Kush duhet t’i zgjojė nga gjumi inspektoratet sanitare dhe ato veterinare?

 

Shkruan: Sejdi Veseli

 

“Rifillon operacioni pėr vrasjen e qenve endacak” , titullohej njė njoftim zyrtar i Komunės sė Prishtinės i cili u publikua me 25 mars 2009, nė ueb faqen e saj www.prishtina-komuna.org, si dhe nė shumicėn e mjeteve tė komunikimit masiv.

Qėllimi i kėtij publikimi ishte i qartė. Njoftimi i qytetarėve tė Prishtinės se drejtuesit e komunės sė tyre kishin marrė vendim, qe ditėn e premte, konkretisht me 27 mars do rifillonte njė operacion i cili do tė ketė pėr objektiv, eliminimin “pėrfundimtar” tė njė rreziku real qė u kanosej, sidomos fėmijėve dhe tė moshuarve, qė prej pėrfundimit tė luftės ēlirimtare. Thėnė edhe mė thjesht ky objektiv do realizohej duke vrarė lukunitė e qenve bredharak, nė tėrė territorin qė pėrthekon Komuna e Prishtinės.

 

Citimi i njoftimit tė Komunės:

“Rifillon operacioni pėr vrasjen e qeneve endacak

Eliminimi i qeneve endacak nė Komunėn e Prishtinės, duke pėrfshirė qytetin dhe fshatrat, do tė fillojė tė premten mė 27 mars. Ky operacion do tė mbikėqyret nga sektori pėr Zhvillim Rural i Komunės sė Prishtinės. Ndėrsa pėr mbytjen, transportimin, groposjen dhe dezinfektimin e vendit ku do tė vriten dhe ku do tė groposen e qenėt endacak, do ta bėjė NK “Hortikultura”.

 

Gjatė operacionit do tė asistojnė edhe pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės (PK-sė).Vrasja e qenve fillon nė mbrėmje nga ora 00:00, dhe pėrfundon nė orėn 07:00 tė mėngjesit, brenda qytetin, kurse nė fshatra vrasja e qenve endacak fillon nė orėn 07.00 tė mėngjesit, pėr tė vazhduar deri nė orėn 14.00.

 

Komuna e Prishtinės, edhe kėsaj radhe kėrkon nga qytetarėt qė tė mos shqetėsohen nga krismat e armėve, tė cilat do tė pasojnė nė kuadėr tė kėtyre operacioneve, por njėkohėsisht kėrkohet nga qytetarėt qė t’i zvogėlojnė lėvizjet. Po ashtu nga pronarėt e qenve shtėpiak kėrkohet qė tė jenė tė kujdesshėm dhe tė mos i lėshojnė qentė e tyre nga shtėpitė gjatė kėsaj kohe.  Mbytja, transportimi, dezinfektimi i vendit dhe groposja e qenve nė deponinė mbeturinave nė Mirash, Komunės sė Prishtinės, do t’i kushtojė 14 euro pėr njė qenė.”-mbaron citati.

 

http://www.prishtina-komuna.org/?cid=1,14,256

Mund tė pėrfundohet pa u hamendur se ky veprim i komunarėve tanė, nga shumica e qytetarėve nuk mund tė konsiderohet ndryshe pos i guximshėm, nga vetė fakti, se ky operacion  organizohej dhe synohej tė ekzekutohej nė kundėrshtim tė plotė me normat e Organizatės Botėrore pėr mbrojtjen e shtazėve (WSPA)  dhe CEEweb for Biodiversity , tė cilat vetėm trajtimin human tė shtazėve nuk e konsiderojnė krim ndaj tyre.

           

Diēka e tillė edhe pritej. Sidomos pas llahtarisė qė ndodhi ditė mė parė nė Komunėn e Dardanės, kur u shqye njė fėmijė fillorist nga njė lukuni e qenve bredharak, kaherė tė shndėrruar nė egėrsira.

           

Si banor i vjetėr i Prishtinės, jo pa ndonjė simpati e prita kėtė lajm, se mė nė fund edhe pushtetarėve lokal tė qytetit tonė u ra ndėrmend, se duhet tė ndėrmarrin diēka nė kėtė drejtim, qoftė edhe sa pėr sy e faqe. Mjerisht, kėshtu u dėshmua edhe nė informacionin e emetuar nga TV Klan Kosova, tė ilustruar me pamje shumė domethėnėse nga veprimet konkrete nė terren, qysh nė fillimin e punėve tė qen-vrasėsve tė autorizuar nga komunarėt.

