Vetoja e
Rusisė dhe dorėheqja e Grupit Negociator mund ta shpėtojnė Kosovėn
Shkruan : Xhevat Bislimi
Si hyrje
Shteti dhe populli
serb janė pėrgjegjės para zotit dhe robit, para tokės dhe qiellit shqiptar pėr spastrimin
e krahinave tė shumta nga shqiptarėt, pėr masakėr, gjenocid dhe holokaust ndaj
qytetėrimit dhe popullit mė tė vjetėr nė Evropė e mė gjerė, popullit shqiptar.
Nga armėt e ftofta dhe tė nxeta serbe gjetėn vdekjen qindra mijėra shqiptarė
vetėm nga viti 1876 e kėtej. Mbi gjysma e popullit shqiptar u dėbua nga trojet
e veta dhe u degdis nėpėr botė si refugjat. Gjatė sundimit tė sulltan Josipit
(Titos) ndjekja, vrasja dhe shpėrngulja (dėbimi) me dhunė e shqiptarėve,
sidomos drejt shkretirave tė Anadollit, vazhdoi me tė njėjtin intenzitet, si nė
kohėn e kralėve serbė. Kishin ndėrruar vetėm mjetet dhe metodat. Programi ishte
po ai i Garashaninit, Ēubriloviēit, Pashiēit, Andriēit
Edhe
qėllimi ishte i njėjtė: Spastrimi i krahinave shqiptare dhe sllavizimi i tyre. Nė
kohėn e satrapėve, Titos dhe Rankoviēit, toka e pushtuar e Shqipėrisė (gjysma e
Shqipėrisė Natyrale), me qėllim qė tė sllavizohej mė lehtė, u copėtua midis
republikave sllave tė Jugosllavisė Socialiste (Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė
Zi) dhe nė njė krahinė autonome (1974), qė u quajt Kosovė.
Shpėrbėrja e Jugosllavisė e gjeti popullin shqiptar krejt tė ēorganizuar
dhe tė ēorientuar. Brenda kombit ishte hapur njė front dhe luftė rrėnuese e
karakterit ideologjik, ndėrsa kombet tjera po organizoheshin pėr mbajtjen me
ēdo ēmim tė tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe me dėshirėn edhe tė
shpėrbėrjes sė shtetit shqiptar
Gjatė kėsaj periudhe tė "nxehtė" dhe
vendimtare pėr fatet e kombit u gjetėn "shqiptarė" qė krijuan parti
politike kolaboracioniste, qė i bėnė shėrbime tė jashtėzakonshme fqinjve tanė
shovinistė. Nė ēastet e fundit, njė grusht atdhetarėsh shqiptarė, tė cilėt mė
vonė fituan pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e mbarė kombit, shpėtuan Kosovėn e sotme
me luftė tė armatosur ēlirimtare. Synim i Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė
UĒK-sė ishte ēlirimi dhe ribashkimi i tokave tė pushtuara shqiptare me
Shqipėrinė Londineze. Ndėrhyrja e NATO-s dhe e Fuqive tė Mėdha pengoi arritjen
e kėtij synimi. Premtimet e tyre se krahina e Kosovės do tė jetė pėrgjithmonė e
lirė dhe e pavarur i "joshėn" drejtuesit politikė tė Luftės. Pas
pėrfundimit tė kėsaj Lufte nė Kosovėn shqiptare u vendos UNMIK-u (forcė civile)
dhe KFOR-i (forcė ushtarake). Normalisht kjo forcė ushtarake dhe civile do tė
duhej tė vendosej nė Serbi, e cila ishte shkaktarja e vetme e tė gjitha
luftėrave tė shek. XX nė Ballkan. Vendosja e kontrollit ndėrkombėtar mbi kėtė
shtet do tė ishte zgjidhje afatgjate pėr paqen dhe sigurinė nė rajon. Kosova
dhe populli shqiptar nuk kishin kėrcėnuar dhe rrezikuar asnjėherė tokėn dhe
lirinė e dikujt. Atėherė pėrse duheshin kėto forca ndėrkombėtare nė tokėn
shqiptare, nė Kosovė? Nuk u dasht tė kalonte shumė kohė pėr ta kuptuar kėtė
kontroll tė rreptė ndėrkombėtar dhe strategjinė e kėtij administrimi. Sot pas
gati tetė vitesh shqiptarėt e kanė tė zbuluar tėrėsisht kėtė strategji. Plani i
Atisarit, i miratuar dhe pranuar nė tėrėsin e tij nga Grupi negociator, synon
tė ndihmojė finalizimin e programeve shoviniste shtetėrore tė Serbisė. Ky plan
thellėsisht kundėrshqiptar ėshtė mbėshtetur plotėsisht edhe nga Tirana zyrtare.
