“Hakėrrim”

           

Shkruan: Sejdi Veseli

 

Ėshtė dita e katėrt qė kurė njė masė e veteranėve tė luftės sė armatosur ēlirimtare ish-pjesėtarė tė Famėmadhes Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, tė dėshmuar nė vepėr se ishin dhe me siguri mbeten tė gatshėm qė nė kėmbim tė ēlirimit dhe ribashkimit kombėtar tė sakrifikojnė ēka do tė kėrkohet prej tyre, nė  gjakim tė drejtave tė elementare, nuk u mbeti derė tjetėr pos tė futen nė grevė.

 

Kėrkesa e tyre ėshtė sa e drejt po aq e qartė: miratimi me procedurė tė shpejtė i Ligjit pėr Vlerat e Luftės dhe fillimi i zbatimit tė tij nė afatin optimal, ndėrsa pėr qėndruar deri nė pėrmbushjen e kėsaj kėrkese tė tyre tė drejtė zgjodhėn lokacionin pėrballė Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės.

 

Nė pėrzgjedhjen e kėtij lokacioni pėr mbajtjen e grevės, kishte pas ndikuar edhe njė ēikė shpresė, se mos helbete po zgjonin ndėrgjegjen e ish-bashkėluftėtarėve tė tyre,  tė cilėt  thonė se i drejtojnė kėto institucione, “nė pėrputhje” me interesat e popullit. Por, u bindėn shpejt dhe pėrfundimisht, se ėshtė shumė vėshtirė tė zgjohet ndėrgjegjja tek ata qė nuk e kanė; tek ata qė kjo mangėsi ėshtė bėrė dukuri e zakonshme, sidomos  tek ai soj qė ėshtė dalldisur nga etja pėr pasurim tė shpejtė dhe nė kurriz tė djersės sė popullit.  Thėnė shkurt dhe shqip, janė shndėrruar nė ushunjėza qė vazhdojnė tė fryhen (deri sa tė pėlcasin) me gjakun e popullit, e qė poeti jonė Ali Asllani, do t’ua dedikonte serish kėto vargje: “ ... Ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar nė errėsira!... ... ...Tė pabrek ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka!...”

 

Pėr tė gjithė ata tė cilėt e duan pa hile vendin e tyre dhe e kuptojnė drejt rėndėsinė e rikthimit tė sovranitetit tė popullit, lufta e armatosur ēlirimtare radhitet nė kulmin e vlerave kombėtare. Pa dyshim, e tillė ishte edhe lufta qė bėnė edhe veteranėt grevistė. Kėtė e dėshmon vetė synimi i kėsaj lufte,  i sanksionuar nė tekstin e Betimit, qė ishte ēlirimi i mė shumė se i gjysmės sė Shqipėrisė e cila rėnkonte nėn okupim nga pushtuesit barbar serbo-sllav dhe krijimi i kushteve optimale qė populli tė vetėpėrcaktohet dhe tė vetėvendosė lirshėm pėr tė ardhmen e tij. Kėshtu kėrkohej nė tekstin e Betimit tė tyre para Flamurit Kombėtar.

 

Si ish-pjesėtarė i UĒK-sė as qė kam mundur ta paramendojė, se pa u mbushur as dhjetė vjet tė plota nga pėrfundimi i luftės sonė kundėr forcave tė pushtuesve, njė pjesė jo e vogėl jona do tė nėpėrkėmbemi aq pamėshirshėm edhe nga do klane, tani mė tė identifikuara, tė ish-bashkėluftėtarėve tanė. Kjo nėpėrkėmbje pėr ēdo ditė mė e ashpėr na imponon qė pėr sigurimin e tė drejtave tona legjitime-ekzistenciale tė hidhemi nė grevė dhe veprime tjera tė domosdoshme.

 

Jetojmė nė realitet tė hidhur, jo mė pak se 70% e popullit tė Republikės sė Ahtisarisė, jetojnė nė varfėri tė plotė, ndėrsa 30% e tyre nė atė ekstreme. Pra, mė shumė sė gjysma e popullsisė tė kėtij “shteti” janė lėnė pa mundėsinė elementare pėr tė siguruar jetėn me djersėn e vetė, ēka ėshtė edhe mė keq, ėshtė lėnė pa pėrkujdesjen minimale institucionale (nė kėtė 70% bėjnė pjesė mė shumė se gjysma e ish-luftėtarėve tė UĒK-sė). Pėr cilido shtet, qoftė ai edhe Republika e Ahtisarisė, njė realitet i tillė ngėrthen nė vete shumė rreziqe. Mund tė thuhet lirisht, se njėri prej kėtyre rreziqeve pėr nga serioziteti mund tė quhet ndryshe edhe bombė e fuqishme sociale e cila mund tė aktivizohet lehtė dhe nė ēdo moment, ndėrsa pasojat e njė shpėrthimi tillė janė tė paparashikueshme pėr tė ardhmen e shumė brezave.

