Platforma e Shqipėrisė Natyrale
Shkruan: Koēo Danaj - Tiranė, 31. 06.
2009
Eshte hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Pas librave,
Shqiperia Natyrale, Te Denuar te Bashkohemi dhe Kryengritja e
Pambaruar, eshte hartuar nje Platforme me e plote per bashkimin e kombit
shqiptar. Platforma eshte 200 faqe. Platforma po perkthehet ne
serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 100 mije kopje
dhe do te promovohet ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.
Bazamenti i Platformės
- Platforma e
Shqiperise Natyrale bazohet ne trashegimine pozitive te shqiptareve qysh
nga epoka e Skenderbeut dhe pervoja e Lidhjes se Prizrenit. Kuvendi i
Lezhes dhe Lidhja e Prizrenit mbeten dy kulme te perpjekjeve te
shqiptareve per tu bashkuar.
- Platforma bazohet ne
Kuvendin e Vlores i cili shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te
Shqiperise qe eshte sot. Shqiperia qe eshte sot eshte produkt i
Konferences se Londres 1913.
- Platforma bazohet ne
Dokumentet e Konferences se Bujanit te 31 dhjetor 1943 qe shpalli
bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte
boterore.
- Platforma bazohet ne
betimin e luftetareve te UĒK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM, Lugine e
Presheves, i cili bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e
luftes se tyre.
- Platforma bazohet ne
Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e cila bashkimin e
Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore. Ne
Preambulen e saj thuhet se: Ne, Populli i Shqipėrisė... me aspiratėn
shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin
kombėtar..... Sanksionimi nė Kushtetutėn e Shqipėrisė i tė drejtės pėr
bashkim kombėtar, miratimi i kėsaj tė drejte me Referendum Popullor,
pranimi i saj edhe nga ekspertėt ndėrkombėtarė tė Komisionit tė Venecies
dhe se fundi nga ekspertet e NATO, pėrbėn themelin mbi tė cilin mund dhe
ka nevojė tė ndėrtohet arkitektura e pėrfundimit tė mosionit te pambaruar
sė shqiptarėve .
Pse tani kjo Platformė
- Sepse
shqiptaret e kane te pambaruar misionin e tyre kryesor, te pambaruar.
Kryengritja e shqiptarėve nė vitet 1911-1912 mbeti njė Kryengritje e
Pambaruar. Pavarsia e Shqipėrisė, u njoh dhe realizua si e tillė, vetėm nė
njė pjesė tė teritorit shqiptar. Pjesėt e tjera tė hapsirės shqiptare
mbetėn apo u aneksuan nga shtete tė tjerė.
- Lufta
e quajtur nacional-ēlirimtare pėrgjatė luftės sė dytė botėrore,
mbeti e pambaruar. U realizua vetėm njė pjesė e saj, qė kishte tė
bėnte me nocionin «ēlirimtare», por mbeti pa u realizuar pjesa qė kishte
tė bėnte me nocionin «nacionale». Mė shumė se gjysma e nacionit (kombit)
mbeti jashtė kufijve tė Shqipėrisė.
- Kryengritja
e shqiptarėve nė Kosovė qė mori hov nė fillimvitin 1998, mbeti e
Pambaruar. Ajo realizoi vetėm shkėputjen e Kosovės nga Sėrbia, duke mos
realizuar akoma pjesėn e dytė tė saj, qė ėshtė bashkimi me Trungun
kombėtar me Shqiperine.
- Tė
njėjtin fat pėsoi edhe Kryengritja e shqiptarėve nė Maqedoni ne vitin
2001. E nisur si ēlirim kombėtar ajo pėrfundoi me liri dhe tė drejta pėr
shqiptarėt duke pranuar njė shtet tjetėr si atdhe tė shqiptarėve dhe duke
u rreshtuar nė radhėt e para tė mbrojtjes sė kėtij shteti.
- Pėrfundimi
i misionit nga elita politike shqiptare nė trekėndėshin Tiranė
- Prishtinė - Tetovė ka njė taban tė fortė mbėshtetės historik, por
ėshtė edhe nocion europeist.
Cili
ėshtė tabani historik mbėshtetės?
