Demokracia
nė Kosovė ėshtė paradhomė!
(
) e pėrbashkėta e partive kryesore (pozitė - opozitė) ėshtė
marramendėse: qė tė gjitha ato janė dakord me: decentralizimin, privatizimin,
ICO-nė, EULEX-in, shuarjen e TMK-sė, integrimet nė BE dhe NATO, mosbashkimin me
Shqipėrinė, largimin e UNMIK-ut vetvetiu etj. etj
Demokracia nė Kosovė ėshtė paradhomė. Aty presin politikanėt e zgjedhur qė tė
lobojnė te ndėrkombėtarėt. Lobby nė anglisht do tė thotė paradhomė ose
korridor. Kėta shyjnė dot nė dhomat kur aty merren vendimet, por vetėm presin
korridoreve si pacientė. Politika kosovare nuk lobon, pra, vetėm jashtė vendit,
por edhe brenda vendit.
Shkruan: Albin Kurti
Nė skenėn politike kosovare vazhdojnė kalimet
nga njėra parti te tjetra. Kėto kalime janė kalime figurash publike, por edhe
kalime anėtarėsh nga degėt e nėndegėt partiake. Kalimet e llojit tė parė i
kuptojmė nga konferencat pėr media qė inaugurojnė kuadrin e ri nė parti, ndėrsa
kalimet e llojit tė dytė i kuptojmė sėrish nga mediat qė raportojnė pėr numra
librezash tė reja.
Secila parti pėrpiqet tė na e mbjell
pėrshtypjen se ėshtė e fuqishme dhe se po forcohet. Sigurisht, duke qenė tė
vetėdijshme se pikėrisht pėrshtypja jonė do tė mund ti bėnte njėmend tė tilla.
Mirėpo, tė fuqishme pėr ēka?
Ku do tė aktualizohet fuqia e tyre eventuale?
Nė votat qė do ti marrin nė zgjedhjet e
ardhshme, natyrisht. Jo nė bashkimin e Mitrovicės ose nė hapjen e fabrikave qė
do tė punėsonin mijėra vetė. Fuqia qė ata duan ta rrezatojnė ėshtė fuqi mbi
neve qytetarėt e Kosovės - fuqi e marrjes sė votės sonė dhe jo e tė qenit nė
mbrojtje tė tė drejtave tona dhe nė shėrbim tė plotėsimit tė nevojave tona.
Kalimet e anėtarėve dhe kuadrove nga partia nė
parti, janė trajtuar kryesisht nga prizmi i motiveve qė mund tė kenė pasur ata.
Pa dyshim se ėshtė mirė tė identifikohen arsyet e personit qė porsa e ndėrroi
partinė, dhe asisoj tė provojmė qė tė mėsojmė mandej diēka mė shumė pėr partinė
ku ai aderoi dhe pėr partinė qė porsa u braktis prej tij. Analistėt
pėrgjithėsisht kanė konkluduar qė kalimet nga kjo parti te ajo tjetra janė bėrė
pėr motive personale tė kaluesve, thuajse ata qė mbetėn nėpėr partitė e tyre tė
vjetra na paskan motive krejtėsisht tjera. Mirėpo, diēka mė e thellė se kaq
besoj tė jetė mė e rėndėsishme. Mė parė sesa dilemat pėr motivet e njė apo disa
personave qė e ndėrrojnė partinė, pyetja e duhur qė duhet ngritur ėshtė se: ēka
i bėn tė mundura kalimet e tilla?
Pra, cila ėshtė ajo rrethanė, cilat janė ato
kushte qė e bėjnė kaq tė lehtė ndėrrimin e partisė?
Sepse, tė gjithė jemi dėshmitarė, qė kur
zyrtarė tė lartė partish shkojnė nga njė parti te tjetra kemi veēse tronditje
mediale por jo edhe tronditje partiake.
