Veriu i Kosovės dhe Kosova Lindore
Shkėmbimi
i dhunshėm i popullatės
Nga:
Albin Kurti
Nė veēanti, pas
suprimimit tė autonomisė nė vitin 1989, shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė jetuan
pothuajse tėrėsisht tė ndarė. Regjimi i Milosheviqit i dėboi shqiptarėt nga
fabrikat dhe administrata, nga shkollat dhe spitalet. Zbrazėtia e madhe e
krijuar nė institucionet e sistemit impononte qė edhe bujku serb tė bėhej
brenda natės zyrtar i lartė komune apo komandant policie. Pėr ti mbajtur tė
shtypur 2 milionė shqiptarė gjithsesi Serbisė i nevojiteshin dhjetėramijėra
serbė qė do ti shtypnin ata. Pėrkatėsia kombėtare asokohe pėrcaktonte brutalisht pozitėn nė hierarkinė
binare. Prandaj, nė qershorin e vitit 1999, mė parė sesa ndarja e territorit
ngjau territorializmi i ndarjes. Rreth 132.000 serbė qė mbetėn nė Kosovė u
koncentruan nė pjesėn veriore dhe lindore tė Kosovės. Zyrtari i lartė i
UNHCR-sė, Ron Redmond, nė korrik tė vitit 1999 deklaroi se shumica e serbėve tė
Kosovės qė e lėshuan Kosovėn, e bėnė kėtė bashkė me forcat policore dhe
ushtarake tė Serbisė.
Numri i pėrgjithshėm i
serbėve tė ikur nė verėn e vitit 1999 ishte rreth 62.000. Sipas Entit
Republikan tė Statistikės sė Serbisė, nė vitin 1991 nė Kosovė kishte 194.000
serbė. Numri i serbėve tė Kosovės realisht nuk ėshtė rritur pėrgjatė viteve tė
90-ta. Shtimi konsistonte nė refugjatėt serbė qė
Deri nė shkurt tė
vitit 2009 janė kthyer 19.051 serbė. Rrjedhimisht, nė Kosovė ka 43.000 serbė
kosovarė mė pak sesa nė fund tė viteve tė 90-ta.
Le ta shohim pak se si
flasin shifrat kur janė nė pyetje shqiptarėt.
Gjendja nė veri tė
Kosovės
Gjatė zbrapsjes sė
forcave ushtarake serbe nė qershor tė vitit 1999, formacionet e Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės po pėrparonin duke e shtėnė vendin nėn kontroll. Por kur
ato mbėrrijtėn nė veriun e Mitrovicės, erdhi njė urdhėr prej strukturave tė
larta udhėheqėse pėr tė mos dalur matanė Ibrit. Jorastėsisht, forcat franceze
tė KFOR-it pastaj u vendosėn pikėrisht sipėr urės sė kėtij lumi qė pėr mė shumė
se nėntė vjet simbolizon ndarjen e dhunshme tė qytetit. Ndalimi i KFOR-it
francez nė Ibėr ia mundėsoi Serbisė ta vendos kontrollin nė veri. Nė vitin
1999, UNMIK-u i shfuqizoi intitucionet e deriatėhershme tė Kosovės por i la tė
paprekura ato tė Serbisė nė Kosovė.
Mbajtja e ndarė e
veriut tė Kosovės ėshtė mirėmbajtje e situatės kriminale. Vetėm me 3 dhe 4
shkurt tė vitit 2000, 11 shqiptarė janė vrarė, me dhjetėra tė tjerė janė
keqtrajtuar ose lėnduar ndėrsa 1.564 familje me 11.364 anėtarė janė dėbuar.
