Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Kadare


Shkruan: Xhevat Bislimi


   Dita-ditės shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare, po bėhet “ēėshtje” debatesh tė nxehta midis atyre qė janė “pėr” dhe atyre qė janė “kundėr”. Nismė e kėtyre debateve ėshtė bėrė vetė Kadareja me “politikat”, me shkrimet dhe me intervistat e tij tė shpeshta pėr ēėshtje tė “nxehta” nga e kaluara dhe e tashmja shqiptare. Nė kėtė debat janė pėrfshirė njerėz pothuajse nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare.

 
Shkas pėr pėrfshirjen time nė kėtė debat u bė ardhja e Kadares nė Shqipėrinė Verilindore (Kosovė). Jam i ndėrgjegjshėm se letėrsia nuk ėshtė “zanati” im, prandaj edhe nuk do tė merrem me shkrimtarin, “gjeniun e letrave shqipe”, por me njeriun dhe “politikanin” Kadare. Ėshtė shumė e qartė se Kadareja “si shkrimtar ėshtė gjeneral…” (Qosja), por pėr Kadaren njeri dhe “politikan” mendoj se ka ēka tė thuhet dhe duhet tė thuhet pa frikė, se do t’ia hamė hakun. Nė fund tė fundit, kush, kur dhe ku e ka thėnė se Ismail Kadare nuk ėshtė shkrimtar i njohur dhe i madh i letėrsisė shqiptare? Ulurimat, thirrjet dhe pėrpjekjet e njė grupimi njerėzish qė ta « mbrojnė » Kadaren nga ēdo kritikė dhe ta himnizojnė ēdo fjalė, mendim, sjellje dhe angazhim tė tij nuk e ndihmojnė demokratizimin dhe pluralizmin e ideve, mendimeve, nismave dhe politikave nė botėn tonė shqiptare, nuk e ndihmojnė as Kadaren tė dal nga kjo gjendje… « Rasti Kadare », « ikjet masovike nga atdheu », « dosjet », « shamitė », « mjekrrat », minaret qė po « kėrcėnojnė » qiellin, etj. janė dėshmi tė mjaftueshme pėr tė kuptuar se shoqėria shqiptare (Shqipėria Natyrale) po pėrpėlitet nė njė krizė tė thellė (edhe) morale… Nuk po ndalem nė shkaqet qė quan nė kėtė krizė, por dua tė themė se ėshtė nevojė e ngutshme tė hapet debat i gjerė, i thellė dhe gjithpėrfshirės (pa doreza) brendashqiptar. A ėshtė shoqėria jonė e zonja tė pėrballet me njė debat tė kėtillė ? A e kemi burrėrinė, pjekurinė, guximin qytetar dhe intelektual, kulturėn dhe qytetarinė e nevojshme qė tė zhvillojmė debat me argumente « pėr » dhe « kundėr » pėr cilėndo ēėshtje, qė e mundon dhe intereson shoqėrinė tonė shqiptare? Shkrimet, intervistat dhe angazhimi i Kadares dhe “sejmenėve” tė tij nuk janė inkurajuese… Megjithatė, bota shqiptare, qoftė edhe me kėtė shkallė tė njohjes dhe pėrvetėsimit tė vlerave bashkėkohore tė debatit dhe dialogut qytetėrues duhet tė « shpėrthejė » pa humbur kohė. Pėrpjekjet pėr tė vendosur monopolin mbi tė vėrtetėn, mbi politikėn, mbi tė drejtėn, mbi ideologjinė, mbi median dhe mbi mbarė shoqėrinė janė shumėherė mė tė rrezikshme se debatet e nxehta, inatēore dhe tė « egra » pėr ēėshtje qė herė-herė prekin substancėn kombėtare…


