Mashtruesit e
mėdhenj tė shqiptarėve
Shkruan : Xhevat Bislimi
"Heshtja ėshtė virtyt i budallenjve", thoshte anglezi i njohur
Fransis Bekon. Heshtni, heshtni, heshtni
, buēasin televizorėt dhe radiot pak e
hiē shqiptare nga thirrjet e ngulmta tė anėtarėve tė grupit mashtrues,
uzurpator e puēist. Heshtni, heshtni, heshtni
, mbushen me shkrime gazetat e
financuara nga tė huajt. Pak a shumė tė njėjtėn thirrje e bėjnė edhe shumica e
politikanėve dhe zyratarėve tė Tiranės, pėrveē Kryetarit tė shtetit, Moisiu, i
cili shquhet pėr angazhimin e tij tė sinqert pėr Kosovėn shqiptare. Dhunė e
tmerrshme politike dhe mediatike ndaj popullit shqiptar nė Kosovė dhe kudo
tjetėr. A thua nuk e kanė lexuar a dėgjuar kėtė thėnie tė Bekonit politikanėt,
qė "pėrfaqėsojnė" popullin shqiptar dhe interesat e tij?
Para Luftės Antipushtuese Ēlirimtare njė grup kolaboracionistėsh, tė
drejtuar nga Ibrahim Rugova, tė papenguar dhe tė pėrkrahur herė drejtpėrdrejtė,
herė tėrthorazi nga pushtuesi, pėrhapėn dhe mbollėn paturpsisht iluzionin se
"Kosova ėshtė shtet", se "shqiptarėt nė Kosovė (e cila ishte e
pushtuar nga Serbia, vrejtja ime) kanė jetuar dhe jetojnė mė mirė se shqiptarėt
nė Shqipėri" (shteti shqiptar), se "Enver Hoxha dhe regjimi i tij
kishin kryer dhunė dhe krime monstruoze ndaj popullit shqiptar", etj. Qėllimi
ishte i qartė: Tė harrohej fakti se Kosova dhe krahina tė tjera shqiptare ishin
tė pushtuara dhe tė harroheshin krimet, dhuna, gjenocidi dhe holokausti
serbo-malazez ndaj pjesės sė pushtuar tė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar. Tė
zhvendosej dhe pėrqėndrohej e gjithė vėmendja e shqiptarit tė pushtuar te
"zullumi" dhe "krimet" qė, sipas tyre, paska bėrė Enver
Hoxha
Deri atėherė propaganda ndaj shtetit shqiptar bėhej nėn
"patronatin" e drejtėpėrdrejtė tė Beogradit. Nė kohėn e LDK-sė dhe
Rugovės "primatin" e propagandės e morėn "shqiptarėt",
kurse Beogradi qėndronte nė hije dhe shtirej si "neutral"! Lufta
Clirimtare e hodhi nė erė "shtetin" e Rugovės dhe propagandėn kundėr
Nėnės sonė tė vetme dhe tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, SHQIPĖRISĖ.
Menjėherė pa Luftės (veēmas pas zgjedhjeve tė para) disa politikanė tė
dalur nga Lufta e UCK-sė me shpejtėsi nisėn tė pėrvetėsojnė dhe kopjojnė
"artin" e mashtrimit nga LDK-ja dhe forcat tjera politike
kolaboracioniste dhe regresive. Pranimi nė heshtje dhe mė vonė angazhimi pėr
Kosovėn "multietnike" ishte devijimi dhe mashtrimi i madh qė po i
bėhej popullit shqiptar dhe interesave tė tij. Bashkėjetesa gjithnjė e mė e
lidhur dhe transparente midis politikanėve progresivė dhe regresivė po bėhej
realitet i dėmshėm pėr shqiptarėt. Kumbar i kėsaj bashkėjetese ishte UNMIK-u
dhe zyrat e huaja nė Prishtinė me gjithė mekanizmat e dukshėm e tė padukshėm. Koncesionet
ndaj politikave tė huaja kundėrshqiptare po thelloheshin dhe zgjeroheshin vazhdimisht.