Pėrveē krimeve dhe masakrave tė kryera gjatė luftės nga forcat serbe, 16
kriminelė serbė kanė ikur prej burgut tė Mitrovicės, sė paku njėri ėshtė
nxjerrur nga burgu pėrmes demonstratave tė serbėve, kurse disa herė
protestuesit nuk kanė lejuar qė tė arrestohen persona serbė tė caktuar. Nė
trazira tė dhunshme nuk u kursyen as forcat ndėrkombėtare qė pėr dallim i
kursenin strukturat e Serbisė. Trazirat ishin tė vazhdueshme, prej prillit tė
vitit 2002 kur u plagosėn 22 policė polakė e deri me 17 mars 2008 kur u vra polici
ukrainas. Serbėt atje pėrdorėn njė arsenal tė tėrė ushtarak tė armėve tė
zjarrit kundėr ndėrkombėtarėve.
Shqiptarėt e dėbuar
nga veriu i Mitrovicės jetojnė nėpėr vende e banesa tė marra me qera nėpėr
pjesė tė ndryshme tė Kosovės. Ata jetojnė nė kushte tė vėshtira ekonomike. Tė
shtyrė nga skamja e madhe, ata shpeshherė janė tė detyruar ti shesin pronat e
tyre. Kėto prona i bleu fillimisht Qendra Koordinuese e Serbisė pėr Kosovėn, e
mė pas drejtėpėrdrejtė Qeveria e Serbisė. Rikolonizimin e veriut tė Kosovės
prej Beogradit e ka toleruar UNMIK-u meqė, sipas rregullores 2001/17 tė
UNMIK-ut, administratori komunal ka mundur tė shfuqizojė kontratat nėse blerja
e pronave ėshtė bėrė nė mėnyrė tė organizuar prej ndonjė institucioni tė
caktuar, qėllimi themelor i tė cilit ėshtė ndryshimi i strukturės etnike nė
ndonjė pjesė tė vendit. UNMIK-u u ka vendosur kushte vetėm shqiptarėve, por jo
edhe autonomisė serbe nė veriun e Kosovės.
Nė vitet e pasluftės
Trepēa punonte rrallė e pak dhe nuk kishte zhvillim tė ekonomisė private. Shqiptarėt
dhe serbėt nė veri nuk kishin pavarėsi ekonomike dhe ata mbetėn tė brishtė
pėrkundrejt strukturave tė Serbisė.
Nga tė qenit dikur
qyteti mė i pasur i Kosovės, Mitrovica duke qenė e ndarė ėshtė shndėrruar nė
qytetin mė tė varfėr. Dy faktorė qė ndikuan nė varfėrimin e kėtij qyteti janė
mosfunksionimi i Kombinatit Trepēa dhe ndarja e qytetit. Ekonomia e qytetit tė Mitrovicės
ishte e tėra e organizuar rreth Kombinatit. Ai ishte punėdhėnėsi mė i
madh aty. Gjatė viteve tė administrimit tė dhunshėm nga
Ndarja e Mitrovicės
natyrisht se e ka vėshtirėsuar rifunksionalizimin e Trepēės, duke e lėnė
minierėn e Stantėrgut nė njėrėn anė, ndėrsa shkritoren nė anėn tjetėr
(Zveēan). Kėshtu Mitrovica u shndėrrua nė qytetin mė tė varfėr, dhe ajo ėshtė
i vetmi qytet nė Kosovė tė cilit i ėshtė zvogėluar popullsia pėrgjatė viteve.
Sipas raportit tė Iniciatiės Evropiane pėr Stabilitet tė para pak viteve, nė
veri tė Mitrovicės dhe Zveēan jetohet me mesatarisht 95 euro nė muaj, 60% tė tė
cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndėrkaq, nė jug tė
Mitrovicės njerėzit jetojnė me 37 euro nė muaj, nga tė cilat 37% sigurohen nga
Qeveria e Kosovės dhe 40% nga sektori privat.
Duket qartė qė
Gjendja nė Kosovėn
Lindore
Nė Kosovėn Lindore, pėrveēqė
nuk
Nė Medvegjė shqiptarėt
tashmė janė pakicė. Komuna e Medvegjės i ka 10.760 banorė sipas regjistrimit tė
vitit 2002. Shqiptarė janė 2.860 ose 26.8%. Tė punėsuar shqiptarė janė vetėm 62
persona. Tė punėsuar serbė janė 1609 veta. Nė vendet udhėheqėse janė vetėm 2
shqiptarė: zėvendėsi i kryetarit dhe shefi i shėrbimeve publike. Asistencė
sociale marrin 16 familje shqiptare. Qė nga vitet e 90-ta nė asnjė institucion
flamuri kombėtar nuk ka valuar.
