Enverat shpėrfillin ligjin   

 

Shkruan: Lulėzim Krasniqi

 

 

“ Duhet ta dini “ shkruan Mchiavelli nė veprėn e tij “ Princi “, “ se ka dy metoda luftimi, njėra me ligj, tjetra me forcė; metoda e parė ėshtė ajo e burrave, e dyta ajo e kafshėve “…

 

1) Vendimi i qeverisė pėr moslejimin e pranimit tė studentėve tė rinj nė kėto institucione ka shkaktuar telashe tė mėdha dhe komplikime tė mėtutjeshme nė arsimin e lartė, duke e vėnė nė krizė tė thellė shoqėrinė e Kosovės (shqiptarėt) nė aspektin e arsimimit.

             

Ministria e Arsimit  e ka zbatuar njė vendim tė tillė me dinakėri, ngase njė vendim i tillė nuk ėshtė zbatuar ashtu siē ėshtė lėshuar nga Qeveria respektivisht nga Kryeministri i Republikės sė Kosovės, z. Hashim THAĒI .

           

Papėrgjegjėsia e Ministrisė sė Arsimit pėrkatėsisht e Ministrit tė Arsimit, z. Enver HOXHAJ, dhe e bashkėpunėtorėve tė tij ka qenė qė tė diplomuarve nė Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė t’u mos u lejohet vazhdimi  studimeve pėr Master, duke shkelur nė tėrėsi normat juridike vendore dhe ndėrkombėtare (shkelje qė do tė pėrmenden mė poshtė), edhe pse njė gjė e tillė nuk ekziston nė vendimin e lėshuar nga Qeveria (nėnshkruar nga zėvendėskryeministri, Hajredin KUĒI), pika 5 e kėtij vendimi decidivisht thotė qė asnjė bartės privat i arsimit tė lartė nuk i plotėson kushtet  tė regjistrojė studentė tė rinj nė vitin akademik 2008/2009. Nga kjo del se ministri i Arsimit, z. Enver HOXHAJ ka gabuar rėndė duke shkelur vendimin me tė dy kėmbėt dhe qėllimisht i ka dėmtuar tė diplomuarit nė IPAL. Pra ministri i Arsimit, z. Enver HOXHAJ bėn veprim (e quaj veprim e jo vendim, sepse nuk ka bazė ligjore) tė gabuar, i cili ėshtė nė kundėrshtim me vendimin e kryeministrit, z. Hashim THAĒI, ndėrsa studentėt paguajnė faturėn! Ndėrsa  Procesi i  Bolonjės parasheh qė studimet Master janė vazhdimėsi e studimeve Bachelor.

           

Mė kėtė veprim profesor Enver HOXHAJ (ish - mėsimdhėnės nė Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė, si nė ciklin Bachelor, ashtu edhe nė Master) ka shkelur Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, nenin 47 – E drejta e arsimimit, nenin 7 – Vlerat dhe nenin 24 - Barazia para ligjit; Kodin e Pėrkohshėm Penal tė Kosovės, neni 158 – Shkelja e Satusit tė Barabartė tė Banorėve tė Kosovės; Ligjin mbi Arsimin e Lartė;  Statusin e Universitetit  Publik tė Prishtinės; Kartėn e Bolonjės, Konventėn e Lisbonės mbi Njohjėn, Deklaratėn Universale pėr tė drejtat e njeriut, Konventat Ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut.

         

Papėrgjegjėsia e ministrit tė Arsimit dhe e bashkėpunėtorėve tė tij nuk ka tė ndalur. Ata deklarojnė pėrmes mediave tė shkruara dhe elektronike se diplomat e tė diplomuarve nė  Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė u njihen, ndėrsa nė anėn tjetėr askund nuk ekziston njė vendim me shkrim nga ministria e Arsimit (vendimi me shkrim ėshtė publikuar nė web faqen e ministrisė para dy dite, edhe pse nė vendim shkruan qė i njėjti ėshtė lėshuar mė 10.11.2008, vėrtetė qesharake, sepse njė vendim i tillė nuk ka ekzistuar mė parė) qė u janė njohur kėto diploma, dhe kėshtu ministri me deklarata tė tilla kontroverse e vė nė lajthitje opinion publik nė Kosovė. Pėr Canning – un opinioni publik ishte “ fuqia ndoshta mė e tmerrshme e futur nė veprim nė krejt historinė e njerėzimit ”. Me kėtė rast ministri i Arsimit me deklarime tė tilla ka pasur pėr qėllim  qė ta minimizojė problemin duke i ndaluar  rreth 21 mijė studentė nė Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė mos tė protestojnė kundėr veprimit tė ministrit. Sipas kėsaj po del se veprimi i ministrit tė Arsimit nuk ka qenė racional dhe nuk ėshtė mbėshtetur mbi parimet morale por nė dinakėri.

