Plagjiat apo spastrim ?

 

Shkruan : Arbėr Thaqi    


Si njė ndėr stundetėt e vjetėr tė Universistetit tė Kosovės (tash Universiteti i Prishtinės), me njė shqetėsim tė madh jam duke ndjekur zhvillimet mė tė reja tė spastrimeve qė po bėhen nė kėtė Universitet ndaj profesorėve kinse pėr shkakun e plagjiatit.

 

Duke ndjekur me keqardhjen mė tė madhe interpretimet e ndryshme tė kėtij fenomeni, mendoj se tė gjitha kėto akuza e sulme ndaj profesorėve " plagjiatė" nuk bėhen pėr padije por me qėllim qė tė vazhdojė ajo fushatė ndaj arsimit superior shqiptar tė Kosovės qė e ndėrpreu lufta ēlirimtare e Kosovės.

 

Nė kohėn kur isha student i kėtij Universiteti, nė byrotė komuniste tė Jugosllavisė flitej kinse pėr plagjiaturė tė profesorėve, dalje tė kuadrove joprofesionale, fole e nacionalizmit dhe irredentizmit,… e "xhavahirė" tė tjerė si kėto qė vetėm komunistėt jugosllavė mund tė fabrikonin terme tė tilla pėr tė njollosur punėn e vyer tė rinisė shqiptare tė Kosovės qė mbanin indexet e Universitetit, mėsimdhėnėsve tė kėtij institucioni shkollor dhe atdhetar dhe pėrgjithėsisht shpirtin arsimdashės tė shqiptarėve. Dhe pėr "ēudinė" mė tė madhe, kėtyre "zejtarėve" qė nuk pėrtonin qė edhe me hekur e zjarr tė sulmonin rininė shqiptare,  iu mbyllej goja sa herė qė studentėt apo mėsimdhėnėsit shqiptarė ballafaqoheshin me kolegėt e tyre nga Jugosllavia.

 

Shqetėsimi im qė e thashė nė fillim pėrkon kryesisht duke menduar praktikat e komunistėve jugosllavė pėr tė fyer e humbur prestigjin kėtij Universiteti tė madh dhe kuadrove qė dalin dhe dolėn nga ky institucion.

 

Nė shkrimet e ndryshme kryesisht tė gazetės Expres Universiteti i Prishtinės sulmohet se "rektorati duhej alarmuar se paska 250 doktorė shkencash nė Universitet…" E quajnė madje edhe lajm ngjethės". "Shkencėtarėt nė UP jetojnė dhe vdesin me njėqind fjalė nė fjalorin e tij", "UP ėshtė njė shkollė e mesme", "Studentėt e mirė qė dalin prej UP janė autodidaktė" e tė tilla thurje fjalish a ju nuk kujtojnė sulmet e KQ tė LKJ dhe qarqeve tjera serbe nė sulm ndaj popullit shqiptar duke shkelur mė parė mbi Universitetin dhe arsimtarėt. Madje nga njė gazetar i RTK-sė u bė debat mes rektorit dhe "plagjiatorėve" pa i vu pėrballė, me tė vetmin qėllim qė tė fitojė para shikuesit rektori qė sė paku ka kryer shkollėn pėr tė folur dhe thurur mendime e fjali tė bukura ndaj profesorėve tė mjekėsisė qė gjuhėn dhe fjalėn e tyre e kanė veshin ku e vėjnė stetoskopin.

 

Rektori i Universitetit tė Prishtinės, zoti Enver Hasani, mė duket (dua te besoj) se pa dashje i ėshtė bėrė shėrbėtor i njė fushate ndaj "ēerdhes sė nacionalizimit shqiptar". Duke njohur mirė personalitetin e tij mendoj se Enver Hasani nuk i ka borxh asgjė partive politike qė i thanė  "po" zgjedhjes sė tij rektor, gjė qė nuk e bėnė me profesorin tonė tė nderuar Arsim Bajrami. Enver Hasani duke folur pėr tekstet e historisė me njė rast tė thotė se "se LDK dhe kryetari i saj I.R. si edhe UCK-ja pėrmenden me shumė vlerėsim dhe servilizėm… ", nuk mė besohet se si mund tė barazojė dy gjėra aq  tė ndryshme pėr nga roli, sakrifica dhe qenia pėr tė mohuar qė tė dyja bashkė me njė ēmim. Derisa i pari ishte mė pak se njė individ e dyta ishte dhe mbetet diēka e shenjtė pėr popullin tonė dhe se ēka bėhet e ēka mund tė bėhet pėr historinė e saj tė lavdishme, nuk mund tė quhet servilizėm e as mentalitet komunist. Prandaj, ky tjetėrsim i mendimit tė E.Hasanit mė jep tė dyshoj pėr gjėra qė nuk kam dyshuar mė herėt tek ai.

 

Me shkarkimin tuaj tė dy profesorėve nė Fakultetin e Mjekėsisė ia morėt njė krah kėsaj historie mė tė re – qė me "servilizėm" do e quaj epoka e UCK-sė.

