Mendimi i njė
skeptiku
Shkruajnė : Dr. Jur. Korab R. Sejdiu
Sikur
shumė tė tjerė, edhe unė, mezi prita ta shpalosė dokumentin e Presidentit
Ahtisaari qė siq thotė ai e shtron rrugėn pėr njė Kosovė tė lirė dhe
multi-etnike. Mirėpo unė e lexova atė dokument nga njė kėnd tjetėr: kėndin e
njė avokati Amerikan. Avokatėt Amerikan janė tė njohur sikur skeptik. Janė
skeptik sepse paguhen nga klientėt qė tė shpresojnė pėr mė tė mirėn, mirėpo tė
pėrgatiten pėr mė tė keqėn. Skeptiku, dmth, mbron tė drejtat e klientit duke e
parė ēdo vrimė nė njė plan dhe duke mos lėnė asnjė skutė pėr mosmarrėveshje tė
mėvonshme. Kur e lexova planin, pash shumė vrima tė errėta. Prandaj, edhe
vendosa ta shkruaj kėtė koment. Nuk shkruaj te kritikoj, sepse me siguri ata qė
po e shqyrtojnė kėtė dokument janė kompetent, mirėpo me qėllim qė tė jemi tė
vetėdijshėm se ēka po nėnshkruajmė.
Natyrisht,
unė e shkruaj kėtė koment pa i ditur premtimet qė janė bėrė prapa dyerve tė
mbyllura; besa edhe duke kuptuar se ndoshta mosnėnshkrimi nuk ėshtė opsion pėr
ne. Por po shkruaj atė qė do t'ia kisha thėnė Kosovės sikur ajo tė ishte
klienti i im
klienti i njė skeptiku.
Sikur
gjė preliminare, propozimi i Presidentit Ahtisaari ėshtė njė kontratė nė mes tė
Kosovės dhe botės (prandaj tash e tutje do ta quaj atė "Kontratė"). Serbia nuk ėshtė anėtare e kėsaj kontrate sepse
edhe pa e pare fare atė dokument, e ka refuzuar ate. Mungesa e parė nė kėtė
dokument ėshtė data e skadimit - nuk ekziston. Presidenti Ahtisaari nuk ka
deklaruar pėrfundimin e saj, qė do tė thotė se ajo do tė jetė e pėrjetshme. Ndryshimi
i saj nuk mundet me qenė unilateral (nga Kosova) mirėpo vetėm nė pajtim tė dy
palėve, botės dhe Kosovės. Prandaj, ēka nėnshkruajmė tani, vazhdon pa fund. Ky
ėshtė njė gabim trashanik, sidomos duke marrė parasysh disa nga kėrkesat e
kėtij plani. Ta konsiderojmė pra kėtė Kontratė nė mėnyrė sipėrfaqėsore, duke i
pėrmendur vetėm disa nga shkeljet mė flagrante ligjore. Ti pėrmendi tė gjitha
tė metat do tė mė duhej tė shkruaj libėr. Nuk i pėrmendi tė mirat e kėsaj
Kontrate, tė cilat janė tė shumta, sepse me siguri do ti dėgjoni nga tjerėt.
Artikulli 1 - Dispozita e Pėrgjithshme
Nė pikėn 1.7 tė Artikullit 1, Kushtetuta e Kosovės
kėrkohet tė kėtė disa elemente tė pėrmendura ne Aneksin 1. Sė pari, nė Nenin 1
tė Aneksit 1, Kushtetuta e Kosovės bėhet dokument inferiorė ndaj kėsaj
Kontrate.
Kushtetuta e njė shteti sovran ėshtė dokumenti mė i
lartė shtetėror qė nuk i gjunjėzohet asnjė dokumenti tjetėr. Sė dyti, i njėjti
Nen i Aneksit 1, udhėzon Kushtetutėn e Kosovės qė ta kontradikton veten, duke
thėnė qė Kosova do tė jetė e paanshme nė ēėshtjet e orientimeve fetare, mirėpo
mė vonė, i ofron tretman preferues Kishės Ortodokse, pėrderisa nuk pėrmend tė
drejtat e religjioneve tjera nė Kosovė.