Pėrgjatė afėr njė
shekulli, shqiptarėt festojnė si Ditė tė Pavarsisė sė tyre, 28 Nėntorin e vitit
1912. Ndėrkaq, kufijtė administrativė u pėrcaktuan mė vonė nė Konferencėn e
Londrės, nė korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau ne pese pjese.
Pavarsisht se
bashkėsia ndėrkombėtare nuk e njohu 29 nėntorin 1912 dhe kufijtė e Shqipėrisė i
caktoi nė 29 korrik 1913, shqiptarėt kanė festuar dhe vazhdojnė tė festojnė
vetėm 1912. Eshtė njė mospranim nė heshtje, por gjithsesi ėshtė i tillė.
Platforma e Shqiperise
Natyrale eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal Ne
momentin e tanishem, fuqite e medha jane duke riparuar gabimet e bera prej tyre
ndaj popujve te Ballkanit, dhe vecanerisht ndaj shqiptareve.
Ja disa nga riparimet e gabimeve te fuqive te medha:
- Mali i Zi
rifitoi pavarsine e cila i ishte mohuar perdhunshem nga Konferenca e
Versajes e vitit 1919.
- Bosnja fitoi
pavarsine e cila ju mohua nga Konferenca e Versajes e vitit 1919.
- Ajo merr parasysh ne
faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale,
nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane te bejne me thelbin e
kombeve.
- Platforma e
Shqiperise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne
gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar,
rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre
nga vete fuqite e medha.
Cilat
jane mjetet e realizimit te Shqiperise Natyrale?
- Mjetet
e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.
- Shqiptaret
pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa
Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne
sentencen: Dialog me kedo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht
per ndonje gje.
Sot kur forca e se
drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte moment qe
shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare. Per kete arsye ne
Platforme i jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te
demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht nevoja e
referendumit popullor.
Marrdheniet
me fqinjet
- Platforma
argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia
Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kulturen dhe traditat e
fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem i bukur, i deshirueshem,
i padebatueshem, i domosdoshem per stabilitetin rajonal.
- Platforma argumenton
tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e
tille, progresist do te jete edhe realiteti i saj i neserm.
Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia Natyrale
- Shqiperia Natyrale kėrkon
nje bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon
kete bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti
kerkojne bashkime pertej bindjeve politike. Pertej te majtes apo te
djathtes, pertej shoqatave apo grupacioneve politike qendron vetem
Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe rotacioni i tij kane nevoje vetem
me debate alternativash politike te partive te ndryshme.
- Partizanet
e Shqiperise Natyrale nuk kane mall dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por
per mijra perkrahes te tij, nuk kane mall dhe nostalgji per Enver
Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk kane nostalgji dhe nuk
i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per
mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per
mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi i te
gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e
historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te
garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre.
Cfare synon Shqiperia Natyrale?
Shqiperia Natyrale synon shndėrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic
eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti
rajonal ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti lesh kombit shqiptar
rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon.
Shqiperia natyrale ka nevoje per nje Londer - 2
- Ne Platforme
argumentohet nevoja e nje Konference nderkombetare Londer-2 per te
riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime qe i pranojne
vete fuqite e medha boterore.
- Sot mbi kombin
shqiptar ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare
te cilat asesi nuk jane natyrale. Ato kane mbetur artificiale.
-
Marreveshja e Londres
1913.
-
Marreveshja e Versajes
1919,
-
Marrveshja e Jaltes 1945
-
Marreveshja e Rambujese
1999,
-
marreveshja e Kumanoves
1999.
-
Marreveshja e Konculit
2001,
-
Marreveshja e Ohrit 2001.
Shtate Marreveshje per nje komb!!!
Me ane te ketyre Marreveshjeve, fuqite e medha krijuan nje rajon artificial
me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe emertimin
politik Ballkani - fuēi baruti.
Krijesat mė artificiale tė kėtij rajoni ishin dy:
- Formimi i mbretėrisė
sėrbo-kroato-sllovene, tė quajtur mė vonė Jugosllavi ishte krijesa e parė
artificiale.
