Decentralizimi nė teori dhe praktikė

 

Shkruan: Ismajl Kurteshi

 

Hyrje

Synimi themelor i kėtij shkrimi ėshtė prezantimi i aspektin teorik dhe rėndėsia praktike si dhe anėt pozitive dhe negative tė procesit tė decentalizimit nė pėrgjithėsi dhe nė Kosovė nė vėēanti. Arsyeja kryesore e ballafaqimit me aspektin shkencor dhe praktik tė procesit tė decentralizimit nė kėtė shkrim ėshtė inicimi i kėtij procesi nė Kosovė.

Interesimi rreth zhvillimit tė kėtij procesi nė Kosovė ėshtė mė i lartė se nė vendet e tjera ku zhvillohet ky proces.

Arsyejet pėr kėtė interesim tė jashtėzakonshėm pėr procesin e decentralizimit nė Kosovė janė:

-Statusi i pa definuar i Kosovės;

-Imponimi i procesit tė decentralizimit nga faktori ndėrkombėtar.

-Insistimi i Serbisė qė ta imponojė njė formė tė caktuar tė decentralizimit i cili ka nė qendėr tė vėmendjes interesat e pjesėtarėve, tė vetėm njėrit komunitet – atij serb.

-Fakti qė nė Kosovė ende nuk ka ndodhur organizimi i mirėfillt i institucioneve qėndrore tė vendit etj.

-Arsyet e lartėpėrmendura kanė bėrė qė shqiptarėt e Kosovės, decentralizimin ta pėrjetojnė si pengesė e jo si ndihmesė pėr organizimin dhe funksionimin efikas tė organeve dhe institucioneve shtetėrore nė tė gjitha nivelet.

 

Zanafilla e Decentralizimit

Decentralizimi filloi tė implementohet pėr herė tė parė nė vitet e 50-ta dhe 60-ta tė shekullit XX, kur administratat koloniale tė Britanisė sė Madhe dhe Francės i pėrgatitnin kolonit e tyre pėr pavarėsi.

Sot nė botė ka disa forma dhe shkallė tė decentralizimit. Nė vitin 2000 rreth 120 shtete nga gjithsej 192 shtete tė botės ndėrtonin forma dhe lloje tė ndryshme tė sistemit demokratike me shkallė tė ndryshme tė decentralizimit.

 

Definimi i Decentralizimit

Decentralizimi mund tė definohet si transferim i pėrgjegjėsive pėr planifikim, udhėheqje, ngritje tė fondeve dhe alokimin e tyre nga qeveritė kombėtare dhe agjensitė e tyre nė nivele mė tė ulta tė pushtetit.

 

Efektet e Decentralizimit

Decentralizimi ka lindur si nevojė e delegimit tė pėrgjegjėsive nga niveli qendror nė atė lokal. Bartja e kėtyre pėrgjegjėsive dhe kompetencave nė tė shumtėn e rasteve ka ndikuar nė:

rritjen e efikasitetit tė pushtetit,

rritjen e shkallės sė demokracisė,

shpėrndarjen e pėrgjegjėsive,

sjelljen e vendimmarrjes mė afėr qytetarėve.

Decentralizimi nuk jep efekte tė njėjta nė tė gjitha rastet. Procesi i decentralizimit

shpesh ndikon nė:

rritjen e byrokracisė,

rritjen e shpenzimeve pėr aparatin byrokratik si dhe

rritjen e mundėsisė sė zvarritjeve tė punėve dhe keqpėrdorimeve tė ndryshme.

 

Llojet e Decentralizimit

Nė praktikėn e gjertanishme janė tė njohura tri lloje tė decentralizimit: decentralizimi politik,

decentralizimi administrativ dhe

decentralizimi fiskal.

 

Decentralizimi Politik

Decentralizimi Politik u referohet situatave nė tė cilat kompetencat dhe autoriteti politik transferohen nga pushteti qendror nė nivele mė tė ulta tė qeverisjes.

Qėllimi i decentralizimit politik ėshtė nivelizimi i kompetencave dhe pėrgjegjėsive si dhe pėrcaktimi i qartė i pėrgjegjėsive.

Nė nivelin qėndror pėrgjegjėsia politike ėshtė dydimensionale: Vertikale dhe horizontale. Pėrgjegjėsia vėrtikale, e shprehur pėrmes zgjedhjeve tė lira, tė cilat ua japin legjitimitetin pushtetit. Pėrgjegjėsia horizontale e cila i referohet ndarjes sė pushtetit nė pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor.

