shpejt u
shndėrruan edhe nė konflikte tė hapura politike. Kjo situatė e rėndė u
shpėrfaq nė disa mbledhje tė Komitetit Ekzekutiv tė LKJ-sė, tė zhvilluara
nė nėntor tė vitit 1965 e shkurt tė vitit 1966. Pushtetarėt serb, qė me kohė
kishin zėnė pozita sunduese politike nė federatė (UDB, ushtri, polici e nė
aparatin burokratik), meqė kėtė reformė ekonomike me kėrkesat e saj
decentralizuese, e shihnin si formė tė avancimit tė Sllovenisė e
Kroacisė dhe si njė rrezik pėr dobėsimin hegjemonist tė tyre, atėherė u vunė nė
lėvizje pėr t“iu kundėrvėnė reformave tė tilla.
Nė kėto zhvillime politike u krijuan dy forca rivale: forcat burokratike
decentralizuese nė krye me Titon dhe ato unitarise serbe nė krye me
Rankoviēin. Pėr t“i sfiduar forcat unitariste serbe nė radhėt e pushtetit,
Titoja nė qershor 1966 nė mbledhjen e KE tė KQ tė LKJ-sė formoj njė komision tė
posaqėm, pėr tė shqyrtuar veprimtarinė e aparatit tė Sigurimit tė Shtetit
(UDB-sė), qė drejtohej nga Aleksandėr Rankoviē. Dhe, nė Plenumin e IV tė
KQ tė LKJ-sė tė mbajtur mė 1 korrik 1966 nė Brione, fuknsionarėt mė tė lartė tė
UDB-sė si A.Rankoviē, Svetisllav Dolasheviē... akuzoheshin se kishin
keqpėrdorur pozitėn, se nėpėrmjet tė rrjetit tė gjerė tė bashkėpunėtorėve
tė tyre nė organizatat punuese e madje edhe nė parti kishin synuar tė vendosnin
kontrollin mbi njerėzit e thjeshtė deri tek udhėheqėsit mė tė lartė politik nė
vend, duke pėrfshirė kėtu edhe vetė Titon. Ky Plenum rezultoi me dorėheqjen e
Rankoviqit prej detyrave tė partisė dhe tė UDB-sė, ndėrsa nė mbledhjen e
dhomave tė Kuvendit federativ, mė 14 korrik 1966 ai dha dorėheqje si deputet
dhe nėnkryetar i RSFJ-sė.
Nė tetor tė atij viti KQ i LKJ-sė e pėrjashtoi A.Rankoviēin nga LKJ-ja, dhe
pasi ka filluar njė proces gjyqėsor kundėr tij dhe bashkėpunėtorėve tjerė ėshtė
ndėrpre, pėr shkak tė numrit tė madh tė njerėzve, ndėr ta shumė personalitete
tė larta politike, qė ishin pėrfshirė nė veprimtarinė kriminale tė organeve tė
UDB-sė. Denimi verbal i Rankoviēit, duke u ngarkuar me pėrgjegjėsi pėr
ērregullime serioze nė shėrbimin e Sigurimit tė Shtetit, mė shumė ishte njė
taktikė dinake e J.B.Titos, sepse ai me kohė i dinte tė gjitha deformimet qė
ndodhnin nė organėt e UDB-sė. Nė Plenumin e Brionit nuk u tha asnjė fjalė pėr
arsyet e vėrteta tė shkarkimi tė Rankoviēit, pra pėr kundėrshtimin e tij ndaj
Reformave ekonomike e ndaj sistemit tė vetadministrimit ,sepse fajėsimi pėr
shkeljet e shpėrdorimet e rėnda tė pėrditshme tė organeve tė UDB-sė, ishte njė
akuzė, e cila nga tė gjitha shtresat e popullsisė pranohej mė lehtė dhe
ngjallte kundėr tij njė revoltė shumė mė masive se sa tė denoncojė kundėrshtimet
e tij ndaj Reformės ekonomike apo vijimsinė e kursit tė vetadministrimit, ku
iniciatorė ishte vetė Tito dhe grupi i tij.