 

Ministri i Arsimit, Enver HOXHAJ ka kryer vepėr penale, Shkelja e Statusit tė Barabartė tė Banorėve tė Kosovės neni 158 i KPPK–sė, vepėr penale qė hyn nė kapitullin e veprave penale kundėr lirive dhe tė drejtave tė njeriut, e cila ėshtė e sanksionuar me ligj prej gjashtė muaj deri nė pesė vjet. Nė kėtė rast studentėve tė UP–sė u lejohet tė vazhdojnė Master (mė vjen shumė mirė qė kolegėt tanė studiojnė dhe nuk bredhin rrugėve si ne), ndėrsa studentėt  qė kanė diplomuar nė Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė nuk u lejohet Masteri. A jemi edhe ne shtetas tė Republikės sė Kosovės, a nuk ėshtė ky diskriminim?! (Ja njė shembull, vėllai im dhe motra ime vazhdojnė studimet Master nė UP, ndėrsa unė nuk mundem t’i vazhdojė studimet as nė UP e as nė Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė)! Shtrohet pyetja: ēfarė tė drejte kanė mė shumė  vėllai im dhe motra ime kur ne prej njė nėne kemi lindur? Ne (tė diplomuarit) nuk mund ta bartim tėrė barrėn e akreditimit mbi supet tona vetėm pse kemi studiuar nė Institucione Private tė Arsimit tė Lartė (tė cilat kanė qenė tė licencuara nė kohėn kur ne kemi studiuar dhe kėto licenca janė dhėnė nga ministria e Arsimit e Qeverisė sė kaluar) kurse pjesa tjetėr e studentėve  tė diplomuarve sipas Procesit tė Bolonjės qė kanė studiuar nė UP i vazhdojnė studimet nė Master (edhe njėherė deklarohem se nuk kam asgjė kundėr, por vetėm po bėjė krahasime), kur dihet se edhe  UP–ja gjendet nė Proces tė Akreditimit, kur Ligji mbi Arsimin e Lartė i trajton njėjtė si Institucionin Publik tė Arsimit tė Lartė ashtu edhe Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė (kur Kushtetuta shkelet ēdo interpretim i ligjit ėshtė i tepėrt, sepse kushtetuta ėshtė akti mė lartė juridik i njė shteti dhe ēdo normė tjetėr duhet tė jetė nė pėrputhje mė kushtetutėn).

 

Ne nuk jemi kundėr Procesit tė Akreditimit, sepse njė proces i tillė ka pėr qėllim qė ta pėrmirėsojė kualitetin nė Arsimin e Lartė, por jemi kategorikisht kundėr diskriminimit qė bėn Ministria e Arsimit pėrkatėsisht ministri Enver HOXHAJ qė ne ta humbim njė vit akademik pa kurrfarė arsye dhe tė jemi peng e veprimeve tė ministrit dhe  e Procesit tė Akreditimit nė Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė. Vlen tė theksohet se pėrveē qė po pėson njė gjeneratė e tėrė e tė diplomuarve tė vitit akademik 2007/2008, kanė pėsuar dhe janė dėmtuar edhe dy gjenerata tė tė diplomuarve tė viteve 2005/2006 dhe 2006/2007. Prandaj veprimi i ministrit ėshtė i qėllimshėm, antikombėtar, i kundėrligjshėm dhe i tejkalon pėrgjesitė e tij. Nė bazė tė fakteve tė lartcekura ministri do tė duhet  tė pėrgjigjej para organeve tė drejtėsisė.

 

2. Rektori  Universitetit tė Prishtinės,  Enver HASANI, ish-profesor nė Institucione Private tė Arsimit tė Lartė, mė 06.10. 2008, nė intervistėn e dhėnė pėr RTK–nė, nė emisionin e mėngjesit  deklaron se studentėt qė studiojnė nė IPAL janė “ mall i lirė”, ”mall i dobėt “ dhe kėshtu me deklarime tė tilla tė pamatura dhe tė palogjikshme dhe jo pragmatike, na dėmton dhe na degradon , kur dihet se edhe  ai vetė ishte pjesėmarrės nė prodhimin e kėtij malli.