Trajtimi qė i ėshtė bėrė kėtyre transfereve
zakonisht ka pasur mė shumė efekt maskues sesa demaskues, anipse ky mund tė mos
ketė qenė fare qėllimi i trajtuesve. Shumica e analizave qė kanė shtjelluar
kalimin nga njėra parti te tjera kanė rėnė nė grackėn e dallimeve artificiale
ndėrmjet partive qė vetė ato duan ti projektojnė. Trajtimi qė niste me motivet
individuale tė mundshme pėr ndėrrimin e partisė ka pėrfunduar nė potencimin e
dallimeve ndėrmjet partive. Trajtimi qė do tė niste me vetė partitė menjėherė
do tė konstatonte qė, pėr dallim nga dallimet e tyre, e pėrbashkėta e partive
kryesore ėshtė marramendėse: qė tė gjitha ato janė dakord me:
- decentralizimin,
- privatizimin,
- ICO-nė, EULEX-in,
- shuarjen e TMK-sė,
- integrimet nė BE dhe NATO,
- mosbashkimin me Shqipėrinė,
- largimin e UNMIK-ut vetvetiu etj. etj
Ėshtė pikėrisht e pėrbashkėta e partive mė tė
mėdha politike nė Kosovė ajo qė si njė mal gjigant pėrbėn shtratin e lehtėsisė sė kalimit nga njė parti te tjetra pa kurrfarė sikleti. Duke
qenė aq tė ngjashme, ato kanė ura tė shumta kalimi ndėrmjet veti. Duke qenė kaq
tė ngjashme, ndėrrimi i partisė nuk i ndryshon ato. Kur kėsaj i shtojmė edhe
historinė e tyre tė promiskuitetit (fillimisht ishin tė trija bashkė nė
koalicion dhe qė prej atėherė dy nga dy: LDK-AAK dhe PDK-LDK), pohimet e llojit
shkova nė partinė tjetėr sepse aty ku isha smund tė bėja ndryshime dalin
qesharake. Nuk munda tė kontribuoj pėr Kosovėn nė filan partie, realisht, e ka
kuptimin se Kosova nuk po mund tė kontribuonte mė pėr politikanin nė fjalė nė
atė parti.
Dallimet ndėrmjet partive nė Kosovė janė
dallime tė imazhit tė tyre statik, tė imazhit qė ėshtė pėrshtypje kumulative
pėr njerėzit e kryetarit, tė imazhit pjesė themelore e tė cilit ėshtė fytyra e
buzėqeshur e kryetarit tė partisė. Edhe analizat qė u bėhen janė tė
inkorporueshme. Tė jenė mė transparentė, mė aktivė, mė tė pėrgjegjshėm. Ose,
thuhet qė ata para kėtyre kanė vjedhur mė shumė a mė pak, kanė rrejtur mė shumė
a mė pak, varėsisht se cilit taborr i takon analisti.
Sidoqoftė, ėshtė e qartė qė nuk bėhet fjalė
pėr dallime thelbėsore, pėr dallime nė qėndrime ideologjike apo nė projekte
politike. Madje, ideologjia e partive politike e kėrkon njėlloj konsistence dhe
njėlloj vetėdije diferencuese, ndėrkaq kėta janė qysh e lyp puna - ashtu siē u
thonė, ashtu bėjnė, sepse, ashtu u kanė thėnė. E pėrmbushin ideologjinė e
padronėve, jo pėr shkak tė asaj ideologjie por pėr shkak tė padronėve. Dhe,
objektivisht, ai qė e ka sovranitetin e ka me tamam ideologjinė dhe projektin
politik sepse e ka mundėsinė dhe garancinė pėr zbatimin e tyre: pushtetin e
vėrtetė. Gjithsesi, ėshtė ky Pieter Feithi, por edhe Tina Kaidanow e ca tė
tjerė andejpari.
Prandaj, problemi themelor nė Kosovė nuk ėshtė
se cila parti po lobon mė shumė jashtė vendit pėr njohjet e pavarėsisė, por
fakti qė edhe brenda vendit tonė tė pavarur duhet lobuar tek vendimmarrėsit e
vėrtetė, e qė janė tė huajt. Demokracia nė Kosovė ėshtė paradhomė. Aty presin
politikanėt e zgjedhur qė tė lobojnė te ndėrkombėtarėt. Lobby nė anglisht do
tė thotė paradhomė ose korridor. Kėta shyjnė dot nė dhomat kur aty merren
vendimet, por vetėm presin korridoreve si pacientė. Politika kosovare nuk
lobon, pra, vetėm jashtė vendit, por edhe brenda vendit. Jashtė vendit politikanėt
lobojnė pėr njohjet e Kosovės, porse brenda lobojnė pėr njohjen e vetvetes nga
qeveritarėt e vėrtetė ndėrkombėtarė.
Nė kėtė situatė, barrikadimi nė njė parti tė
caktuar politike nuk ėshtė fare politik. Mė e ēuditshme ėshtė pse politikanėt
kosovarė nuk i ndėrrojnė mė shumė partitė sesa pse kėtė tashmė e bėnė disa prej
tyre.
Prishtinė, 29. 05. 2009