Nė kuadėr tė fushatės qė ndėrmori J.B.Tito pėr tė goditur Rankoviēin, njė
vend tė posaqėm kishin edhe shqiptarėt. Shkarkimi i Rankoviēit dhe ithtarėve tė
tij nga postet e rėndėsishme shtetėrore e partiake, ndonėse ishte goditje
serioze pėr regjimin e egėr policor nė Jugosllavi, njėherėsh vinte nė dukje
edhe kontradiktat ndėrnacionale dhe luftėn e ashpėr qė po zhvillohej pėr pushtet
nė gjirin e udhėheqjes sė saj. Brenda politikės koniunkturale, pėr tė vendosur
njė ekuilibėr tė ri midis klaneve... kreu i PKJ (mė pas LKJ-sė) J.B.Tito filloi
t“u buzėqesh edhe shqiptarėve. Si fillim, pati kujdes tė fshinte nga kujtesa
popullore krimet e bėra prej vetė atij dhe Rankoviēit, dhe nė diskutimet
publike pėr denoncimin e veprimtarisė sė klanit rankoviēian, u pėrpoq qė ta
thejė kompleksin e inferioritetit qė u ishte imponuar shqiptarėve.
Debatet e nxehta publike pėr ndryshimin e kushtetutės sė
vitit 1963 dhe avansimin e statusit tė Kosovės nė republikė
Nė kėto rrethana pėr shqiptarėt u krijua njė klimė paksa mė e relaksuar
politike dhe duke e shfrytezuar kėtė krizė tė krijuar, njė pjesė e
intelegjencės shqiptare dhe disa segmente politike filluan tė flasin hapur pėr
padrejtėsitė qė i bėheshin popullit shqiptarė nė arsim, kulturė dhe nė
fusha tjera tė jetės politike e shoqėrore. Kėto hapsira lirije u bėnė edhe mė
tė mėdha nė vitin 1967, pas fillimit tė debatit publik pėr amandamentet e reja
qė do tė ndryshonin Kushtetutėn e RSFJ-sė, kushtetutat e republikave dhe
statutet e krahinave autonome tė vitit 1963.
Nė gamėn e gjerė tė diskutimeve rreth kėtyre amandamenteve, nė Kosovė nga
dita nė ditė problemi i pazgjidhur kombėtar u bė mbizotrues. Pėr pozitėn
kushtetuese tė Kosovės, mė 14 korrik 1967 dhoma krahinore e Kuvendit Popullor
tė KA tė Kosovės vendosi formimin e Komisionit pėr studimin e ēėshtjeve qė
kanė tė bėjnė me ndryshimet dhe plotėsimet e Statutit. Me kėtė rast
Kryetar i kėtij Komisioni u zgjodh Fadil Hoxha - kryetar i Kuvendit Krahinor tė
Kosovės. Ky komision hartoi projektin e propozimeve pėr ndryshimin dhe
plotėsimin e Statutit tė
Nė kėto aktive u kėrkua qė Kushtetuta federative tė garantonte tė drejtėn e
vetvendosjes sė shqiptarėve, ashtu si kombet tjera tė Jugosllavisė; qė Kosova
tė ishte njėsi federale d.m.th republikė; qė si ligj themelor i krahinės tė
ishte Kushtetuta e jo Statuti; qė nė dhomėn e kombeve Kosova tė kishte 20
deputetė, sikundėr dhe republikat e tjera; qė tė zyrtarizohet pėrdorimi i
simboleve kombėtare; qė emri i krahinės tė ndryshohet nga Kosovė - Metohi nė
Kosova - Kosovo; qė Kosova tė ketė gjyqin e vet suprem dhe kushtetues dhe tė
jetė i lidhur me gjyqet respektive nė nivel tė federatės; qė tė sigurohet
barazia e gjuhės shqipe nė nivel federativ; qė nė kushtetutėn federative
populli shqiptar tė mos emėrtohej nė mėnyrė fyese shiptari por albanci; qė
tė precizohej nė kėtė kushtetutė e drejta pėr riatdhesim jo vetėm pėr pjestarėt
e kombeve, por edhe pėr pjestarėt e kombėsive etj.
