Ringjallje kujtimesh
Kadri Kokollari njė dėshmor e simbol i qėndresės
Shkruan:
Mė 3 korik mbushen 11 vjet nga rėnia heroike e
dėshmorit tė orėve tė para tė ZO tė Pashtrikut, simbolit tė qėndresės tė kėsaj
ane, Kadri Kokollarit. Por, heronjtė nuk vdesin kurrė, sepse emrat e tyre bėhėn
tė pavdekshėm, e nderohėn me respekt tė madh nga populli, kėshtu ata fitojnė
pėrjetėsinė nė zemrat e kombit, ata u ngritėn pėr tė mos rėnė kurrė. Njė feniks
i lirisė kombėtare, i cili e tregoi trimėrinė e vet me shėmbullin si njė metaor
prej luftėtari tė paepur, ėshtė edhe Kadri Kokollari.
Ka lindur mė 19 gusht tė vitit 1965 nė
Budakovė tė Therandės nga njė familje me tradita patriotike.
Trekėnshi gjeografik Budakovė- Caralevė-Jezercė
ėshtė njė zonė maloro-kodrinore me njė pozitė strategjike nė tė cilėn u
trashėgua bujaria, besa , trimėria e tradita shqiptare
me shekuj.
Nė kėtė trevė u bėnė kryengritjet
shqiptare mė tė pėrgjakshme nė kohėn e Lidhjės shqiptare tė Prizrenit mė
1878-81, nė vitet 1908-1912, rezistenca kundėr okupatorit serb, mė 1912 dhe
1944-45, etj. Jehona e trimave, si e Mic Sokolit, Isa Boletinit, Bajram Currit
etj, Hysen Budakovės, do ti frymėzojė brezat atdhetarė nė vazhdimėsi tė kėsaj
ane.
Familja e Sadri Kokollarit, babait tė
dėshmorit, ishte frymėzuar, edukuar, kalitur e rritur nga shkollat popullore
odat shqiptare ; familje me traditė e me besė shqiptare ku do ta
gjenin gjithmonė strehimin atdhetarėt e njohur qė luftuan kundėr robėrisė, si
Ibrahim Lutfiu, Zenun Kepa, pas ripushtimit serb mė 1944-45, e shumė tė tjerė.
Edhe gjatė Epopesė sė lavdishme tė Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės te kjo
familje, luftėtarėt e lirisė tė ZO tė Pashtrikut , si
komandant Tahir Sinani, zėvendėkomandant Sadik Halitjaha , luftėtarėt Xhemajl
Rexha, Aqif Kadriu etj., do ta kenė folenė mė tė sigurtė. Budakova ishte njė
Olmp i trimave tė UēK-sė.
Kėtu, nė fshatin e lindjės, Kadriu do tė ketė
fatin tė njihet me shumė veprimtarė tė ēėshtjės kombėtare me atdhetarėte tė
paepur tė anės sė Therandės.Shyqeriu, vėllai i tij mė i madh do tė
inkuadrohej, qysh kur ishte i ri nė Lėvizjėn Popullore tė Kosovės. Kėshtuqė
Kadriu me vėllaun e vogėl Shabanin, tani i ndjerė, do tė fillonin aktivitetin
patriotik si filiza. Vėllazėrit Kokollari, nė veprimtarinė e tyre, do tė
ndikohėn edhe nga veteranėt e arsimit e tė ēėshtjės kombėtare ,nga Haxhi Zyba e
Shefki Muēaj, arsimtarėt pishtarė, qysh nė bankat e shkollės fillore. Nė
rrugėtimin e tyre do ta njohin edhe njė nga militantėt mė tė devotshėm
tė LPK-sė, dėshmorin Fadil Vata, nga i cili do tė fitojnė njė pėrvojė tė madhe
gjatė aktivitetit tė tyre ilegal. Do tė bashkėpunojnė edhe me Halil
Krasniqin, Nexhmedin Elshanin etj.
Mirėpo, disi kėtė traditė bujarije e trimėrije
e kishte zbehur bukur shumė politika pacifiste e nėnshtrimt nė fillim tė
viteve tė 90-ta. Pas ca viteve tė gjata tė durimit, nėpėrkėmbjės sė dinjitetit
moral e kombėtar, burgosjeve, maltretimeve, sharjeve, bastisjeve,
shpėrnguljeve, poshtrimeve e vrasjeve qė bėheshin nga ana e pushtuesit serb,
djemtė e vajzat mė tė mira tė popullit shqiptar i thanė ndal kėsaj letargjije
pacifiste: lindi Ushtria ēlirimtare e Kosovės, UCK-ja, e cila rizgjoj krenarinė
e dinjitetin popullit me krismat e pushkve, me Komandantin legjendar Adem Jashari
nė kryetė saj. Pushka e tyre do ta largojė pushtuesin shekullor nga trojet
arbėrore.