Kosova Veriore dhe enklava tė tjera po kontrolloheshin qind pėr qind nga
Beogradi. Ekonomia dhe pasuria kombėtare e Kosovės po rrėnoheshin
sistematikisht. Forcat antishqiptare (bashkėpunėtorėt e Serbisė) po
konsolidoheshin dhe fuqizoheshin nga UNMIK-u herė hapur, herė fshehur. Arma, qė
quhet energji, po pėrdoret me njė sukses tė panjohur mė parė kundėr lirisė dhe
krenarisė sė popullit shqiptar. Mediat u bėnė njė armė tjetėr shumė efikase e
UNMIK-ut dhe politikave antishqiptare. Roli i tyre po bėhet gjithnjė e mė i
rrezikshėm pėr lirinė dhe tė drejtat e popullit tonė. Korniza kushtetuese u
miratua nga dy parti (LDK dhe AAK). Ajo u kundurshtua nga PDK-ja, por mė vonė u
respektua nė tėrsinė e saj! Kjo strategji u
"finalizua" me krijimin e Grupit negociator nga ana e UNMIK-ut dhe e
zyrave tė huaja. Ky Grup mori pėrsipėr "finalizimin" e politikave
antishqiptare tė UNMIK-ut dhe mbėshtetėsve tė tij. Standardet kinse demokratike
dhe evropiane u harruan
Kryestandard u bė "DECENTRALIZIMI", copėtimi
ose ndarja e Kosovės midis serbėve (Serbisė) dhe shqiptarėve
("kosovarėve"). Premtimet dhe pėrbetimet e politikanėve
("liderėve") se "nuk do tė bisedojmė me Serbinė, se "Kosova
pret vetėm njohjen formale", se "Kosova ėshtė e pavarur qė nga viti
1999" dolėn se ishin mashtrime, i mori era. Hyrja nė bisedime me Serbinė
pėr ēėshtjen e Kosovės dhe rregullimit tė saj administrativ e territorial e
bėri atė ortake tė padiskutueshme dhe e legjitimoi tė drejtėn e Serbisė mbi
Kosovėn edhe pas Luftės, edhe pas gjenocidit dhe holokaustit qė ky shtet dhe ky
popull kishte kryer mbi popullin shqiptar qė nga ardhja dhe vendosja e tij nė
Siujdhesėn ilirike (nė tokat tona) e deri nė fund tė shek. XX.
Projekti i Atisarit ėshtė i njohur mirė pėr grupin dhe nėngrupet qė ishin
angazhuar nė bisedime me Serbinė. Marrėveshjet e arritura nė ato bisedime
"teknike", siē i mashtronte shqiptarėt grupi puēist, janė tė
pėrfshira edhe nė dokumentin ose planin e Atisarit pėr Kosovėn. Grupi
negociator (uzurpator) do tė hyj nė Historinė e Shqipėrisė si grupi i parė
shqiptar qė nė rrethana dhe kushte krejt tė lira (pa praninė e Serbisė nė
Kosovė) ka pranuar ti bėjė Serbisė lėshime fatale pėr tė ardhmen e Kosovės
shqiptare
Me pėlqimin e tyre Kosova me shumicė absolute shqiptare (90%)
shndėrrohet nė njė Bosnje apo Palestinė!! Megjithė kėto kushte dhe pranga tė
rėnda qė i vihen lirisė dhe tė drejtave tė popullit shqiptar nė Kosovė gjenden
media dhe gazetarucė qė pėrpiqen ti hedhin nė anėn e Serbisė dhe tė Rusisė tė
gjithė ata qė kundėrshtojnė planin e Atisarit pėr Kosovėn! Janė kėto media qė
vijnė dhe drejtohen nga thellėsitė e politikave tė errta serbe dhe
antishqiptare. Janė kėta gazetarė e analistė ose pasardhės tė tyre qė
distancoheshin dhe i akuzonin ata qė u ngritėn nė vitin 1981, i akuzuan dhe
anatemuan ata qė nuk u pajtuan me vijėn kolaboracioniste tė LDK-sė dhe
drejtuesėve tė saj, janė ky soji dhe sorollopi qė guxuan dhe akuzuan edhe
luftėtarėt e lirisė dhe vetė UĒK-nė si "dorė tė zgjatur tė Serbisė"
dhe si njė organizim kundėr "bashkėsisė ndėrkombėtare". Janė kėta
kolaboracionistė qyqarė qė kurrė nuk u ngritėn dhe kombi nuk ka llogaritur dhe
nuk llogaritė se do tė ngriten ndonjėherė pėr tė mirėn e tij. Prandaj, rrini
dhe kurrė mos u ngritshi
Kėshtu thoshin edhe baballarėt tuaj tė tipit Ali
Shukri, Azem Vllas, Rrahman Morinė, Kurtesh Salih, Suria Popovc, Ibrahim Rugovė
e kolaboracionistė tė tjerė tė kalibrit tė tyre. Ju kėrkoni qė populli shqiptar
tė heshtė, tė rrij urtė dhe tė mos dėgjohet edhe kur nėpėrkėmbet e copėtohet
liria dhe toka e tij, edhe kur nėpėrkėmbet nderi dhe krenaria e tij! Jo populli
shqiptar nuk e quan heshtjen virtyt. Heshtja nė kėso rrethanash pėr shqiptarėt
ėshtė ves, ėshtė kapitullim, ėshtė tradhti. Prandaj, ēdo shqiptar qė ėshtė
pėrcaktuar dhe angazhohet pėr lirinė e kėsaj toke shqiptare duhet tė bashkohet
kundėr planeve qė sakatojnė dhe robrojnė lirinė dhe tokėn shqiptare tė Kosovės
dhe tė krahinave tė tjera shqiptare, kundėr planit qė kėrkon tė
"balancojė" tė drejtat e shqiptarėve dhe tė serbėve nė Kosovė
Vetėm
mashtruesit e kėtij populli mund ta pranojnė dhe propagandojnė heshtjen si
virtyt, vetėm mashtruesit mund ta "shesin" pėr patriotizėm shitjen e
interesave tė kombit dhe atdheut! Lavdi mashtrimit dhe poshtėrsisė sė tyre!