Grupi puēist dhe tregtia e tij me identitetin shqiptar

 

Shkruan : Xhevat Bislimi 

 

Grupi qė nxori nė treg tė Vjenės lirinė, tokėn, vullnetin dhe tė drejtat e padiskutueshme tė popullit shqiptar tė Kosovė (Sejdiu, Berisha, Ēeku, Thaēi dhe Surroi) kėto ditė luajti edhe aktin e parafundit, bėri puē ndaj institucionit tė vetėm legjitim dhe tė zgjedhur me votėn e qytetarit, ndaj Kuvendit tė Kosovės. Akti i fundit i kėsaj tragjedie, qė quhet Kosovė, do tė jetė miratimi nga ky grup puēist i projektit tė Atisarit pėr Kosovėn. Nuk ka se si tė ndodh ndryshe, sepse ky grup, qė para popullit tė tij hiqet si grup “elefantėsh” dhe “supermenėsh”, kurse para tė huajve si grup zvarranikėsh, tashmė i ka miratuar (90%) tė kėrkesave tė Serbisė tė pėrfshira nė “pakon” e Atisarit. Kosova, sipas asaj qė ka pranuar ky grup, nuk ėshtė mė shqiptare, por shqiptaro (kosovaro)-serbe. Ky ėshtė thelbi i marrėveshjeve tė arritura gjatė bisedimeve me Serbinė. Kjo ka qenė edhe substancė e platformės politike tė Ibrahim Rugovės: “Kosova e hapur ndaj Shqipėrisė dhe Serbisė”, ishte refreni i dashur i tij. Ky grup i zvarranikėve ka shkuar edhe mė tej, ia ka “ftofur” Rugovės dhe po thotė: “Kosova e hapur ndaj Serbisė dhe e mbyllur ndaj Shqipėrisė”! Kjo edhe pėr arsye se tashmė ėshtė mėsuar nga tė gjithė se Tirana zyrtare paska qenė ideatorja dhe nxitsja e pakėnaqėsive nė Kosovė. Madje edhe Lufta Ēlirimtare, po thonė, nuk do tė bėhej pa Nėnėn tonė Shqipėri. Pastaj ka zėra gjithnjė e mė tė fuqishėm qė po thonė se Kosova, dhe kudo ku flitet shqip nė Ballkan, ishte, ėshtė dhe do tė jetė Shqipėri… Prandaj, o burra ta mbyllim dhe pėrjetėsojmė kufirin me shtetin shqiptar, po thonė dhe po veprojnė ata qė tashmė kanė hequr dorė nga identiteti i tyre shqiptar dhe po kėrkojnė tė krijojnė njė identitet tė ri, njė identitet qė nuk do tė tingėllonte keq nė sllavishte, identitetin “kosovar”. Pėrpjekjet pėr tė krijuar mure midis shqiptarėve janė tė vjetra sa vetė ardhja dhe vendosja e sllavėve dhe e grekėve nė Ballkan. Programet shtetėrore tė akademive serbe u pėrpoqėn tė na ndanin nė “allbanci”, pėr shqiptarėt e shtetit tė sotėm shqiptar dhe nė “shiftari” pėr shqiptarėt e pushtuar nga Jugosllavia e kralėve dhe ajo e Titos mė vonė. Sot, mohuesit e gjakut, gjuhės dhe kombit shqiptar nuk duan tė na lėnė as “shiftari”, por duan tė na largojnė edhe mė dhe tė na bėjnė “kosovari”.

 