 

* * *


Rektori i Universitetit tė Prishtinės shkarkoi dy profesorė me pėrvojė mė se 30 vjeēare, Sylejman Rexhepin e Ejup Pllanėn dhe vuri barrierė mu tek kufiri shqiptaro-shqiptar pėr tė ndaluar dy profesorėt andej kufirit pėr dhėnė mėsim studentėve shqiptarė tė Kosovės. A nuk u ndalua po nė kėtė mėnyrė profesori Rexhep Mejdani dhe shokėt e tij tė tjerė nė vitet 70-90. Atėherė arsyeja ishte tjetėr. Kėtė herė arsyeja ėshtė etiketa "plagjiaturė" nė Fakultetin e Mjekėsisė. Mes atėherė dhe sot qėllimi mbeti i njėjtė – studentėt tė mėsojnė nga libra tė huaja dhe kuadrot shqiptare tė ulen poshtė e mė poshtė. 

 

Duke mos njohur edhe aq mirė profesorin e parė, do tė flas mė shumė pėr profesorin recensent, Ejup Pllana, qė ishte i dyti i shkarkuar. Si emėr e kam dėgjuar pėr herė tė parė nė apelin e 215 intelektualėve shqiptarė qė u vunė nė mbrojtje tė kushtetutės sė Kosovės qė me tanke pėrgatitej ta heqte Serbia. E njoha pėr mė afėr nė kujdesin e tij pėr gjashtė ditė si mjek kujdestar nė sallėn "25 Maji" (tash "Njė Tetori") duke na ndihmuar dhe dhėnė ndihmėn e parė studentėve qė iu ishin bėrė krah minatorėve tė ngujuar nė zgafellat e Trepēės. Nuk mund tė pėrmend tė tjera raste qė dhanė ndihmėn e tij nė fitorėn e Luftės Clirimtare tė Kosovės sepse njė faqe e gazetės nuk mund tė pėrmbledh tė gjitha kėto veprimtari. Ai nuk ishte nė Rambujė si kėshilltar i delegacionit tė UCK-sė, por tė jeni i sigurtė se kishte zėnė edhe ai (apo edhe ata) shtegun e tij nė luftė kundėr okupatorit serb.

 

* * *


Lexuesi qė mund tė lexojė kėta rreshta mund edhe tė gjykojė se kam simpatinė pėr ta nė shkakun e mendimit tė tij politik duke harruar akuzėn qė ia "mveshėn" anėtarėt e komisionit tė caktuar nga rektori. Prandaj, pėr t’i dalur hakėsh lexuesit do tė mirrem pak edhe me akuzėn e rėndė qė ē’nderon atė qė nuk mund ta durojė ē’nderimin.

 

Libri universitar "Reumatologjia” me autorėsinė e profesorit Sylejman Rexhepit ėshtė njė libėr dedikuar studentėve tė mjekėsisė. Kjo do tė thotė se ėshtė fjala pėr njė libėr shkencor qė qenka kopjuar nga njė profesor i mjekėsisė nga Gjermania. Thuhet nga Komisioni i Rektorit se 70% e librit qenka e kopjuar nga autori gjerman. Thuhet gjitashtu se nė komision pėr verifikimin (etiketimin) si tė tillė e pėrbėnė gjuhėtarė tė katedrės sė Gjuhės Gjermane dhe kanė punuar dy ditė.

 

Pėr tė filluar njė shtjellim mė tė mirė kėsaj ēėshtje shtrojmė paraprakisht disa pyetje :

Sa pėr qind autori gjerman ka vjedhur shkencėn e tjerėve pėr tė bėrė 100% shkencė tė veten nė librin e tij ? Me cilėn libėr kanė mėsuar studentėt shqiptarė para se tė botohej ky libėr nga profesori Rexhepi ? Ēka ėshtė plagjiatura ? Si mund ta vlerėsojnė gjuhėtarėt plagjiat njė vepėr shkencore tė lėmisė sė mjekėsisė ? Si mund tė caktohet fati i njė libri shkencor nga njė grup qė ka punuar vetėm dy ditė dhe nuk ka njohuritė e para themelore tė mjekėsisė ? A mundohet autori tė fshehė referencėn e tij pėr autorin gjerman ? Sa ėshtė e pranueshme qė rektori tė shkarkojė mėsimdhėnėsit e Universitetit ?

 

* * *


Kur tė flasim pėr plagjiaturė sė pari duhet tė bėhet dallimi i njė vjedhje letrare, muzikore apo tė ndonjė ideje personale tė njė autori tė caktuar nga mbėshtetja e zbulimeve shkencore nga autorėt ose grupi i autorėve. Duke qenė profesor Universiteti dhe njeri i shkencės Sylejman Rexhepi mund tė shėrbehet nė zbulimet e Hipokratit, Plankut, Pasterit, Koh apo edhe figurave tjera tė njohura tė shkencės sė mjekėsisė. Po nė kėto zbulime ėshtė shėrbyer edhe mjeku gjerman se ato janė bėrė dhe bėhen ndoshta pa zbulimet e tij. Njė fenomen apo njė organ i caktuar i trupit tė njeriut ėshtė 100% i njėjtė nė mjekėsinė e Kosovės sikurse ai nė shtetet tjera tė rruzullit. Anjshtajni zbuloi teorinė e relativitetit dhe tė gjithė shkencėtarėt tjerė pėrdorėn teorinė e tij duke mos menduar kurrė se bėjnė plagjiat. Kjo nuk ėshtė shkencė e gjuhės gjermane por as e tė ndrejtės ndėrkombėtare.