Krejt ajo qė ka ndodhur pas vitit 1990 nė Shqipėrinė Natyrale ka nevojė tė hulumtohet, analizohet dhe trajtohet me gjakftoftėsinė e studiuesit shkencor. Nė kėtė vorbull ngjarjesh duhet parė dhe analizuar edhe roli i Ismail Kadares. Pėrpjekjet dhe angazhimi i tij i pėrqėndruar pėr ta shpjeguar ēdo fatkeqėsi kombėtare ekskluzivisht me “regjimin komunist” dhe Enver Hoxhėn edhe pas njėzetė vjetėsh nuk ėshtė bindės dhe pa HILE. Nuk ėshtė bindės, sepse i njėjti njeri nė njė kohė kur ishte mė i ri dhe mė i kthjellėt u angazhua me shkrime, fjalime, seminare dhe libra tė na e mbushte mendjen se “arti borgjez, shkruante Kadare, pėrpiqet sot tė krijojė njė model tė ri antiheroi, njė autsajdėr (ai qė ėshtė jashtė), siē e kanė pagėzuar nė Perėndim. Ky autsajdėr, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botės borgjeze e revizioniste, mishėron ikjen nga bota jonė, dezertimin e turpshėm nga koha. Ai nuk ėshtė ndonjė shpikje e re; pėrkundrazi, rrėnjėt e tij duhet t’i kėrkojmė thellė tek Bibla dhe Kurani, kėto puse tė pashtershme ideshė reaksionare”. Atėherė, a iku Kadare nė vitin 1990 nga bota e tij? A ishte ky dezertim i tij nga koha? Ėshtė me hile, sepse Ismail Kadare, dikur ishte vetė protagonist i “diferencimeve” dhe “anatemimeve” tė kolegėve tė tij, qė mendonin ndryshe. “Nuk ėshtė e rastit, thoė Kadare, qė pseudoshkrimtari dhe armiku i partisė Fadil Paērami i linte tė mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerėz. Nuk ėshtė e rastit qė ai bashkė me Todi Lubonjėn ishin kundėrshtarė tė tėrbuar tė karakterit kombėtar nė artet tona. Nė poezi, F. Paērami urrente figurėn e baballarėve, nė skulpturė figurėn e nėnės, nė prozė pėrbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skėnderbeut mė keq se njė pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjė qė kishte lidhje me themelet e popullit dhe tė kombit. Nga kjo pikpamje ai tė kujtonte ata pseudodijetarė tė Ishullit tė Laputėve, pėr tė cilėt Suifti tregon se kėrkonin tė shpiknin njė metodė pėr tė filluar ndėrtimin e shtėpive nga ēatia. Djathtizmi i T. Lubonjės e F. Paēramit, kozmopolitizmi, urrejtja pėr folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe njė herė se lufta e klasave nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve ėshtė e gjallė dhe do tė jetė e tillė pėr njė kohė shumė tė gjatė. Si pjesė pėrbėrėse e mekanizmit tė revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do tė ketė po ata armiq qė ka revolucioni. Tėrbimi i tyre, rrufetė qė ata lėshojnė mbi tė, nuk tregojnė gjė tjetėr veēse fuqinė dhe rrezikshmėrinė e tij pėr klasat sunduese. Akuzat pėr gjoja ngushtėsinė e tij, pėr pamundėsitė e tij, pėr rregullat kufizuese qė i shkurtojnė jetė, koha i ka hedhur dhe do i hedhė poshtė njerėn pas tjetrės. Realizmi socialist ėshtė art i sė ardhmes. Asnjė art i gjertanishėm nuk mund tė jetė i krahasueshėm me tė pėr nga mundėsitė, epiciteti, thellėsia, dramaciteti dhe niveli i lartė ideoartistik. Kėtė omnipotencė ja jep atij revolucioni komunist. Liria qė zbėrthen revolucioni ėshtė mė e madhja liri qė ėshtė parė ndonjė herė mbi kėtė rruzull, sepse ajo ėshtė liri e milionave. Pėrpara kėsaj lirie zbehen si qirinj, liritė e tjera tė kėnduara apo tė pakėnduara nė odetet e poetėve. Realizmi socialist si pjellė e revolucionit gėzon po atė liri tė revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, siē pretendojnė armiqtė e tij tė hapur, ose miqtė e tij tė rremė. Ai u bindet vetėm ligjeve tė revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikėrisht nė kėtė qėndron jo dobėsia dhe jetėshkurtėsia e tij, por pėrkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjėherė vetė ne shkrimtarėt dhe artistėt e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i pėrdorim dot mundėsitė e pakufishme tė kėtij arti ». I « njėjti » Kadare sot kėrkon (kėmbėngul) dhe angazhohet pėr hapjen dosjeve tė kohės sė “regjimit komunist” !! Ky pasues i gjatė dėshmon se Kadare atėherė ishte avokat i “specializuar” i regjimit,kurse prokuror i atyre qė u dėnuan nga regjimi!! Sot, Kadare na paraqitet nė rolin e avokatit tė tė dėnuarve nga regjimi, nga njėra anė, dhe prokuror i regjimit tė perėnduar, nga ana tjetėr !! Cilin Kadare tė besojmė? Ku qėndron hileja e kėtij angazhimi tė Kadares? Hileja ėshtė e madhe… Nė kohėn qė Atdheu shtron detyra tė ngutshme dhe tė vėshtira pėr kombin, Kadare angazhohet ta ndezė dhe ta mbajė tė ndezur zjarrin e ndasive, urrejtjes dhe sherreve brendashqiptare. Po tė ishte ndryshe, ai dhe politika qė ai pėrkrah do tė kėrkonte hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė Serbisė, Greqisė, Italisė, Rusisė, Francės, etj. nė vend tė hapjes sė dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė shtetit shqiptar… Apo nuk kishte dhe nuk ka me bollėk nga soji i tyre ?


Nė funksion tė kėtij angazhimi ishte edhe ardhja e Kadares nė Shqipėrinė Verilindore (Kosovė). Kush ka “lexuar” me vėmendje vizitėn e tij ka mundur tė kuptojė se ai ishte i «shtyrė» ta bėnte kėtė vizitė... Kadare me njė gurė (vizitė) vrau dy zogj. E para, duke i dhėnė pėrkrahje « grupit negociator » dhe politikave tė tij jo fortė shqiptare (e thėnė butė), Kadare doli kundėr vullnetit dhe pėrcaktimit tė popullit shqiptar tė kėsaj krahine tė Shqipėrisė Natyrale pėr liri, dinjitet dhe tė drejta kombėtare e demokratike. E dyta, duke sharė MAJĖN e inteligjencies sė kėsaj krahine shqiptare dhe tė kombit tonė, Rexhep Qosjen, duke sharė dhe mallkuar intelektualin (si dikur Lubonjėn, Paēramin, etj.), qė u vu hapur dhe me krenari nė anėn e kėrkesave, vullnetit dhe Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė popullit tė tij tė pushtuar, Kadare shau ndjenjat liridashėse dhe arsimdashėse tė popullit shqiptar. Kjo u pėrjetua (e tillė ishte) si sharje pėr tė gjithė ata shqiptarė (kudo qė jetuan), qė menduan, folėn, shkruajtėn, u pėrpoqėn dhe luftuan pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė. Pėrulja e tij para varrit tė kryepacifistit, qė shpalli dhe u pėrpoqė ta mbillte filozofinė e qėndrimit duarlidhur dhe tė kapitullimit pa kushte nė trojet e pushtuara shqiptare, nga njėra anė, dhe sharja e Qosjes, nga ana tjetėr, ishin mesazh i qartė kundėrshqiptar i kohės sonė. Kjo porosi tingėllonte nė veshin e shqiptarėve: « Qėndroni urtė e butė (« tigani zbrazėt »), rresht pėr njė pas filozofisė pacifiste kapitulluese tė Rugovės dhe « grupit negociator”, larg e mė larg nga filozofia, fryma dhe politika liridashėse e Adem Jasharit, Fehmi Lladrocit, Rexhep Qosjes, Adem Demaēit, etj. !! » Vėnia e shenjės sė barazimit midis « pushtimit komunist » tė Shqipėrisė Londineze dhe pushtimit sllav tė