Kush po i fryen zjarrit nė Kosovė?!
Shkruan: Mehmet
Bislimi
Respekt pėr tė gjithė
miqtė tanė ndėrkombėtarė e tė sinqertė, tė cilėt pėr popullin shqiptar kanė
bėrė dhe po bėjnė shumė - pa dyshim! Por le tė dihet botėrisht se ne shqiptarėt
nuk mund tė sillemi gjithmonė vėrdallė ngjarjeve si njė popull pa identitet, ne
po paguajmė haraēin e madh tė politikės agresive tė Beogradit, i cili me
fantazitė e tij tė sėmura po ringjallėt si hije fantazme nėpėrmjet inskenimit
tė problemeve nė Kosovė, - dorėn nė zemėr dhe nė saje tė lojalitetit tė
stėrtepruar tė institucioneve tona i cili ėshtė keqpėrdorur, keqkuptuar dhe
spostuar nga ndėrkombėtarėt deri nė shkallėn e njė qyqarllėku elitė tė
udhėheqėseve tanė!
Kjo nuk duhet tė
lejohet gjatė, ne kemi pėrvojė tė hidhur nga pritja jonė mbi njėzet vjeēare.
Pritjet e gjata neve si popull na kanė ndėshkuar nė shumicėn e rasteve. Me kėtė
nuk kam pretendim qė tė bėj vetėm njė shkrim rutinė, sa pėr tė thėnė diēka.
Ngjarjet qė pasuan kėto ditė nė Kosovė provokojnė vėmendje tė fortė publike,
shqetėsim dhe renditje tė mendjeve kombėtare; nuk duhet tė harrojmė, tė tjerėt
le ta marrin vesh se pas vdekjes sė Milush Kopiliqit, Skėnderbeut, Luanit tė
Janinės, Frashėrllinjve, Qemalit e Currit e deri tek Legjenda Jashari, populli
shqiptar vetėm sa ka forcuar radhėt e veta, pra nuk ka vdekur, madje ka forcuar
dhe konsoliduar radhėt dhe bindjet se vetėm lufta i sjell atij lirinė e
shumėpritur!... Kėshtu ka ndodhur deri sot, janė faktet historike qė flasin dhe
nuk ka si tė ndodhi ndryshe. Janė shqiptarėt ata qė kurrė nuk kanė provokuar
luftė, janė shqiptarėt ata qė vetėm nė saje tė rezistencės sė tyre kombėtare
kanė mbijetuar mbi planet hegjemoniste tė Pashiqit, tė Titos, tė Rankoviqit, tė
Milosheviqit etj. Janė shqiptarėt ata qė luftėn ua kanė imponuar tė tjerėt, me
dhelpėri e hile diplomatike! Kjo ėshtė e vėrteta. Ne prapė, po me kėto hile, po
na shtyjnė drejt asaj rruge, kjo po shihet hapur, administrata e UNMIK-ut qė
dhjetė vjet nė Kosovė po i fryn zjarrit tė konflikteve tė improvizuara, duke
shpresuar se ato do tė marrin flakė njė ditė!
Institucionet e
Kosovės; Presidenca, Qeveria, Parlamenti, duhet bėrė tė ditur, njėherė e mirė,
para opinionit ndėrkombėtar, (kėtė e thanė sot, mbetėt tė besojmė se kėto nuk
ishin fjalė koti!) , pėrndryshe ne nuk bėn tė ngelim mė peng i pasojave tė
paaftėsisė sė njė politike shterpė tė bartėseve tė saj ( pozitė-opozitė). Ky
lojalitet i tepruar sfidon skajshmėrisht edhe vetė vlerėn e jetės sė
shqiptarėve nė kėtė gjendje amorfe dhe jo afirmative. Duhet ta dijė edhe vetė
administrata e UNMIK-ut dhe e EULEX-it, se tanimė kanė dėshtuar nė planet e
tyre pėr tu fshehur prapa portretit tė engjėjve tė paqes! Shpėrdorimi i
besimit tė shqiptarėve, tashmė ka kaluar nė analėt e surprizės sė dinakėrisė me
dhėmbė, e cila nuk e di se kur do tė tė kafshojė dhe ku do tė tė kafshojė! E
kemi thėnė mė lart: respekt pėr tė gjithė ata, tė cilėt sinqerisht bėnė shumė
pėr tė bėrė shtetin e Kosovės, por jo respekt pėr ata qė nė zemėr tė Kosovės po
hapin vatra tė reja zjarri nė tė cilat sigurisht sė njė ditė do tė digjet
dikush!
Kėto vatra zjarri, jo
pa qėllim, i ka hapur administrata e UNMIK-ut dhe mbėshtetėsit e saj. Kjo u pa
hapur, kur kohė mė parė nė mbledhjen e Kėshillit tė BE-sė nuk u vendos pėr
abrogimin e kėsaj administrate, pra me dashje BE-ja dubloi misionin e vet
ndėrkombėtar nė Kosovė nė mėnyrė qė Rezoluta 1244 tė mbetet nė fuqi e po mbi
kėtė Rezolutė koēobashėt ndėrkombėtarė tė vazhdojnė lojėn e tyre domino(!),
madje nė krye tė UNMIK-ut emėruan mandatarin e ri Zanier, i cili po e bėn shumė
mirė punėn pėr tė cilėn edhe ėshtė ngarkuar!
Prandaj mund tė nxirren kėto pėrfundime:
1) Duke e provokuar
situatėn politike nė Kosovė (gati pėr ēdo ditė), nėpėrmjet huliganizmit serb, Beogradi zyrtar,
nėpėrmjet administratės sė UNMIK-ut, tani edhe tė EULEX-it, pretendon tė
dominojė dhe tė dirigjojė politikėn nė Kosovė!
