Krerėt politikė tė Kosovės as kur bashkohen, as kur ndahen nuk janė e mira e Kosovės


Shkruan:
Xhevat Bislimi


Titull qė nuk shkruhet me qejf, titull qė nuk vihet nė krye tė njė shkrimi pa dhembje nė zemėr, por kjo ėshtė e verteta tragjike e « elitės » politike dhe e Kosovės sė sotme shqiptare. Para Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė dhe tė mbarė kombit shqiptar, « elita » politike ishte unike rreth qėndrimit tė turpshėm: «Tė rrimė e tė presim duarkryq », nė kohėn qė Serbia po vepronte me njė vendosmėri dhe njė zell tė pashoq pėr spastrimin e Kosovės nga shqiptarėt me mjete legale e ilegale, me dhunė e me «tė mirė », hapur e fshehur…» ! Gjatė atyre viteve tė turpshme pėr kombin shqiptar vepronin njė « dorė » shqiptarėsh, pėr tė cilėt nuk kishte vend gati nė asnjė faqe tė shtypit tė shkruar nė gjuhėn shqipe dhe nė mediat tjera, qė flisnin shqip! Media shqiptare ishte rezervuar pothuaj se qind pėr qind pėr kryepacifistin (meqė ka vdekur nuk po e quaj me emrin qė ishte), Rugova dhe pėr sejmenėt e tij tė shumtė qė i mbanin « ison ». E njėjta gjendje ishte edhe nė Shqipėrinė Londineze, ku sundonte kryevandalisti, Berisha, dhe bandat e tij tė shpėrndara anekėnd shtetit shqiptar! Pėr shqiptarėt qė mendonin dhe pėrpiqeshin pėr ēlirimin e krahinės mė tė madhe shqiptare nėn pushtim, Kosovės, ishin rezervuar ndjekjet, kallėzimet, burgjet, torturat dhe shpeshherė edhe vrasjet prapa shpine. Faqet e gazetave shqipe dhe mediat tjera elektronike u hapėn (mjerisht) vetėm me grykėn e pushkės dhe me flakėt e Luftės sė UĒK-sė. Sot, shtatė vjet pas pėrfundimit tė Luftės, e dimė tė gjithė se si, ku, kur, kush, ēka, si dhe pse ndodhi? Mund tė ketė akoma « skuta » tė pandriēuara tė kėsaj Lufte dhe tė bėmave tė aktorėve te saj, por nė pėrgjthėsi dihet dhe njihet zhvillimi i kėsaj Lufte.

 
Pas «pėrfundimit » tė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare, krahu politik i UĒK-sė, LPK-ja dhe Drejtoria politike, (me ndonjė pėrjashtim) u shndėrruan nė parti politike. Kjo parti sot quhet Partia Demokratike e Kosovės, tė cilėn e udhėheq, Hashim Thaēi. Normalisht tė gjithė njerėzit (me ndonjė pėrjashtim) qė hynė nė kėtė Parti kishin njė qėllim dhe ideal tė pėrbashkėt : « Finalizimin e Luftės sė UĒK-sė dhe tė vullnetit tė popullit shqiptar tė Kosovės (jo tė « kosovarėve ») me mjete politike dhe demokratike me njė zgjidhje minimale pėr Kosovėn, shtet i pavarur dhe sovran. Ky ishte programi dhe koncepti i PDK-sė pėr ēėshtjen e Kosovės. Mirėpo, UNMIK-u dhe disa qendra ndėrkombėtare kishin program dhe koncept tjetėr. Ata, tė bindur se kthimi “klasik” i Kosovės nėn Serbi ishte i pamundur dhe nuk ishte interes as i Serbisė, ndėrtuan strategjinė dhe taktikėn e tyre tė “shkėlqyer” pėr krijimin e njė Kosove shqiptaro-serbe nėn maskėn dhe parullėn e njė Kosove “multietnike”. Zbatimi i kėtij programi tragjik pėr Kosovėn nisi me njė kėrkesė formale, qė Shtajneri (kryeadministrator) i bėri Kėshillit tė Evropės (1 nėntor 2002) pėr tė hartuar programin e “decentralizimit tė Kosovės”. Ky program voluminoz u hartua nga njė Mision evropian dhe iu dorėzua zyrtarisht Hari Holkerit (UNMIK-ut) nga shefi i kėtij misioni, Karl Ēivileti, mė 18 nėntor tė vitit 2003, kurse flamurin pėr zbatimin e kėtij projekti antishqiptar e ngriti, Lutfi Haziri, e mbajti lartė qeveria Rexhepi, kurse e finalizoi « grupi negociator » i ndihmuar nga Serbia dhe « plani i saj pėr Kosovėn » me « ndėrmjetėsimin » e Atisarit.

