Pėr Halit Ferizin - njeriun e pathyeshėm!

 

Shkruan: Valon Murati

 

1.

 

Nė kėtė jetė ka njerėz qė dorėzohen para rrebesheve tė jetės dhe ka tė tillė qė i sfidojnė ato. Ka tė atillė qė u pėrshtaten rrymave tė jetės dhe ka tė atillė qė ua ndėrrojnė kahun atyre. Ka tė lirė qė jetojnė tė nėnshtruar dhe tė robėruar qė luftojnė pėr tė qenė tė lirė. Ka tė atillė qė vetėm kėrkojnė lirinė, barazinė dhe emancipimin, por ka edhe tė tillė qė luftojnė pėr to dhe nė luftė e sipėr bėhen simbole tė lirisė, barazisė dhe emancipimit. Ka tė atillė qė vetėm kėrkojnė nga shoqėria dhe luten qė ajo t’u jap njė vend dhe tė tjerė qė me punėn e tyre e bėjnė vendin e tyre nė shoqėri, dhe i japin asaj vlera shtesė, vlera qė i kanė munguar. Nga kėta tė dytėt ka qenė Halit Ferizi (tė cilin njė fatkeqėsi komunikacioni nė vitin 1974 e paralizoi pėr jetė), udhėheqėsi faktik por do tė mund tė thosha edhe shpirtėror i personave me aftėsi tė kufizuar cili ndėrroi jetė kėto ditė pas njė jete plot pėrpjekjeje e lufte tė pareshtur pėr dinjitet e barazi pėr veten dhe kolegėt e tij. Kam pas nderin tė punojė me tė dhe ta njoh nga afėr. Personaliteti i tij ka reflektuar mirėsi, vullnet tė ēeliktė, dhe dėshirė pėr punė. Ai ishte njė bashkėpunėtor i shkėlqyer, ēdo herė i gatshėm t’i pėrgjigjej me punė tė sinqertė ēfarėdo nisme qė do tė pėrparonte pozitėn e personave me aftėsi tė kufizuar. Ai lirisht mund tė konsiderohet qė sė bashku me kolegėt e vet e ngriti lėvizjen e personave me aftėsi tė kufizuar nė njė avangardė tė shoqėrisė civile nė Kosovė. Me aftėsinė e posaēme prej intelektuali e organizatori krijoi lidhje pune brenda dhe jashtė vendit, veprimtari kjo qė ia shndėrroi tėrėsisht fytyrėn nė shoqėrinė tonė kėsaj kategorie njerėzish. Ēėshtjen e personave me aftėsi tė kufizuar, e shtroi si ēėshtje tė tė drejtave tė njeriut, nė pėrputhje me trendet nė vendet e zhvilluara, duke bėrė kėshtu qė edhe tė drejtat e njeriut nė Kosovė, tė marrin karakter mė praktik, tė ndjehen mė shumė, tė preken, tė jenė vėrtetė mė njerėzore. 

 

2.

 

