Qėndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehės, do tė pėrkujtohet pėrjetė, kudo nė Shqipėrinė Natyrale!

 

Shkruan: Fadil Shyti

 

 

Tė nderuar bashkatdhetarė e bashkatdhetare !

 

Nga atdhetari, Xhemil Zeqiri me kėnaqėsi e mora lajmin se ju mė 8 maj 2009, atje larg vatrave arbėrore, nė Belgjikė, po e pėrkujtoni 28 vjetorin e rėnies heroike tė burrave tė kombit, tė Prekazit Legjendar tė cilin unė e quaj -Krujė e Dytė e Shqipėrisė, tė asaj Drenice tė kuqe e kreshnike, Nebih dhe Tahir Meha, tė cilėt festėn e ditės sė formimit tė milicisė serbomadhe, titiste, 13 majin -e kthyen nė ditė mordi, duke lėnė tė vrarė aq shumė gjakatarė, sa kurrė deri sot, nuk dihen, -sepse, regjimi kriminal pro-fashisto-titist, i ka fshehur gjurmėt e atyre qė vėrtetė ishin gjakhumbur, sepse, i okuponin trojet e huaja, pra, trojet arbėrore.

 

Nebih dhe Tahir Meha, luftuan si dikur ndėr mote, tė parėt e tyre Emil Lati, Ahmet Delia  e tė tjerė, tė cilėt nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės, Azem Galicės e tė Shote Galicės, ia patėn futur nė palcė tmerrin, Serbisė.

Ata, ranė nė altarin e lirisė, dhe ia zbardhėn nderin, Shqipėrisė!

Do t'i pėrkujtojmė e nderojmė me pietet, do tė mbetėn tė pavdekshėm gjithmonė!

Prandaj, me kėtė rast ju pėrshėndesim vėllazėrisht, prej sė largu nga afėr dhe, na lejoni t“u themi vetėm ca ide qė ne na vlojnė nė mendje dhe nė zemra.

 

Vėllezėr e motra!

-Kėta, burra dhe gra tė kombit shqiptar, e derdhėn djersėn dhe gjakun rrėke, pėr njė Shqipėri  Natyrale, qė, kjo Shqipėri tė jetė e fortė, mirėpo, pėr tė qenė e fortė -kjo Shqipėri- thoshin ata/ato, -kjo Shqipėri duhet tė jetė e RIBASHKUAR!

Ata/ato, nuk luftuan, qė, shqiptarėt tė pėrēahen dhe tė ndahen nė shumė "kombe" e gjuhė"; kinse, nė "komb kosovar", e nė gjuhė "kosovare" ; kujtojmė qė, kėto janė vetėm pėrpjekje shkretane, qė ēojnė ujė nė mullinjtė e armiqve!

Ata, viganė tė lirisė guxuan t“i dalin pėrballė Serbisė dhe tė gjithė atyre, qė u vėrsulėn si gjakatarė nė trojet tona; kurse, sot- nga disa "politikanė aventurierė dhe "diplomatė" kompromisaxhinj, po lejohen ca gjėra qė nuk do tė duhej lejuar as nė ėndrra!

-Fjala, vjen: kė e pengoi Flamuri ynė kombėtar, kuq e zi, ai, Flamur me tė cilin shqiptarėt luftuan nė shekuj?!

Pse tė zėvendėsohet ky Flamur me njė flamur tė dėrguar nga Evropa "plakė", nga ajo Evropė, qė shqiptarėt i copėtoi nėpėr shtetet e Ballkanit dhe po kėtė qėndrim, po e mbanė edhe sot, por, tani me metoda tė tjera tejet perfide.

-Kėto ditė, atdhetari dhe analisti i njohur i politikės sė vėrtetė gjithėkombėtare, Koēo Danaj; - nė shtypin tonė, e ka botuar njė Projekt Platformė pėr Ribashkim Kombėtar, poashtu, kėto ditė njė atdhetar tjetėr, Sejdi Veseli, i cili ėshtė i dėshmuar nė pėrpjekjet pėr liri nė burgje dhe nė male; ka bėrė ftesė pėr njė BASHKIM tė tė gjitha forcave pėrparimtare, pėr ta bėrė tė RIBASHKUAR, Shqipėrinė Natyrale.

Sepse, vetėm kėshtu, e qojmė amanetin e dėshmorėve tė Shqipėrisė Natyrale, nė vend!

Pėrfitojmė nga rasti, qė tė ftojmė opinionin kudo qė gjendet, brenda dhe jashtė atdheut, qė, me tė gjitha forcat dhe mjetet e mundshme, qė t“i pėrkrahim kėto nisma, qė janė vėrtetė tė mėdha dhe historike, tė cilat i shėrbejnė ardhmėrisė sonė gjithėkombėtare.

 

Me respekt atdhetar!

 

Xhemil ZEQIRI dhe Fadil SHYTI

 

P.S: -Ky shkrim dhe kjo poezi, janė lexuar nė tubimin e bashkatdhetarėve tanė nė Belgjikė, tė cilėt ishin mbledhur mė 8 maj 2009, ta pėrkujtojnė me pietet qėndresėn heroike tė dėshmorėve tė Drenicės Kreshnike, Nebih dhe Tahir Meha.

 

 Fadil  SHYTI

 

                     KRISMA LIRIE!

 

(Kushtuar  trimave tė Drenicės, Nebih dhe Tahir Mehės,  tė cilėt e kthyen oborrin e tyre nė log mejdani, -me njė shtet shkja dhe Kullėn e tyre, e kthyen nė kala!)

 

Krismat maleve e fushave gjėmojnė,

Pėr vatrat e  lira arbėrore,

Baba e bir, luftojnė,

Kundėr hordhive gjakėsore!

 

Jo, jo, malėsorėt trima- nuk dorėzohen!

Se, jetojnė nė trojet e veta,

Tė maten me polici e ushtri, serbomadhe,

Nuk frikėsohen , -ashtu, iu rilindet  jeta!

 

Ajo, kohė ish e stuhishme,

Ju, e kthyet nė madhėshtore,

Qėndruat si burrat e moteve,

I nderuat armėt arbėrore!

 

Pėr nderin e vatrės, -pėr mbrojtjen e kombit,

Pėr Flamurin kuq e zi, -kundėr shovinizmit,

Luftuat dhe -u flijuat me nderė,

Ju, flakadanė tė shqiptarizmit!

 

Ju, e kishit kuptuar e pėrjetuar,

Nė shpirtrat malėsorė –therorė, robėrinė,

Prandaj, si viganėt shekullorė,

E, nderuat Shqipėrinė!

 

Keni rėnė si u ka hije,

Nė betejė, me llogore,

Robėrinė, -se duron shqiptari,

E ardhmja, shkruan Fitore!

 

Gurbardh ( ish-Ashlan), 11 Mars 1982