 
Tė bindur se kėto programe antishqiptare pėr Kosovėn mund tė pengohen vetėm nga ata qė kishin kaluar rininė e tyre burgjeve tė Serbisė dhe qė kishin organizuar dhe drejtuar edhe Luftėn Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė, UNMIK-u dhe shėrbime tė tjera tė specializuara morėn “masat” e gjithanshme pėr thyerjen, “zbutjen” dhe “tredhjen” e drejtuesve kryesorė tė krahut qė pėrfaqėsonte vullnetin dhe dėshirėn e popullit shqiptar pėr liri e bashkim kombėtar. Disa prej tyre u “lanė” tė pasurohen, disa u ndoqėn me Gjykatėn e Hagės, disa u futėn burgjeve tė UNMIK-ut, disa u vranė dhe u zhdukėn pa nam e nishan, pėr shumė tė tjerė u hapėn dosje “kėrcėnuese” dhe “shantazhuese”, etj., etj..

 
Natyra e kėtij shkrimi, tė dashur lexues, nuk na lejon tė lėshohemi nė fakte e ngjarje tė shumta tė kėtyre shtatė viteve e ca dhe t’i shtjellojmė ato, sepse do tė duhej bėrė njė libėr. Por, secili prej jush, tė nderuar lexues, ėshtė dėshmitar i viteve, ngjarjeve dhe njerėzve. Bėra pak “histori” me qėllim qė tė vijmė nė pėrfundimin se strategjia dhe taktika e UNMIK-ut dhe e organizmave tė fuqishėm ndėrkombėtarė pėr nėnshtrimin politik, ekonomik, moral dhe shpirtėror tė Kosovės u realizua pas thyerjes dhe nėnshtrimit tė atyre qė e bėnė Luftėn dhe qė i kishin dalur zot Kosovės dhe mbarė Shqipėrisė Verilindore (Shqipėrisė sė pushtuar). Kjo ishte fitorja e parė e madhe e UNMIK-ut dhe “sponzorėve” tė tij. Tė tjerat shkuan si nė vaj…


Holkeri, me ndihmėn e zyrave dhe shėrbimeve tė huaja formoi “grupin shqiptar pėr bisedime me Serbinė” (pakica serbe ishte pėrfshirė nė grupin e Beogradit !). Kėtė “grup” pati “nderin” ta shpallte, sipas urdhėrit tė Holkerit, Rugova. U munduan ta “legjitimojnė” me njė votim nė Kuvend, por dėshtuan (u bė njė maskaradė). Nė shėrbim (dekor) tė kėtij “grupi”, pėrveē H. Thaēit, u vu edhe e tėrė udhėheqja e ngushtė e PDK-sė (nėnkryetarė dhe sekretarė). Shpresa e popullit tė Kosovės se “PDK-ja nuk do tė lėshojė pe kurrė nė dėm tė Kosovės”, u tund keq… Drejtuesit e PDK-sė u pajtuan qind pėr qind me “decentralizimin” dhe “mbrojtjen” e kishave ortodokėse, pra me krijimin e territoreve serbe nė Kosovėn shqiptare !! Askush nuk priste nga LDK-ja mė shumė, madje as kaq, por tė gjithė, madje edhe anėtarė e simpatizantė tė LDK-sė, prisnin shumė mė shumė (me tė drejtė) nga PDK-ja pėr mbrojtjen e interesave jetike tė Kosovės. Ky unitet i ēeliktė me LDK-nė dhe satelitėt e saj po thellohet edhe mė tej. Edhe shkuarja e Thaēit nė Mitrovicė me Sejdiun, Ēekun, Berishėn, Hysenin, etj., kėtė qėllim kishte. Ata, sikur u thoshin shqiptarėve tė Mitrovicės, sepse nė Veri nuk ua mbante tė shkonin: “Megjithėse Mitrovica dhe Kosova ėshtė e ndarė, megjithėse Kosova nuk po bėhet shtet sovran, megjithėse fati i Kosovės dhe e ardhmja e saj janė vėnė nė PIKĖPYETJE mė shumė se kurrė pas LUFTĖS, ne jemi dhe do tė jemi gjithmonė bashkė, sepse kėshtu na ka porositur Rykeri, Solana e rykera e salana tė tjerė”. Shqiptarėt pyesnin njėri-tjetrin: “A thua ky “grup” tragjiko-komik kėshtu do ta mund Serbinė, do ta bashkojė Kosovėn dhe ta bėjė tė paktėn shtet mė vete?”. “Mos me ta marrė mendja”, thoshte ndonjėri. “Po t’ishte se bėhet kėshtu Kosova, duke qėndruar duarkryq dhe urtė e butė, do ta bėnte ai « rahmetlia », qė vdiq duke pritur njohjen formale (zyrtarizimin) tė asaj tė shkrete pavarėsi”, ia kėpuste tjetri… Kėta ishin shqiptarė qė nuk ishin lejuar tė hynin nė sallėn, ku “grupi” zhvillonte monologun e tij, sepse nuk kishte guxim apo nuk kishte fytyrė tė takohej me qytetarėt, qė i kishin zgjedhur t’ua mbronin interesat e tyre dhe tė vendit tė tyre.