Nė shoqėritė me zhvillim tė ulėt pozita e personave me aftėsi tė kufizuar nuk ėshtė e lehtė. Paragjykimet e shumta e bėjnė jetėn e kėsaj kategorie edhe mė tė rėndė. Zhvillimi i ultė socio-ekonomik dhe arsimor e vėshtirėson integrimin e tyre nė shoqėri. Edhe nė Kosovė pozita e tyre nuk ka qenė dhe nuk ėshtė pėr lakmi. Arsyet kryesore janė zhvillimi i ultė socio-ekonomik, arsimi nė krizė dhe tradita patriarkale qė ende frymon aty kėtu. Kėto arsye janė tė ndikuara drejtpėrdrejt nga tranzicioni i rėndė i pasluftės dhe robėria e gjatė, qė kanė lėnė pasojat e saj nė tėrė kėtė situatė socio-ekonomike dhe prapambetje shoqėrore. Sidoqoftė krahasuar me tė kaluarėn ka lėvizje pozitive si nė fushėn e legjislacionit ashtu edhe nė ndryshimin e botėkuptimeve shoqėrore pėr pozitėn e personave me aftėsi tė kufizuar. Nė pėrparimet e bėra njė rol kyē kanė vetė personat me aftėsi tė kufizuar, organizimet e tyre si HANDIKOS-i, Shoqata e Personave tė Verbėrve dhe me tė Pamė tė Dobėsuar tė Kosovės, Njerėzit e Vegjėl tė Kosovės etj., dhe personalitetet si Halit Ferizi, qė ishte i palodhshėm nė punėn e organizimit tė personave me aftėsi tė kufizuar. Falė kėtyre organizimeve, falė Halitit qė me vite tė tėra e udhėhoqi HANDIKOS-in, sot nė shoqėrinė tonė ka njė rritje tė vetėdijes pėr nevojėn e trajtimit me dinjitet tė personave me aftėsi tė kufizuar dhe pėr nevojėn e integrimit tė tyre nė jetėn ekonomike, sociale, politike e administrative tė vendit tonė. Haliti me shokė, nuk ishte vetėm lobues i mirė kur vinte puna pėr tė vendosur e ndryshuar ligje e politika nė favor tė kėsaj kategorie tė shoqėrisė sonė, por ishte edhe shembull personal sesi me punė tė vazhdueshme integrohesh nė shoqėri, sesi me pėrpjekje tė pareshtura bėhesh i barabartė edhe atėherė kur ke kufizime fizike, dhe sesi ndonjėherė imponohet barazia dhe dinjiteti mu pėr shkak tė kėsaj lufte tė pandalshme.

 

3.

 

Nėse gjatė punės sime nė fushėn e tė drejtave tė njeriut ka njė kategori njerėzish tė cilėt mė kanė zgjuar njė admirim tė posaēėm dhe qė kanė qenė e janė shembull dhe frymėzim pėr jetė, ata janė personat me aftėsi tė kufizuar. Nė kėtė kategori njerėzish njeriu sheh se ēka ėshtė injorimi qė tė bėn shoqėria (por edhe familja ndonjėherė) por edhe ēka ėshtė dinjiteti njerėzor; ēka ėshtė pabarazia por edhe si luftohet pėr barazi; cilat janė vėshtirėsitė e jetės kur je i kufizuar, por edhe cili ėshtė thelbi i lumturisė kur nuk dorėzohesh, por organizohesh dhe pėrpiqesh pėr njė jetė mė tė mirė; aty e kupton se edhe kur nuk fitohet e tėrė lufta pėrnjėherė, duhet pasur durimin e fitimit tė betejave tė vogla tė njėpasnjėshme, virtyt qė shumė pak e gjen tek personat qė nuk kanė kufizime. Haliti ka qenė shėmbėlltyra mė e mirė e kėsaj kategorie njerėzish. E ka udhėhequr kėtė lėvizje me dekada, duke e shndėrruar nė pjesėn mė aktive tė shoqėrisė civile dhe shpesh herė me rezultatet mė tė dukshme. Humbja e tij do tė jetė humbje pėr tėrė kėtė komunitet njerėzish, por edhe mobilizim pėr tė vazhduar me punė e pėrpjekje pėr tė pėrparuar statusin e tyre nė shoqėri, pėr tė kėrkuar ndihmėn e shoqėrisė por edhe pėr ta ndihmuar shoqėrinė me potencialet jo tė vogla qė kjo kategori njerėzish ka. Dhe nė kėtė kategori ka vullnet pėr punė, intelekt, dije dhe sinqeritet. Tėrė kėto janė elemente qė i nevojiten Kosovės tonė nė kėto kohė krizash tė vlerave qė e kanė kapluar. Bota, e aq mė pak ne nuk kemi njerėz pėr tė humbur. Haliti e ka ditur kėtė mė sė miri. Ishte punėtor i madh andaj ju prehtė trupi nė qetėsi tė pėrjetshme.