Lufta e UCK-sė qė kishte filluar nė Drenicė e
Dugagjin nuk i linte tė qetė atdhetarėt e vertetė kudo qė gjendeshin.
Kushtrimit tė Prekazit heroik do ti pėrgjegjeshin vullnetarė nga tė gjitha
trojet shqiptare dhe nga mėrgata.
Kadri Kokollari do tė jetė njė ndėr tė parėt
qė nuk mund tė rrinte e bėte sehir pas krismave tė pushkve tė Kullės sė bacė
Shaban Jasharit me djemtė kreshnikė, Ademin e Hamzėn, me mikun e vatrės Osman
Gecin dhe me tėrė familjėn e vet, dhe pikrisht mė 5 mars, kur luftohej nė
Prekaz, do ti telefononte Shyqeriut, vėllaut tė vet, qė gjendej nė Zvicėr. Ja biseda , tė cilėn e ruan me krenari vėllai i tij, njė nga
shokėt e vėllazėrit mė tė ngushtė tė idealit kombėtar qė i kam nė mėrgatė:
BISEDA ME KADRIUN PĖRMES
TELEFONIT
(5 mars 1998)
Kadriu:... kallxom a ėshtė kah punohet edhe kėtu nė Suharekė, ndonjė
send, pėr formimin e UĒK-ės?
Pėrgjigjja: Nuk di kurrgja!
Kadriu: Po, po ti e din; por
kallxom, se pėrndryshe nesėr herėt nė mėngjes, veē prit kur tė lajmrohem nga
Drenica. Por kėtė herė pata dėshirė qė krejt Kosova tė qohet nė luftė si
Drenica, prandaj tė pyes edhe pėr rrethet tjera se a ėshtė kah punohet nė kėtė
drejtim...
Pėrgjigjja: Mirė, atėherė ndėgjo!
Shko te shtėpija e Shefki Muēės nė Suharekė. Kėrkoje vet Shefkiun, dhe aty
mundė tė informohesh pėr tė gjitha...! Ma tepėr nuk mund ta zgjasim nė telefon,
pėr kėto punė...
Kadriu: E ty vėlla tė
faleminderi shumė pėr kėto... se kėto edhe unė desha... Prandaj, vėlla
mirėupafshim nė LIRI; se kėshtu ma s'durohet, pėrshėndete tėrė familjen, e
ditėn e mirė...!
Pergjigjja: Ditėn e mirė dhe Ju
lumtė pushka!
Kadriu: Rroftė USHTRIA
ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS!
Pėrgjigjja: Rroftė !
***
Me kėtė edukatė e vetėdije kombėtare Kadriu,
nėpėrmes Shefki Muēajt, do tė ndėrlidhet me Sadik Halitjahėn, i cili kishte
ardhur nga Zvicra, dhe do ta merrė kallashin me njė revole pėr detyrė tė
mbrojtjės sė atdheut nė pikėn e Dardhishtės, ZO e Pashtrikut.
Tani, prapė si gjithmonė, familja e Sadri
Kokollarit do tė bėhej njė fole luftėtarėsh dhe do tė luftonte me krenari e
trimėri tė rrallė. Rreshtave tė UēK-sė sė lavdishme do ti shtoheshin edhe vetė
patrioti i moshuar duke ndjekur shembullin e bacė Shaban Jasharit si dhe vajza
e tij Xhylferija, mė tepėr e njohur si Shota. Shotė me meritė sepse u tregua
nė luftė si Shotė Galica, Xhevė Lladrovci e si shoqet tjera me pushkė nė
dorė kundėr kriminelėve serbo-ēetnikė. Shota do ta trashėgoj me krenari revolėn
e vėllait dėshmor, si kujtim qėndrese e heroizmi tė luftėtarit tė orėve tė para
tė ZO tė Pashtrikut. Pra njė familje e tėrė nė shėrbim tė atdheut! Kjo
familje u bė shėbull frymėzimi qė mbushte, radhėt e UĒK-ės, u bė udhėrrėfyese e
luftėtarėve, ku ngritej morali i qėndresės dhe gaditėshmėria pėr sakrifiė, pėr
ēlirim e liri kombėtare. Kadriu fliste pak, si kmandant Adem Jashari, po nė
luftė ishte i lėvizshėm e i shkathtė si njė lua; kjo dhunti natyrore e tij , ky shembull i trimėrisė e sakrificės do tė frymėzonte
e mobilizonte shumė tė rinjė nė kėtė zonė.
