Gjurmė dhe simbole shqiptare nė Greqi
Shkruan:
Personalitete, libra, dokumente, heroizma. Nė shumė pjesė tė Greqisė shenjat
shqiptare fshihen nėn sipėrfaqen e hollė tė historisė
Gjinia e helenėve
Nė Greqi edhe sot ėshtė vėshtirė tė debatosh pa emocione me banorėt vendas pėr
Jakob Philipp Fallmerayer-in. Orientalisti dhe publicisti austriak (1790-1861)
u bė i njohur nė shekullin e XIX pėrmes studimeve tė tij etnografike dhe
gjeografike. Ai ėshtė autor i tezės se grekėt antikė janė zhdukur nga faqja e
dheut nė Mesjetė dhe vendin e tyre e kanė populluar sllavėt dhe shqiptarėt e
helenizuar. Pėr shkak tė kėtij mendimi, ai ishte ndėr figurat mė tė urryera nga
filohelenėt nė Evropė dhe nga patriotėt grekė. Nė Gjermaninė e asaj kohe, Fallmerayer
akuzohej se bėnte propagandė pansllaviste, edhe pse ai ishte kundėrshtar i
carit rus, tė cilin e akuzonte se synonte sundimin e botės.
Nė veprėn e tij "Historia e siujdhesės sė Moresė gjatė Mesjetės"
("Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters")
Fallmerayer arrin nė pėrfundimin se etnia unike helene ka ekzistuar nė Greqinė
antike, por me kalimin e shekujve ėshtė shuar. Kėtė pikėpamje ai e mbėshtet nė
bazė tė toponimeve sllave dhe shqiptare. Fallmerayer shkruan se "gjinia e
helenėve nė Evropė ėshtė shfarosur...
Asnjė pikė e vetme e gjakut fisnik dhe tė papėrzier helen nuk rrjedh nė damarėt
e popullsisė krishtere tė Greqisė sė sotme". Pėrkthimi dhe botimi i veprės
sė tij nė greqisht u bė i mundur nė vitet 1980-tė. Pas akuzave tė shumta,
Fallmerayer shkroi librin "Fragmente nga Orienti" ("Fragmente
aus dem Orient"), nė tė cilin thekson se grekėt e Azisė sė Vogėl ndoshta
mund t'i referohen njė kontinuiteti historik me Greqinė para Mesjetės.
Njėkohėsisht, ai shprehte zhgėnjimin se nuk kishte takuar asnjė grek nė Azinė e
Vogėl, i cili i pėrgjigjej pėrfytyrimit tė tij ideal tė njė greku tė arsimuar.
Teza e Fallmerayer-it ėshtė mbuluar nga pluhuri dhe nuk pėrfaqėsohet mė nė
universitetet e Evropės.
Korfuzi
Sot, ky ishull grek ėshtė sinonim i turizmit dhe jetės mondane. Dikur, nė
shekullin e XIX, nė kėtė vend u botua "Dhiata e Re" nė gjuhėn shqipe.
Nė vitin 1824 u publikua vetėm njė pjesė e "Dhiatės" (nė dialektin
lab), ndėrsa si e tėrė ajo pa dritėn mė 1827-ėn. Pėrkthyes i saj ishte Vangjel
Meksi. Ai u lind rreth vitit 1770 dhe shėrbeu nė ushtrinė e Ali Pashės si
oficer artilerie. Meksi kishte kryer gjimnazin "Zosimea" nė Janinė
dhe Ali Pasha e dėrgoi atė pėr tė studiuar mjekėsi nė Napoli. Nė njė letėr
rekomanduese veziri i Janinės i shkruante Mbretit Ferdinand I Burbon: "Po
ju dėrgoj Vangjel Meksin, shqiptarin, pėr tė mėsuar atje. I lutem Madhėrisė
Suaj tė keni mirėsinė, qė t'i jepni mbrojtjen tuaj mbretėrore, nė mėnyrė qė tė
gėzojė ato kushte dhe lehtėsi, tė cilat tė ēojnė nė mėsimin e kėtyre
shkencave".
Disa muaj mė vonė, Aliu sėrish interesohet pėr fatin e studentit shqiptar dhe i
shkruan si vijon Mbretit tė Napolit: "Ju dėrgoj falėnderimet mė tė shquara
pėr gjithēka i ėshtė dhėnė Vangjel Meksit, i cili shpresoj se do tė pėrfitojė
nga kushtet, qė i janė krijuar me bujari nga sovrani dhe, kur tė kthehet nė
atdhe me vlerėsimin pėr sjelljen e mirė dhe pėrvetėsimin e dijeve, tė ngrejė
lart emrin e Mbretit tė lavdishėm". Pas studimeve Vangjel Meksi u kthye nė
oborrin e Ali Pashės, ku shėrbeu si mjek. Nė vitin 1819, pas takimeve me
pėrfaqėsues tė Shoqatės Ungjillore angleze nė Stamboll dhe Selanik, ai
nėnshkroi kontratėn pėr pėrkthimin e "Dhiatės sė Re" nė gjuhėn
shqipe. Mbikėqyrės i pėrkthimit ishte Grigor Gjirokastriti, i cili nė vitin
1821 ishte peshkop i ishullit tė Eubesė, ndėrsa gjashtė vjet mė vonė
kryepeshkop i Athinės.
Janina
Ky qytet, nė historinė shqiptare ėshtė i njohur jo vetėm pėr shkak tė Ali Pashė
Tepelenės. Kėtu, nė vitin 1809, kapedani i njohur nga fshatrat suljote Marko
Boēari pėrgatiti fjalorin greqishte e re-shqip. Kėtė vepėr ai e shkroi edhe me
kėrkesė tė konsullit francez nė Janinė, Franēois Pouqueville (Fransua Pukėvil).
