Shteti
i fuqishėm, apo fuqia e shtetit tė Kosovės!
Shkruan: Mehmet
Bislimi
Ndonėse jemi tė
vetėdijshėm pėr peripecitė e njė shoqėrie, qė ėshtė ngėrthyer pėr tė bėrė
shtetin, qytetari hallexhi, nė mėnyrė tė vetėdijshme ose spontane ngre revoltėn
nė vetvete pėr tė vrarė tė ligėn qė nė embrion, pra ėshtė ky njė kontribut qė
do tė duhej ti shėrbejė shtetit, tė cilin po mundohemi ta ndėrtojmė nga e
para.
Nė fakt, ne jemi pjesė
e kėtij procesi kalimtar qė lė aq shumė pėr tė dėshiruar, megjithatė nė vete
gumėzhijnė ngjyrat, dėshirat dhe ambiciet
pėr progres aq tė dėshiruar nė Kosovė, sado qė hapat tanė mund tė jenė
minimalė, por tė paktėn kahun e rrugėtimit ta marrim nga e mbara dhe nga e
ligjshmja... Nė kėtė pikė vėshtrimi qytetari dhe burri i dheut shumė nga
mangėsitė qė sot janė ose hasen nė rrugėn e rendit tė ri shoqėror, sikur nuk do
ti shohė e prekė me dorė, ngase ai nuk dėshiron tė zhgėnjehet e tė trishtohet
nė iluzionet e tij pėr njė shoqėri tė civilizuar, tė ngritur e tė pėrparuar nė
nivel kombėtar, ai nė rend tė parė e do atdheun dhe lirinė e tij, e do kombin
dhe popullin e vet, prandaj ligjshėm ngre zėrin kundėr shėmtive tė kohės sė
pakohė...
Pėrballja me ca gjėra
qė ndoshta janė tė padenja pėr njė shkrim si ky, por qė pa dyshim tė ngacmon
timbri i njė absurditeti tė ditėve tona, nė fakt nuk tė lė krejt indiferent,
thjesht pėr hallin praktik e teknik tė qytetarit tė urtė, i cili do tė niset
nga Tirana si vizitor, pėr tė ardhur e drekuar nė Prishtinė, pėr njė vizitė,
punė, ēmallje, shėtitje, vizitė miqėsore ose biznesi etj.
Mirėpo, ēka do tė
ngjasė me shtetasin shqiptar sapo tė vijė nė Kosovė?!
Hallin e parė qė do tė
duhej ta zgjidhte ai ėshtė qė lekėt e sjellė nga shteti shqiptar do duhej ti
konvertojė nė euro nė bankat e Kosovės nė mėnyrė qė tė shėrbehet me gjėrat e
nevojshme gjatė qėndrimit tė tij nė Prishtinė, ta zėmė.
Krejt kjo normale, por
fatkeqėsisht krejt kjo tmerrėsisht e pashpjegueshėm e po kaq absurd ėshtė
qėndrimi i bankave tė Kosovės?! Bankat e Kosovės nuk e konvertojnė, nuk e
pranojnė dhe nuk e njohin lekun, pra monedhėn e shtetit shqiptar?!...
Cili do tė jetė
zhgėnjimi i parė i qytetarit shqiptar, nė pėrballje me fuqinė e shtetit, apo
me shtetin e fuqishėm tė Kosovės sonė, e cila nuk e pranon monedhėn e
Shqipėrisė!...
Shqipėria pra, ėshtė
shtet me njė monedhė stabile, e pranuar ndėrkombėtarisht qė afro njė shekull,
anėtare e OKB-sė dhe e Aleancės Atlantike, monedhėn e sė cilės e njeh dhe e
pranon bota dhe mund ta konvertosh nė bankat e Amerikės e tė Evropės e
gjetiu...
Pėr habinė tonė
monedhėn shqiptare nuk e njohin bankat e Kosovės, nė njė kohė kur mu nė kėto
banka mund ta konvertosh dinarin serb, tė cilin e njohin, e pranojnė dhe e
konvertojnė!... A nuk ėshtė kjo mė shumė se njė anomali e zdralė!?
P. S.
Ky shkrim nuk ėshtė
trillim ose diēka e sajuar. Mė 30 korrik 2009 u ktheva nga Tirana, nė xhep mė
kishin tepruar 2500 lekė shqiptarė. Sė bashku me mikun tim A.G. shkuam nė
bankat: NLB, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank, BKT (Banka Kombėtare Tregtare),
tė cilat shkoqur na thanė:
Ne nuk e konvertojmė
dhe nuk e pranojmė monedhėn shqiptare, pra lekun e Shqipėrisė!....
Krejt nė mėnyrė
ironike thashė me vete:
Kjo ėshtė fuqia e
shtetit, apo shteti i fuqishėm i Kosovės, i cili ndėrmjet lekut shqiptar dhe
dinarit serb pėrsėri dredh bishtin si tė dhelprės!...
Prishtinė, gusht 2009