PCN-ja dhe EULEX-i kanė fuqi tė pakufizuara ekzekutive mbi institucionet e Kosovės!

 

Pėrderisa Kosova do tė ketė qeverisje (tė huaj) mbi Qeverinė (vendore), nuk do tė kemi qeveritarė tė lartė tė cilėt nuk do tė jenė tė dėgjueshėm e servilė. Ata e dinė qė, mė parė se nga votat e qytetarėve tė Kosovės, varen nga goditjet e fuqisė ekzekutive tė kėtyre krerėve ndėrkombėtarė nė Kosovė.

 

Shkruan: Albin Kurti

     

Fuqitė ekzekutive tė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar, Pieter Feith, dhe tė EULEX-it, me nė krye Yves de Kermabonin, janė qeverisje me Qeverinė. Pushteti suprem i Pieter Feithit konsiston nė masat korrigjuese tė cilat, sipas nenit 2.1.c. tė kapitullit IX tė Planit tė Ahtisarit, “... pėrfshijnė, por nuk kufizohen vetėm nė anulimin e ligjeve apo tė vendimeve qė miratohen nga autoritetet e Kosovės”. Njė paragraf mė poshtė thuhet edhe qė PCN-ja, sipas nevojės, do ta ketė autorizimin ta sanksionojė apo largojė nga detyra ēdo zyrtar publik apo tė ndėrmarrė masa tė tjera.

 

As nė anėn tjetėr nuk ėshtė ndryshe. Neni 3.b) i Veprimit tė Pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė, thotė qė pėr mbajtjen dhe promovimin e sundimit tė ligjit, rendit publik dhe sigurisė, EULEX-i do tė mundet edhe “… t’i kthejė mbrapsht ose anulojė vendimet operacionale tė marrura nga autoritetet kompetente tė Kosovės”. Ndėrkaq, nė pikėn (h) tė tė njėjtit nen thuhet qė EULEX-i, pėr po atė qėllim, ka tė drejtė tė marrė mbi vete pėrgjegjėsi tė tjera, pavarėsisht apo nė pėrkrahje tė autoriteteve kompetente tė Kosovės.

 

Pra, nuk bėhet fjalė vetėm qė PCN-ja dhe EULEX-i janė qeveri mbi qeverinė, se janė instanca mbiqeveritare nė Kosovė. Ato jo vetėm qė kanė fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovės dhe jo vetėm qė nuk ka institucion tė Kosovės tė cilat ato i japin llogari. Fundja, edhe qeveria mbi qeverinė ėshtė sėrish qeveri. Mirėpo, jo edhe nė kėtė rastin tonė. Sepse, megjithatė, secila qeveri nė botė i ka kompetencat e kufizuara. Dokumentet nė tė cilat bazohen PCN-ja dhe EULEX-i u japin atyre fuqi tė pakufizuara ekzekutive.

 

Shprehjet: “sipas nevojės”, “pėrfshijnė por nuk kufizohen nė”, “pėrgjegjėsi tė tjera” apo “masa tė tjera” (qė nuk specifikohen),

dėshmojnė se fuqitė ekzekutive ndėrkombėtare nė Kosovė i kufizon vetėm imagjinata e vetė Pieter Feithit dhe ajo e Yves de Kermabonit. Kėsisoj, ata mė shumė i pėrngjajnė mbretėrve tė shekullit para atij qė e lamė pas.

 

Kur kėsaj i shtohet fakti qė kėto fuqi ekzekutive janė tė pakufishme edhe nė kohė pėrveēse nė hapsirėn e veprimit brenda Kosovės, atėherė bėhet e qartė se si jetėrat tona dhe e ardhmja jonė me ligj (po pra - me ligj) ėshtė nė duart e kėtyre dy njerėzve – plotėsisht nė mėshirėn e tyre, plotėsisht e varur nga arbitrariteti i tyre. Sigurisht qė ka edhe faktorė tė tjerė formalė e joformalė qė ndikojnė nė jetėn tonė. Tė jashtėm e tė brendshėm. Mirėpo, kėta tė dy, janė brenda dhe mbi institucionet e Republikės qė trumbetohet se shėnojnė njė epokė tė re tė vendit tonė.

 

Pėrderisa Kosova do tė ketė qeverisje (tė huaj) mbi Qeverinė (vendore), nuk do tė kemi qeveritarė tė lartė tė cilėt nuk do tė jenė tė dėgjueshėm e servilė. Ata e dinė qė, mė parė se nga votat e qytetarėve tė Kosovės, varen nga goditjet e fuqisė ekzekutive tė kėtyre krerėve ndėrkombėtarė nė Kosovė. Prandaj flasin dhe sillen urtė e butė qė tė mos i zemėrojnė padronėt e tyre. Imagjinatėn e Pieter Feithit dhe Yves de Kermabonit nuk e dinė as politikanėt kosovarė. Dhe, ata nisin tė imagjinojnė negativisht: ēfarė duhet bėrė e si duhet vepruar qė tė mos rrezikohen pavarėsisht imagjinatės sė kėtyre dy shefave?