Neni 3 i Aneksit 1, ka tepėr tė meta pėr ti
pėrmendur tė gjitha. Pėrveē qė kėrkon reprezentim joproporcional dhe
anti-demokratik tė minoriteteve, ėshtė tepėr joefikas. Dy mandatet e para
zgjedhore do tė jenė ato mė tė rėndėsishmet pėr ardhmėrinė e Kosovės sepse do
tė ketė nevoja pėr pėrpilimin e ligjeve tė shumta dhe planifikim pėr zhvillim
ekonomik. Duke rezervuar gati njė tė tretėn e ulėseve nė Kuvend pėr pakicat,
kjo Kontratė vėshtirėson formimin e koalicioneve efikase pėr formim tė
qeverisė. Gjithashtu, do ta vėshtirėson miratimin e ligjeve ne Kuvend.
Neni 6 i Aneksit 1, ėshtė i pakuptimtė. Kėrkohet qė
Kosova tė ketė tre gjyqtarė ndėrkombėtarė nė Gjyqin Kushtetues (faktikisht
gjyqit mė tė
rėndėsishėm) pėr njė kohė tė pakufizuar. Nuk di
asnjė vend tjetėr ku tė huajt e interpretojnė kushtetutėn e njė vendi. Pėrveē
asaj, zgjedhja e katėr nga gjashtė gjyqtarėve tjerė do tė jetė shumė e vėshtirė
sepse kėrkohet shumica e 2/3 nė Kuvend. Paramendojeni, pa pėrkrahjen e
minoriteteve, tė gjitha partitė Shqiptare duhet tė pajtohen se kush ėshtė
kandidat i pranueshėm.
Neni 10 i Aneksit 1 e bėn ndryshimin e Kushtetutės
praktikisht tė pamundshėm. Ndėrsa Neni 11 i Aneksit 1, edhe njė herė, kėrkon qė
Kushtetuta ti bėn zot ndėrkombėtarėt nė Kosovė. Gjithmonė kam menduar se njė vend demokratik e bėn
popullin Zot.
Pika 1.10 e Artikullit 1 ėshtė mė e rrezikshmja. Ajo
i jep ndėrkombėtarėve tė "gjitha fuqitė e nevojshme" qė ta zbaton
kėtė Kontratė. Edhe njė herė, kjo vulose qe ndėrkombėtarėt e jo populli
udhėheqin Kosovėn.
Artikulli 2 - Tė Drejtat dhe Liritė Themelore tė
Njeriut
Nė pėrgjithėsi, Artikulli 2 nuk ėshtė pjesė e
dėmshme e kėsaj Kontrate, me pėrjashtim tė disa komenteve qė i bėra mė lart
rreth Aneksit 1.
Artikulli 3 - Te Drejtat e Komuniteteve dhe
Pjesėtarėve tė Tyre
Artikulli 3 ėshtė i idhėt (duke konsideruar se si
kanė vepruar disa nga komunitetet nė Kosovė), mirėpo i nevojshėm pėr njė Kosovė
demokratike.
Garanton barazinė e tė gjithėve. Ėshtė e paqartė se
ēka do tė thotė fjala "Komunitet" nė Aneksin 2, qė inkuadrohet nė
Nenin 3 tė Kontratės. A pėrfshinė ajo fjalė edhe Shqiptarėt aty, apo ka
domethėnien "minoritet"?
Sqarimi ėshtė i nevojshėm sepse shpjegon se kujt i
garantohen kėto mbrojtje.
Pėrveē asaj, Aneksi 2 mund tė shkruhet nė mėnyrė mė
tė qartė, mirėpo nė pėrgjithėsi nuk ėshtė i dėmshėm.
Neni 4 - Tė Drejtat e Refugjatėve dhe Personave tė
Zhvendosur
Artikulli 4 ėshtė i turbullt. Ai ka nevojė pėr
sqarim se pėr cilėt refugjatė ėshtė fjala. A inkuadrohen aty Shqiptarėt qė lėshuan
Kosovėn me vite tė tėra ti ikin agresionit Serb? A kėrkohet edhe kthimi nė
Kosovė i refugjatėve Serb nga Kroacia dhe Bosnja qė i solli Slobodan
Millosheviqi nė Kosovė dhe pas luftės u larguan pėr nė Serbi? Pėrveē asaj,
fjala refugjat duhet tė inkuadron edhe personat e zhvendosur nė brendėsi tė
Kosovės, sikur qė janė Shqiptarėt qė janė zhvendosur nga Mitrovica Veriore. Njė
definicion i fjalės "refugjat" ėshtė tepėr i rėndėsishėm.
