Problemi i problematizimit tė gabuar
Shkruan : Albin
Kurti
Kompromisi nuk ėshtė zgjidhje inkluzive por ėshtė mohim i qėndrimeve
fillestare tė palėve negociuese. Gatishmėria pėr negociata nėnkupton gatishmėri
pėr kompromis. Edhe nėse negociatat nuk rezultojnė me kompromisin si
marrėveshje, qėndrimet fillestare janė tretur me vetė fillimin e atyre
negociatave. Grupi Negociator i Kosovės
ka pranuar tė hyjė nė negociata aq tė pabarabarta me Serbinė
saqė ato e bėjnė atė tė padenjė tė quhet palė. Pavarėsisht nga kjo, edhe sikur
tė mos arrihet afrimi i nevojshėm i pozicioneve pėr kompromis, pavarėsia e
Kosovės, duke qenė pozicion inicial i negociatorėve kosovar, ka ikur nė
pakthim. Fakti se kanė hyrė nė negociata me Serbinė vetėm pėr Kosovėn e jo edhe
pėr Serbinė, i kombinuar me faktin se kėrkesa e tyre ishte vetėm pavarėsia e
Kosovės, sipas pėrkufizimit e bėn tė pamundur arritjen e pavarėsisė sė Kosovės,
e pėrjashton vetė mundėsinė e pavarėsisė nė fund tė negociatave. Mund tė mos e
dimė me saktėsi se cili do tė jetė pėrcaktimi i statusit, mirėpo, mund ta dimė
saktėsisht se ēka ai nuk do tė jetė. Nuk do tė jetė
shteti i pavarur e sovran i Kosovės. Pra, Kosova nuk do tė ketė ulėse nė OKB,
nuk do tė ketė ushtri dhe as ministri tė mbrojtjes e tė punėve tė jashtme.
Kuptimi i propozimit tė Ahtisaarit ėshtė ajo qė do tė mbetet jashtė tij:
sovraniteti dhe pavarėsia. Madje, qysh tash ėshtė bėrė e qartė se UNMIK-u do tė
trashėgohet nga njė mision ndėrkombėtar i plotfuqishėm, qė nė fakt do tė jetė i
BE-sė por jo i tillė edhe nė emėrtim, dhe i cili pėr prioritet do ta ketė
decentralizimin e Kosovės. E, decentralizimi i Kosovės, pėrderisa ajo ska
sovranitet dhe pėrbrenda saj tolerohen strukturat e Serbisė, nuk ka se si tė
mos bėhet copėtim i Kosovės.
Ahtisaari asnjėherė nuk kishte pėr qėllim marrėveshjen pėr statusin por
marrėveshjen pėr decentralizimin e Kosovės dhe eksterritorialitetin e
objekteve fetare ortodokse nė Kosovė. Ėshtė pėrmbajtja e kėtyre negociatave ajo
qė e tregon dhe sqaron kėtė ēėshtje. Nė momentin kur filluan negociatat statusi
menjėherė u bė ēėshtje e dorės sė dytė duke qenė se ai tashmė nuk do tė mund tė
ishte shteti i pavarur e sovran i Kosovės. Pikėrisht kėtė e donte Serbia. Nė
vijim tė negociatave, kėrkesat e Serbisė Ahtisaari i shndėrronte nė trysni mbi
negociatorėt kosovar gjė qė rezultoi me 5+1 komuna tė reja me shumicė serbe
(pėrveē atyre pesė tė tjerave qė i kanė prej vitit 1999) dhe me 39 zona
eksterritoriale qindrahektarėshe. Gabimi kardinal i hyrjes nė negociata u pasua
me koncesione tė negociatorėve kosovar tė cilėt i dhuruan Serbisė territor dhe
kulturė tė Kosovės. Hyrja nė negociata dėshmoi se kėta politikanė nuk ia
pėrfaqėsojnė vullnetin popullit tė Kosovės ndėrsa lėshimet pe tė tyre vėrtetuan
se ata nuk ia mbrojnė atij interesat. Por, skishte se si tė ngjante ndryshe.