     

Rezultati dihet: qėndrime fort tė qullta, gjithsesi shumė pėrfundi pragut reagues tė Feithit dhe Kermabonit. Servilizmi i politikanėve kryesorė natyrisht se nuk ėshtė vetėm ndaj kėtyre dyve, por kėta dy (e sidomos Pieter Feithi) janė nyje nominale tė rrjetit qė kėrkon subordinim. Njė filan ambasadori qė do t’ishte i pakėnaqur me Hashim Thaēin, pakėnaqėsinė e tij do t’ia pėrcillte, pėrveē shtetit tė tij, patjetėr edhe Pieter Feithit. Askush mė mirė se Hashim Thaēi nuk e di kėtė gjė. Madje, as vetė Pieter Feithi. Nuk ėshtė e rastėsishme qė EULEX-i ka uzurpuar pikėrisht kontrollin nė sferėn e sundimit tė ligjit.

 

Policia dhe prokuroria nė Kosovėn e pasluftės nuk kanė qenė tė lidhura aq me gjyqėsinė por me politikėn. Gjatė kėsaj dekade, regjimi ndėrkombėtar krijoi dosje tė cilat, mė parė se sa pėr t’u ngritur aktakuzat, u pėrdoren pėr t’u shantazhuar politikanėt. Nė kėtė mėnyrė, ata fituan politikanė shumė tė dėgjueshėm dhe i maskuan nė masė tė madhe fuqitė e tyre ekzekutive duke mos pasur nevojė t’i pėrdorin. I udhėhequr nga paradigma e stabilitetit afatshkurtėr, as EULEX-i nuk po vepron ndryshe prej UNMIK-ut. I ka marrur mijėra dosje por s’i prek dot zyrtarėt e strukturave paralele tė Serbisė, as tė dyshuarit pėr vrasjet, dhunimet e deportimet e kryera nga forcat e Serbisė.

 

Ndėrkaq, sa i pėrket korrupsionit, njė zyrtar i BE-sė, mbase pėr shkak se ishte neveritur me deklaratat dyfytyrėshe tė Kermabonit pėr mediat nė Beograd dhe Prishtinė, mė tregoi qė EULEX-i qenka duke e shikuar mundėsinė qė ta arrestojė njė zyrtar tė rangut tė mesėm tė institucioneve tė Kosovės. E qartė: peshqit e mėdhenj nuk i cenojnė sepse u duhen pėr stabilitet kurse nėse e arrestojnė ndonjė peshk krejtėsisht tė vogėl atėherė s’do tė dukej para publikut se kanė bėrė ndonjė gjė. Prandaj: peshk i mesėm! E, pėr atė se si peshqit e mėdhenj s’ēajnė kokėn pėr ata tė mesėm, s’besoj tė ketė kush nevojė tė bindet – Kosova do tė mbetet stabile, gjithsesi.

 

PCN-ja dhe EULEX-i e ruajnė stabilitetin e Kosovės pikėrisht nėpėrmjet peshqve tė mėdhenj qė janė shumė tė korruptuar por edhe shumė tė dėgjueshėm pėr shkak tė dosjeve tė trasha qė i kanė pėr ta. Edhe vetė PCN-ja dhe EULEX-i nuk duan t’i humbin kėta njerėz. Dosjet pėr ta janė aty pėr tė mos u hapur. Peshqit e mėdhenj, duke i mbajtur tė disiplinuar partitė dhe mediat e tyre, u ndihmojnė PCN-sė dhe EULEX-it qė ta mbajnė nė Kosovė ‘njė ambient tė qetė dhe tė sigurt’, qė tė dėrgojnė raporte pozitive nė Bruksel pėr Kosovėn nė tė cilėn ‘shumė ėshtė bėrė por edhe shumė ka mbetur pėr t’u bėrė’. Arrestimi i peshqve tė mėdhenj do tė bėnte qė PCN-ja dhe EULEX-i jo vetėm t’i humbin ca adutė tė rėndėsishėm nė ‘menaxhimin e krizės’ dhe ruajtjen e stabilitetit, por kjo edhe do tė shkaktonte demaskimin e Pieter Feithit dhe Yv de Kermabonit si fytyra tė autokracisė qė janė, me ē’rast fuqitė e tyre ekzekutive do t’i ekspozoheshin publikut. Prandaj edhe s’e bėjnė kėtė dhe as qė e kanė ndėrmend ta bėjnė.

 

Nė anėn tjetėr, edhe Qeverisė sė Kosovės dhe peshqve tė tjerė tė mėdhenj qė mund tė ndodhen jashtė saj, iu nevojiten PCN’ja dhe EULEX’i. Ata e duan sundimin ndėrkombėtar dhe i pėrulen atij sepse pėrndryshe s’do tė mund t’ia dilnin nė krye me pakėnaqėsitė sociale, ekonomike dhe politike tė qytetarėve. Pa PCN-nė dhe EULEX-in, Qeveria e Kosovės dhe njerėzit e tjerė tė fortė nė politikė, do tė zhvisheshin nė pafuqinė e tyre para syve tė popullit, i cili pėr pasojė s’do t’i duronte mė. Sundimi ndėrkombėtar nė Kosovė, realisht, i nevojitet Qeverisė e jo popullit. Ashtu sikurse qė PCN-sė dhe EULEX-it i nevojitet Qeveria e Kosovės pėr ta maskuar gjithėfuqinė e tyre, edhe Qeverisė sė Kosovės i nevojitet PCN-ja dhe EULEX-i pėr ta maskuar pafuqinė e saj. Ato janė nevojė e madhe e njėra-tjetrės.

 

Prishtinė, 24. 04. 2009