FEJTON

 

SI E BĖMĖ SHKRUMB TANKUN QĖ NGA AJRI PARA SYVE TĖ ENVER HOXHĖS

Shkruan : Riza Lahu

 

                                                         

 

Pilotėt , nė pėrgjithėsi, aviatorėt shqiptarė, e kanė festuar njėzet vjetorin e krijimit tė aviacionit luftarak tė atdheut tonė me njė paradė ajrore spektakolare.

Nė kėtė paradė ka marrė pjesė edhe udhėheqja mė e lartė e vėndit. Vetė Enver Hoxha do tė deklaronte harenė e tij se kish fluturuar pėr herėn e parė nė jetėn e tij me helicopter, por njė aviator profesionist , Haki Jupasi, I ka kujtuar atij mes tė gjithve se, fluturime tė kėsaj natyre pėrbėnin shkelje qė nuk duheshin pėrsėritur mė.

Kulmi I haresė dhe entuziazmit nė kėtė shou tė shqiponjave shqiptare tė ajrit ka arritur kur, dy pilotė, Bilal Josa dhe Serafin Shegani, kanė bėrė shkrumb qė nga qielli para syve tė tė gjithve njė tank qė ndodhej disa metro larg Enver Hoxhės, Mehmet Sehut , Beqir Ballukut etj.

Kemi ftuar nė bashkėbisedimin tonė njėrin prej pilotėve qė shkrumboi tankun, Bilal Josėn – atėherė 31 vjecar - dhe komandantin e Rinasit nė atė kohė, Haki Jupasin – atėherė 46 vjec

Jemi pra nė vitin 1971

 

Bilal Josa 68 vjecar ndodhej nė shtėpi megjithse dita qe e mrekullueshme. Kishte njė problem te njėra kėmbė. Ende i shėndritnin sytė dinakė; lexonte pa syze dhe veshėt i kishte ende pipėz.

Ėngjėllushja, bashkėshortja e tij i sillej pėrqark si njė re e lehtė dhe e pa fjalė, sic janė retė e bardha puplore.

Menjėherė  piloti i njohur nė rininė e tij jo vetėm pėr mjeshtėrinė e paparė tė qitjeve me aeroplan, por edhe si njė futbollist rrėmujaxhi, triblues si njė djall dhe qė tė pėrplaste dikur mbatanė kur sulej pėr tė  bėrė gol, menjėherė nxitoi te njė gjysėm litroshe raki. Ende ia kishte qejfi atė tė shkretėn…

Josa nuk kishte pikėn e dėshirės tė flisnim rreth temės pėr tė cilėn kėmbėngulja unė. “ Kam bėrė vetėm detyrėn, sic e bėn cdo njeri detyrėn e tij. Pėrse duhet qė kjo gjė, plotėsimi i detyrės sime normale, tė marrė dhenė nė shtyp?”

 

O Bilal! Po ti na ke nderuar tė gjithė aviatorėve duke djegur tankun para Enver Hoxhės. Ka qėnė njė ngjarje spektakolare pėr historinė e aviacionit tonė luftarak Hajt, pra, na thuaj disa hollėsi.

 

Po …Pse tė flas unė xhanėm? Rinasi ka patur pilotė tė mrekullueshėm tė tjerė.