Artikulli 5 - Personat e Zhdukur
Artikulli 5 ėshtė tepėr i nevojshėm, mirėpo ėshtė
tepėr optimist sepse pritet qė Serbia do tė bashkėpunon nė kėtė ēėshtje.
Artikulli 6 - Vetėqeverisja Lokale dhe
Decentralizimi
Decentralizimi ėshtė i nevojshėm nė ēdo shtet
demokratik. Mirėpo, si pėrshkruhet nė Aneksin 3 ėshtė tepėr i dėmshėm dhe jo
praktik. Pėrveē qė do tė jetė njė barrė nė ekonominė e dobėt Kosovare, ky
decentralizim nuk ka aplikim sepse njė vend i vogėl sikur Kosova nuk ka burime
tė nevojshme financiare qė tė gjitha komunat ti kenė spitalet e tyre, shkollat
e tyre, etj. P.sh. Mitrovica, njė qytet relativisht i vogėl, do tė ketė nevojė
pėr duplifikim tė spitaleve, qė do tė thotė blerjen e dyfishtė tė ēdo aparati
mjekėsor. Mjekėsia e Kosovės ėshtė nė gjendje tė mjerrė pa pas nevojė pėr
blerje tė panevojshme.
Sikur anėtarė i diasporės sė Kosovės, me veēanti e
shikoj Nenin 14 tė Aneksit 3, ku thuhet se refugjatėt nė shtetet fqinje te
Kosovės do te regjistrohen, duke mos pėrmendur fare Shqiptarėt qė lėshuan
Kosovėn me vite tė tėra dhe nuk u shpėrngulen nė shtetet fqinje. Ku do te
mbesim ne?
Aneksi 3 ka aq shumė tė meta qė duhet tė fshihet,
siē thuhet nga populli, me gomė tė traktorit dhe tė shkruhet nga fillimi. Ėshtė
pritur qė njė njeri intelektual sikur Presidenti Ahtisaari tė pėrpilon njė plan
efikas tė decentralizimit, mirėpo frika nga hidhėrimi i Serbėve e ka shtyrė atė
ta pėrpilon njė plan, qė nuk ka aplikim nė realitet.
Artikulli 7 - Trashigimia Fetare dhe Kulturore
Ky Artikull i Kontratės kundėrshton qėllimin e
Kontratės - themelimin e njė shoqėrie ku tė gjithė janė tė barabartė. Mbrojtja
e trashėgimisė fetare dhe kulturore ėshtė tepėr e rėndėsishme, mirėpo nuk duhet
tė veēohet asnjė fe apo kulture, siē veēohet ajo e Kishės Ortodokse Serbe.
Ėshtė qesharake qe vetėm njė fjali nė Aneksin 5
(pėrkatėsisht Neni 6) ėshtė ruajtur pėr kthimin e artefakteve arkeologjike dhe
etnologjike tė Kosovės tė cilat qenkan "huazuar" nga Kosova. Pėrveē
asaj, Beogradi duhet ti kthen vetėm gjėrat e "huazuara" gjatė viteve
1998-
Artikulli 8 - Ēėshtjet Ekonomike dhe Pronėsore
Pika 8.2 e Artikullit kėrkon qė Kosova tė merr
pėrsipėr pjesėn e saj te obligimeve financiare te ish-RSFJ-sė. Askund nuk
pėrmendet qė Kosova tė jetė trashėguese e njė pjese tė pasurisė sė ish-RSFJ-sė.
Nuk ka kuptim qė njė vend ti trashėgon obligimet e jo pasuritė. Pėrveē asaj,
prona qė po i mbetka Kosovės, ajo qė gjendet nė Kosovė, ėshtė shkatėrruar nga
Serbia gjatė luftės dhe para saj. Pėrveē shkatėrrimeve, ēdo devalvim dhe
amortizim i pronės nė Kosove qė ėshtė shkaktuar nga Serbia duhet tė zvogėlohet
nga borxhi qė trashėgohet nga Kosova. Kėto gjėra nuk mund tė injorohen, sidomos
duke marrė parasysh buxhetin e vogėl tė Kosovės.
