HISTORIA MUND TĖ PĖRSĖRITET

 

Shkruan : Ismajl Kurteshi

 

"Historia ėshtė filozofi qė rrjedh nga shembujt"

Dionysius

 

Shpesh na ka ndodhur ta dėgjojmė konstatimin se historia nuk pėrsėritet, por pėrvoja e jonė gjatė shekullit tė kaluar e ka demantuar kėtė konstatim.

Nė fillim tė shekullit XX-tė shqiptarėt me pushkė nė dorė e ndoqėn okupatorin pesė shekullor, Perandorinė Otomane. Por menjėherė pas dėbimit tė saj, gjysmėn e trojeve shqiptare i okupoi Serbia. Okupimi serb nxiti revoltėn e cila nxiti organizimin e rezistencės shqiptare kundėr okupatorit tė ri, Serbisė. Por pjesa dėrmuese e atyre pak shqiptarėve qė kanė qenė tė angazhuar drejtpėrsėdrejti apo tėrthorazi nė strukturat e shtetit serb kanė punuar mė shumė pėr interesat serbe se sa pėr interesat e popullit qė e pėrfaqėsonin nė institucionet e shtetit okupator serb, nė mes tė dy luftėrave botėrore. Ata qė punuan pėr interesat kombėtare jo vetėm se u pėrndoqėn nga pushteti okupues por, ndonjėherė u pėrbuzėn edhe nga disa qė nuk duhej tė pėrbuzen.

 

Nė fund tė luftės sė Dytė Botėrore, shqiptarėt pasi i kishin ēliruar trojet e tyre, pa ndihmėn e tė tjeėrve, u mblodhėn nė fshatin Bunjaj, ku udhėheqja e atėherėshme e Kosovės pati vendosur qė Kosovėn t’ia bashkojnė Shqipėrisė. Ai vendim u kontestua nga jugosllavėt tė cilėt, pasi e shpallėn gjendjen e shtetrrethimit nė Kosovė, e organizuan mbledhjen e njohur tė Prizrenit, nė tė cilėn nėn kėrcėnimin e armėve shumica e pjesėmarrėsve u detyruan tė deklarohen pėr bashkimin e Kosovės me Serbinė. Ky bashkim i dhunshėm u pėrcoll nga njėra anė me rezistencė tė organizuar tė shqiptarėve, kurse nga ana tjetėr me dhunėn e organizuar shtetėrore tė Serbisė. Gjatė kėsaj periudhe 50 vjeēare Serbia organizoi fushata tė lloj-llojshme kundėr shqiptarėve, deri te zhdukja e tyre fizike. Edhe gjatė kėsaj kohe u gjetėn shqiptarė qė kėtė periudhė e quajtėn "ēlirim" dhe u vunė nė shėrbim tė okupatorit. Pėrndjekja sistematik ndaj atyre qė angazhoheshin pėr barazi tė shqiptarėve me tė tjerėt vazhdonte edhe pse barazia ishte e proklamuar zyrtarisht dhe se gjatė asaj kohe kishte mė shumė shqiptarė tė inkuadruar nė strukturat e shtetit serb, se nė mes tė dy luftėrave botėrore, vetėm njė numėr i vogėl i tyre ishte vu nė mbrojtjen e interesave kombėtare. Padrejtėsitė e mėdha ndaj shqiptarėve e pėrhapėn aq shumė idenė e rezistencės dhe refuzimit tė okupatorit sa qė edhe armėt mė tė sofistikuara tė Serbisė u treguan tė pa afta ta pengojnė luftėn pėr liri dhe barazi.

 

Nė Kuvendin e organizuar nė Beograd nė mars tė vitit 1989, pas shpalljes sė shtetrrethimit nė Kosovė, u gjendėn shqiptarė qė u pajtuan qė t’i hiqet Kosovės autonomia. Nė institucionet e atėherėshme tė Kosovės kishte tė atillė qė publikisht deklaronin se me gjithė zemėr ia falin Serbisė autonominė e Kosovės. Paaftėsia e udhėheqjes sė atėhershme pėr t’i penguar padrejtėsinė e madhe tė regjimit serb ndaj shqiptarėve ēoi nė luftėn e UĒK-sė, rezistencėn gjithė popullore dhe bombardimet e NATO-sė.

 

Edhe kėtė periudhė tė pas luftės ēlirimtare tė Kosovės, qė realisht ėshtė me status tė pa definuar dhe nėn protektorat ndėrkombėtar, disa po e quajnė pavarėsi. Nė tė njėjtėn kohė ata bisedojnė ose i aprovojnė bisedimet me Serbinė, pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe pėr organizimin e brendshėm tė saj.

 

Ekipi qė ka dėshtuar t’i mbrojė interesat e vendit e qė nuk ka arritur as t’i mbrojė qėndrimet e veta tė cilat i ka ndėrruar sa herė qė njė gjė e tillė ėshtė kėrkuar nga ai, kėto ditė vetėvehtes i’a ka zgjatur mandatin dhe ia ka rritur autorizimet. Ekipi qė ka kohė qė ka deklaruar se kanė pėrfunduar negociatat, logjikisht do tė duhej tė shuhej, por ai ia zgjati vetėvetes mandatin dhe ia shtoi kompetencat. Ky ekip pėrveē tjerash kėrkon qė ai vetė ta vlerėsojė propozimin e Ahtisarit, i cili ėshtė produkt i bisedimeve tė dėshtuara tė po kėtij ekipi.

 

Ekipi, qė shumė herė ėshtė zotuar se nuk do tė negociojė me Serbinė, pėr decentralizimin, por mė nė fund jo vetėm se ka negocuar por edhe i ka pranuar tė gjitha kėrkesat e Serbisė, Ekipi qė ka premtuar se nuk do tė bisedojė me Serbinė pėr statusin por ka biseduar sa herė qė ėshtė kėrkuar prej tij dhe po tregohet i gatshėm t’i vazhdojė ato edhe pasi e kanė shpallė vetė te pėrfunduara, ėshtė vėshtirė t’i besohet. Ky ekip edhe nė tė ardhmen mund tė tolerojė ēėshtje tė cilat janė tė patolerueshme pėr qytetarėt e Kosovės.

 

Nėse merret parasysh fakti se kėrkesat e Serbisė tė cilat i ka pranuar dhe mund t’i pranojė Ekipi Negociator, nuk janė tė pranueshme pėr qytetarėt e Kosovės, nuk ėshtė e vėshtirė tė dihet se si do tė rrjedhin ngjarjet nė tė ardhmen kur e kemi parasysh rrjedhėn e ngjarjeve nė tė kaluarėn.

 

Tė shpresojmė se Qendrat e vendosjes do ta kuptojnė me kohė se kėtė popull tė shumėvuajtur mund ta qetėsojnė vetėm propozimet dhe zgjidhjet e drejta e jo kėrcėnimi me forcat e rendit qė po pėrgaditen tė pėrballen me qytetarėt, nėse ata shfaqin pakėnaqėsinė e tyre me zgjidhjet e propozuara, sepse nuk ka kėrcėnim qė do ta detyrojė njė popull tė heq dorė nga e drejta pėr liri dhe vetėvendosje.