Ē'po ndodh me gjuhėn shqipe sot?
Shkruan: Ana Shahini
"Gjuha ėshtė njė sistem qė ndryshon nė kohė dhe nė hapėsirė", -
shprehet De Sosyr, njė nga gjuhėtarėt mė tė mėdhenj. Koha ka treguar se gjuhėt
pėsojnė ndryshime qoftė nė aspektin diakronik, qoftė nė atė sinkronik dhe
shqipja ėshtė njė nga gjuhėt qė e vėrteton mė sė miri kėtė.
Gjuha shqipe ka pėsuar ndryshime tė mėdha kohėt e fundit, ndryshime qė kanė
ardhur si rezultat i shumė faktorėve. Njė ndėr kėta faktorė ėshtė futja e shumė
sendeve tė reja nė treg si rezultat i nivelit tė lartė teknologjik. Ky zhvillim
i madh teknologjik ka sjellė me vete edhe fjalė tė reja nė leksikun e gjuhės
shqipe, pėr tė cilėn prof. Gjovalin Shkurtaj thotė se "ndryshimi i klasave
shoqėrore shkakton ndryshime gjuhėsore" .
Konkretisht, nėse dikush nė fėmijėrinė e tij ka qenė mjaft i varfėr dhe duke u
arsimuar bėhet dikush nė jetė, ai duke bėrė njė jetė mė tė mirė zotėron rreth
vetės edhe orendi moderne, tė cilat mė parė as qė i njihte. Kėshtu, ai ndryshon
mėnyrėn e tė jetuarit dhe natyrshėm edhe leksiku i tij pasurohet me fjalė tė
reja. Pra, kapėrcimet e niveleve tė klasave apo grupeve shoqėrore sjellin edhe
ndryshime gjuhėsore.
Tė gjithė ne e dimė se pas viteve `90 nė Shqipėri kanė hyrė nė pėrdorim pajisje
tė reja tė teknologjisė mė tė fundit, ēka ka ndryshuar stilin tonė tė tė
jetuarit. Jo vetėm kaq, por edhe gjuha jonė ka pėsuar ndryshime. Kam parasysh
kėtu fjalė si: kompjutėr, blututh, dixhitalb, bankomat, kartė krediti,
ekstejshėn, pedikyr, sauna, piastėr dhe shumė fjalė tė tjera.
Ndryshime gjuhėsore tė kėsaj forme i hasim mė tepėr nė fushėn e ekonomisė, tė
pajisjeve elektroshtėpiake dhe nė fushėn e estetikės. Pra, nė leksikun e gjuhės
shqipe janė futur fjalė tė reja nė tė njėjtėn kohė me futjen e sendeve tė reja,
dhe kjo ėshtė mė se e natyrshme qė tė ndodhė.
Ajo qė e ka dėmtuar sė tepėrmi gjuhėn shqipe ėshtė fakti se nė tė folurėn tonė
tė pėrditshme pėrdoren shumė fjalė tė huaja, nė njė kohė ekuivalentet e tyre
ekzistojnė nė gjuhėn shqipe. Kėshtu, gjithnjė e mė shumė dėgjojmė nga goja e
politikanėve, gazetarėve dhe veēanėrisht nga spikerėt e lajmeve tė pėrdorin
fjalė tė tilla si: suportoj (duroj), influencoj (ndikoj), event (ngjarje),
bekstejxh (prapaskenė), stabilitet (qėndrueshmėri), eksperiencė (pėrvojė),
badigard (truprojė) etj. Pra, procesi i zėvendėsimit tė fjalėve shqipe me fjalė
tė huaja po ndodh gjithnjė e mė dendur, veēanėrisht nga moshat e reja.
Pėr fat tė keq, kjo ėshtė njė dukuri qė po ecėn me ritme shumė tė shpejta. Nėse
i referohemi afrikanit Frobjer Rus (pėrfaqėsues i difuzionizmit), sipas tė
cilit "tri elementet e identitetit janė gjuha, krahina dhe besimi",
apo kulturologut Helanikes Mitlen, qė shprehet se "identiteti paraqitet
pėrmes gjuhės, kulturės dhe zakoneve", atėherė mund tė themi se kėto lloj
ndryshimesh gjuhėsore s'bėjnė gjė tjetėr veēse humbin ēdo ditė e mė shumė njė
pjesė tė identitetin tonė kombėtar.
Njė arsye tjetėr e kėtyre ndryshimeve gjuhėsore ėshtė edhe dėshira apo etja e
shoqėrisė shqiptare pėr tė qenė tė ngjashėm e tė pranueshėm nga rrethet
ndėrkombėtare. Ekziston njė lloj tendence pėr tė imituar kulturat perėndimore,
tendencė e cila i ka kaluar sensin e masės, si ēdo gjė tjetėr, qė, po i kaloi
kufijtė, kthehet nė tė kundėrtėn e saj. "
edhe te ne ka nisur njė proces i
vrullshėm dhe i pandalshėm modernizimi e kulture, si pėrpjekje pėr t'u
pėrfshirė nė rrjedhat e jetės moderne", - shprehet me shumė tė drejtė
prof. Gjovalin Shkurtaj.
