Vetėvendosja Pėrballė
Ofensivės Neokolonialiste
Shkruan: Fatos Aliu
Plani i Ahtisarit e mohon vetėvendosjen
pėr shqiptarėt nė Kosovė, ndėrsa e zbaton pėr minoritetin serb. Substanca e kėtij
plani nuk e pėrmban pavarėsinė e Kosovės, por suspendimin e Kosovės nga
pavarėsia dhe sovraniteti, tjetėrsimin e pėrkatėsisė shqiptare tė Kosovės. Kur
suspendohet vetėvendosja shqiptare, spekullohet rreth vetėvendosjes sė Kosovės
nė favor tė minoritetit serb. Njė pavarėsi e kėtillė e Kosovės, edhe po tė
realizohej, nuk do tė duhej tė pranohej nga shqiptarėt e Kosovės, sepse ajo nuk
do tė jetė nė interes tė popullit shqiptar tė Kosovės. Pėrkundrazi, pavarėsia e tillė do tė ishte nė interes tė Serbisė dhe
kolonializmit ndėrkombėtar. Kėtė e vėrteton heqja dorė nga vetėvendosja
shqiptare, pėrcaktimi pėr njė identitet tė ri, kosovar, me tė cilin (vetė)
mohohet e drejta historike shqiptare ndaj Kosovės. Pikėrisht kjo parashihet me
planin e Ahtisarit, me procesin e deritashėm politik tė zbatuar, tė decentralizimit dhe
ekstraterritorialitetit tė kishave e manastireve tė Kosovės. Nėse
kishat dhe manastiret e vjetra, tė kohės ilrire e bizantine, konsiderohen
serbe, dhe mbesin nėn juridiksionin e kishės Ortodokse Serbe (sipas kėtij
Plani), atėherė trashėgimia historike e kulturore, autoktonia dhe pėrkatėsia
ndaj Kosovės i mbetet serbėve dhe Serbisė. Kėshtu konfirmohen tezat e
pretendimeve serbe ndaj Kosovės. Prandaj, propaganda aktuale mediale pėr gjoja
mundėsinė e pavarėsisė sė Kosovės nė tė ardhmen, i demaskon dhe denoncon vetė
autorėt e kėsaj propagande kollaboracioniste nė interes tė Serbisė dhe
politikės neokolonialiste ndėrkombėtare, tė paraparė pas vendosjes sė misionit
tė ri tė BE-sė nė Kosovė.
Pavarėsia reale dhe objektive e Kosovės, lidhet me vetėvendosjen e shqiptarėve
tė Kosovės, me vetėvendosjen natyrale, me rėnjėt e Bujanit Historik, me
pėrcaktimin pėr Shqipėri Natyrale. Variantat e tjera synojnė dhe kėrcėnojnė
shpėrbėrjen dhe shkombtarizimin e shqiptarėve.
Vetėvendosja nuk mund tė kushtėzohet me rezoluta tė jashtme, e misione
neokolonialiste. Vetėvendosja mund tė pėrkrahet, tė pranohet e tė mbėshtetet
nga jashtė, apo tė mohohet me metoda tė politikave neokolonialiste, por nuk
mund tė kontestohet e drejta legjitime dhe natyrale e njė populli tė ndarė e tė
kolonizuar. Pėr ta parandaluar kėtė
vetėvendosje, bashkėsia ndėrkombėtare, me planin e Ahtisarit, ka hartuar
skenarin e manipulimit me vetėvendosjen, me transferin e pėrkohshėm tė
sovranitetit tė Kosovės nė duar tė veta, ndėrsa Serbisė ia ka lanė mundėsitė e
hapura pėr ta kthyer kėtė sovranitet nė tė ardhmen. Kushtetuta e
Serbisė qė Kosovėn e parasheh pjesė tė saj, nuk kontestohet, por kontestohet
kushtetuta e Kosovės nga minoriteti serb. Pra, sipas kėtij plani, serbėt nuk
janė minoritet, por komb me tė drejtėn e vetos, ndėrsa shqiptarėt e Kosovės,
mbesin njė kolektiv shumicė nė Kosovė, por minoritet ndaj Serbisė. Kėto janė
lojėrat e kompromisit pro serb tė kėtij plani.
Me Misionin e Ri nė Kosovė, me planin e ri tė kontrollit tė Kosovės dhe hartėn
e re tė Kosovės, largohemi edhe mė shumė nga rruga e Vetėvendosjes Natyrale.