Nuk duhet tė harrojmė se
me regjistrimin e vitit 2002 nuk janė tė pėrfshirė qytetarėt tė cilėt janė nė
botėn e jashtme mė shumė se njė vit. Numri i qytetarėve tė cilėt qėndrojnė nė
botėn e jashtme mė gjatė se njė vit, e tė cilėt kryesisht janė tė komunitetit
shqiptar, nė Komunėn e Preshevės janė rreth 13.000, nė Komunėn e Bujanocit
rreth 11.000 dhe nė Komunėn e Medvegjės rreth 3.000.
Trysni tė madhe
|
Emri |
Gjithsej |
Shqiptar |
Serb |
Romė |
|
HEBA |
558 |
6 |
550 |
2 |
|
DUVANSKA |
175 |
30 |
110 |
35 |
|
SIMPO |
600 |
25 |
575 |
|
|
MEGAL |
236 |
|
236 |
|
|
KONDIVA |
200 |
|
200 |
|
Nė komunėn e Preshevės
po ashtu ka diskriminim por ai ėshtė mė pak problematik pėr shkak tė
homogjenitetit tė madh etnik tė popullatės. Serbėt janė fare pak pėrqind, zėnė
vend shumė nėpėr institucione e ndėrmarrje tė ndryshme porse kjo megjithatė si
zbraps dot shqiptarėt atje dhe nė njė plan afatshkurtėr smund ta bėjė
ndryshimin e pėrbėrjes sė popullatės. Megjithatė, puna ėshtė keq sidomos me pėrfaqėsimin
dhe udhėheqjen nėpėr polici, prokurori e gjykata. Gjersa policia ėshtė pėrafėrsisht
50% me 50%, nė Prokurori janė 9 serbė e 4 shqiptarė, nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje
janė 5 serbė e 7 shqiptarė kurse nė atė komunale 25 serbė e 16 shqiptarė. Por,
diskriminim drastik ka edhe nė disa sektorė tė tjerė sikurse te Katastra e
Patundshmėrive Komunale ku punojnė 2 shqiptarė, 8 serbė dhe drejtori ėshtė serb,
apo te Shėrbimi i Thesarit ku kemi 1 shqiptar, 4 serbė dhe drejtori sėrish ėshtė
serb.
Si tė vazhdojmė mė
tutje?
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
i pėrkrah kėrkesat e Kėshillit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kosovėn Lindore pėr
flamur, universitet dhe demilitarizim. Qė prej formimit tonė si Lėvizje kemi
konsideruar qė aktualisht duhet tė insistojmė nė reciprocitet dhe simetri tė tė
drejtave, nė politika qė e luftojnė diskriminimin dhe nėnpėrfqėsimin. Nuk duhet
tė ketė privilegje pėr serbėt dhe as nėnpėrfaqėsim pėr shqiptarėt. Nuk mund tė
ketė paqe tė qėndrueshme pa reciprocitet tė tė drejtave tė serbėve nė Kosovė me
shqiptarėt nė Kosovė Lindore. Asimetria e situatave na lė peng tė konfliktit qė
nuk mbaron. Shqiptarėt nė Kosovėn Lindore duhet tė bėhen bashkė pėr flamurin
kombėtar qė nuk i lejojnė ta pėrdorin, pėr demilitarizimin e luginės dhe pėr
universitet nė gjuhėn shqipe. Pėr kėto, ata duhen ndihmuar pa kursim nga
Prishtina e Tirana.
