Njė vend me
shėndetėsi tė sėmurė nuk mund tė pretendojė ta ketė popullin e shėndoshė!
Shėndetėsia kosovare ėshtė e sėmurė rėndė, ajo kėrkon masa tė
menjėhershme, konkrete dhe tė plota pėr shėrimin e saj!
Shkruan:
Shėndetėsia e Kosovės ėshtė e
sėmur rėndė. Ajo ka nevojė emergjente pėr reformim tė plotė. Ky reformim do ti
ndihmonte asaj, sė pari pėr tu shėruar njėherė e mirė nga plagėt e shumta qė
iu shkaktuan nga pushtuesi serbo-ēetnik, hanuvorat unmikistanez dhe dylberėt e
tyre shqipfolės, tė cilat sollėn atė deri te degjenerimi dhe degradimi, si nė
aspektin profesional, ashtu dhe nė atė etik.
Jemi dėshmitarė, se pėrfundimi i
luftės sė armatosur ēlirimtare, shėndetėsinė kosovare e gjeti nė njė gjendje tė
rėndė, te plagosur pėr vdekje nga neomengelizmi serbo-ēetnik.
Nė shėndetėsinė kosovare nuk u
bėnė as edhe njėra nga reformat, jo vetėm ato tė mirėfilltat por as edhe ato mė
elementaret, te cilat i kane pritur gjate dhjete vjetėve te kaluara, qė prej
pėrfundimit tė luftės, jo vetėm punėtorėt shėndetėsor por edhe qytetaret e
Kosovės. Ata kanė pritur sė koti tėrė
kėto vite tė pasluftės, se nga legjislativi i Vendit do tė aprovoheshin ligje
tė reja, tė pėrpiluara nga MSH, duke pas pėr bazė edhe kėrkesat e popullit, qė
me ne fund kjo veprimtari shumė e rėndėsishme do tė rregullohej dhe zhvillohej
sipas standardeve bashkėkohore evropiane, te pėrshtatura sipas kushteve
vendore. U dėshmua nė vepėr, se ishin tė kota tė gjitha ato shpresa tė
punėtorėve shėndetėsor, se pėr hir tė pėrvojės sė tyre tė pasur profesionale,
do tu jepej mundėsia nga pėrpiluesit dhe legjislativi qė tė merrnin pjese ne
formulimin e kėtyre ligjeve.
Pėrballė kėtij realiteti, shumica
e personelit mjekėsor tė Kosovės, ishte dhe mbetet e interesuar qė shėndetėsia
jonė duhet tu nėnshtrohet reformave rrėnjėsore, tė plota, tė menduara drejt dhe
tė planėzuara mirė. Ngase ajo ėshtė e bindur, se kjo ėshtė rruga e vetme qė
garanton shėrimin e plotė tė saj. Megjithatė duhet theksuar, se kėto reforma tė
mirėfillta dhe rrėnjėsore, gėzojnė mbėshtetjen e plotė vetėm nga ajo shtresė e punėtorėve
shėndetėsor e cila nuk ėshtė pjesė e vrapimit vampiresk pėr sigurimin e honorarėve
tė majme, nėpėr universitete, institucione tė ndryshme private, nėpėr organizma
ndėrkombėtare shėndetėsore tė cilat po e ndihmojnė Kosovėn pėr tu pėrballur
me sukses me probleme tė shumta dhe nėpėr komisione tė ndryshme, nė MSH dhe
nė organizmat tjerė legjislativ e qeveritar.
Tė gjitha veprimet e bėra deri me
sot, jo vetėm se nuk rezultojė me ndonjė reformė serioze, tė qėndrueshme dhe me
ndikim nė shėrimin njėrės nga plagėt e shumta tė shėndetėsisė tonė, por
pėrkundrazi ato ndikuan qė ajo tė pėsojė stėrkeqėje tė pėrgjithshme. Kjo stėrkeqėje
po vazhdon edhe pas lindjes sė sloganit mashtrues Bac u kry.
Faktet flasin vetė, kjo gjendje
nuk mund tė ndryshojė pėr tė mirė me fjalime boshe, tė pėrpiluara nga honorargjinj
tė paguar mirė dhe me letėrnxirėje tė bazuara nė pėrkthimet shkel e shko, nga
ueb-faqet e ndryshme, sidomos nga ato nė gjuhėn kroate, boshnjake, bile edhe
serbe.
Pėr disa lexues tė kėtij shkrimi,
ky konstatim do tė duket i ēuditshėm dhe i pa vend. Por ēka tė bėjmė, ky ėshtė
realiteti jonė i hidhur. Pėr kėtė ka shumė argumente. Argumenti mė i qėndrueshėm
dhe mė i mirė pėr ti bindur edhe kundėrshtarėt mė idhnak tė kėtij shkrimi,
gjendet lehtė. Ai ėshtė prezent nė tė gjitha institucionet shėndetėsore,
veēanėrisht nė QKUK. Mjafton tė qėndrohet 2-3 orė nė pjesėn emergjente tė kėtij
institucioni tė lartė tė mjekėsisė tonė dhe tė shihen nė vepėr:
-pėrpjekjet maksimale tė profesionistėve tė shkėlqyeshėm pėr
shpėtimin e jetėve tė pacientėve tė sjellė nga tė gjitha anėt e Truallit, tė tė
gjitha moshave dhe gjinive;
-mungesa gati totale, si e mjeteve
tė domosdoshme pėr diagnostikime emergjente ashtu dhe e barėrave tė
domosdoshme-esenciale;
-humanizmin e shumicės sė kėtyre
mantel-bardhėve, tė cilėt, ndodh tė japin edhe lekun e fundit pėr tė blerė
barin e domosdoshėm pėr pacientin e tyre, ngase nuk i gjendet askush afėr nga
familjarėt, tė cilėt zakonisht e blejnė gati terė terapinė pėr tė afėrmit e
tyre...
Pėr ballė kėtij realiteti
imponohet pyetja: Ēka tė bėhet pėr tejkalimin e kėsaj gjendjeje ngulfatėse pėr
shėndetėsinė tonė?
Mbėshtetur nė bisedat e shumta qe
kam pas me punėtorė shėndetėsor, kam guximin qė ta them publikisht, se
pėrgjigja e vetme dhe pėrkatėse ėshtė REFORMIMI I PLOTĖ I SHĖNDETĖSISĖ TONĖ!!!
Peshku prishet nė krye thotė
populli.
Nisur nga kjo thėnie me porosi
shumė tė qartė, pa u hamendur mund tė pėrfundohet, se njė reformim i plotė, i
menduar drejt e mirė i shėndetėsisė tonė, as qė mund tė paramendohet se do tė
dhe mund tė bėhet nga ata, tė cilėt me mos-punėn e tyre e thelluan pėrkeqėsimin
e saj. Sidomos, nga ata tė cilėt shpenzojnė pa mėshirė lekėt e mbledhur nga
taksapaguesit dhe nga donatorėt e jashtėm, siē ndodhi me 26 maj 2009, pa u mėrzitur fare kur afro
200 metra larg vendit ku bėhej njėri prej ahengjeve, personelit tė angazhuar
rreth pacientėve tė sėmurė nga ethet hemorragjike i mungonte pajisja pėrkatėse mbrojtėse,
ndėrsa edhe pėr pacientėt e shtrirė nė emergjencė, si pasojė e mungesės sė
barėrave, mjekėt detyroheshin tė kėrkonin nga familjarėt qė tua blinin barėrat
tė afėrmve (edhe ato esencialet) dhe tua sillnin sa mė shpejt!
Prishtinė, me 26 maj 2009