2) Me kėto akte dhune,
ata duan tė kėrcėnojnė faktorin vendimmarrės ndėrkombėtar, duan tė fusin
pasiguri sė gjeja nė Kosovės situata politike ėshtė e brishtė, pėr tė realizuar
qėllimin e vet pėr jetėgjatėsi e zhvatje tė mėtejshme ekonomiko-politike nė
Kosovė!
3) Me kėto akte dhune
e vandalizmi, ngadalė, por sigurt, po arrihet qėllimi qė tė neglizhohet
realiteti i ri pėr shtetin e Kosovės, pastaj po hidhen po aq sigurt edhe planet e Serbisė pėr rishikim tė kufijve me
fqinjėt, duke dashur kėshtu qė tė goditet edhe Marrėveshja e Dejtonit!
Ambiciet nėn rrogoz tė
Serbisė pėr tė ndarė Bosnjėn dhe Kosovėn, nėpėrmjet inicimit tė provokimeve
ditore si nė Kosovė, ashtu edhe nė Bosnjė, me instalimin e njė sistem qeverisės
jo- funksionues qė mbi dhjetė vjet atje. Ambiciet e politikes aktuale tė
Beogradit zyrtarė, mbėshtetur nga administrata e UNMIK-ut, duke krijuar bindjen
e pėrgjithshme se gjėrat nuk kanė rėnė nė vendin e vet, pėrderisa elementi serb
ėshtė i pakėnaqur!
Ndryshe nuk ka se si
shpjegohet fakti; kur dhunuesi stimulohet dhe shpėrblehet, kurse i dhunuari
privohet nga a drejta e vet pėr tė jetuar nė shtėpi tė vet! Pra serbėt nė veri
tė Kosovės pėr mė se dhjetė vjet stimulohen dhe shpėrblehen pėr dhunėn qė po
ushtrojnė ndaj shqiptarėve vendės dhe ndaj territorit tė Kosovės. Janė me
dhjetėra raste kur serbėt bllokojnė
rrugėt e Kosovės, demonstrojnė, plagosin dhe vrasin shqiptarė, besa edhe paqeruajtės ndėrkombėtarė! Ata dėbojnė
shqiptarėt nga shtėpitė e tyre, pengojnė qytetarėt shqiptarė qė tė ngrenė
shtėpitė e veta nė tokat e veta!
Serbėt, ngrehin
pallate dhe godina kolektive pėr vete, dhe atė nė tokat e shqiptarėve!
Ata, dogjėn Gjykatėn
dhe dokumentacionin e saj!
Ata, dogjėn tė gjitha
pika kufitare nė veri tė Kosovės!
Ata, hodhėn granata
dore dhe shtinė me armė zjarri kallashė mbi popullatėn shqiptare!
Ata, nuk e njohin
autoritetin e vendit!
Ata, nuk njohin targat
e makinave tė Kosovės!
Ata, nuk paguajnė
rrymė, nuk paguajnė as tatim shtetit tė Kosovės ku edhe jetojnė! Me njė fjalė,
ata sillen si bimbashė nė tokėn me zjarre tė Kosovės, tė mbėshtetur krejt hapur
dhe zhurmshėm, madje me ligje e dekrete tė nxjerrė nga administrata e
UNMIK-ut me ndonjė vulė dalė boje nga kjo administratė! Nė mėnyrė krejt tė
heshtur, kėto veprime arbitrare po i mbėshtet administrata e EULEX-it!
Si duket kanė mbetur
vetėm dy rrugė tani; e para, administrata ndėrkombėtare e EULEX-it, ose ta
ndihmojė jetėsimin e ligjit nė shtetin e ri tė Kosovės, tė ndihmoj
institucionet e vendit pėr tė bėrė shtetin ligjor, ose tė ikė duke pranuar
botėrisht:
- Pėr shkak tė
interesave tė gėrshetuara serbo-sllave-ortodokse u bė puna lėmsh, prandaj ne
nuk jemi mė tė zotėt dhe as tė dėshirueshėm mė qė tė veprojmė nė Kosovė!.
- Ose tė tregojnė dhėmbėt
dhe tė mbrojnė ligjin, barabartė pėr tė gjithė popujt qė jetojnė nė kėtė tokė e
qė botėrisht dihet se kėtu zot janė shqiptarėt tė cilėt pėrbėjnė mbi 93% tė
popullatės sė gjithėmbarshme! Pėrndryshe, populli ynė ka bijtė e vet qė i dalin
zot tokės sė vet, ashtu siē i kanė dalė shekuj me radhė. Ēdo gjė e ka fundin e
vet, ka arsyen dhe kuptimin e njė logjike tė veprimit, prandaj nuk ėshtė e
arsyeshme qė njerėzit ti detyrojmė qė tė tejkalojnė arsyen dhe tė flakin
logjikėn e veprimit!
Ky dublim dhe ngatėrrim
administratash nė Kosovė ka krijuar njė kaos tė paparė dhe nuk po dihet se kush
po pi e kush po paguan!
Ėshtė ora e fundit qė
Institucionet e Kosovės tė mos pranojnė mė as njė herė imponimet dhe sjelljet
burokratike tė kėsaj administrate e cila qė sa vite po i fryn zjarrit nė
Kosovės, e pra urtia popullore thotė:Kush luan me zjarr, do tė digjet vet nė
te!...
Shqiptarėt kanė qenė
dhe janė tė gatshėm pėr tu flijuar pėr vendin e vet. Shqiptarėt duan paqe,
duan prosperitet, duan demokratizim tė vendit, respektojnė popujt pakicė-
respektoni edhe ju tė drejtėn e tyre legjitime pėr tė jetuar tė lirė nė vendin
e vet!...
27.8.2009