 

Decentralizimi Administrativ

Decentralizimi administrativ synon transferimin e autoritetit vendimmarrės, resurseve dhe pėrgjegjėsive pėr njė numėr tė caktuar tė shėrbimeve publike nga niveli qendror nė nivele mė tė ulėta tė qeverisjes, agjensive, pėrfaqėsive etj.

 

Decentralizimi Fiskal

Decentralizimi fiskal ėshtė forma mė gjithpėrfshirėse dhe mė e kalkulueshme e decentralizimit, dhe ėshtė drejtėpėrdrejt e lidhur me buxhetin.

Decentralizimi fiskal ka tė bėjė me ri-alokimin e mjeteve nga institucionet qėndrore nė nivelet mė tė ulėta tė pushtetit.

 

Format e decentralizimit:

Forma e Devoluimit, konsiderohet formė e decentralizimit politik, qė nėnkupton transferimin e plotė tė pėrgjegjėsive vendimmarrėse nga niveli qendror nė nivelin e pushtetit lokal.

Forma e Dekoncentrimit, ėshtė formė e cila i bartė disa pėrgjegjėsit nga institucionet qendrore nė ato lokale.

Forma e Delegimit, i delegon pėrgjegjėsitė dhe autoritetet nė njėsitė lokale tė qeverisė ose nė agjensitė e caktuara. Delegimi i kompetencave mund tė jetė i afatizuar.

Forma e Devestmentit(heqjes sė kompetencave), ėshtė formė e cila transferon planifikimin dhe pėrgjegjėsitė administrative por edhe funksionet e tjera publike nga qeveria nė institucionet joqevritare,vullnetare,apo private.

 

Pėrvojat botėrore nė lidhje me decentralizimin

Hulumtimet krahasuese ndėrkombėtare kanė dėshmuar se rezultatet e decentralizimit varen kryesisht nga raportet politike midis institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Shpesh skemat e ngjashme tė decentralizimit mund tė japin rezultate krejtėsisht tė ndryshme.

Hulumtimet kanė dėshmuar se decentralizimi nuk ėshtė proces i thjeshtė i transformimit njėkahėsh tė pushtetit dhe i financave prej qendrės kah lokalitetet por

koordinim i punve nė mes tė pushtetit qendror dhe atij lokal.

Instituti i Studimeve Zhvillimore nė Universitetin e Sussexit, i ka analizuar rezultatet e procesit tė decentralizimit nė 12 rastet tė studiuara.

Pėrfundimi mė i rėndėsishėm i nxjerrė nga ky studim dėshmon se decentralizimi nė disa vende si Bengali Perėndimor, Brazil etj. ka ndihmuar arritjen e sukseseve nė zbutjen e varfėrisė. Nė arritjen e kėtij suksesi ka ndikuar bashkėpunimi i ngusht i institucioneve qendrore me ato lokale.

Njė shembull tjetėr i suksesshėm i decentralizimit, nė Ceara tė Brazilit, ishte shėnuar falė ri-organizimit tė administratės sė qeverive lokale.

Administrata e ri-organizuar: punonte nė ekipe, qytetarėt i kishte vendosur nė qendėr tė vėmendjės, ēdo gjė ishte transparente dhe publikoheshin tė gjitha vrejtjet e qytetarėve.

Bazuar nė analizat e institutit tė lartėpėrmendur, kėto suksese janė arrtitur si rezultat i rritjes sė numrit tė pjesėmarrėsve nė vendimmarrje dhe tė dinamikės tri kahore tė bashkėpunimit nė mes tė qeverisė lokale, shoqėrisė civile dhe qeverisė qendrore.

 

Aktualisht nė Botė po hulumtohet:

Cili ėshtė kufirit nė mes tė asaj qė mundet dhe asaj qė nuk mundet tė decenetralizohet?

Cilat janė pėrparėsitė e qeverisjes sė decentralizuar?

Si tė rritet efikasiteti dhe transpareca e qeverive?

Cilat janė reformat e domosdoshme qė i kėrkon procesi i decentralizimit?

Si tė rritet pjesėmarrja e qytetarėve nė proceset zhvillimore?

Si tė rritet pjesėmarrja e qytetarėve nė vendimmarrje?