Bėhet fjalė pėr tė njėjtit njerėz qė pėr vite tė tėra kanė dhėnė prova tė
shumta se synim kanė avansimet e pozitave personale dhe jo tė pozitės sė
Kosovės. Shkuarja nė Vjenė ishte braktisja e tyre pėrfundimtare e pavarėsisė
dhe puna qė bėnė atje ishte vetėm akomodim dhe formalizim i varėsisė sė Kosovės
nga Serbia.
Nė Vjenė, ēėshtja e Kosovės vetėm sa ėshtė ndėrlikuar. Gjithkush flet pėr
Kosovėn, shumėkush imponohet nė vendimmarrje, pėrveē vetė Kosovės e cila
gjithnjė e mė shumė bėhet objekt nė njė eksperiment qė sa vie e rritet.
Posaēėrisht roli i Rusisė ėshtė shtuar jashtėzakonisht shumė. Jo vetėm pėr
shkak se Putini ndryshon cilėsisht dhe nė shumė aspekte nga Jelcini dhe jo
vetėm pėr shkak se Putini e ka fuqizuar ndikimin e Rusisė duke i shndėrruar
rezervat energjetike nė faktor edhe politik. Duket qė Rusia ka pritur hapjen e
ēėshtjes sė Kosovės pėr aktivizimin dhe dinamizimin e vetė asaj. Ajo ka pritur
pėr tė befasuar. Mbase elementi mė i rėndėsishėm nė betejė ėshtė elementi i
befasisė. Rusia ėshtė anėtare nė tė dy adresat kryesore tė Kosovės: nė KS tė
OKB-sė dhe Grup tė Kontaktit. Kėtė prezencė tė saj ajo e riaktualizoi dhe
funksionalizoi. Vendet tjera pėrveēse me Serbinė tash merren edhe me Rusinė kur
duan tė merren me Kosovėn. Kosova nuk e ka njė shtet nė pėrkrahje tė pavarėsisė
ashtu siē e ka Serbia Rusinė pėr ta kundėrshtuar pavarėsinė. Linja e politikės
ruse, e kohėve tė fundit dhe nė formė tė pėrmbledhur, mund tė kuptohet nga
intervista e para tre muajve e ambasadorit rus nė Beograd, Aleksandar
Nikolajeviē Aleksejev, dhėnė gazetės beogradase Veēernje Novosti. Ai pat
deklaruar se Rusia do tė jetė e kėnaqur me ēdo gjė qė bazohet nė tė drejtėn
ndėrkombėtare dhe e pranueshme pėr Serbinė dhe shqiptarėt e Kosovės. Sė pari,
Rusia kėrkon tė jetė e kėnaqur. Jo vetėm pėr shkak se ėshtė faktor i
rėndėsishėm ndėrkombėtar mė shumė se qė ne duam tė besojmė, por edhe pėr shkak
se fati i Kosovės ėshtė mbėrthyer nė KS tė OKB-sė ku Rusia ėshtė anėtare e
pėrhershme. Sė dyti, Rusia i konsideron kėto negociata ndėrmjet Serbisė dhe
shqiptarėve tė Kosovės e jo ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės. Pra, veēsa jemi
kthyer nė Rambuje. Zaten, koordinatat e pėrcaktuara nė Vjenė janė vetėm rikthim
nė Rambuje por kėsaj radhe, pėr mė keq, nuk e kemi mė UĒK-nė. Diplomati
amerikan, James Dobbins, shumė saktė e ka parashikuar kėtė kthim nė Rambuje
qysh atėherė kur u etablua koncepti i standardeve para statusit. Mė tutje, nė
po tė njėjtėn intervistė, ambasadori rus deklaroi se Rusia ėshtė e gatshme,
nėse e kėrcėnojnė pėr njė gjė tė tillė, qė pėr ēėshtjen e Kosovės edhe me veto
ta mbrojė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe parimin e integritetit territorial tė
shteteve. Rusia po kėrcėnon pėr Kosovėn. Po Kosova, a po kėrcėnon ajo pėr
veten e saj?! Kurrsesi me kėta politikanėt negociator. Pėrkundrazi, ata japin
shenja tė njė serviliteti tė pambarim. Dhe, sė treti, ky ambasador thotė se
Kosova do tė ishte presedan pėr Pridnjestrovlje, Osetinė Jugore dhe Abhazinė,
ndėrkohė qė deklaron se Kosova nuk ėshtė e krahasueshme fare me Ēeēeninė.