Tubimeve tė tilla publike, paraprakisht i ndihmuan edhe tri ngjarje tė
rėndėsishme historike, tė cilat tek shqiptarėt ringjallėn dinjitetin dhe
krenarinė kombėtare:
- Konferenca Albanologjike e mbajtur
nė Tiranė (17 janar 1968) dhe Simpoziumi shkencor mbajtur nė Prishtinė
(9-12 maj 1968), me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes se kryetrimit Gjergj
Kastriotit - Skėnderbeut, ku morrėn pjesė studjues shqiptarė e tė huaj tė
fushave tė historisė, tė letėrsisė, tė gjuhėsisė, tė folklorit dhe tė
etnografisė;
- Konsulta e njėsimit tė gjuhės
Shqipe e mbajtur mė 22 - 23 prill 1968 nė Prishtinė, nė tė cilėn u konstatua se
si gjuhė letrare e shqiptarėve nė Jugosllavi njihej njėzėri gjuha
letrare e shtetit amė (Shqipėrisė).
- Manifestimet e shumta, tė mbajtura
me rastin e 90 vjetorit (qershor 1968) tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Meqenėse kėrkesa qė Kosovės t“i njihet statusi i Republikės,
shpejt u pėrqafua nga poulli shqiptar dhe u bė kėrkesė gjithėpopullore, ēarqet
shoviniste serbe pėr ta penguar kėtė trend tė ngjarjeve, mė 31 gusht 1968 nė
njė mbledhje tė zgjeruar tė kryesisė sė Komitetit Ekzekutiv Krahinor tė
mbajtur nė Prishtinė, gjykuan ashpėr kėrkesėn qė Kosova tė bėhet Republikė. Nė
konkluzionet e miratuara nė kėtė mbledhje, nėn presionin e serbėve u vendos, qė
nė Kosovė nuk duhej tė shtrohej kėrkesa pėr republikė e vetėvendosje dhe tė
ndalohen diskutimet pėr kėtė ēėshtje. Pavarėsishtė nga kėto vendime, zhvillimet
e diskutimeve nė aktivet politike tė komunave tė kosovės treguan qartė se
aspirata e shqiptarėve pėr republikė ishte e fuqishme.
Alternativa e Republikės sė Kosovės u shtrua edhe nė njė takim tė
delegacionit shqiptar qė pati me Titon dhe Kardelin nė tetor 1968, mirėpo
Titoja (pavarėsisht qė kjo kėrkesė kishte dalur nga tubimet e gjera tė popullit
shqiptar) nė mėnyrė diplomatike e kundėrshtoj alternativėn e republikės, duke
deklaruar se republika nuk ėshtė shkop magjik e as i vetmi faktor qė mund t“i
zgjidh tė gjitha problemet, dhe konkludoi se zgjidhja e statutit tė
Kosovės dhe sigurimi i tė drejtave tė plota tė krahinės duhet tė realizohet
brenda kuadrit tė RS tė Serbisė! Me kėtė sugjerim Titoja i mbylli diskutimet
nė rrugė legale pėr statusin e republikės.
Dyftyrėsia e Fadil Hoxhės
Kundėrshtimi i kreut jugosllav, i sinjalizoi qartė strukturat politike nė
Kosovė, pėr luftimin e opcionit tė Republikės me tė gjitha mjetet. Burokracia
politike shqiptare, e cila deri nė vitin 1966 qe zbatuese e verbėt e politikės
shoviniste tė Rankoviqit, nė kėto rrethana pėr tė dėshmuar lojalitet dhe
basnikri tė plotė ndaj politikės sė reklamuar tė Titos, pėr Socializmin
Vetqeverisės, pėr vėllazėrim - bashkimin e plotė e tė slloganeve tė tjera, doli
hapur kundėr kėrkesės pėr Republikė.
Dy qėndrime tė Fadil Hoxhės (Kryetar i Komisionit) duket se e vėrtetojnė
kėtė pėrfundim. Mė 22 prill 1968 nė mbledhjen e Komitetit Krahinor tė LK
tė Kosovės F.Hoxha deklaron: Gjatė disa mbledhjeve tė zhvilluara nė Beograd,
unė kam thėnė se mospranimi i kėtyre kėrkesave (Kerkesa republikė -
vėrejtja ime) dhe propozimeve tė tjera, tė cilat sipas mendimit tonė janė
shumė realiste dhe tė domosdoshme do tė na detyrojnė tė kėrkojmė mėnyra tjera
pėr tė gjetur zgjidhje. Ndėrkaq, nė tetor tė atij viti, nė njė mbledhje tė
Kuvendit tė Kosovės ai thekson: Ne nuk jemi tė orientuar pėr republikėn.