Si tė rritet pėrgjegjėsia e qeverisė ndaj qytetarėve?

 

Si rezultat i kėtyre hulumtimeve del se:

a) Decentralizimi duhet tė jetė proces fleksibil qė lejon zhvillimin e dinamikave nė nivelin qendror dhe lokal;

b) Pėr njė proces tė sukseshėm tė decentralizimit nevojitet njė pjesėmarrje e gjėrė e institucioneve dhe e qytetarėve;

c) Funksionet e nivelit qendror, tė rėndėsishme pėr vendin, nuk duhet tė decentralizohen;

d) Decentralizimi duhet tė mbėshtetet financiarisht .

 

Cilat janė arsyet qė i shtyn vendet e ndryshme ta aplikojnė procesin e decentralizimit?

-Vendet Perėndimore e kanė aplikuar decentralizimin sepse ky proces ua mundėson zvogėlimin e shpenzimeve pėr shėrbimet publike;

-Vendet nė zhvillim, decentralizimin e konsiderojnė formė mė efikase tė qeverisjes;

-Vendeve post-komuniste, decentralizimi u ndihmon tė demokratizohen dhe aplikojnė ekoniminė e tregut;

-Vendeve afrikane decentralizimi u ndihmon tė kalojnė nga monizmi nė pluralizėm dhe ta zbusė varfėrinė;

-Nė vendet e decentralizuara aziatike - ėshtė fuqizuar shoqėria civile dhe individi, qeveritė lokale e kanė ndėrruar formėn e qeverisjes tradicionale.

-Nė Amerikėn Latine, decentralizimi ka ndikuar qė diktaturat ushtarake tė zėvendsohen me demokraci parlamentare.

 

ZANAFILLA E IDESĖ SĖ DECENTRALIZIMIT NĖ KOSOVĖ

 

Ideja e decentralizimit tė administratės nė Kosovė erdhi si rezultat i premtimit tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjitshėm tė OKB-sė pėr Kosovėn, z.Mihajl Shtajner dhėnė komunitetit serb, si pjesė e planit tė tij shtatė-pikėsh qė kishte pėr qėllim t'i nxiste serbėt tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale tė vitit 2002. Zoti Shtajner nė atė rast pati ftuar Kėshillin e Evropės pėr ta udhėhequr procesin e decentralizimit nė Kosovė. Ftesės sė zotit Shtajner, Kėshilli i Evropės iu pėrgjigj nė shkurt tė vitit 2003 duke e dėrguar nė Kosovė misionin e ashtuquajtur „Kėshilli i Evropės Misioni pėr Decentralizim nė Kosovė ."

 

Misioni i Kėshillit tė Evropės i ka shqyrtuar kėto opcione:

a)      Ruajtjen e numrit ekzistues tė komunave dhe dhėnien e pėrgjegjėsive shtesė,

b)       Krijimin e komunave tė reja nė kuadėr tė atyre ekzistuese,

c)       Ndarjen e pėrgjegjėsive dhe kompetencave vendimmarrėse midis niveleve komunale dhe atyre nėnkomunale, pėrmes krijimit tė kėshillave lokale tė zgjedhura nė mėnyrė demokratike,

d)       Krijimi i nivelit rajonal tė qeverisjes dhe njė numri tė kufizuar tė komunave tė reja,

e)       Krijimi i niveleve rajonale tė vetėqeverisjes tė pėrqendruara nė 5-7 qytetet mė tė mėdha tė Kosovės.

f)         Krijimi i njėsive nėnkomunale nė ēdo fshat.

g)       Krijimi i rajoneve tė reja dhe njė niveli tė ri nėnkomunal.

 

Elemetet kryesore tė propozuara nga Kėshilli i Evropės pėr reforma janė:

-Krijimi i 280 njėsive nėnkomunale, nga tė cilat:

-100 njėsi nėnkomunale me pushtet tė deleguar special ,

-180 njėsi nėnkomunale tė zakonshme .

 

Korniza pėr Reformimin e Vetėqeverisjes Lokale nė Kosovė

Nė bazė tė kėrkesės sė adresuar pėrmes Deklaratės Presidenciale tė Kėshillit tė Sigurimit, mė 30 prill 2004, ėshtė themeluar grupi i Punės pėr Qeverisjen Lokale i bashkėkryesuar nga UNMIK-u dhe Institucionet e Pėrkohėshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė.