Pikėt e humbura, legjitimitetin dhe besimin tashmė tė tronditur shefat e PDK-sė kan nisur ta kėrkojnė te “dosja” e preferuar e Veton Surroit, qė ka emrin Nexhat Daci! “Bashkimi” kėsaj radhe i PDK-sė me ORA-nė pėr ta lėshuar Kuvendin dhe tash edhe pėr ta bojkotuar, me “sebepin” e krijimit tė njė komisioni hetimor, i cili do tė hetonte edhe shpėrdorimet dhe vjedhjet e mėdha tė parasė publike, ėshtė vėrtetė qesharak… Kjo parti, qė nuk u tėrhoq nga Kuvendi, kjo parti qė nuk e bashkoi dhe nuk po e bashkon “opozitėn” dhe gjithė forcėn politike, ekonomike, shpirtėrore dhe morale shqiptare pėr t’i mbrojtur interesat jetike tė Kosovės karshi Serbisė dhe miqėve tė saj, bashkon “opozitėn” pėr njė ēėshtje kaq tė “vockėl” karshi rreziqeve dhe kėrcėnimeve tė pėrditshme tė Serbisė dhe miqėve tė saj pėr lirinė dhe tėrėsinė territoriale tė Kosovės sė sotme! Kėto sjellje dhe veprime tė PDK-sė do tė ishin tė mirėpritura dhe tė domosdoshme pas pėrmbushjes sė vullnetit minimal tė popullit shqiptar tė Kosovės pėr shtet sovran, i vetmi standard kishte detyrim ta pėrmbushte « elita » politike, po tė ishte e Kosovės dhe pėr Kosovėn. Sot edhe fėmijėt e djepit, edhe gurėt e sokakut e kuptojnė se pėr Kosovėn nuk ėshtė ēėshtje “dosja” Daci, as korrupcioni, as shėndetėsia, as partia, as feja, as zgjedhjet nė LDK, por Ēėshtje ėshtė Kosova shqiptare: “Tė jetė a tė mos jetė”? Ēdo ēėshtje tejetėr, ēdo politikė tjetėr, ēdo veprim tjetėr dhe ēdo propagandė tjetėr, siē po bėnė pėr ēdo ditė “grupi” dhe mediat e UNMIK-ut e tė kėtij “grupi” ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me interesat madhore tė Kosovės… Nė fund tė fundit nuk ka asnjė mundėsi tė luftohet korrupcioni, krimi i organizuar, shpėrdorimet, e tė tjera dukuri tė dėmshme pėr shoqėrinė tonė me kėtė status qė ka Kosova dhe me UNMIK-un zot shtėpie. Kush nuk e di se uzina qė prodhon dhe shpėrndanė kėto dukuri quhet UNMIK ? Pa kėtė « uzinė » do tė ngordhnin edhe ata shqiptarzinjė (shėrbėtorė tė UNMIK-ut), qė janė tė gatshėm t’i « hanė » dhe t’i bėjnė rrush e kumbulla edhe gurėt e Kosovės.

 
Duke i njohur mirė rrethanat politike nė Kosovė dhe rreth saj kam frikė se kjo “lojė” ėshtė e sajuar nga “elita” (“grupi”) politike e Kosovės dhe “mėsuesit” e saj, sipas shembullit tė asaj qė po ndodh dhe sajohet edhe nė Tiranėn zyrtare, edhe te shqiptarėt e “Maqedonisė”, me qėllim qė tė largohet vėmendja e popullit shqiptar tė Kosovės dhe e mbarė kombit nga thelbi, nga ēėshtja qė ėshtė shtruar pėr zgjidhje dhe qė po rrezikohet me zgjidhje qė nuk do t’i kėnaqin shqiptarėt. Kam frikė, gjithashtu, uroj tė mos jetė kėshtu, se kjo “lojė” ėshtė kurdisur edhe me qėllim qė tė mos mblidhet mė Kuvendi, i cili po i sjell kokėqarje “grupit”. Ky do tė ishte njė puē i plotė ndaj institucioneve tė krijuara nga UNMIK-u. Po e quaj puē i plotė, sepse njėfarė puēi tashmė ėshtė bėrė. “Grupi pėr bisedime me Serbinė” ka pėrqėndruar, me pėlqimin dhe kėrkesėn e UNMIK-ut dhe tė qendrave tjera antishqiptare, tė gjitha kompetencat e lejuara nga UNMIK-u nė duart e tij. Kuvendi i Kosovės ishte shndėrruar nė njė klub debatesh shterpe…

 

Kritikat e rrepta tė deputetėve pėr “grupin”, nismat pėr shkarkimin e tij, nismat kundėr “decentralizimit” dhe nismat pėr shpalljen e Kosovės shtet sovran ose pėr referendum e kanė trembur shumė “elitėn” e mjerė politike dhe patronėt e kėsaj “elite”… Prandaj, ēdo politikan, intelektual, hoxhė, prift (qė ndjehet shqiptar) dhe ēdo shqiptarė (kudoqoftė) qė e do Kosovėn, tė paktėn shtet sovran dhe pa Serbinė, duhet tė jetė syqel dhe tė veprojė sa nuk ėshtė bėrė tepėr vonė (veē jemi vonuar), madje edhe kur flenė njė sy ta mbaj hapur pėr lirinė e kėrcėnuar tė Kosovės dhe tė mbarė kombit shqiptar