Si the? Mė ke zgjedhur pikėrisht mua? Po detyrėn kam bėrė, mor jahu. Po , shiko tė shkruash , pėr shėmbėll, pėr Mahmut Hysėn, qė ka marrė pjesė nė dy kapje objektesh ajore reale dhe i ka detyruar tė ulen nė Shqipėri; pėr Gėzdar Veipin, qė ėshtė ngritur me rrobe banjoje qėnga krevati dhe ėshtė sulur pėr njė kapje spektakolare. Ka qėnė edhe Koco Biku nė atė kapje. Pėr Bajzait Jahon, pastė rahmet, qė ka future dy rraketa tė drejtuara nė turbinėn e njė MIGu nė Rusi gjatė njė loje ndėrkombėtare. Pėr Haki Jupasin qė ishte mjeshtėr i pilotimit tė ndėrlikuar nė lartėsi tė ulėt. Pėr Vasil Kromidhėn qė ėshtė i vetmi nė Shqipėri qė ka qėlluar kėtu me rraketa tė drejtuara PM– ka qėlluar gjatė njė loje nė kėnetėn e Durrėsit. Pėr Cobo Skėnderin, pilot i klasit tė parė , dhe ky, por qė ka shkruar edhe shumė libra – ja, para ca ditėve fola nė telefon me tė. Pėr tė madhin Anastas Ngjela, njė pilot elegant dhe trim qė ka marrė pjesė edhe ai, me Mahmutin, nė njė kapje reale objekti ajror. Pėr Bilal Sinėn qė 23 vjecar ka ulur reaktivin nė aerodrome me motor tė fikur nė lartėsinė 6000 metro. Pėr Hasip Budon qė e ka ulur aeroplanin pa rrotėn e hundės qė ka qėnė njė gjė e paparashikuar nga instruksionet. Pėr Serafin Sheganin…Nuk kam qėnė vetėm unė kur ėshtė djegur tanku; kam qėnė pikėrisht me Serafinin, madje, ai ka qėnė komandant i ēiftit tonė. Pėr Lulo Musain…hajde, ore, ta pimė nje gotė raki, shyqyr qė mė gjete …merre, merre njė mandarinė…kafen, me sheqer? Ėngjellushe, shpejt! Hajt, se rakinė e mbush unė! Shpejt! ( Zėri i tij drejtuar sė shoqes ėshtė i rreptė por, sapo ajo kthen kokėn, ai i qesh menjėherė. E shoqja ia ka mėsuar huqet piratit tė dikurshėm tė ajrit) Rrijmė ndonjė herė tjetėr…Ehuuu, ka ikur ajo kohė…

 

Si the ti, ishit tė dy me Serafinin kur qėlluat tankun? Me top apo me rraketa e qėlluat? Sa qe lartėsia?

 

Me nga katėr raketa tė padrejtuara, me MIG 19…Po lėre, dreqin, mos mbaj shėnim!…Aaashtuuu…Ne kemi qėnė njė grup prej 15 vetash…Kemi bėrė dy vjet nė Borisoglebsk e njė vit nė Krasnodar . Ishim Nestor Dhaskali, Lili Lacka, Skėnder Kanina, Vasil Kromidha, Luan Sina, Astrit Mersini, pastė rahmet, Iliaz Kelo, Pandeli Buci…Iliazi u dashurua me njė ruse, me Valian, por, nga ajo, e pėsoi kur u prishėm me rusėt; e pėsoi me burg i shkreti. Edhe Pandi Bucin e hoqėn kur u kthyem…  C’ka, po mban shėnim? Po lėre stilolapsin atje…Hajt gėzuar!

 

( E shoqja: “ Po , lėre, ore tė shkruaj, ka punė e tij )

 

Pusho ti! Kafet! ( Dhe mė mbyll syrin duke qeshur, sapo e shoqja e shikon vetullmvrejtur) Merr edhe njė portokall, se shkon me rakinė! Po , qėroje de! Ja, ta qėroj unė! Shyqyr qė me erdhe!...Lėri fletėt atje! Aaaashtuuuu.

 

O Bilal… Po , a pate emocion kur do tė qėlloje tankun? Do ta qėllonit me goditjen e parė. Po t’ju shkonte huq? Po ,mė turp a kishte? Para syve tė Enver Hoxhės?

 

Mos ma pėrmėnd Enverin…

 

Pse, nuk e ke dashur Enverin atėherė?

 

Po jo, mėr. Enverin e kemi dashur tė gjith atėherė…Dakord, por unė asqė e kisha mendjen se kush ishte nė tribunė a mbatanė tribunės. E ku ka kohė tė mendosh pėr gjėra tė tjera nė asi rastesh, mėr jahu? Ne erdhėm ulėt – ulėt, duke imituar fluturimin e njė “gjuetie tė lirė” me shmangie maksimale tė artilerisė kundėrajrore tė “armikut” duke shfrytėzuar luginat e terrenin qė asqė bėhej falė qė e dinim symbyllur, si i thonė . Sapo pikasėm tankun “armik” -  sigurisht qė ne e dinim ku qe, por flas nė kuadrin e stėrvitjes – njė t’ia vėrvitur rraketat dhe njė t’u kthyer mbrapsht me kthesė luftarake me tėr shpejtėsinė. Pra, qėllo e digj si rrufeja e zhduku si era, sic thonim nė atė kohė… Po lėre dreqin e penės !

 

A tė takoi Enveri mė vonė?