           

Ashtu si edhe shumė bashkėqytetar tė mi, tė cilėt disponojnė qoftė edhe me njohuritė mė elementare nga kultura shėndetėsore, kėto pamje tė emetuara nė TV Klan Kosova edhe mua me mė bėnė kureshtar tė mėsoj, se ēfarė masash preventive higjienike dhe sanitare ndėrmerren nga qen-vrasėsit e autorizuar nga Komuna e Prishtinės, pasi qė as edhe njė gjurmė e tyre nuk u vėrejt, nė kėtė informacion televiziv tė pėrgatitur me profesionalizėm tė lartė.

           

Informacionet qė sigurova nga Mirashi, vėrtetė janė pėr t’u shqetėsuar. Nga kėto informacione dėshmohej, se ne Deponinė e mbeturinave nė Mirash, hidhen qenėt e vrarė nė Prishtinė, sikur tė ishin mbeturina tė thjeshta, pa u zbatuar as edhe normat mė elementare higjienike dhe sanitare. Ndėrsa nė Divizionin e prodhimit tė qymyrit, konkretisht nė Palosjen e brendshme, nė gropa e improvizuara tė cilat nuk i plotėsojnė as edhe njė normė sanitare e higjienike, janė hedhur qenėt e vrarė nė territorin e Kastriotit (shih foto 2 dhe 3). (Pas intervenimit tė autoritetit drejtues pėr mbrojtje nė punė tė kėtij Divizioni tė KEK-ut, qenė- vrasėsit i mbuluan kėto gropa, pasi hodhen dy-tre thasė me qyreq pluhur (i cili njihet pėr vetitė dezinfektuese fare tė pa pėrfillshėm-nė gjurma...).

           

Duke lexuar komunikatėn e Komunės kuptova se: “Ndėrsa pėr mbytjen, transportimin, groposjen dhe dezinfektimin e vendit ku do tė vriten dhe ku do tė groposen e qenėt endacak, do ta bėjė NK “Hortikultura”. Pra, as qė mund tė pritej diēka ndryshe nga njė organizatė plotėsisht jo profesionale nga preventiva shėndetėsore. Megjithatė, doja tė besoja se NK “Hortikultura” ka angazhuar ndonjėrėn nga organizatat e specializuara dhe tė licencuara nga Ministria e Shėndetėsisė pėr trajtimet pėrkatėse tė terrenit, nė shėrbim tė parandalimit tė shfaqjes sė ndonjėrės nga sėmurjet ngjitėse-konkretisht zoonozat tė cilat bartėn nga qenėt.

           

Pėr tė argumentuar se shėndetit masiv i kanoset rrezikshmėri e shkallės sė lartė, si shpėrblim i papėrgjegjėsisė sė atyre qė autorizuan jo profesionistėt pėr kryerjen e kėtij operacioni, si dhe mos reagimin e inspektorėve sanitar dhe atyre veterinar pėr t’ua ndaluar punėn qen-vrasėsve jo profesionist, e shoh tė nevojshme, qė duke u bazuar Referencėn e CDC-Healthy Pets Healthy people, tė rendit disa nga sėmurjet qė barten nga qenėt tek njeriu dhe qė shumica e tyre pėr nga shkalla e vdekshmėrisė radhiten shumė lart:

 Bruceloza (Brucella canis) , Kampilobakterioza, Cryptosporidiosis, Infeksioni me Dipylidium, Giardiasis, Strongiloidet(parazitoza),  Leishmaniasis , Leptospirosis, Semundja Lyme , Ethet Q (Coxiella burnetii), Rabiesi, Dermatofitet, Rocky Mountain Spotted Fever (Ethet njollore te bjeshkėve shkrepore), Salmonellosis, toxocariasis...

           

Shkalla e rrezikshmėrisė nga shfaqja e kėtyre sėmurjeve nga grupi i zoonozave, ėshtė rritur edhe si pasojė e moskryerjes sė kėtyre punėve nga qenė vrasėsit, nė pėrputhje me normat elementare pėr mbrojtjen e shėndetit publik pėr ēka kanė qenė tė obliguar. Sipas informacioneve qė arrita tė sigurojė:

            - nuk ėshtė dėshmuar se ėshtė bėrė dezinfektimi me preparate efikase i qenve tė vrarė dhe i vendeve ku ėshtė derdhur gjaku dhe lėngjet tjera trupore tė tyre, si dhe nuk ėshtė gėrrye shtresa e paraparė e dheut ku janė vrarė qenėt (qoftė nė oborrin e shkollės, ēerdhes sė fėmijėve, oborri universitar, trotuaret.... edhe kur ka pas dėshmi tė qarta (gjak, jargė...) se ėshtė i kontaminuar, pėr t’u futur bashkė me ngordhėsirėn nė qeskėn e plastmasit!