Kosova bėhet vatėr e shkombtarizimit tė shqiptarėve, e tjetėrsimit tė pronės
dhe pasurisė kombėtare. Ky mision, pra, do qė jo vetėm ta rehabilitojė Serbinė,
por edhe ta legjitimojė pronėsinė e saj mbi Kosovėn, pėrmes statusit tė pakicės
serbe si komb (mjafton tė shihet Neni
1.6 i Planit tė Ahtisarit, gjuha e pakicės 5% serbe barazohet me gjuhėn e
shumicės shqiptare, mbi 90%). Cilido qė tė jetė statusi i Kosovės, sipas
kėtij plani, pėrjashtohet dhe mohohet vetėvendosja shqiptare, synohet njė komb
i ri multietnik nė Kosovė, njė vetėzhvendosje apo (vetė)fundosje multietnike
e Kosovės, pėrkundėr fakteve historike se serbėt nė Kosovė janė ardhacakė,
kolonistė, pa rrėnjė etnike nė kėto treva. Serbve nuk ju takon trashėgima
historike e kulturore nė asnjė pėllėmbė tė Kosovės. Kishat dhe manastiret e
Kosovės datojnė nga koha iliro-shqiptare dhe Perandoria Bizantine, ato i
pėrkasin Shqipėrisė Natyrale. E drejta shqiptare ėshtė e mbjellur nė themelet e
Ilirisė, e jo nė karpatet e Rusisė.
Nėse Gjykata Ndėrkombėtare pretendon drejtėsi, ėshtė vetė UNMIK-u ai qė duhet
tė paditet e gjykohet, pėr politikėn
neokolonialiste dhe antishqiptare tė zbatuar nė Kosovė, pėr tetė vjetėt e pasluftės, nė kollaboracion me Serbinė kriminale, pėr
shkeljen e tė gjitha akteve e konventave ndėrkombėtare pėr vetėvendosje e
dekolonizim, tė cilat i ka sjellė vetė OKB-ja*. Jo vetėm Serbia, por
edhe serbet kolektivisht, kanė qenė dhe janė pėrkrahės dhe nxitės tė politikės
gjenocidale tė Serb'isė. Dėshmi e kėsaj janė dokumentet gjenocidale tė cilat i
ka nxjerrė vetė Serbia, me qubrilloviqėt e rankoviqėt e vet, nė tė gjitha
periudhat e zgjėrimit pansllavist nė Ballkan. Por, OKB-sė dhe Bashkėsisė
Ndėrkombėtare i mungon drejtėsia dhe pėrcaktimi pėr tė vėrtetėn historike. Po
tė kishte zbatim tė drejtėsisė ndėrkombėtare, Serbia nuk do tė ishte shtet. Po
tė kishte drejtėsi, veprat gjenocidale kundėr njerėzimit, do tė ishin kriter
pėr diferencimin e hordhisė nga kombi, ndėrsa gjenocidi do tė dėnohej, e nuk do
tė shpėrblehej.
Prandaj , shqiptarėt duhet t'i
pėrvishen vetė punės sė tyre kombėtare qė ju takon, pėr ta realizuar vetė
vetėvendosjen, e jo ta presin nga jashtė.
Populli shqiptar nuk mund t'i pranojė shantazhet e misioneve
mashtruese, nė emėr tė integrimeve dhe modernizmit. Ne nuk mund tė pretendojme
integrime me jashtė, duke u dezintegruar nga brenda, si komb, aq mė pak me njė
klasė politikanėsh e dallkaukėsh tė shitur, e me llumin e rekrutuar
kollaboracionist, shėrbėtorė tė ish-jugosllavisė e Serbisė, autorė tė krimit e
korrupsionit tė institucionalizuar ekonomik nė Kosovė, shkatėrrimtarė tė
pasurisė kombėtare, nė kooperim me agjentura jolegjitime, siē ėshtė AKM-ja - «Agjencia
e Mirėbesimit tė Kosovės».
Populli shqiptar aderon njė bashkėpunim e partneritet me shtetet dhe popujt e
Evropės. Por, misionet e standardeve tė
dyfishta janė bėrė vetė barriera bashkėpunimit, nė emėr tė bashkėpunimit.
Kėto misione punojnė me standarde tė dyfishta, flasin pėr heqjen e sovranitetit
tė Serbisė ndaj Kosovės, ndėrkaq e monopolizojnė kėtė sovranitet, duke e
avancuar minoritetin serb nė nivel tė kombit, duke krijuar mini-shtete serbe nė
Kosovė, bėrthamat e ardhshme tė hegjemonizmit serbomadh.