 

Ēka synononte dokumenti kornizė i grupit tė lartpermendur tė punės?

Dokumenti kornizė synon qeverisje lokale mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės pėrmes:

Transferimit tė pushtetit nga qendra nė komuna;

Pėrcaktimit tė rregullave tė qarta mbi ndarjen e kompetencave, nė mes tė pushtetit qendror dhe atij lokal;

Krijimit tė njė sistemi efikas tė mbikqyrjes;.

Shqyrtimit tė mundėsisė sė krijimit tė komunave mė tė vogla;

Kushteve mė tė mira pėr pjesėmarrjen e qytetarėve nė proceset demokratike;

Pėrmirėsimit tė strukturės sė organeve komunale;

Forcimit tė bashkėpunimit ndėrkomunal me njė kuadėr tė qartė ligjor.

 

Pėrkufizimi ligjor dhe kompetencat e komunave:

Komuna ėshtė njėsi themelore e vetėqeverisjes nė Kosovė e pėrbėrė nga bashkėsia e banorėve tė njė territori tė caktuar me ligj.

Komunat nė pajtim me ligjet e aplikushme mundė tė:

Hartojnė planet hapsinore;

Nxjerrin rregullore pėr taksat lokale;

Nxjerrin rregullore pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė hapsirave publike;

Nxjerrin rregullore pėr rregullimin e trafikut;

Miratojnė statusin komunal;

Pėrcaktojnė prioritetet e zhvillimit tė ekonomisė lokale;

Promovojnė zhvillimin ekonomik tė komunės dhe bashkėpunimin me bizneset lokale;

Mbledhin taksat lokale tė pėrcaktuara me ligjet nė fuqi;

Identifkojnė interesat natyrore, historike dhe ambientore nė territorin e komunės;

Identifikojnė monumentet me rėndėsi historike, artistike, kulturore ose fetare dhe sigurojnė mbrojtjen e tyre;

Japin leje ndėrtimi nė pėrputhje me planet hapsinore;

Krijojnė dhe administrojnė struktura dhe banesa pėr mirėqenie sociale;

Ndėrtojnė dhe administrojnė infrastrukturėn publike;

Ndėrtojnė dhe mirėmbajnė ndėrtesat shkollore, objektet e shėndetėsisė primare, parqet, objektet e kulturės, fushat e sportit, varrezat, krematoriumet etj.;

Themelojnė dhe mirėmbajnė shėrbimin e zjarrėfikėsve dhe mbėshtesin zhvillimin e aftėsive tjera pėr raste emergjente;

Emėrojnė dhe riemėrojnė rrugė, sheshe, lagje etj.

 

Projekti i quajtur final i Qeverisė Kosumi pėr decentralizimin :

Nė kuadėr tė Programit tė Punės sė Qeverisė sė Kosovės pėr periudhėn 2005-2007, nė vitin 2005 planifikohej tė punohet nė zhvillimin e planit tė detajizuar qė mbulon tė gjitha fazat e projektit, pėrfshirė edhe:

Kalimin gradual tė kompetencave fiskale nė komuna;

Pėrpilimin dhe miratimin e legjislacionit tė ri dhe amandameteve sipas nevojės;

Fillimin e bartjes sė kompetencave shtesė nė tė gjitha njėsitė e vetėqeverisjes lokale;

Ndėrtimin e kapaciteteve tė duhura administarative;

Plani i punės i parapara pėr vitin 2005 ka dėshtuar pothuajse tėrsisht, pėr shkak tė

mungesės sė vullnetit politik, improvizimeve tė Qeverisė sė Kosovės nė vend tė angazhimit

serioz pėr hartimin e njė projekti tė decentralizimit tė mirfillt e sidomos pėr shkakė tė

shantazhimit tė palės serbe.

Sipas plani tė lartpėrmendur gjatė vitit 2006 duhet tė kryhen tė gjitha

punėtlegjislative.

Kurse nė vitin 2007 duhet tė kryhen tė gjitha pėrgatitjet pėr zbatimin e plotė tė reformės.  

Sipas kėtij projekti decentralizimit duhet t'i paraprijnė miratimi i kėtyre ligjeve:

Ligji pėr vetėqeverisje lokale,

Ligji pėr zgjedhjet lokale,

Ligji pėr financat lokale,

Ligji pėr referendumet lokale,

Ligji pėr gatishmėrinė emergjente etj..