Aneksi 7 dobėson gjyqėsorin Kosovar. Pėrderisa nė
tė gjitha vendet e botes gjykatat i vendosin tė gjitha mosmarrėveshjet
pronėsore, nė Kosovė ato do tė shqyrtohen nga ndėrkombėtarėt. Gjithashtu,
apelet pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore dhe publike shqyrtohen nga
ndėrkombėtarėt. Kosova ka kuadro qė merren me ēėshtje tė korporatave prandaj
nuk e shoh kėtė tė arsyeshme.
Artikulli 8 gjithashtu harron tė pėrmend pronėn e
Kosovės qė para luftės u uzurpua nga Serbia, sikur qė ėshtė pasuria qė gjendej
nė bankat e Kosovės.
Artikulli 9 - Sektori i Sigurisė
Edhe Artikulli 9 ka tė meta tė shumta. Neni 1 i
Aneksit 8 kėrkon qė zhvillimi i sektorit tė sigurisė nė Kosovė tė jetė
"transparent" ndaj fqinjėve tė Kosovės. D.m.th. kėrkohet qė Kosova ti
tregon sekretet e veta ish-armikut tė saj, Serbisė. Pėrveē asaj, Neni 3 i
Aneksit 8 kėrkon qė kufiri nė mes tė Kosovės dhe Maqedonisė tė jetė ai qė u
negociua nga Serbia.
Kjo ėshtė e papranueshme. Negociatat nė mes tė
Kosovės dhe Maqedonisė rreth demarkacionit tė kufirit nuk rrezikojnė
integritetin territorial tė Maqedonisė, prandaj edhe nuk janė nė kundėrshtim me
normat ndėrkombėtare.
Neni 5 i Aneksit 8 ėshtė pothuajse i papranueshėm. "Ushtria"
e ardhshme e Kosovės do ti ketė 3300 ushtarė qė do tė jenė tė armatosur lehtė
dhe vendimin pėr rritjen e saj prapė e rezervojnė ndėrkombėtarėt. Detyrat e
kėsaj ushtrie do tė jenė minimale, pa opsion te zgjerimit pėr kosovarėt.
Neni 6 i Aneksit 8 ėshtė njė shuplakė e rėndė ndaj
atyre qė na e siguruan lirinė. Shpėrndarja e TMK-sė qė tė formohet njė forcė
tjetėr mė qėllime pothuajse tė njėjta nuk ėshtė racionale. Pėrveē asaj, e
mundon shumė buxhetin e Kosovės.
Nė pėrgjithėsi ky Artikull bėn qė siguria e
brendshme e Kosovės tė mos jetė e sigurt.
Artikulli 10 - Komisioni Kushtetues dhe Zgjedhjet
Edhe njė herė, nė pikėn 10.3 tė Artikullit 10,
ndėrkombėtarėt e rezervojnė tė drejtėn e vetos mbi Kushtetutėn e Kosovės. Kjo
do tė thotė se njė Kushtetutė qė nuk pranohet nga tė gjithė nuk do tė ketė
mundėsi tė aprovohet nga Kuvendi. Duke e dite historinė e bashkėpunimit tė Serbėve
nė Kosovė me organet qeveritare, vėshtirė se kjo do tė mund tė arrihet nė
praktikė - sidomos nėse Kushtetuta e ardhshme e Kosovės thotė se Kosova ėshtė
shtet sovran dhe i pavarur.
Artikulli 11 - Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar
Pa hyre nė detaje tė kėtij Artikulli tė Kontratės,
duhet theksuar se Presidenti Ahtisaari ia ndėrron emrin UNMIK-ut dhe dedikon
autoritet diktatori mbi Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar (PCN). Prapė
vetėqeverisja nuk iu lejohet Kosovarėve pa pas njė "rojė"
ndėrkombėtare. Pėrveē asaj, ky nuk do tė ketė mandat me afat skadimi, qė do tė
thotė se zgjat deri kur ndėrkombėtarėt vendosin Kosova ėshtė e gatshme tė mos
ketė diktator ndėrkombėtar. Mund tė presim qė ēdo ligj me tė cilin Serbėt nuk
pajtohen, tė anulohet nga PCN.
