U nda nga jeta artisti i
madh Kadri Roshi
U nda nga jeta ne moshen
83 vjecare aktori i madh shqiptar i skenes dhe i ekranit, Artisti i Popullit,
Kadri Roshi.
6 Shkurt 2007 - Artisti i madh u shua ne Tirane, ne shtepine e vajzes se tij.
Kadri Roshi eshte nje kolos i filmit dhe teatrit shqiptar, ku ai la figura te
spikatura qe nuk do te harrohen kurre. Aktori i madh i skenės dhe ekranit,
Kadri Roshi u lind mė 4 janar tė vitit 1924 nė Mallakastėr.Nė karrierėn e tij
tė gjatė qė fillon nga viti 1945, numėrohen rreth 180 role, prej tė cilave 130
janė role kryesore. Nė vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin Artist i
Merituar, dhe nė vitin 1969 me ēmimim e madh Artist i Popullit, ndėrsa nė
vitin 1995 nė festivalin e 10-tė tė Filmit Shqiptar mori Kupėn e Karrierės. Nga
Presidenti i Republikės nė vitin 1998 iu akordua titulli 'Nderi i Kombit'. Kadri
Roshi ėshtė konsideruar si legjenda e skenės dhe ekranit shqiptar. Ai u rrit nė
skenėn e Teatrit Kombėtar duke qėnė njė nga themeltarėt e tij. Skena e teatrit
ku ka luajtur pėr herė tė parė nė vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja
shkollė e tij. Ai mbante mbi shpatulla gati gjysmė shekulli jetė artistike nga
dalja e parė nė skenė. Nė kėto mbi 50 vjet jetė artistike si aktor, Kadri Roshi
ka realizuar tre role nė vit, nė teatėr dhe nė kinematografi. Ai ka
interpretuar veprat mė tė spikatura tė dramaturgjisė botėrore dhe saj
shqiptare. Kadri Roshi ėshtė dalluar nė realizimim me sukses tė tė gjithė
llojet e karaktereve.
Nė historinė e Teatrit Kombėtar do mbeten tė pashlyera interpretimet nė drama
dhe komedi si tek Halili dhe Hajria, Revizori, Familja e peshkatarit,
Arturo Ui, Epoka para gjyqit, Dhelpra dhe rrushtė, Hamleti, Pas
vdekjes, Fytyra e dytė, Doktori pacient, Hijet e natės, Ezopi, Dritat
e skenės.
Nė kinematografi emrin e Kadri Roshit e mbajnė 30
role. Kėshtu veēohen pėr interpretim mjeshtėror rolet nė filmat Tana, I teti
nė bronz, Kur zbardhi njė ditė, Malet me blerim mbuluar, ''Fijet qė
priten, ''Pėrballimi, Tokė e pėrgjakur, Lulekuqet mbi mure, Njeriu me
top, Gjeneral gramafoni, Ballė pėr ballė, Partizani i vogėl Velo,
Apasionata, Era e ngrohtė e thellėsive, ''Rrethimi i vogėl, Vdekja e
burrit, Njė ditė nga njė jetė, Kolonel bunker.
Pėr krijimtarinė artistike tė Kadri Roshit janė
shprehur me konsideratat mė tė larta kolegėt, aktorė dhe regjisorė, me tė cilėt
ka bashkėpunuar, breza tė tėrė studentėsh dhe pedagogėsh tė Akademisė sė Arteve
si dhe kritika letrare.
Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe
Sporteve, ka ngritur nje grup te posacėm pune tė kryesuar nga ministri Bujar
Leskaj, i cili do tė organizojė ceremonialin e pėrcjelljes pėr nė banesen e
fundit tė aktorit tė madh tė skenės shqiptare, Kadri Roshi, i cili ndėrroi jetė
tė martėn paradite nė Tiranė.
Homazhet nė nderim tė aktorit tė shquar do tė
kryhen nė Teatrin Kombėtar nė orėn 12 e 30 min, tė ditės sė mėrkurė, ndėrsa
kortezhi mortor do tė niset pėr nė varrezat e Sharrės nė orėn 14.00.