Fjalori pėrbėhet nga 111 faqe, 1 494 fjalė shqipe dhe 1 701 fjalė greke.
Origjinali i kėtij fjalori gjendet sot nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit dhe
u dhurua nė maj tė vitit 1819 nga konsulli Pouqueville. Duke studiuar fjalorin
e Marko Boēarit, Pouqueville hartoi njė fjalor tė vogėl frėngjisht-shqip, me
rreth 440 fjalė dhe origjinali i kėtij fjalori gjendet nė Paris.
Papa Kristo Negovani
Nė autostradėn Janinė-Selanik, lart nė veri tė
Greqisė, njė tabelė tregon rrugėn pėr Florina. Shqiptarėt e quajnė Follorina,
nė maqedonisht njihet si Lerin. Gjatė sundimit tė Perandorisė Osmane, Follorina
mbante lidhje tė ngushta me Manastirin. Nė vitin 1875, afėr Follorinės, nė
fshatin Negovan, u lind Papa Kristo Negovani, i cili u bė i njohur edhe me
emrin Kristo Harallambi. Pasi ndoqi shkollimin nė Athinė, punoi mėsues nė njė
shkollė greke nė Leskovik. Njė kohė jetoi nė Rumani, ku mėsoi tė shkruajė shqip
(me alfabetin e Stambollit).
Pasi u kthye nė fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punėn si mėsues
i gjuhės shqipe. Kur filloi tė mbante edhe meshėn nė gjuhėn shqipe, ai u
ballafaqua me urrejtjen e hierarkisė fetare ortodokse dhe tė qarqeve
nacionaliste greke. Peshkopi i Kosturit, pas njė shėrbese kishtare nė shqip, i
kishte thėnė: "Mos tė gjettė viti tjetėr ndėr tė gjallėt". Dy ditė mė
vonė, mė 12 shkurt 1905, Papa Kristo Negovani u masakrua me sėpatė. Pėr tė
marrė hak pas njė viti e gjysmė, luftėtari shqiptar, Bajo Topulli, e vrau
peshkopin e Korēės, Fotis Kallpidhis.
Suli
Me kėtė toponim pėrfshihen fshatrat shqiptare nė jugperėndim tė Janinės.
Banorėt e kėsaj treve janė tė famshėm si luftėtarė tė paepur. Ndėr mė tė
njohurat gjatė periudhės sė Perandorisė Osmane kanė qenė familjet Boēari dhe
Xhavella. Fshatrat e Sulit kundėrshtonin sundimin e Ali Pashės dhe kur ky i
fundit me ushtarėt e tij, nė dimrin e vitit 1803, depėrtoi thellė nė territorin
e suljotėve, shumė gra suljote u hodhėn nė greminė bashkė me fėmijėt e tyre,
vetėm e vetėm qė tė mos binin nė duar tė Aliut.
Ky akt ėshtė pėrjetėsuar edhe nė pikturė. Nė historiografinė greke, suljotėt
konsiderohen si grekė, ndonėse literatura serioze ata i sheh si shqiptarė
etnikė. Emrat e luftėtarėve tė njohur si Marko Boēari dhe Kiēo Xhavella, janė
greqizuar (Markos Botsaris dhe Kitsos Tzavellas). Qė tė dy kanė marrė pjesė nė
ēlirimin e Greqisė nga osmanėt. Lidhur me suljotėt, udhėtari anglez Thomas
Smart Hughes, nė veprėn "Voyage į Janina en Albanie" shkruante (sipas
pėrkthimit nga Eqrem Ēabej): "Ky popull kishte veti tė shquara luftarake
dhe edukata e tij pėrmblidhej kurdoherė nė stėrvitje pėr luftė. Dėfrimet mė tė
para tė suljotėve ishin vallja e kėngėt.
E para u shtonte fuqinė e trupit, tė dytat u ndiznin zemrėn dhe ua ushqenin
entuziazmin. Ata ishin fort tė ngjitur te vendi i tyre... Shumė prej tyre kanė
dhėnė shembėlla tė mėdha qėndrimi heroik dhe fjalėt qė mbanin nė luftė kishin
frymėn e zjarrin e atyre tė vjetrave. Gratė nuk binin pas nga burrat pėr
trimėri dhe ishin gati tė ndanin me ta tė gjithė rreziqet e luftės. Mėnga grash
trimėresha shkonin rregullisht pas ushtarėve pėr t'u sjellė kėtyre ushqimin dhe
municionin, pėr tė shikuar tė plagosurit dhe, nė rasė nevoje, pėr tė luftuar
krahas me prindėrit, me burrat e me bijtė e tyre. Nga kėto amazone, mė e ndjera
ka qenė Moskoja, e shoqja e kapedan Xhavellės dhe e ėma e trimit Foto, Hektorit
tė kėsaj troje tė dytė.
Emri i saj lavdohet edhe sot nėpėr kėngė greke dhe shqiptare... Pėr t'i nderuar
burrat nė trimėri, gratė rrinin me radhė nė pus a nė krua sipas trimėrisė sė
burrave tė tyre; ajo qė kish pasur fatin e lig tė martohet me ndonjė burrė
frikacak, ishte e detyruar tė presė me turp qė t'i mbushin tė tjerat shtambat e
tyre. Gratė ishin shumė tė nderuara nė kėtė republikė tė vogėl dhe pak burra
mund tė duronin qortimet qė u bėnin gratė e zemėruara, kur tregoheshin
frikacakė".
22/08/2009