As Komisioni, as faktorėt tjerė politikė tė Kosovės, tė cilėt mbi vete e kanė
pėrgjegjėsinė e plotė, e as faktorėt tjerė jashtė Kosovės, nuk janė tė
orientuar pėr krijimin e republikės!!
Me kėto veprime, Fadil Hoxha dhe pėrgjithėsisht politikanėt shqiptar kanė
dėshmuar qėndrimet e tyre tė dyzuara, pavendosmėrinė pėr t“i tejkaluar kornizat
e autonomisė, dhe pėr t“u pėrballuar me guxim karshi presionit serb e
jugosllav, nė mėnyrė qė tė zgjidhet pėr momentin ēėshtja kombėtare nėpėrmjet
satusit tė republikės. Fushata antirepublikė e zhvilluar nga strukturat
autonomiste nuk u mirėprit nė popull, e veēanėrisht nga intelektualė e
studentė, qė vepronin nė kuadėr tė organizatave politike ilegale tė kohės. Deri
nė vitin 1968, ndonėse tė gjitha grupimet politike ilegale kishin si synim tė
vetin - ēlirimin e Kosovės me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me
Shqipėrinė, pa hequr dorė nga nga ky qėllim, do tė angazhohen edhe pėr
jetėsimin e opcionit tė Republikės, tė pėrfshirė kėtu Kosovėn dhe viset tjera
shqiptare nėn Jugosllavi dhe kjo u konsiderua si shkalla e parė pėr
realizimin e bashkimit kombėtar.
Demonstratat studentore tė vitit 1968 nė Kosovė dhe nė
viset e tjera shqiptare
Ndonėse viti 1968 njihet si vit i lėvizjeve studentore nė Evropė, ku
universitetet mė tė njohura tė Francės, tė Gjermanisė dhe tė Anglisė u
pėrfshinė nė valėn e trazirave studentore tė sėmajtės sė re,megjithatė ato
nuk reflektuan aspak tek lėvizja studentore shqiptare e Kosovės,pėr faktin se
lėvizja studentore evropiane kishte karakter social,ishte lėvizje shoqėrore dhe
synonte njė rend mė tė mirė shoqėror, ndėrkohė qė lėvizja studentore e Kosovės
kishte karakter kombėtar,karakter tė rezistencės kundėr njė robėrie tė egėr shekullore.
Nė qershor 1968 shpėrthyen demonstratat studentore edhe nė Beograd,tė
cilat ndonėse u pėrpoqėn tė manifestonin jehonėn e demonstratave studentore tė
Evropės,ato u pėrshkuan me kėrkesa ultranacionaliste e shoviniste. Nė kėto
rrethana u planifikuan demonstratat studentore nė Kosovė.
Kush i organizoi Demonstratat e tetorit 1968 nė Prizren, nė
Therandė (ish Suharekė) dhe nė Pejė?
Nė Kosovė demonstratat e inicuara nga grupimet e organizuara studentore,
fillimisht shpėrthyen nė tetor, vazhduan nė nėntor dhe pėrfunduan nė dhjetor
1968. Demonstrata e parė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, u organizua mė 6 tetor
1968, nė qytetin e Besėlidhjes shqiptare nė Prizren. Vatėr kryesore e saj ishte
Shkolla e Lartė Pedagogjike Xhevdet Doda nė kėtė qytet. Nė organizimin e
demonstratės u shquan studentė, nxėnės e arsimtarė tė Gjimnazit: Meriman Braha,
Isa Demaj, Pashk Laēi, Haxhi Maloku, Zymer Neziri, Gjergj Camaj, Shpresė
Elshani, Simon Kuzhnini, Rafet Rama, Lemane Braha, Pjetėr Dreshaj, Isė Morina
etj, ndėrsa u pėrkrahėn edhe nga intelektualė, zejtarė tė qytetit dhe fshatarė
tė fshatrave pėrreth.