 

Si mund tė ndėrrojė autori i njė libri shkencor mbi 30% nga ai njė shkencėtari gjerman i po tė njėjtės lėmi ? Nuk bėhet dhe nuk ka kuptim kjo punė edhe nėse e kėrkon rektori si kusht. Kėtė nuk e bėnė as autorėt e librave me –viē qė shėrbyen deri vonė si libra bazė nė Universitetin tonė.

 

Duke mos hyrė nė ēėshtjen e ēmimit tė librit, do kisha folur pėr ndihmesėn qė iu dha studentėve ky libėr. Jam mė se i bindur se secili student serioz e ka mirėpritur njė libėr tė tillė. Duke qenė si student qė pata vazhduar studimet nė perėndim ēdo herė kam mbajtur afėr librin shqip po qė se tė ishte edhe njė scriptė ose shėnime tė studimeve tė mia nė Prishtinė. Po edhe studenti shqiptar qė do tė studiojė nė Gjermani Mjekėsinė, Kirurgjinė, apo Reumatologjine tė jeni tė bindur se do ta mbajė afėr librin e Sylejman Rexhepit dhe ajo do tė jetė njė bazė ku do tė mbėshtet secili student para se tė marrė librin e autorit gjerman apo tė njė tjetri. Dhe kjo nuk ka tė bėjė me shkencėn por me nėnėn tonė qė na dha gjuhėn amtare.

 

Duke parė kushtet e vėshtira tė punės dhe sakrificave tė mėdha tė punonjėsve shkencorė nė Prishtinė, edhe nėse nuk mund t’i japim mirėnjohje pėr njė punė tė tillė sė paku mos t’i shajmė e t’i ofendojmė. Nėse rektori merr hap nė mirėnjohjen e mėsimdhėnesve tė UP kjo inkurajon tė gjithė mėsimdhėnėsit dhe studentėt. Por, nėse ai bėn gjyqin, prokurorin apo policin na kujton rektorin e dhunshėm tė UP qė shkarkonte dhe emėronte si i plotėfuqishėm. Rektori duhet tė mos harrojė se mėsimdhėnėsi i UP merr sė paku katėr herė mė pak tė ardhura se njė pastrues spitali nė Gjermani.

 

Duke qenė rektor i zgjedhur me koncensus tė partive politike nuk do tė thotė tė mos ketė edhe mendimin e vet politik apo edhe tė ndryshojė siē bėri. Duke marrė pėlqimin e partive tjera qė dikur i kishte opozitare nuk do tė thotė se tash duhet tė ketė opozitė mėsimdhėnėsit qė kanė apo ruajnė idenė e tyre orgjinale. Duke u bėrė rektor nuk duhet konsideruar krahun ēlirimtar si tė rrezikshėm sepse ata qė bėnė njė gjė tė tillė patėn dy milionė armiq nė Kosovė. Si rektor siē e thashė nė fillim nuk i ka borgj asgjė as LDK-sė, as PDK-sė e as atyre qė ikėn nga Kosova. I ka borgj gjeneratės sė re qė duhet arsimuar dhe edukuar pėr Kosovėn.

 

Prandaj, fushata kundėr punonjėsve shkencorė dhe atyre arsimor nė Kosovė, edhepse i veshur me akuzėn plagjiaturė, ka marrė formėn e njė fushate spastrimi. Edhepse me shėrbim tė parullės plagjiaturė merr dimensionet e njė forcimi tė pozitave pėr qėllime personale nga pėrkrahės dhe servilė tė udhėheqėsve.

 

* * *


Rektorit i urojmė qė tė jetė mirė prej shėndeti, por supozojmė se do tė ketė nevojėn e njė mjeku tė mirė nė Kosovė. A e merrni me mend se ku do tė drejtohet pėr konsultė ? Tek ata qė sot i quan plagjiatorė, qė i quan vjedhės dhe i shkarkon nga detyra. Edhe Rektori Hasani e di e se Sylejman Rexhepi, Ejup Pllana apo Argjend Tafaj janė mė specialistė nė mjekėsi se mėkėmbėsit e zgjedhur tė tij (tyre). Ai e di sikur krejt pacientėt tjerė tė Kosovės e Shqipėrisė. Por kėtė nuk e thotė sepse i duhet njėherė tė kryejė misionin e tij tė spastrimit pėr t’u ndjerė mė rehat.  

 

4 shkurt 2007