Rėndėsia e procesit tė decentralizimit, motivet e ndryshme tė inicimit tė kėtij procesi, kontesti kohor, shanset dhe rreziqet qė ia ofron nė kėtė moment procesi i decentralizimit Kosovės, ka zgjuar kureshtjen jo vetėm tė institucioneve por edhe tė individėve qė tė merren me kėtė ēėshtje dhe tė mundohen ta japin kontributin e tyre pėrmes: Shkrimeve nė gazeta, organizimit tė debateve, hartimit tė projekteve etj.. Kėtu po i permendim vetėm disa nga kėto projekte:

 

Projekt propozimi i Ramė Bujės pėr decentralizim

Propozimin e z. Bujės e karakterizon trishkallshmėria e pushtetit nė Kosovė:

Niveli qendror, nė tė cilin vepron Qeveria e Kosovės dhe institucionet tjera qendrore;

Nė nivelin e dytė parashihet tė themelohen tetė prefektura;

Nė nivelin e tretė prashihet tė funksionojnė dyzetėeshtatė komuna.

Projekti i zotit Buja parasheh themelimin e rreth katėrqind njėsive nėnkomunale(bashkėsive), kompetencat e tė cilave do tė pėrcaktohen me ligj ashtu si do tė pėrcaktohen kompetencat e komunave dhe tė prefekturave.

 

Propozimi bazė i Nexhat Dacit

Pėrmes kėtij propozimi synohet ndarje e re administrativo-territoriale pas sė cilės do tė pėrcaktohet niveli i pushtetit, pėrgjegjėsitė dhe obligimet si dhe struktura dhe zgjedhja e organeve tė pushtetit. Kosova parashihet t'i ketė rreth shtatėdhjetė komuna dhe shtatė qytete.

 

Plani "B" i Qeverisė Kosumi

Pas refuzimit tė planin tė lartėpėrmendur tė Qeverisė sė Kosovės, nga Beogradi zyrtar dhe pėrfaqėsuesit e minoritetit serb qė jeton nė Kosovė. Qeveria Kosumi, nėn presionin e faktorit ndėrkombėtar, doli me planin e dytė brenda vitit 2005. Ky plan i njohur si plani „B". ndryshe nga plani i parė lejon krijimin e pilot komunave tė reja nė mė shumė se njė zonė katastrale, edhe pse ky plan ishte pranuar nga UNMIKU-u, nuk ėshtė pranuar nga komuniteti serb.

 

Platforma pėr Pushtetin Lokal nė Kosovė

Nė janar tė vitit 2006 Grupi Politik i themeluar nga Ekipi Negociator e ka hartuar Platformėn pėr Pushtetin Lokal nė Kosovė. Kjo platformė, nėse aprovohet nga Ekipi Negociator pritet tė jetė objekt i bisedimeve tė paralajmėruara nė Vjenė.

 

Projektet serbe pėr decentralizimin , gjegjėsisht ndarjen e Kosovės:

Janė tė njohura projektet e Grashaninit,Qubrilloviqit, Andriqit etj.. Tė cilat kishin pėr qėllim dėbimin e shqiptarėve nga Kosova

Projektet serbe pėr dėbimin e shqiptarėve ose ndarjen e Kosovės filluan tė hartohen menjėherė pas pushtimit tė saj nė fillim tė shekullit XX dhe vazhdoi deri nė fund tė tij.

Qė nga mesi i viteve 90-ta, kur filloi shthurja e ish-Jugosllavisė, ndarja e Kosovės ėshtė bėrė qėllimi parėsor i politikės serbe, nė tė cilin punohet intensivisht edhe nė kėtė moment. Vlen tė pėrmenden planet e Akademisė serbe, akademikėve: Dobrica Ēosiqit, Branimir Krstiqit, Aleksandėr Despiqit, Stavan Majesterov, Dushan Batkoviq, Institutit pėr studime gjeopolitike nė Beograd etj. 

 

Plani i Zoran Gjingjiqit

Ish kryeminstri serb Zoran Gjingjiq e kishte tė pėrpunuar strategjinė pėr ndarjen e Kosovės, nė rast se Kosova do tė shkonte drejtė pavarėsisė. Ai kishte propozuar:

Ndarje territoriale;

Garanci efikase pėr serbėt qė mbesin nėn pjesėn shqiptare;

Status tė veqantė tė objekteve fetare.