Demonstruesit e grumbulluar nė afėrsi tė SHLP - Xhevdet Doda, tek vendi
Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishės), tė prirė nga flamuri kombėtarė, qė mbanin
lartė vajzat Shpresė Elshani dhe Lemane Braha, marshuan nė drejtim tė sheshit
Shadėrvan dhe kaluan rrugės kryesore duke brohoritur parullat: Rroftė
flamuri kuq i e zi!, Rroftė populli shqiptar!, Duajm Universitet!, Duam
barazi! dhe Kosova Republikė!. Masa e demonstruesve qė tashmė kishte arritur
nė rreth 3 mijė vetė, pas paraklalimit rrugėve tė qytetit u grumbulluan nė
sheshin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Para demonstruesve nė shesh, organizatorėt: Meriman Braha, Isa Demaj e
Zymer Neziri shpalosėn Flamurin Kombėtar, ndėrsa Haxhi Maloku e mbante nė
duar me krenari. Pasi iu bėnė nderime drejtuesve tė LSHP-sė, Abdyl Frashėrit
dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve tė tyre, u lexua edhe njė letėr ku u
paraqitėn synimet e popullit shqiptar, qė tė jetojė i lirė si popujt e tjerė;
t“i gėzojė tė gjitha tė drejtat ashtu si popujt tjerė nė Federatė; tė flasė
lirisht kudo gjuhėn e vet shqipe dhe t“i pėrdorė lirisht simbolet e veta
kombėtare; tė shkollohet nė gjuhėn amtare nga fillorja e deri nė universitet; tė
ketė punė edhe pėr shqiptarėt, nė administratė tė pėrdoret gjuha shqipe etj.
Masa e tubuar pėr tė manifestuar kėrkesat pėr barazi kombėtare, nga sheshi i
lidhjes, marshuan rrugėve tė qytetit pėr t“u kthyer mėpastaj sėrish nė
sheshin e selisė sė LSHP-sė dhe nga aty u shpėrndanė tė qet. Gjatė tėrė kohės,
demonstruesit ishin nėn vėzhgim tė forcave tė mėdha policore, tė cilat pėr tė
mos eskaluar situata nė pėrmasa tė paparashikueshme, nuk intervenduan pėr
shpėrndarjen e tyre. Pas kėsaj demonstrate u arrestuan disa nga
organizatorėt e saj, tė cilėt pasi u mbajtėn 2-3 javė nė
izolim u liruan, me qėllim qė tė mos i jepet publicitet kėsaj ngjarje tė
madhe historike.
Njė demonstratė e ngjashme me kėto kėrkesa, dy ditė mė vonė (8 tetor) u
organizua edhe nė Suharekė, nga veprimtarėt: Hamėz Morina, Haxhi e Ajshe
Bajraktari etj. Ndėrkaq demonstrata e tretė u mbajtė mė 27 tetor 1968 nė Pejė.
Organizatorė tė demonstratės ishin: Skėnder Kuēi, Isa Demaj, Zyber Neziri,
Ramadan Blakaj, Xhemail Gashi etj, tė cilėt pėr tė qenė pjesmarrja sa mė
masovike nė demonstratė shkruan dhe shpėrndanė njė thirrje drejtuar popullit.
Ditėn e caktuar, nė orėn 14 nxėnėsit dhe studentėt e Shkollės sė Lartė
ekonomike-Komerciale nė Pejė, u brumbulluan nė oborrin e shkollės Normale Ali
Kelmendi. Aty iu bashkuan edhe nxėnėsit e shkollės bujqėsore Boris
Vukmiroviq. Nga kjo qendėr shkollore qė gjindet nė Vitomiricė, demonstruesit,
duke ju prirė i riu Skėnder Kuēi me flamurin kombėtar nė dorė, marshuan rrugės
qė vjen prej Mitrovicės nė drejtim tė Pejės, e cila tė shpien nė qendėr tė
qytetit.