 

Mė takoi, mėr, mė takoi. I dhashė dorėn dhe ika. Po detyrėn bėra, mėr jahu.

 

Mė thuaj tė drjetėn, Ėngjėllushja, a u krenua pėr ēfarė bėre atė ditė?

 

( E shoqja) Qyqja, po unė sot po e marr vesh. Po pse nuk mė ke treguar , O Bilal?

 

Hajt na bėj drekėn ti! ( mė mbyll synė dhe qesh)...Shyqyr qė mė erdhe…Se mos shkruan gjė nė gazetė, se mė mbetet hatri, ė?  Jo pėr gjė, po detyrėn kam bėrė, mėr jahu. Pse, tė gjith ata qė bėjnė detyrėn e vet duhet tė dalin nėpėr gazeta?

  

            JA SE C’TREGON PROTOGONISTI TJETĖR I ASAJ DITE

 

Komandant Hakiu, ti ke qėnė udhheqės fluturimi atė ditė qė dogjėt tankun? Da tė shkruaj pėr Bilal Josėn.

 

Shumė, shumė mirė tė shkruhet pėr Bilal Josėn. Ai ka qėnė njė qitės i mrekullueshėm. Qėllonte nė kundėrshtim me rregullat. Vinte me kėnd shumė tė voglė dhe gjithmonė sa mė ulėt. I lėshonte predhat qė larg . Kishte njė profil tė vetin. Bilal Josa ka qėnė njė djalė kokėlulur, si  i mbylur nė vetvete, i pranonte pa mėdyshje gabimet e veta , ishte shumė i ndėrshėm dhe linte kokėn pėr shokėt. Njė tiranas i vėrtetė. E…Unė nuk kam qėnė udhėheqės fluturimi atė ditė. Ka qėnė zėvėndėsi im, i ndjeri Mahmut Hysa. Mua mė kishin ngarkuar komanda eprore tė shoqėroja Enver Hoxhėn, qė erdhi me helicopter . Ishte alament parade ajrore qė do tė bėhej me rastin e 20 vjetorit.

 

Me sa di, ti i ke bėrė njė vėrejtje Enver Hoxhės atė ditė. Kėshtu?

 

Po. Pas paradės, kur u shtruam pėr banket , dhe mua mė mbante gjithmonė nė krah, ai tha se , ishte hera e parė qė fluturonte me helicopter dhe, kėsisoj, tanimė qė e mėsova edhe rrugėn e ajrit, do t’u vi mė shpesh. Unė atėherė I thashė: “ Shoku Enver. Ne nab ėhet shumė qejfi tė na vini e tė na shikoni, por pilotėt nuk u urojnė tė na vini me helicopter. Helikopterėt i kemi me njė motor dhe, pėr personalitete si ju, kjo gjė nuk duhet lejuar mė”

 

Cfar parashikonte programi i paradės ajrore?

 

Parakalimin e tė gjithė tipave tė aeroplanėve. Parade nisi me kalimin me flamuj aeroplanėt e shkollės sė viacionit, me tė cilėt fluturonin studentėt e vitit tė parė.

Pastaj , tipat e tjerė me radhė, pėrfshirė edhe hedhjet e desantėve e spėrkatjen me AN 2, helikopterėt, si dhe e gjit seria e MIG ėve, duke bėrė pilotazh nga ai i nivelit mesatar e deri nga ai mė i ndėrlikuari. Njė lloj fluturimi qė e aplikoja shpeherė unė, e realizoi piloti Bardhosh Hasani. Ai nisi pilotimin  qėnga lartėsia 3500 metro duke rėnė pėrmbys e duke humbur pėr pak sekonda tremijė e ca metro e duke u ngritur vėrtik sėrish. Pra , Bardhoshi bėri pilotazh vėrtikal nė lartėsi tė ulėt. Luftimi ajror pėrmbi Rinas – tė ftuarit, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku e tė tjerėt, rrinin nė tribunė, qė ishte ballkoni i hotelit tė beqarėve. Demonstrimet bėheshin disa metro larg, mbi aerodrome apo brezin e tij jeshil. Luftimi ajror atė ditė ėshtė demonstruar nga pilotėt Hazbi Seriani dhe Qiriako Dhima. Pėr tė hedhur nė erė tankun, caktuam dy qitės nga mė tė mirėt e regjimentit, Serafin Sheganin dhe Bilal Josėn.