Nė veri tė Kosovės
duhet tė shtrihet pushteti dhe kontrolli pėr ēka Lėvizja jonė e pat bėrė njė
analizė dhe njė propozim konkret nė vjeshtėn e vitit tė kaluar e ku pėrveē
tjerash kemi thėnė qė:
Njė bazė e njėsisė
speciale tė policisė sė Kosovės tė jetė e vendosur nė njė kazermė nė veri tė
Kosovės.
Nė veri tė ketė njė
prezencė tė shtuar tė policisė pėr shkak tė gjendjes sė jashtėzakonshme atje.
Nė veri janė rreth 500
familje shqiptare. Duhen shikuar mundėsitė qė secilės familje tiu punėsohet
nga njė anėtar nė Polici dhe asisoj do ti kishim afėr 500 njerėz tė armatorur
nė veri nė gjendje pėr ta mbrojtur veten atje.
Duhet tė ndėrpriten
ēfarėdo negociata me Serbinė pėrderisa ajo mbėshtet struktura paralele nė
Kosovė me qėllim tė rrėnimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Faktorėt ndėrkombėtar
duhet ti ndėrprejnė negociatat me Serbinė kurse institucionet e Kosovės tė mos
i rifillojnė ato.
Duhet bėrė ngritja e
akuzave dhe arrestimi pėr strukturat e Serbisė.
Duhet arrestuar ata qė
janė nė krye tė krimeve etnike nė veri.
Tė vihen nė shėnjestėr
burimet financiare tė strukturave paralele. Duhet gjurmuar dhe duhet prerė
financimi i strukturave paralele tė Serbisė.
Tė ndėrpriten pagat
pėr policėt qė refuzojnė tė punojė nė Policinė e Kosovės.
Nuk duhet tė legjitimohet
komuna e veriut tė Mitrovicės. Kėsisoj, sė paku nuk do ti vėshtirėsohej
bashkimi i Mitrovicės gjeneratave tė ardhshme tė politikanėve. Nėse pranohet
komuna e veriut tė Mitrovicės, atėherė ēfarėdo ndėrmarrje integruese apo
ēlirimtare atje nė tė ardhmen do tė konsiderohet agresion.
Serbėt nė veri janė tė
varur nga
Jo para e privilegje, por
zhvillim arsimor e ekonomik dhe barazi para ligjit. Jo negociata me e pėr
strukturat e Serbisė, por integritet territorial e sovranitet.
Rivitalizimi i
Trepēės, funksionalizimi i saj qė do tė rezultonte me punėsimin e rreth 8.000
vetave. Nė fund tė viteve tė 70ta por edhe pėrgjatė tė 80-tave, arsimtarėt e
mjekėt nė Kosovė kishin paga qė mund tė krahasoheshin edhe me disa vende tė
zhvilluara perėndimore. Mirėpo, kjo ishte e mundur pikėrisht pėr shkak punonte
Trepēa.
Ofrimi i bursave pėr
shqiptarėt dhe serbėt nga veriu pėr nė shkollat e mesme dhe Universitetin nė
Prishtinė.
Investim nė spitalin e
Prishtinės dhe atė nė jug tė Mitrovicės nė mėnyrė qė aty tė ofrohen shėrbime mė
tė mira.
Forcimi i fshatrave tė
shqiptarėve atje si pakicė e rrezikuar qė janė, duke ofruar mjete pėr
rindėrtimin e shtėpive, infrastrukturė tė mirė, transport publik falas pėr nė
jug tė Mitrovicės dhe anasjelltas tri herė nė ditė, lehtėsim nė punėsim,
lehtėsim pėr regjistrim nė universitet.
Nuk duhet lejuar qė
Qeveria e Serbisė ti blejė pronat e shqiptarėve nė veri. Tė gjithė shqiptarėt
qė janė detyruar ti shesin pronat e tyre, Qeveria e Kosovės tua blejė ato. Etj.,
etj.
Kėsisoj, edhe serbėt
do tė mund tė integroheshin nė Kosovė: integrimi nuk ėshtė dėshirė por nevojė.