Gjatė rrugėtimit, demonstruesit u pėrpoq t“i ndalonte Kryetari i Komitetit
tė Lidhjes sė Rinisė sė Pejės Lekė Vuksani, por nuk pati sukses. Njė pjesė e
demonstruesve, ndėrkohė shkuan nė tregun e qytetit dhe ju bėnė thirrje
tregėtarėve qė t“i bashkohen demonstratės. Me kėtė rast tregu u boshatis dhe tė
gjithė u solidarizuan me studentėt dhe nxėnėsit. Nė ato momente numri i
demonstruesve arriti nė rreth 7 mijė veta. Kjo masė demonstruesish nė
orėn 15 u grumbulluan nė sheshin e qytetit, pėrpara Kuvendit tė Komunės dhe aty
mbi ēoshkun e Rilindjes (qė ishte pėrskaj ndėrtesės sė Komunės) pėrreth 20
minuta e mbajti njė fjalim S.Kuēi. Mė pastaj edhe 2-3 tė rinjė tjerė hipėn
pėrmbi ēoshk dhe brohoritėn parulla pėr: flamurin, pėr Kushtetutėn, pėr
Republikėn, pėr universitetin etj dhe
masa e tubuar me ovacione tė vazhdueshme i pėrsėriste kėto parulla. Meqenėse
demonstrata ishte paqėsore dhe s“pati dėme materiale, formacionet e
policisė edhe pse tė pėrgatitur me tė gjitha paisjet pėr intervenim, nuk patėn
urdhėr pėr shpėrndarjen e demonstruesve, nga frika e eskalimit tė situatės nė
pėrmasa tė paparashikueshme. Me demonstratėn e Pejės u pėrmbyllė cikli i parė i
demonstratave shqiptare, tė cilat pushteti, duke dashur t“i minimizojė ato,
organizatorėt e saj nuk i dėnoi shumė, pėrveēse me disa ditė burg pėr
kundėrvajtje.
Kush e pėrbėnte Komitetin e Studentėve, i cili
pėrgatiti demonstratat e nėntorit 1968 ?
Vazhdimi i demonstratave nė muajin nėntor 1968 shėnon artikullim mė tė
zėshėm tė kėrkesės pėr vetėvendosje tė shqiptarėve. Grupin e organizatorėve tė
demonstratave tė nėntorit 68, qė do tė quhej Komiteti i demonstratave e
pėrbėnin studentė tė fakulteteve tė Prishtinės. Anėtarė tė kėtij grupimi ilegal
politik ishin:
- Osman
(Xhemail) Dumoshi, nga Prishtina - student i Fakultetit Teknik dega e
Maqinerisė;
- Adil (Murat)
Pireva - nga Lupēi i Poshtėm komuna e Podujevės, gazetar student me
korrespodencė i Fakultetit Filozofik, dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe;
- Selatin
(Ismail) Novosella - nga Vushtrria me vendbanim nė Prishtinė, student i
Fakultetit Filozofik, dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe;
- Ilaz
(Ejup) Pireva - nga Lupēi i Poshtėm komuna e Podujevės - student i
Fakultetit Teknik-dega e Maqinerisė;
- Xheladin
(Jetish) Rekaliu - nga fshati Dobratin i Podujevės, student i Fakultetit
Teknik-dega e Maqinerisė;
- Afrim
(Ragip) Loxha - nga Peja, student i Fakultetit Teknik - dega e
Maqinerisė;
- Skėnder
(Ismail) Muēolli - nga fshati Bajēinė i Podujevės, student i Fakultetit
Teknik, dega e Ndėrtimtarisė;
- Skėnder
(Ibrahim) Kastrati - nga fshati Karaēevė komuna Kamenicės, student i
Fakultetit Ekonomik dhe
-Hasan
(Hasan) Dėrmaku - nga fshati Shipashnicė, komuna e Kamenicės, student i
Fakultetit Filozofik - dega e Historisė.
Bėrthama e kėtij grupi formohet nė qershor 1964, vetėm disa ditė pas
zbulimit dhe arrestimit tė organizatės atdhetare Lėvizja Revolucionare pėr
Bashkimin e Shqiptarėve LRBSH-sė nė krye me Adem Demaēin. Ky grup, duke pasur
parasysh pasojat e burgosjeve tė anėtarėve tė LRBSH-sė, fillimisht veprimtarinė
e tij e pėrqėndroi nė ngritjen ideopolitike, pėrmes leximit tė veprave tė
ndryshme letrare e historiografike, pėrmes zhvillimit tė debateve pėr ēėshtje
tė ndryshme politike dhe pas njė periudhe tri vjeēare, nė gusht 1967 nis
veprimtarinė konkrete nė mėnyrė tė organizuar. Ky grup politik (fillimisht i
paemėrtuar) me rastin e riorganizimit mė 1967, fushėveprimin e vet e pėrcaktoi
duke u bazuar nė programin dhe statutin e LRBSH-sė, ashtu sikurse tė gjitha
grupet dhe organizatat tjera tė mėvonshme, edhe pse mbanin emra tė ndryshėm,
programet do t“i kenė tė njėjta, tė LRBSH-s. Dhe jo rastėsisht ėshtė thėnė se
tė gjitha organizatat politike ilegale tė asaj kohe, ishin vazhdim-transformim
i organizatės sė Adem Demaēit.