            -nuk janė futur nė thasė plastmasi qenėt e vrarė!

            -nuk janė krye veprimet dezinfektuese tė mjeteve transportuese (jo pėrkatėse), menjėherė pas shkarkimit tė ngordhėsirave nė varrezėn masive apo nė deponinė e mbeturinave, nė Mirash!

-nuk ėshtė bėrė varrimi apo djegia e tyre sipas kritereve tė mirėnjohura higjienike-sanitare!

 

Duke u bazuar vetėm nė faktin pasues nga komunikata, e botuar nė ueb faqen e komunės, cit. “Ky operacion do tė mbikėqyret nga sektori pėr Zhvillim Rural i Komunės sė Prishtinės”, mė bėn tė dyshojė me bazė se edhe ky veprim i Komunės tonė ėshtė bėrė dhe ndofta do tė vazhdojė tė bėhet shkel e shko-sa pėr tė zhvatur nga do tė papėrgjegjshėm mjete tė grumbulluara nga taksapaguesit, nė shumė prej  14 € pėr njė qenė tė vrarė. Sepse, nė vendet normale kėto punė mbikėqyren nga ekipe profesionale tė pėrbėra nga ekspert tė shėndetit publik, veterinės dhe ekologjisė!

Nė rastin konkret, kjo nuk ėshtė duke u vėrejtur, sepse po tė ishte ndryshe nuk do tė ndodhnin kėto skena:

 

Pėrballė kėtyre skenave, tė cilat pėr nga stili tė pėrkujtojnė mesjetėn e hershme, ndjeva pėr nevojė pėr tė ushtruar tė drejtėn time demokratike, qė t’ua adresoj publikisht disa pyetje tė dy kryeinspektorėve, atij sanitar dhe atij veterinar:

A i kanė parė kėto skena?

           

Nėse po, pse kanė lejuar diēka tė tillė apo pse nuk kanė ndėrmarrė veprimet e duhura qė ua mundėson autoriteti i postit dhe qė janė tė obliguar me ligj, pėr tė evituar menjėherė njė shėmti tė tillė kaq tė rrezikshme, si dhe pėr tė aplikuar masat ndėshkimore ndaj pėrgjegjėsve, tė cilat ua mundėson ligji?

 

Nėse jo, ku kanė qenė vartėsit e tyre, tė cilėt sipas detyrės zyrtare janė tė obliguar tė pėrcjellin edhe veprime tė kėsaj natyre, tė cilat po nuk u kryen profesionalisht, mund tė rrezikojnė shėndetin masiv?

 

Tė nderuar Kryeinspektor, siē mund tė shihet nga kėndvėshtrimi im prej njė qytetari me njohuri modeste nga mbrojtja e shėndetit publik, mund tė nxirret pėrfundimi, se Ju as qė keni bėrė pėrpjekjet minimale pėr ta vlerėsuar shkallėn e rrezikshmėrisė pėr shėndetin masiv, si rrjedhojė e pritshme kur operacione tė tilla kryhen nga joprofesionistėt.

 

Shpresoj, se nuk e keni vėshtirė qė tė pėrgjigjeni, ngase dua tė besoj se dispononi me raportet zyrtare tė vartėsve Tuaj, tė pėrpiluara nė terren, nė vendin e ngjarjes, nė orėt e parapara pėr vrasjen e qenve, nė tė cilat me siguri pėrshkruhen me profesionalizėm dhe hollėsisht, tė gjitha veprimet e kryera nga qen-vrasėsit, pėrfshirė kėtu edhe formėn e dezinfektimit (duke cekur llojin e dezinfektantit dhe nė ēfarė shkalle tė zbutjes ėshtė pėrdorur), bartjen dhe varrosjen e tyre.

 

Nė fund, e ndiej pėr obligim qė tė theksoj, se me kėto vėrejtje tė mijat prej qytetari i kam njoftuar: Kėshilltarėt pėr shėndetėsi tė Presidentit, Kryeministrit e tė Zv.Kryeministrit, Drejtuesit e  Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (WHO)-pėr Kosovė. Gjithashtu, dua tė theksojė se mė parė i kam njoftuar eprorėt e mijė dhe shumė ekspert kulmor nga epidemiologjia, mikrobiologjia, ekologjia, sėmundjet infektive, tek tė gjithė kam hasur nė mirėkuptim dhe mbėshtetje.

 

Prishtinė, 03 prill 2009