Nė betejėn e zhvilluar nė mes tė Kadriut,
bashkė me tre shokė, nė pozizionin e njėsitit tė tij nė Dardhishtė mė 3 korrik
tė vitit 1998 Kadriu u kishte rezistuar hordhive kriminale me njė heroizėm tė
paparė. Trimėria prej kreshniku ia kishte futur frikėn nė palcė barbarėve e
mercenarėve serbė. Policisė serbe u kishte ardhur nė ndihmė edhe ushtrija me
tanke, autoblinda e automjete tė tjera qė qėllonin me mortaja e mitroloza
fshatin Dardhishtė e Poshtme. Ata kishin djegur 3 shtėpi dhe dėmtuar mbi 24
shtėpi tjera tė fshatit. Po trimi i Budakovės, Kadri Kokollari, kishte vendosur
pėr tė luftuar deri nė fishekun e fundit. Ushtrisė e policisė serbe u kishte
hyrė frika nė palcė. Ata i thirrėn nė ndihmė edhe banorėt serbė tė fshatrave
Muhlan e Reēan. Lufta kishte filluar afėrsisht nga ora 18 e 3o minuta dhe
kishte pėrfunduar deri kah ora 20 e 30 minuta. Po trimit tonė kishin filluar
ti harxhoheshin municionet dhe papritmas bje heroikisht nė fushėn e betejės;
po e kishte paguar gjakun duke lėnė disa tė vrarė nė taborin serb. Pas vrasjės
sė Kadriut forcat serbe tėrhiqėn duke e marrė njė lekcion tė mirė nga
djelmoshat trima tė UēK-sė.
Lajmin e vrasjės sė Kadriut e kishin pritur me
dhembje tė madhe, si familja ashtu edhe shokėt e miqtė, po gjithashtu edhe me
njė krenari e mburrje kombėtare.
Ai e kishte bėrė vdekjėn si me le. Pas vdekjės
sė tij radhėt tė UēK-sė do ti shtohėn ditė e pėr ditė. Edhe altarit tė lirisė
nė Varrezat e Dėshmorve nė Therandė, emrit tė Kadri Kokollarit, do ti thurrėn
edhe 88 feniksė tė lirisė.
Sadri Kokollari, babai i dėshmorit, njė burrė
bujar e me traditė kombėtare ndihet krenar pėr tė birin qė ia dha lirisė.
Po, baca Sadri ndien krenari, edhe dhembje njėkohėsisht, edhe pėr shokėt
dėshmorė tė Kadriut dhe pret e u bėnė vizita familjeve tė dėshmorve anėembanė
Kosovės. Ai ėshtė krenar qė ka djalin e madh, Shyqeriun, i cili nuk ka kursyer
kurrė pėr ndihmė luftės nėpėrmes FONDIT VENDLINDJA THĖRRET, nė Zvicėr. Ėshtė
krenar gjithashtu se Shota, vajza e tij, ėshtė martuar me njė bashėluftėtar tė saj , me Sami Asllanin, nga Deva e Gjakovės, e qė tė dy janė
pjestarė tė TMK-sė. Familja e Kadriut jeton nė Korishė te Prizrenit nga viti
2005.
Kadriu ka lėnė pas veti Zizėn, tė shoqėn, me
katėr fėmijė:
Agroni, nė shkollė tė mesme ekonomike,
Shabanin, nė shkollė fillore, Buraldėn, nė shkollė fillore dhe Arbenin nė
shkollė fillore.
Emri dhe vepra heroike e Kadri Kokollarit pėr
liri e bashkim kombėtar do tė mbetėt gjithmonė nė kujtesėn dhe shpirtin e mbarė
popullit shqiptar!
Lavdi Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės!
Lavdi dėshmorėve tė kombit me Komandantin
legjendar Adem Jasharin!
Lavdi dėshmorit Kadri Kokollarit!
1 korrik 2009