Shkėmbimi territorial
Ushtrimi i sė drejtės
p[ėr vetėvendosje tė kombit nuk ėshtė i shkėputshėm prej territorit qė e
popullon kombi. Ndryshimi i kufirit (sado qė formal) tė Kosovės pėrfundon si shkėmbim
territorial i veriut tė Kosovės me Kosovėn Lindore e i cili i ka disa probleme
dhe vėshtirėsi shumė shumė tė mėdha:
Nuk mund tė bėhet nė mėnyrė
paqėsore. Shkėmbimi paqėsor i territorit ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, apo edhe
shqiptarėve dhe serbėve ėshtė i mundur vetėm nė bazė parimore: e drejta pėr vetėvendosje
tė kombeve. Mirėpo, kjo nė mėnyrė paqėsore ėshtė e mundur vetėm nėse nė Beograd
e merr pushtetin njė parti, le tė themi, e trashėgimisė sė Dimitrije Tucoviqit,
ndėrkohė qė e dimė se e gjithė skena politike nė Beograd aktualisht ėshtė trashėgimi
e Nikolla Pashiqit. Nė shoqėrinė serbe nuk ka pendesė dhe as spastrim tė
strukturave kriminale nacional-shoviniste. Pėrkdhelja ndėrkombėtare ėshtė pėrkthyer
veēse nė inkurajim qė
Sot, nuk ndodhemi nė kohėn
kur ka gjasa tė ndodhė shkėmbimi territorial por kur po zbatohet Plani i
Ahtisaarit i cili kur tė implementohet nė Anamoravė e rrethon dhe e izolon
Kosovėn Lindore duke na e shkėputur vazhdimėsinė territoriale dhe duke i
enklavizuar shqiptarėt. Pengimi i zbatimit tė Planit tė Ahtisaarit duhet tė jetė
prioriteti e jo shkėmbimi territorial. Sepse, i pari ėshtė realitet kurse e
dyta vetėm ide.
Plani i Ahtisaarit ėshtė
dėshmi qė kontesti shqiptaro-serb nuk ėshtė i lokalizuar vetėm nė relacionin Veriu
i Kosovės Kosova Lindore: kemi eksterritorialitetin e kishave dhe
manastireve ortodokse qė i serbizon ato, privilegjin e vetos pėr deputetėt serbė
nė Kuvendin e Kosovės, dėmet e luftės (qė nuk i paguan) dhe borxhin e jashtėm tė
Serbisė (ku e kėrkojnė edhe kontributin e Kosovės!) etj. Nė fakt,
Serbėt janė tė
privilegjuar edhe nė veri tė Kosovės edhe nė Kosovėn Lindore pikėrisht pėr
shkak se
Kurrfarė shkėmbimi
territoresh sduhet pranuar si ofertė dhe as hedhur nė tavolinė pa i ditur
pasuritė qė po shkėmbehen. Agjensioni Kosovar i Minerale dhe Minierave nuk i
publikon rezultatet e vlerėsimit tė Trepēės tash disa vjet. Sipas Halil Qelės,
gjeolog me profesion dhe i cili njėkohėsisht kryeson me sindikatėn atje, vlera
e pėrgjithshme e Trepēės ėshtė 502 miliardė euro.
Dhe, e fundit, por jo
edhe pėr nga rėndėsia, duhet pasur shumė kujdes me kufijtė qė propozohen. Nuk
duhet harruar qė sipas regjistrimeve tė viteve 1971 dhe 1981 Kosova i kishte 22
komuna. Zveēani dhe Zubin Potoku janė bėrė komuna nė fund tė viteve tė 80-ta
pra, nė periudhėn e sundimit tė Milosheviqit ato i janė marrur komunės sė
Mitrovicės (ndonėse komuna e Zubin Potokut ka ekzistuar qė prej pėrfundimit tė
Luftės sė Dytė Botėrore e deri nė vitin 1965). E drejta e vetėvendosjes gjithsesi
e nėnkupton dekolonizimin si korrigjim historik tė padrejtėsive nga e
kaluara.
Prishtinė, 26 mars
2009