Si u morė vendimi pėr organizimin e demonstratave nė disa
qytete tė Kosovės mė 27 nėntor 1968 ?!
Gjatė periudhės gusht 1967 - gusht 1968, kur Kosova dhe viset
tjera shqiptare jetonin nėn ankthin e debatit publik pėr ndryshimet
kushtetuese, ky grup dhe shumė intelektualė tė tjerė atdhetarė u kyqėn
aktivisht nė avancimin e pozitės kushtetuese tė Kosovės. Nė mbledhjet e tyre tė
shpeshta qė mbaheshin nė shtėpitė e Osman Dumoshit, tė Selatin Novosellės dhe
tė Adil Pirevės, grupi me seriozitetin mė tė madh i analizonte rrethanat
politiko-shoqėrore dhe reagimet e pushtetit serbo-jugosllavė dhe tė burokracisė
politike shqiptare, kundėr vullnetit tė Shqiptarėve pėr tė qenė tė barabart, nė
kuadėr tė federatės jugosllave. Nė varshmėri me situatėn e krijuar, asokohe
grupi i studentėve pas njė sėrė takimesh nė fshatrat Lupē i Poshtėm dhe Bajēinė
tė Llapit dhe zhvillimit tė njė ankete gojore me tė gjitha shtresat e shoqėrisė
shqiptare, hodhėn idenė pėr organizimin e demonstratave nė disa qytete tė
Kosovės. Gjatė mujave shtator, tetor dhe gjysmės sė parė tė nėntorit 1968 grupi
politik i studentėve qė tanimė do tė emėrtohet me emrin Komiteti i
Demonstratave,i bėri tė gjitha pėrgatitjet pėr organizimin e demonstratave.
Rol tė rėndėsishėm nė organizimin dhe orientimin politik tė
demonstratave tė nėntorit 1968 kanė luajtur edhe atdhetarėt: Ismail Dumoshi dhe
Metush Krasniqi, tė cilėt qėndruan nė prapaskenė (me insistimin e Osman
Dumoshit) me qėllim qė tė ruheshin nga burgosja, pėr tė vazhduar aktivitetin e
tyre pa u hetuar nga UDB-a. Nė njė takim tė mbajtur mė 16 nėntor 1968 nė
shtėpinė e Osman Dumoshit, ku morėn pjesė: Osman Dumoshi, Selatin Novosella,
Adil Pireva, Ilaz Pireva, Afrim Loxha dhe Skėnder Muēolli, ėshtė vendosur qė mė
27 Nėntor 1968 tė organizohen demonstrata nė disa qytete tė Kosovės, si nė:
Prishtinė, Podujevė, Ferizaj dhe Gjilan. Tė pranishmit morėn detyra qė tė
pėrfitojnė sa mė shumė nxėnės dhe studentė pėr pjesėmarrjen e tyre nė
demonstrata. Mė 16 Nėntor 1968 Adil Pireva ka shkruar edhe njė thirrje pėr
demonstratė nė vargje me titull: Eni nė demonstratė. Nė Prishtinė ėshtė
vendosur qė demonstrata tė filloi nga Fakulteti Filozofik.