 

Plani i Boris Tadiqit

Parasheh formimin e entitetit serb nė komunat e tashme multietnike, por me shumicė tė qartė serbe dhe ato qė do tė formohen. Kėtyre komunave do tė ju garantoheshin lidhje tė drejtėpėrdrejta me Beogradin. Serbėt do tė kishin tė drejtėn nė policinė lokale e jurispodencė si dhe nė vetadministrimin lokal

Vendimet e Kuvendit tė Kosovės, janė valide nėse pėr to voton edhe shumica e deputetėve serbė.

Pjesė e etnitetit serb do tė ishin edhe qendrat mė tė rėndėsishme tė besimit ortodoks nė Kosovė.

 

Plani i Qeverisė serbe pėr decentralizimin e Kosovės

Plani i Qeverisė serbe pėr Kosovėn-"mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi", parasheh autonomi pėr serbėt e Kosovės nė kuadėr tė Kosovės, ndėrsa pėr Kosovėn autonomi nė kuadėr tė Unionit Serbi dhe Mal i Zi. Formimin e pesė rajoneve, me tė drejta e kompetenca nė pushtetin legjislativ, ekzekutiv e gjyqėsor dhe me autonomi territoriale. Me polici, mbrojtje civile, jurisprudencė, arsim, shėndetėsi, politik sociale, kultur dhe mediume.

Nga ky pėrshkrim i shkurtėr i projekteve serbe kuptohet se e pėrbashkėta e tė gjitha projekteve serbe ėshtė ndarja e Kosovės dhe jo rregullimi i saj i brendshėm. Ky fakt, si dhe fakti qė decentralizimi ėshtė ēėshtje e brendshme e Kosovės, janė arsyje tė forta pėr palėn shqiptare qė tė mos pranojė ta diskutojė ēėshtjen e decentralizimit me Serbinė.

 

Rekomandimet e faktorit ndėrkombėtar pėr decentralizimin nė Kosovė

  Qėndrimin e faktorit ndėrkombėtar mė sė miri e ilustrojnė qėndrimet e prezantuara nė vazhdim:

Nė raportin e tė dėrguarit special tė OKB-ės, z. Kai Eide,ndėr tė tjerat thuhet:

Nė pikėn 58:"Pėr tė realizuar njė kthim tė qėndrueshėm dhe komunitete tė qėndrueshme minoritare do tė nevojitet procesi i decentralizimit.

Kurse nė pikėn 60, z. Eide vazhdon: "Decentralizimi tani duhet tė shqyrtohet seriozisht nė njė kornizė mė tė gjerė duke quar nė decentralizim tė pushtetit dhe rritje tė kompetencave nė nivel lokal. Kjo kornizė do tė mund tė pėrfshinte njė numėr komunash tė reja dhe nė veēanti nė ato pjesė ku serbėt e Kosovės do tė kishin shumicėn e theksuar. Kjo mund tė parashikonte kompetenca tė shtuara nė sferėn si ajo e policisė, drejtėsisė, arsimit, kulturės, mediave, ekonomise, duke pėrfshire edhe emėrimin e zyrtarėve kyē.

Do tė mund tė lejonte poashtu lidhje horizontale midis komunave me shumicė serbe. Mund tė shqyrtohen edhe modalitete pėr lidhje tė posaqme me Beogradin, pa i dhėnė Beogradit autoritet mbi komunitete tė tilla".

Kurse Drejtori i Iniciativės Ballkanike tė Institutit Amerikan pėr Paqė z.Daniel Server, disa herė ka tėrhequr vėrejtjen se serbėt nė emėr tė decentralizimit po mundohen ta ndajnė Kosovėn nė baza etnike. Nė lidhje me kėtė z.Server ndėr tė tjerat ka thėnė: "Ndarja nė vija etnike nuk ėshtė zgjidhje pėr Kosovėn…., ky nuk ėshtė parim nė harmoni me standardet moderne tė tė drejtave tė njeriut".

Z. Albert Rohan, ndihmės i z.Athissarit (OKB) ka thėnė: "Ėshtė mėse e qartė se njė sistem i arsyeshėm i decentralizimit do tė jetė kėrkesė thelbėsore pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės".