   Pėr realizimin e kėtyre qėllimeve thellėsisht dhe tmerrėsisht antishqiptare, grupi negociator ia vazhdoi vetėvetes mandantin dhe ia dha vetes attributet e Kuvendit, duke krijuar njė precedent tė rrezikshėm pėr kohėn qė po jetojmė. Ky grup i dha vetes tė drejtė t’i vazhdojė bisedimet me Serbinė, tė krijojė nėngrupe pėr “hartimin” e kushtetutės sė Kosovės, pėr pėrgatitjen dhe pėrzgjedhjen e simboleve tė Kosovės dhe pėr pėrgatitjen e ligjit zgjedhor! Dhe ky ishte njė puē i pastėr paqėsor… Puēi i kėtij grupi pati pėrkrahjen e plotė tė atyre qė e krijuan. Nėpėrmjet kėtij grupi sharlatanėsh e zuzarėsh segmente tė caktuara tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare po pėrpiqen tė realizojnė programin qė nuk arriti ta realizoj tėrėsisht Serbia pėr njė shekull, DESHQIPTARIZIMIN e Kosovės dhe krijimin e njė Kosove multietnike, qė do tė varej kryesisht nga Serbia, pas qerres serbe. Kjo ėshtė arsyeja pse Kosova nuk duhet ta ketė flamurin e vetė shqiptar, por njė tjetėr (nisma e herėshme e Serbisė dhe Rugovės), pse Kosova nuk duhet ta ketė gjuhėn shqipe, por gjuhėn “gege”, nismė e vjetėr e Serbisė dhe e bijėve tė saj jashtėmartesorė, pse populli i Kosovės nuk duhet tė jetė shqiptar, siē e ka krijuar Natyra ose Zoti, por duhet tė “pėrqitet” nė njė komunitet (jo popull) me emėr “kosovar”…!

 

   Ka edhe njerėz tė ndershėm, madje edhe intelektualė qė janė gėnjyer nga dhuna e pėrditėshme e mediave tė financuara nga UNMIK-u dhe Serbia dhe besojnė sinqerisht se pėr t’u bėrė shtet duhet ta ndėrrojmė flamurin dhe tė heqim dorė nga identiteti ynė, nga shqiptaria jonė e pavdekshme! Shtrohet pyetja: Pėrse u pėrpoqėn, luftuan me pushkė e me penė dhe ranė nė altarin e lirisė dhjetėra mijėra dėshmorė tė kombit? Pėrse u vranė, u prenė dhe u dogjėn breza tė tėrė kundėr romės, bizantit, turkut, serbit, grekut, malazezit e maqedonit? Pse u bė Lufta e fundit Ēlirimtare kundėr pushtuesve tė tokave tona dhe me cilin Flamur e Betim u bė? Po tė hiqnim dorė nga pėrkatėsia dhe identiteti ynė kombėtar ne nuk do tė kishim kurrė telashe me Serbinė dhe do tė jetonim shumė “mire” si qytetarė tė saj, si “kosovarė”. Prandaj, tė nderuar intelektualė dhe bashkėkombas shqiptarė mos u besoni kėtyre altoparlantėve tė vjetėruar tė Serbisė dhe UNMIK-ut, sepse nė botė ka shtete me tė njėjtin flamur (Luksemburgu dhe Holanda, Rumania dhe Ēadi, etj.), ka shumė shtete qė kanė tė njėjtat ngjyra, tė njėjtėn renditje tė atyre ngjyrave, por dallojnė me nga njė shenjė tė vockėl, etj. Nėse Kosova e ka kusht qė ta ketė flamurin e vetė “shtetėror” pėr t’u bėrė shtet, atėherė mbi krenat e shqipes mund tė vendosim pėrkohėsisht (deri nė ribashkimin e Shqipėrisė) tri shkronjat e arta tė kombit tonė, “UCK”. Mirėpo, jo tė dashur bashkėkombas. Lepuri fshihet tjetėrkund. Grupi i zvarranikėve zbaton politikat e atyre qė nuk duan ta shohin kurrė ribashkimin e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar. Megjithatė, kjo ditė do tė vij dhe ne, brezi ynė, do ta arrimė dhe do ta jetojmė. Sa perandorė e perandori, sa mbretėr e mbretėri, presednikė e presidentė kanė thyer qafėn nė kėtė vend pa ia arritur qėllimit, pa ia ndėrruar shpirtin dhe fytyrėn shqiptare Kosovės dhe krahinave tė tjera tė pushtuara e tė ndara me dhunė, hekur e zjarr nga trungu. Edhe kėta tė sotmit do tė shkojnė e tė harrohen, kurse ribashkimi i Shqipėrisė do tė bėhet realitet qė do t’i shėrbej paqesė, sigurisė dhe stabilitetit nė rajon dhe Evropė, Kėtė tė vėrtetė herėt a vonė do ta kuptojė edhe Evropa