Pas aktivitetit njė javorė, mė 23 Nėntor grupi takohet nė shtėpinė e
Selatin Novosellės, ku marrin pjesė edhe Xheladin Rekalu dhe Hasan Dėrmaku dhe
secili raporton pėr aktivitetin e vet nė pėrgatitjen e demonstratave. Nė kėtė
takim u vendos gjithashtu qė tė shkruhen parollat: Duam vetėvendosje,
Askush tė mos luaj me fatin tonė, Poshtė politika kolonialiste ndaj
Kosovės, Viset e banuara me shqiptarė t“i bashkohen Kosovės, Pėr tė drejtat
tona gjakė do tė derdhim, Nė njė dorė kazmėn e nė tjetrėn pushkėn, Duam
Republikė etj, tė shumėzohen ato; tė shkruhet njė fjalim (qė do tė
lexohet para demonstruesve); tė sigurohen flamujė kombėtar etj. Dhe ky
takim rezultoi me detyra konkrete: Osman Dumoshi, Hasan Dėrmaku dhe Adil Pireva
morėn pėrsipėr qė tė pėrpilojnė fjalimin; Skėnder Muēolli dhe Ilaz Pireva t“i
shkruajnė parollat sipas propozimeve tė bėra nė mbledhje; ndėrsa Afrim Loxha
dhe Skėnder Muēolli u caktuan si roje e atyre qė do ta lexojnė fjalimin
para demonstruesve. Pėrveē kėtyre detyrave, Osman Dumoshi ka shumzuar edhe
kėngėn Poshtė Padrona padrejtėsia... tė cilėn ua shpėrndau
pjesėmarrėsve me qėllim qė tė kėndohet gjatė demonstratave.
Me qėllim tė koordinimit, Komiteti i demonstratave angazhoi Xheladin
Rekaliun dhe Ilaz Pirevėn tė kontaktojnė me grupin e Podujevės: Hamit
Abdullahu, Hakif Sheholli,
Si u zhvilluan demonstratat e 27 nėntorit 1968, nė
Prishtinė, nė Ferizaj, nė Gjilan dhe nė Besianė (ish Podujevė) ?!
1.Demonstrata nė Prishtinė
Ndonėse masat e rinisė studentore dhe masat e gjera popullore ishin
njoftuar pėr kohėn dhe vendin e fillimit tė demonstratave, qė nė orėt e para tė
pasdites, pėrkundėr forcave tė mėdha policore tė pėrqėndruara nėpėr udhėkryqet
kryesore tė Prishtinės, ato ishin tubuar nėpėr fushat sportive tė qytetit,
nėpėr konviktet e studentėve, nėpė shkolla fillore dhe tė mesme si dhe nėpėr
vende tjera publike, duke pritur ēastin e filllimit tė demonstratės. Ashtu siē
ishte pėrcaktuar, demonstrata nisi nė orėn 16 e 55 minuta, para Fakultetit
Filozofik tė Prishtinės. Deri nė orėn 17 masa e demonstruesve u rrit nė rreth 8
mijė veta. Duke qenė nė ballė tė masės sė grumbulluar, organizatorėt e
demonstratės dhe disa tė rinjė me flamuj kombėtar, kolona fillloi marshimin
nėpėr rrugėn: Marshali Tito nė drejtim tė qendrės sė qytetit.
Demonstruesit, mbanin nė duar shumė transparente me parulla tė shkruara
si:
Duam vetvendosje deri nė shkėputje,
Poshtė
politika kolonialoste ndaj Kosovės,
Duam
bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me Kosovėn,
LNĒ-ja nuk
na solli lirinė!,
Duam
Kushtetutė!,
Duam
Universitet!,
Duam
bashkimin e Preshevės... me Kosovėn!,
Pėr tė
drejtat tona edhe gjak do tė derdhim!,
Askush tė mos luaj me fatin tonė!,
Nė njė dorė kazmėn, nė njė dorė pushkėn!...
Masa e demonstruesve leximin e referatit e priti me ovacione duke
brohoritur parollat:
Duam
Republikė!,
Republikė,
republikė!,
Duam-vetėvendosje!,
Vetėvendosje-vetėvendosje!,
Republikė-Kushtetut,
Kushtetut-kushtetut!,
Duam
Universitetė!,
Universitet,
universitet!etj.
Masa, me tė
pėrfunduar referati, zuri tė lėvizte rrugės kryesore drejt Kuvendit Krahinor
dhe me kėtė rast qyteti buēiste nga brohoritjet pėr vetvendosje deri nė
shkėputje, pėr Republikėn e Kosovės, pėr Kushtetutėn, pėr Universitetin... dhe
nga kėngėt atdhetare:
Frynė murlani me stuhi
Qielli ē“bubullonte,
Nėn flamurin
kuq e zi
Skėnderbeu
luftonte...,
Besa besė,
besėn ta kam dhėnė
pėr Kosovėn
jetėn ka me dhanė!....