Nga qėndrimet e lartėpėrmendura del se faktori ndėrkombėtar ėshtė pro decentralizimit. Njė pjesė e tij i pėrkrah kėrkesat sėrbe pėr decentralizim, qė janė tė motivuara politikisht, e realisht nuk kanė asgjė tė bėjnė me decentralizimin. Pjesa tjetėr tėrheq vrejtjen se kėrkesat serbe nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me decentralizimin dhe interesat e qytetarėve tė Kosovės.

 

Rekomandimet e Kuvendit tė Kosovės nė lidhje me Decentralizimin

Duke pasė parasysh rėndėsinė e kėtij procesi pėr tė ardhmen e vendit, Kuvendi i Kosovės ka nxjerrė dhe miratuar tridhjetė e katėr rekomandime. Ja disa nga ato:

Reforma e pushtetit duhet tė jetė njė proces afatgjatė,

Reforma e pushtetit lokal duhet tė ketė njė bazė ligjore…,

Raportet midis nivelit qėndror dhe lokal duhet tė definohen qartė.

Komuniteteve pakicė nuk duhet t'u ofrohet pushtet veto-je.

Tė gjitha pilot-projekteve duhet t'u barten kompetenca tė njėjta .

Policia nuk ėshtė kompetencė e pėrshtatshme pėr t'u bartur nė nivelin lokal.

Riorganizimi territorial, duke pėrfshirė pilot-projektet, duhet tė shtyhet pas statusit final.

Pilot-projektet nuk duhet tė kenė lidhje territoriale me njėra-tjetrėn.

Asnjė pilot-projekt nuk do tė krijohet nė vendet ku ekzistojnė strukturat paralele.

Riorganizimi territorial nuk duhet tė bazohet mbi kriterin etnik.Vendimi definitiv mbi themelimin e komunave tė reja duhet tė mbėshtetet nga Kuvendi.

Riorganizimi territorial duhet tė bazohet nė ligj.

 

K onkluzionet

-Decentarlizimi ėshtė njė proces kryesisht i dobishėm pėr zhvillimin e demokracisė dhe ngritjen e efikasitetit tė qeverisjes lokale.

-Ky proces mund tė sjellė edhe efekte tė padėshirueshme si: uzurpimi i pushtetit, korrupcioni, pamundėsia e realizimit tė funkcioneve tė caktuara etj..

-Marrėdhėniet nė mes qeverisė qendrore dhe qeverive lokale nuk janė vetėm bartje e kompetencave, por ato janė shumė mw komplekse.

-Me rritjen e shkallės sė decentralizimit rritet pjesėmarrja e komunitetit nė vendimmarrje dhe efikasiteti i qeverisjes.

-Kushtetuta, ligjet dhe rregulloret duhet ta kodifikojnė formėn e funksionimit tė sistemit tė decentralizuar.

-Ligjet dhe rregulloret duhet t'i pėrcaktojnė qartė pėrgjegjėsitė e bartura politike nė segmentet e caktuara qeverisėse.

-Funksionet vitale tė vendit nuk duhet tė decentralizohen

 

Decentralizimi nė Kosovė

-Inicimi i decentralizimit nė Kosovė ishte i motivuar politikisht.

-Serbėt po angazhohen pėr autonomi territoriale, e cila nėse realizohet do tė pasohej me ndarje tw Kosovws.

-Kjo qė po insistohet tė ndodhė, nga serbėt dhe njė pjesė e bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me decentralizimin.

-Kėshtu si po imponohet ky proces jo vetėm se nuk do ta ndihmoj organizimin mė tė mirė tė pushtetit lokal dhe afrimin e shėrbimeve tek qytetarėt, por do ta pamundsojė funksionimin e shtetit tė Kosoves si tėrsi.

-Nuk duhet tė lejohet qė decentralizimi nė Kosovė tw ndodhw si rezultat i presionit dhe tė shfrytėzohet pėr ndarje territoriale nė baza etnike.

-Kosovės dhe qytetarėve tė saj i duhet njė proces i decentralizimit i cili nuk do tė jetė i bazuar nė ndarje etnike, procesi duhet tė jetė i pranueshėm pėr qytetarėt e Kosovės, duhet tė jetė njė process funkcional qė i pėrshtatet kushteve tė Kosovės, njė proces i cili do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.

-Projekti i decentralizimit duhet tė jetė i studiuar mirė para se tė fillohet implementimi i tij..

-Procesi i decentralizimit nė Kosovė duhet tė fillojė pas definimit tė statusit tė Kosovės.