- Dhe Shformimi i
kombit shqiptar duke e pjestuar pėr pesė ishte krijesa e dytė artificiale
e rajonit. Ndėrsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga
artificialiteti nė natyralitet.
- Krijimi i 6 shteteve
tė pėrhershme dhe njė shteti tė pėrkohshem si Kosova eshte faza e parė
e shndėrrimit te rajonit tė Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpėrbėrja
e dhunshme e saj qė arriti kulmet nė luftėn ndėretnike nė Bosnjė dhe nė
gjenocidin sėrb ndaj shqiptarėve tė Kosovės shpjegohet sa me karakterin
ultranacionalist tė shtetit sėrb, aq edhe mė sedrėn e sėmurė politike tė
disa fuqive tė mėdha, tė cilat e patėn tė vėshtirė tė pranonin se krijesa
e tyre me emrin Jugosllavi ishte njė dėshtim.
- Faza e dytė eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka pėrbėrė
deri mė sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazė tashme po
pėrfundon aktin e parė madhor tė saj qė ėshtė shteti i pėrkohshėm shqiptar
i Kosovės. Shqiperia Natyrale ka nevoje per nje Konference Nderkombetare.
Por ajo nuk duhet te jete e llojit
-
Rambuje,
-
Koncul,
-
Oher etj
te cilat vetem sa e kane
arnuar kombin shqiptar. Rajoni ku kombi shqiptar luan rolin kryesor ka nevoje
per riformatim, dhe jo per arnim. Prandaj, vetem nje Konference nderkombetare
qe do ti afrohet problematikes se rajonit ne menyre teresore, mund ta realizoje
kete. Kjo Konference duhet te jete e ngjashme per nga marrja e
vendimeve me Konferencen e Londres 1913.
Cfare do te thote Shqiperi natyrale?
Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne
rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer
te tyre dhe jetes se tyre le ta bejme ate Shqiperi Natyrale do te thote sa
me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume
shqiptare me mentalitet europian. Prandaj ne emer te shqiptareve me mentalitet
europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.
Fazat e formimit te Shqiperise Natyrale
Formimi i Shqiperise Natyrale duhet te kaloje neper disa faza:
- Faza e pare eshte ndermarrja nga Presidenca e Republikes se
Shqiperise se procedurave te bashkimit bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise.
Kushtetuta nuk diskutohet, ajo eshte e detyrueshme per tu zbatuar. Ne
kete, Presidenti
i Shqiperise dhe ai i Kosoves bashkedrejtojne Keshillin
e te Urteve me dijetare dhe eksperte te te gjitha fushave.
- Faza e dyte duhet te jete krijimi i Konfederates Shqiperi -
Kosove dhe e drejta e referendumit. Njekohesisht duhet te zhvillohet
edhe kerkesa per federalizimin e Maqedonise - Faza e fundit duhet te
jete bashkimi ne nje shtet te vetem i cili do te kete disa pakica etnike
brenda teritorit te tij, ashtu sic do te kete disa pakica kombetare jashte
teritorit te Shqiperise natyrale.
- Ne ndihme te
zbatimit te fazave te mesiperme, pas Publikimit te Platformes, do te krijohet
Komiteti i Shqiperise Natyrale si shoqate demokratike me pjesmarrjen
ne gjirin e tij te shqiptareve nga gjithe kombi shqiptar. Komiteti do te
marre persiper, argumentet, propaganden dhe popullarizimin e
Shqiperise Natyrale ne hapsiren e kombit shqiptar mbi bazen e dialogut dhe
debatit demokratik. Deviza kryesore e veprimtarise se Komitetit do te
jete:
- Po nuk u bashkuam
sot, do tė sodisim shpėrbėrjen kombėtare nesėr! Bashkimi ndėrshqiptar
ėshtė europeizėm siē ėshte paqe dhe stabilitet rajonal.
Platforma do tė botohet me ndihmat vullnetare tė tė gjithė shqiptarėve qė e
duan atė.
Me respekt
Koēo Danaj - Doktor i
shkencave politike
Drejtor i Institutit pėr Prognoza Rajonale
Tiranė - 31 Maj 2009
(pashtriku.org)