tokave tė Shqipėrisė (nga fjalimi i tij nė Mitrovicė) tregon qartė se shkrimtari ynė i madh ėshtė i « kapur »… Si nuk u kujtua t’i thoshte dy fjalė pėr qytetin e ndarė shqiptar, Mitrovicėn, dhe rolin e Francės sė tij nė kėtė « allishverish », qė po mbanė peng paqen, sigurinė dhe stabilitetin e Kosovės dhe tė rajonit ? Jo zoti Kadare. Dielli me shoshė nuk mbulohet… Ju u munduat me njė nervozizėm dhe me njė siklet tė brendshėm (« ik e ik Mojzi, veē ndėrgjegjjes sate prapa s’tė ndjek kush… ») ta nxirrnit Qosjen tė « shtyrė » dhe tė « kapur », por nuk tė besoi dhe as tė beson njeri… Kadaren mbase e mbanė shpresa se ėshtė i mbrojtur nga ēdo anė (si nė tė shkuarėn), prandaj edhe mund tė thotė, tė shkruaj dhe tė bėjė « politikė » pa kundėrshtarė. Por, megjithė monopolin e vendosur nė politikėn shqiptare, nė media dhe nė segmente tė tjera tė botės shqiptare, Kadare duhet ta kuptojė se kanė ikur kohėrat e monopolit absolut dhe tė absolutizmit. Bota po bėhet gjithnjė e mė e vogėl, kurse interneti e ka bėrė komunikimin tė lehtė dhe tė papengueshėm nga regjimet…


I hyra kėtij debati jo pėr ta « zbardhur » Qosjen dhe « nxirė » Kadaren, sepse si njėri, si tjetri pėr mua janė dy figura shqiptare (jo shqiptar e kosovar). Nuk kam pėr qėllim as tė « nxijė » Rugovėn dhe « grupin negociator » apo tė « zabrdhė » Komandantin Legjendar, Demaēin, etj.. Ngjyrėn e zezė apo tė bardhė e zgjodhi secili « me dėshirėn » e tij… Shkrimet, librat, intervistat, tė mira a tė kėqija, Kadareja i bėri vetė dhe nuk ka asnjė tė drejtė tė “ankohet”. Ja ēfarė shkruante “gjeniu i letrave shqipe” pėr Gjergj Fishtėn: “Cili ka qenė konservatori mė i madh i letrave shqipe dhe jo vetėm i letrave, por i gjithė kulturės sonė? Pėrgjigja ėshtė e qartė pėr tė gjithė: ky konservator ka qenė Gjergj Fishta. Fanatik i tėrbuar, idealizues i ēdo gjėje patriarkale, apologjet i fesė, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egėr i ēdo pėrparimi – ky ėshtė portreti i kėtij letrari prift. Mirėpo, nga ana tjetėr po tė bėjmė pyetje se cili ka qenė liberali mė i madh i letėrsisė sonė, pėrgjigja ėshtė po ajo: pėrsėri Gjergj Fishta. Filoitalian i papėrmbajtshėm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i shkombėtarizimit dhe i romanizimit tė kulturės sonė. Pra, nga njė anė kryekonservator fanatik, nga ana tjetėr kryeliberal. Shovinist i tėrbuar dhe njėkohėsisht kozmopolit i tėrbuar. Kur ishte fjala pėr idetė e reja shoqėrore, pėrparimin, pėr revolucionin, ai ishte konservatori mė fanatik. Kur ishte fjala pėr fatet e atdheut, pėr lirinė, pėr kufijtė ai ishte liberali mė i madh… Kjo aleancė e shenjtė midis konservatorizmit dhe liberalizmit ėshtė plotėsisht e shpjegueshme po ta shikojmė problemin nga pikpamja marksiste. Nė fund tė fundit qėllimi i tė dy palėve, konservatore dhe liberale ėshtė njė; kthimi nė botėn e pėrmbysur, rifitimi i “parajsės sė humbur”. Ja pse do tė pėrfundoja se ndihmėn mė tė madhe Kadare (sot) mund t’ia jap Shqipėrisė Natyrale, duke qėndruar larg “politikės” (nė kafenenė e tij tė preferuar nė Paris) dhe duke u marrė me krijimtari letrare.
Kjo, natyrisht, nėse nuk ėshtė i “kapur”