 

Rektori Enver HASANI nė kėtė rast na ka fyer publikisht (deklarimet e njė rektori nė publik, si pėr mirė si pėr keq kanė peshėn e tyre intelektuale, morale dhe ligjore) dhe kėshtu na ka degraduar dhe na ka dėmtuar nė tregun e punės. Dihet qė fyerja sipas  KPPK – sė ėshtė vepėr penale dhe hyn nė kapitullin e veprave penale kundėr nderit dhe autoritetit, kėshtu qė edhe rektori duhet tė pėrgjigjet para organeve tė drejtėsisė (edhe rektori si pjesėtar i barabartė i kėsaj shoqėrie duhet tė jap llogari  ligjore pėr veprimet e tij tė kundėrligjshme). Duhet ta kuptojmė tė gjithė qė UP–ja nuk ėshtė pronė private e askujt (realisht, rektori e ka privatizuar dhe individualizuar UP–nė, e  kėtė proces e kanė ndihmuar dhe lobuar edhe ministri i Arsimit  me bashkėpunėtorė tė tij), Universiteti i Prishtinės ėshtė pronė shoqėrore dhe si i tillė duhet t’i shėrbej interesave tė shoqėrisė dhe jo interesave tė individit .

3. Menagjerėt e Institucioneve Private tė Arsimit tė Lartė, as qė janė lodhur  t’u dalin nė ndihmė tė diplomuarve nė institucionet e tyre, por pėrkundrazi i kanė penguar nė mėnyra tė ndryshme duke propaganduar  me tėrė stafin e tyre: me rektorėt, prorektorėt , dekanėt , Kėshillin e studentėve, kundėr kėtyre tė diplomuarve  brenda kėtyre institucioneve.

Duhet theksuar se menaxherėve iu intereson vetėm biznesi  dhe mbushja e arkave tė tyre me tė holla tė prindėrve, vėllezėrve dhe motrave tona tė cilėt kanė investuar nė arsimimin e familjarėve tė tyre.

 

 Studentėt janė duke paguar tarifa tė larta nė Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė, nėse e krahasojmė me  standardin jetėsor nė Kosovė, ndėrsa nė anėn tjetėr kėta menagjerė tė vetėquajtur “ tė suksesshėm “, tė hollat e  studentėve nuk i kanė shfrytėzuar racionalisht, por iracionalisht. Thjeshtė nuk  kanė ofruar kushte pėr studim nė raport me tarifat qė kanė paguar studentėt.

 

Menaxherėve duhet t’ia kujtojmė se ato pallate tė ndėrtuara ( ndėrtesa tė institucioneve private tė arsimit tė lartė ) dhe veturat e shtrenjta  ( me tė cilat reklamohen, duke shitur mend dhe kapadaillėk para studentėve tė tyre dhe qytetarėve tė varfėr tė Republikės sė Kosovės ) i kanė si rezultat i investimeve tona nė dijen tonė, e jo si rezultat i tyre, e jo si rezultat i punės tyre.

Nga kjo po del se kėta menaxherė janė vegėl e ministrit Enver HOXHAJ, sikur qė ishin vegėl e ministrit tė qeverisė sė kaluar Agim VELIU.

           

4. Studentėt – tė diplomuarit nė IPAL janė tė manipuluar nga menaxherėt dhe  stafi i tyre  dhe kėshtu kanė rėnė nė grackė tė tyre dhe tė ministrit tė Arsimit Enver HOXHAJ duke mos e kuptuar se ēfarė po ndodh me tė ardhmen e tyre. Unė nuk mundem ta kuptojė se kėta studentė kanė studiuar pėr tė qenė tė manipuluar, pėr tė mos e kuptuar se ēfarė po ndodh me tė ardhmen e tyre apo pėr tė kundėrtėn.

 

5. Unė mendoj qė institucionet zgjedhėn pėr t’i zgjidhur problemet e qytetarėve dhe jo pėr tė krijuar probleme, siē ėshtė rasti me ne, me magjistrat e  mjekėsisė dhe me inxhinierėt e biologjisė.  

 

Kėto raste mė sė miri lidhėn  me mendimin e filozofit R. Llukiq : “ Njeriu ėshtė qenie e mendjes, e ndjenjave dhe e pasioneve, dhe qenie qė s’di, madje edhe me vetėdije bėn mėkate. Njeriu sa tė jetė mė i fortė, ai gjithnjė e mė shumė gabon, jo vetėm se ėshtė i “ fortė “, por, ai gjithnjė e mė shumė mundet me ndikuar nė tė drejtėn, ka edhe mundėsi tė bėj mė shumė tė kėqija sepse mendon se ka edhe mė shumė tė drejtė, mė shumė dije se tė tjerėt, me fjalė tjera, e mashtron vetėn se ėshtė duke vepruar drejtė “.

 

Ministri i Arsimit, Enver HOXHAJ i  “fuqishėm “ fiton nė duel kundėr studentėve tė “ pafuqishėm “ .

Urime fitorja ministėr,sepse keni punuar me zell dhe me pėrkushtim !.....

 

* Autori i shkrimit ėshtė pėrfaqėsues i Asociacionit tė Diplomuarve nė Institucionet e Private tė Arsimit tė Lartė.