 

Ditėn e dytė tė grevės, mė 14 prill 2009, u mbajt konferenca e pėrbashkėt pėr mjetet e komunikimit masiv e OVL, SHIL dhe SHFD tė UĒK-sė, me kėtė rast nga drejtuesit e kėtyre tri subjekteve tė dala nga lufta e armatosur ēlirimtare u shprehen qėndrimet nė lidhje me grevėn e “disa personave pranė qeverisė sė Kosovės...”dhe iu bė thirrje e pėrgjithshme “... veteranėve, invalidėve dhe familjeve tė dėshmorėve qė tė mos bien pre e manipulimeve tė tė ashtuquajturit KMDL, pasi qė i njėjti nuk e pėrfaqėson askend pėrveē vetvetes...”

 

Pėrjashtuar fjalorin e ashpėr, “autoritar” dhe kualifikimet pėrbuzėse, mė duket ēdo gjė nė rregull. Zaten e kanė pasur pėr obligim tė shprehin opinionin e subjekteve qė drejtojnė nė lidhje me kėtė grevė. Kjo me shtyri qė tė bėjė krahasimin e pėrmbajtjes sė kėsaj konference me letrėn e OVL tė UĒK-sė, qė i ėshtė adresuar ish-pjesėtarėve tė pushtuesit serbo-ēetnik dhe jo vetėm si ish-pjesėtar i UĒK-sė, por si qytetar i kėsaj pjese tė Shqipėrisė, u ndjeva shumė i shqetėsuar.

 

Pse?

 

Ja se pse.

 

Jo vetėm se nuk pajtohem kurrė me njė veprim tė tillė dhe as me pėrmbajtjen e kėsaj letre, por mjaftoi pėr tė me shqetėsuar fjalori i pėrdorur nė letrėn dėrguar atyre qė vranė, prenė, grinė, dogjėn me mija shqiptarė tė paarmatosur-civil, atyre qė pėrdhunuan me mijėra femra shqiptare (nė mesin e tyre tė mitura dhe plaka)....i cili ishte shumė mė afrues se deklaratat ndaj ish-bashkėluftėtarėve, tė cilėt konsumojnė tė drejtėn demokratike pėr tė kėrkuar tė drejtat qė u takojnė. Serbo-ēetnikėve u drejtoheshin me “Tė nderuar kolegė”, ndėrsa ish-bashkėluftėtarėve “do persona...”. Ēka  mė duket edhe mė keq, kush ua dha atė tė drejtė qė dhunuesit, kriminelėt... dhe bėrllokun serbo-ēetnik t’i quajnė “kolegė”, me siguri nuk ka pasė kush ua thotė, se nėse e quani qenin kolegė barazoheni me te (!)

 

(“  shkupi (usa): 29.03.09 nė ora:06:18 nuk kam deshire te vazhdoj ta lexoj letren me tutje por nuk me pelqeu aspak se si OVL-UCK ju ka drejtuar vrasesve serb me kete fjale> TE NDERUAR KOLEGE???? prej nga ne ish ushtaret e UCK -se u benem KOLEGE te vrasesve te femijeve dhe civileve , une mendoj se ky ehte nje gabim i madh qe e ka bere kryesija e OVL-UCK –se –“  Njėri prej komenteve tė shumta nė lidhje me kėtė letėr i botuar nė gazeta Express)

 

Nė kėtė konferencė pėr mjetet e komunikimit masiv, ngjashėm me stilin e diferencimeve tė dikurshme, u akuzuan grevistėt, se gjoja qenkan tė manipuluar nga njė parti politike, por nuk e thotė cila; “...se nė grevė nuk ka familjarė tė Dėshmorėve dhe se nuk janė tė vėrteta thėniet e disa grevistėve se fėmijėt e dėshmorėve janė nė gjendje shumė tė rėndė...”; se familjarėt e Dėshmorėve po gėzuakan shumė “benificione”,etj., etj. Nė pėrpjekjet pėr zhvlerėsimin e kėrkesave tė grevistėve, u tha “se invalidėt e luftės marrin pensionet dhe gėzojnė disa benificione, me tendencė qė tė rriten, pasi qė Kuvendi tė amandamentoj ligjin dhe kur i  njėjti fillon tė zbatohet.” (Pjesa e nėnvizuar e citatit, shpjegon shumėēka!)

 

Nga deklaratat fyese dhe pėrbuzėse tė kėtyre “zotėrinjve”, tė cilėt ėshtė dashtė t’i kishin kryer detyrat e tyre me pėrkushtim (pėr ēka edhe paguhen), pėr tė gjetur zgjidhje institucionale pėr kėto probleme, tė cila sollėn deri te kjo grevė, lakuriqėsohet njė e realitet i hidhur pėr ne, se nė krye do punėve jo pak tė rėndėsishme janė tė instaluar njė soj “patriotėsh”, tė bėrė synet nga ndėrgjegjja dhe ndjenjat e pėrgjegjėsisė.

 

Tė vinė punėt deri aty, sa tė detyrohen tė hidhen nė grevė edhe ata qė luftuan pėr ēlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare, nuk do tė skuqen nga turpi vetėm  zyrtarėt shpirtkazmė, tė cilėve u ėshtė bėrė fytyra si sholla e kėpucėve!

 

16 prill 2009, Prishtinė