 

Kur erdhėn “tė mėdhejt” e u ulėn, cfar bėre tij?

 

Cfar bėra? Ishte rreshtuar i tėrė regjimenti, por Enver Hoxha nuk mė lejoj ta pėrfundoja ceremoninė, por mė mori pranė dhe unė dhashė komandėn “qetėsohu!”. Atėherė, ai, me mua pėr krahu, vazhdoi tė ecte, ndėrsa pas na vinin Mehmet Shehu me tė tjerė persnalitete tė kohės, si Beqir Balluku, Halim Ramohito etj. Pas pak, si zumė vėnd te tribuna provizore, nisėn pėrgatitjet e rrufehsme pėr paradėn. Mirėpo….

 

Ndonjė tersllėk?

 

Cfar tersllėku se. I tmerrshėm. Nga nxitimi, ZIS I i APA sė na zuri nėn vete duke kaluar me rrota pėrsipri njė tekniku. Ai tekniku ishte njė djalė gjith shėndet dhe shumė i fortė…Eh, si nuk mė kujtohet emri, tani… I kaloi makina 4 tonėshe pėrsipėr dhe ai , megjithatė, atė natė ka mundur edhe tė flasė nė spital. Shpėtoi si kokrra e mollės e nuk i ndodhi gjė. Sigurisht qė Enveri nuk  e mori vesh kurr se me cfar stresi I tmerrshm na ndodhi nė  fillimin i paradės.

 

Kishe emocion kur prisnje tė vinin gjuajtėsit qė do tė asgjėsonin tankun? Po sikur tė dėshtonin nė sulmin  e parė? E tėr ėrgjegjėsia e menjėherėshme, tėr turpi, dotė binte sėpari mbi ty. Kur ishe mu nė mes tė njerėzve mė tė shquar tė vėndit nė atė kohė?

 

Sigurisht qė kisha, por jo aq e aq shumė sa thua ti. Unė kisha bindje absolute te dy shokėt e mi. ata, jo vetėm qė ishin qitėsh shumė tė mirė, por ishin dhe pilotė shumė tė qetė dhe tė pėrėndruar.

 

Si ndodhi pastaj?

 

Qė tė dy ata erdhėn nė lartėsi shumė tė ulėt, dhe ne po ndiqnim me sy ecjen e tyre tė shpejtė dhe tankun qė rrinte para syve tanė. Erdhi cast dhe tė dy djemtė lėshuan rraketat papushim. Cdo gjė u bė tym pora nesh. Kur tymi u davarit, nuk ndodhej gjėkundi, as tanku , as tė dy pilotėt qė tani ishin duke u kthyer me furi prej nga erdhėn. Tanku qe bėrė zhar.

 

Sigurisht qė u mblodhėt pas paradės?

 

U bė njė takim dhe u shtrua banketi. Ndėrkohė, Enveri mė kėrkoi tė takonte “atė pilotin qė dogji tankun” . Me zi e gjetėm Bilalin qė, se ku ishte strukur se i vinte turp nga lėvdatat.

 

Tė vjen keq qė sot Shqipėria nuk ka as edhe njė aerplan gjuajtės? Qė ka deklaruar heqjen e tyre nga armatimi i ushtrisė?

 

Atėherė njė pilot i thjeshtė gjujatės bėnte 70 – 90 orė fluturimi nė vit dhe ne ishim profesionalisht aspak mė poshtė nga kolegėt e kundėrshtarėt tanė tė mundėshėm grekė, serbė, italianė ; madje edhe rusė e amerikanė. Ne ishim tė pėrgatiur mė sė miri qė, si forcė e armatosur ajrore, t’I dilnim zot vėndit tonė nė cfardo situate. Kurse sot…( qesh hidhur)

 

Pse po qeshė, komandant Hakiu ? ( Sot vazhdon tė jetė njė burrė i mbajtur, inteligjent, qė pi nga njė kafe rregullisht nė Shtėpinė e oficerėve dhe qė nuk ka dėshirė tė flasė pėr lavdinė e dikurėshme tė aaviacionit ; ėshtė plot 81 vjec)

 

Po mė kujtohet njė thėnie qė pėrmėnd parioti im nga Kolonja, Fan Noli: “ Ec t’i biem, o Gjolekė  - Prit, o lab, se s’ke fishekė”.