Ėshtė dalluar pak vetėm
Vetoja e Rusisė
Zhurmė e madhe mediatike ėshtė bėrė pėr punėn e vetos ruse nė Kėshillin e
Sigurimit tė OKB-sė. Gjatė kėsaj kohe u shfaq njė shqetėsim dhe frikė
jashtėzakonisht e madhe nga politikanėt, analistėt, profesorėt dhe gazetarėt
adoleshentė se mos Rusia do ta pėrdor veton kundėr rezolutės qė do tė propozojė
Grupi i Kontaktit (Atisari) nė Kėshillin e Sigurimit pėr ēėshtjen e Kosovės! Kjo
zhurmė mediatike kishte qėllim thelbėsor krijimin e njė mendimi pozitiv pėr
Grupin negociator dhe marrėveshjet qė kishte arritur ky Grup me Serbinė. Duke
pėrhapur dhe mbjellur frikėn nga vetoja ruse dėshironin tė tregonin dhe tė
bindnin popullin shqiptar tė Kosovės se puna e tyre, pėrderisa nuk pranohet nga
Serbia dhe Rusia, ėshtė e mirė dhe nė interes tė Kosovės
Por, nuk duhet
harruar fakti (ata qė mendojnė dhe frymojnė shqip nuk e harrojnė) se Serbisė me
ia dhėnė deri nė Durrės do tė ishte e pakėnaqur dhe do tė kėrkonte ta merrte
edhe Vlorėn. Me kėtė logjikė dhe strategji Serbia ka zgjeruar (njėzetė fishuar)
territorin e saj kryesisht nė kurriz tė territorit tė Shqipėrisė
Unė pėr vete, siē i thash edhe njė diplomati tė huaj (mik i shqiptarėve),
po lutem nga mėngjesi e deri sa tė fle qė Rusia ta pėrdor veton dhe plani i
Atisarit tė mos kalojė nė Kėshillin e Sigurimit. Po lutem, sepse unė nuk e kam
"fuqinė" e Agim Ēekut dhe tė Pacollit pėr ta bindur Rusinė qė ta
mbėshtes pavarėsinė e Kosovės
E di mirė qė Rusinė mund ta "bind"
vetėm mikja jonė Amerika. Kundėrshtimi dhe mohimi i kėtij plani nga Serbia,
gjithashtu, do tė jetė shumė pozitiv pėr ne, do tė hapen rrugė dhe shanse tė
reja pėr shqiptarėt dhe lirinė e tyre, pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes
shqiptare nė Ballkan... Prandaj, unė do tė thrrasė nga zemra (pėr kėtė plan tė
Atisarit): Rroftė vetoja ruse!
Pse Grupi negociator duhet tė jep dorėheqje?
Grupi negociator ose, siē u pėlqen atyre tė vetėquhen, Grupi i unitetit,
ėshtė pėrgjegjėsi i vetėm dhe i drejtpėrdrejtė pėr koncesionet tragjike ndaj
Serbisė shoviniste dhe vrastare. Plani i Atisarit do tė shqyrtohet dhe
studiohet gjatė kėtij muaji. Serbia qysh tash ka paralajmėruar se nuk do ta
pranoj planin qė ėshtė mjaft i favorshėm pėr te. Fakti qė dokumenti
"shpaloset" sė pari nė Beograd ėshtė dėshmi e qartė pėr rolin dhe
peshėn qė ka fituar Serbia nė ēėshtjen e Kosovės! Grupi negociator i Kosovės
ėshtė peng i vetėvetes dhe krejt i pa fuqishėm pėr ta kundėrshtuar apo
korrigjuar kėtė dokument, sepse e ka pranuar qė nė Vjen dhe nuk ka kundėrshtuar
pėr asgjė. "Agresiviteti" i kėtyre sharlatanėve nė ofertat e tyre dhe
"zemėrgjerėsia" e tyre me tokėn dhe interesat e popullit shqiptar
ishin shembulli mė i mirė i shitjes sė interesave tė atdheut. Premtimet e
"elitės" politike tė bėra nė vazhdimėsi pas Luftės pėrfunduan nė
koshin e rrenave dhe tė mashtrimeve. Liritė dhe tė drejtat e popullit shqiptar
tė Kosovės u avulluan. Pėr planin e Atisarit (i pranuar paraprakisht nga Grupi
negociator) populli shqiptar (90%) nuk ekziston!! Kosova shqiptare u
"shndėrrua" nė "Kosovė multietnike"!! Trashėgimia
shpirtėrore dhe materiale si dhe kultura dhe qytetėrimi shqiptar u
"shndėrruan" nė trashėgimi, kulturė dhe qytetėrim serb!! Kishat
iliro-shqiptare, tė pėrvetėsuara me zjarr e hekur nga carėt e Serbisė, u
"bėnė" kisha serbe!! Flamuri mė i vjetėr nė Evropė, flamuri shqiptar,
duhet tė zėvendėsohet me njė "leckė multietnike"!! Pėr shkatėrrimet
massive ekonomike, materiale, natyrore dhe njerėzore tė bėra nga Serbia barbare
nė Kosovė, populli shqiptar i Kosovės duhet ti paguaj mbi njė miliard dollar!!
Vrasjet, masakrimin masiv (gjenocidin), djegien e kufomave (holokaustin) dhe
dėbimin masiv (mbi njė million shqiptarė tė shpėrngulur me dhunė vetėm nga viti
1981) Kosova duhet t'i kompenzoj me "kthimin" e serbėve
(rikolonizimin)!! Tė gjitha kėto "marrėveshje" janė pranuar nga Grupi
negociator i Kosovės!!! Prandaj, ky Grup duhet tė jap menjėherė dorėheqjen dhe
ti hap rrugė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė tij
natyrore, kombėtare, njerėzore, demokratike dhe historike
Ky Grup, po tė
kishte Kosova Kuvend dhe deputet qė pėrfaqėsojnė interesat e popullit shqiptar,
do tė shkarkohej dhe ndiqej edhe penalisht pėr mashtrim publik dhe shitje tė
interesave jetike tė popullit shqiptar...