Gjithnjė vetėm ashtu si i konvenon Rusisė dhe interesave tė saj me ērast Rusia
ndjehet shumė komode nė artikulimin e lirshėm tė tezave joparimore e tė
padrejta.
Pavarėsia i mungon Kosovės pėr shkak tė naivitetit ose poshtėrsisė sė
politikanėve tė saj nė njėrėn anė dhe pėr shkak tė mashtrimit ose
vetėmashtrimit tė qytetarėve nė anėn tjetėr. Negociatat jo qė smund tė
shpiejnė te zgjidhja pėr Kosovėn por ato janė vetė problemi. Ato e kanė tė
mbrujtur nė veten e tyre destinimin e tyre mė pak se pavarėsia, qė do tė
thotė varėsi e robėri e re sadoqė ajo eventualisht do tė jetė e kamufluar. Me
kėto negociata rėnia dhe agonia zgjaten e rėndohen. Nė procesin politik zyrtar
nuk mund tė ketė zgjidhje tė statusit por vetėm pėrcaktim tė tij i cili duke
qenė nė shpėrputhje me vullnetin e popullit e shndėrron Kosovėn nė problem tė
cilin koha e rrit. Nė fakt, ėshtė Kosova ajo qė e ka njė problem tė cilin
negociatat po e maskojnė problemin e quajtur Serbi. Serbia ėshtė
problemi i Kosovės dhe sė paku edhe i rajonit. Negociatat e Vjenės po e
paraqesin Kosovėn si problem tė Serbisė dhe madje tė tėrė botės! Mė tė
rėndėsishme konsiderohen pasojat imagjinative nėpėr botė tė pavarėsisė sė
Kosovės sesa pasojat reale, konkrete dhe aktuale tė mungesės sė saj pėr
popullin e Kosovės. Prandaj, do tė mund tė thuhej edhe se pikėrisht ky
problematizim i gabuar ėshtė problemi dhe se mu nė trajtimin radikal tė kėsaj
stėrkeqjeje ndodhet ēelėsi i zgjidhjes. Pėrmbysjen e padrejtė duhet pėrmbysur.
Zgjidhja qėndron te zgjedhja e popullit. Fati i Kosovės duhet tė bėhet ēėshtje
e vullnetit tė popullit tė saj dhe jo e burokratėve dhe spekulantėve tė
ndryshėm. Vendimmarrja duhet ti pėrkasė popullit i cili as qė ėshtė
konsultuar. Vendimmarrėsit e huaj mė sė shumti mund tė konsultohen. Ēėshtjes sė
Kosovės duhet ti kthehet autoktonėsia. Pikėrisht koncepti i vetėvendosjes e
bėn kėtė gjė. Vetėvendosja si koncept i sė drejtės e ndėrlidh popullin, tė
kaluarėn dhe tė ardhmen e tij, me vendin ku ai popull jeton e tė cilin e banon.
Vetėvendosja bashkon kohėn dhe hapsirėn e njė populli. Vetėm projektet politike
dhe organizimet qė themelohen mbi kėtė premisė janė nė rrugėn qė shpie drejt
lirisė sė shumėpritur dhe paqes afatgjate; drejt institucioneve tė popullit dhe
mirėqenies pėr popullin; drejt shoqėrisė sė tė barbartėve dhe drejtėsisė
shoqėrore; drejt qytetarit politik dhe politikės nė shėrbim tė qytetarėve;
drejt pėrparimit pėr tė gjithė dhe zhvillimit qė nuk pėrjashton asnjėrin.