Tė jesh modern, nuk ėshtė ndonjė mėkat i madh, por kjo ėshtė e pranueshme deri
nė masėn sa nuk kthehet nė njė faktor negativ, qė cenon diēka tjetėr mjaft tė
rėndėsishme siē ėshtė gjuha.
Madje, shkrimtari ynė Ismail Kadare ėshtė shprehur pak kohė mė parė se
"
mund t'ju duket paradoksale, por ėshtė e vėrtetė se pėr Europėn ka mė
shumė rėndėsi gjuha shqipe sesa vetė shqiptarėt" .
Kėshtu qė vetė ne si shqiptar dhe folės tė gjuhės shqipe nuk duhet tė lejojmė
qė nevoja dhe dėshira pėr t'u pėrfshirė nė rrethet ndėrkombėtare tė na
distancojė e tė na bėjė indiferent ndaj gjuhės sonė shqipe. Kur themi
"ndaj gjuhės shqipe", duhet tė kemi parasysh njė pjesė tė madhe tė
gjithė pasurisė tonė kombėtare.
Njė rol tė rėndėsishėm nė kėto ndryshime gjuhėsore ka luajtur edhe niveli i
lartė i emigrimit tė popullsisė shqiptare nėpėr botė. Pėr fat tė keq, familjet
shqiptare sot janė tė shpėrndara nėpėr vende tė ndryshme tė botės. Dikush ka
fėmijėt pėr studime, dikush bashkėshortin duke sakrifikuar pėr njė jetė mė tė
mirė, dikush pėr t'u fshehur nga ata me tė cilėt ėshtė nė gjak pėr shkak tė
hakmarrjes, e cila vazhdon tė jetė ende e pranishme nė shoqėrinė tonė etj.
Janė tė shumta rastet kur shqiptarėt qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė larg
Shqipėrisė dhe, kur kthehen, e kanė tė vėshtirė tė flasin e tė shkruajnė shqip,
sepse kanė folur gjithnjė gjuhėn e vendit ku kanė emigruar. Kjo dukuri ndodh mė
shpesh me fėmijėt, tė cilėt i kanė prindėrit e tyre shqiptar, por vetė ata nuk
kanė lindur nė Shqipėri. Kėta fėmijė, duke qenė se janė tė detyruar tė mėsojnė
gjuhėn e vendit ku jetojnė pėr shkak tė arsimimit, e kanė tė pamundur tė flasin
shqip kur kthehen te gjyshėrit e tyre nė Shqipėri, pėrderisa prindėrit e tyre
nuk kanė treguar kurrfarė vėmendjeje dhe pėrgjegjėsie ndaj gjuhės shqipe.
Pėrgjegjėsit kryesor pėr kėtė janė vetėm prindėrit, sepse nuk tregohen aspak tė
kujdesshėm qė fėmijėt e tyre tė dinė tė flasin shqip, duke harruar se nė kėtė
mėnyrė ata humbasin gjurmėt e gjenezės sė tyre familjare.
Nevoja dhe detyrimi pėr tė ditur shumė gjuhė tė huaja, si njė nga kriteret
kryesor pėr tė fituar njė vend punė sa mė tė mirė, ka bėrė qė sot edhe mėnyra
se si ne pėrshėndesim tė ndryshojė. Shumė prej nesh sot e kanė mė tė thjeshtė
tė thonė "ciao" ose "bye" sesa "mirupafshim". Kjo
tregon se nga fondi leksikor i shqipes po dalin shumė fjalė nga pėrdorimi.
Teorikisht krijimi i njė kombėsie ėshtė nė dorėn e shteteve pėrkatėse, po kur
shteti ėshtė i pushtuar mund tė ndodhė qė gjuha e administratės tė jetė e
ndryshme nga ajo e popullsisė. Konkretisht, gjuha shqipe ka qenė dhe ėshtė e
ndikuar nga turqishtja si pasojė e pushtimit osman. Pati shumė huazime, shqipja
humbi shumė fjalė tė moēme nga fondi i saj leksikor, por nė thelb mbeti e
pandryshuar.
Po tė ecim sipas kėsaj vije logjike, mund tė themi nė mėnyrė tė figurshme se ne
sot jemi tė vetėpushtuar pėrderisa lejojmė qė ndikimet e gjuhėve tė huaja tė
jenė kaq tė mėdha sa tė cenohet gjuha jonė. Vetė ne, duke pėrdorur masivisht dhe
pa kriter fjalė tė huaja, humbasim njė pjesė tė pasurisė tonė kombėtare, rritim
distancėn mes gjuhės, shoqėrisė dhe kombėsisė, distancė tė cilėn shumė vende
mundohen ta zvogėlojnė. Vetė ne jemi shkaktarėt e kėtij ndryshimi gjuhėsor dhe
vetė ne e kemi nė dorė ta pėrmbysim kėtė situatė gjuhėsore.
Natyrshėm arrijmė nė pėrfundimin se ndryshimet qė ka pėsuar gjuha shqipe janė
tė formave tė ndryshme dhe nga faktorė tė ndryshėm.
E rėndėsishme ėshtė tė kuptojmė se, nėse gjithsecili prej nesh do tė tregojė pak
mė tepėr kujdes dhe vėmendje pėr mėnyrėn se si flet, atėherė ēdo gjė ėshtė nė
rrugė tė mbarė.