Artikulli 12 - Pėrkrahja Ndėrkombėtare nė Fushėn e
Sundimit tė Ligjit
Pėrveē ofrimit tė pėrkrahjes, ky ėshtė edhe njė
rast i kufizimit tė autoritetit tė Gjyqėsorit, policisė, doganės dhe burgjeve
tė Kosovės.
Artikulli 13 - Prania Ushtarake Ndėrkombėtare
Artikulli 13 e bėn Kosovėn tokė tė okupuar. Edhe
pse NATO ėshtė e mirėseardhur, ushtarėt e saj qėndrojnė nė Kosovė pa ftesėn e
Kosovės. Pėrveē asaj, largimi i tyre varet nga ndėrkombėtarėt e jo Kosovarėt. Njė
revizion i Kontratės, ku Kuvendi i Kosovės do tė udhėzohej ta adapton njė
Rezolutė me tė cilėn ftohet prania e NATO-s nė Kosovė do tė respektonte
integritetin e Kosovės.
Artikulli 14 - Aranzhimet Kalimtare dhe Dispozitat
Pėfundimtare
Ky Artikull ėshtė transferim i autoritetit tė
UNMIK-ut tek PCN.
Ėshtė me rėndėsi tė ceket se shumė prej Artikujve
dhe Anekseve tė kėsaj Kontrate parashikojnė pjesėmarrje tė minoriteteve. Duke
parė historinė e deritashme, pakica Serbe me siguri se nuk do tė merr pjesė pėr
njė kohė tė gjatė, qė do ta bėn funksionimin e shtetit gati te pamundshėm. Gjithashtu,
mospranimi i Komunave Serbe tė jenė nėn direktivėn e qeverisė sė Kosovės do tė
krijon probleme tė reja.
Pėrveē asaj, Serbėt fitojnė tretman preferues nė
shoqėrinė e ardhshme tė Kosovės. Prandaj Kosova nuk do tė jetė njė shoqėri e
qytetarėve tė barabartė. Zakonisht, tretman preferues iu jepet atyre qė kanė
qenė viktimė e diskriminimit, si p.sh. zezakėt nė SHBA qė u shfrytėzuan sikur
skllav pėr mbi 200 vite. Serbėt, me pėrjashtim tė disa rasteve tė veēanta nė
vitet e fundit, nuk iu kanė nėnshtruar diskriminimit prandaj edhe nuk ka nevojė
pėr tretman special pėr ta. Faktikisht, ata qė ushtruan Apartejd nė Kosovė,
tash prapė do te kenė tretman preferues. Ajo nuk iu ofrua tė
bardhėve nė Afrikėn Jugore, prandaj nuk duhet tu ofrohet as Serbėve nė Kosovė.
Njė tretman i tillė vetėm do ti bėn Serbėt shėnjestėr tė urrejtjes nga pjesa
tjetėr e shoqėrisė.
Nė
pėrfundim, kjo Kontratė ka potencial qė ta shndėrron Kosovėn nė njė shtet.
Mirėpo, ky organizim shtetėror do ta ngarkon buxhetin e Kosovės pa masė dhe do
tė ndikon negativisht nė investime kapitale nė ardhmėrinė e Kosovės. Pa disa
revizione tė rrėnjėsishme, ky skeptik kishte rekomanduar qė Kosova mos ta
nėnshkruan kėtė Kontratė
natyrisht nėse mosnėnshkrimi ėshtė opsion.
(Autori
ėshtė Doktor i Jurisprudencės, i shkolluar nė SHBA. Ka qenė Ndihmės-gjykatės nė
Gjyqin Suprem tė New Jersey-it dhe nė Gjyqin Kancelar tė shtetit Delaware.
Aktualisht
ėshtė avokat nė njė ndėr firmat mė prestigjioze tė avokaturės nė qytetin
Philadelphia, ku reprezenton klientė nė mosmarrėveshje komplekse nė arenėn
kombėtare dhe ndėrkombėtare, pėrfaqėson korporata multi-nacionale nė gjykime
dhe arbitrime ndėrkombėtare pėr ēėshtje tė pronės intelektuale, zgjedhjeve
politike, ēėshtjeve kushtetuese, interpretimeve tė legjislacionit, shoqėrive
aksionare, aksioneve, anti-trusteve tė korporatave dhe falimentimeve).