BEDRI KUKALAJ
Ai
qė vdekjen takoi disa herė nė jetė!
Shkruan: Mehmet Bislimi
Njerėzit e pėrkushtuar
tė cilėt marrin rrugėt e jetės nė sy, nuk pyesin shumė, nuk mendohen shumė, nuk
vuajnė shumė nėse do tė shpėtojnė, apo jo nga tė papriturat e saj? Ata iu
pėrveshėn rrugėve tė saja me pėrkushtim dhe nuk u hamenden e nuk u zmbrapsen
kurrė para sfidave qė hasen nė rrugėtimin e tyre!
Dhe krejt nė fund, kur
ndodhin befasitė, kur luftėtari i lirisė takohet me vdekjen, qėndrimi i tij
mospėrfillės para saj, sikur e ringjallė atė, tė tillė janė heronjtė tanė tė
gjallė, pėr tė cilėt ne kemi shkruar dhe kemi folur pak e nė fakt Kosova ka
shumė tė tillė!
Nė mesin e qindra
pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė cilėt ishin matur dhėmbė pėr
dhėmbė me vdekjen ėshtė edhe Bedri Kukalaj.
Nė mesin e tė gjallėve
Ata sot ndrydhin
pėrnjėherėsh plagėt e trupit dhe plagėt e shpirtit mė dhėmbė, por krenarinė pėr
tė kaluarėn e tyre, ata nuk e shanė, nuk e mohuan, dhe nuk u penduan asnjė herė
pėr atė qė bėnė nė shėrbim tė ēlirimit tė atdheut. Ata nuk u zhgėnjyen
asnjėherė, ata dhanė shumė pėr Kosovėn tonė tė dashur, ata dhe vetėm janė meritor
pėr ditėt e reja qė aguan nė Kosovė!
A thua, cilat plagė
rėndojnė mė shumė o ushtarėt e atdheut qė buzėt iu kanė vėnė shkrumb pėr njė
pikė drejtėsi; ju qė hytė dhe dolėt nga lufta pa bujė e nam; ju qė u plagosėt
dhe u shėruat pa zhurmė e prononcime pompoze; ju qė u arrestuat dhe u liruat pa
pritje e ceremonira tė tjera bombastike, ju qė me dorėn tuaj tė butė ua mbyllėt
sytė trimave- bashkėluftėtarėve tuaj, duke i bartur thellė nė gji amanetet e
tyre pėr liri tė atdheut..., ju qė Kosovės ia falėt gjymtyrėt tuaja e qė nuk
kėrkuat asgjė nga Kosova- veē nder e krenari! Ju, qė nuk e neveritėt shoqėrinė
me paraqitje megalomane, ju qė tė heshtur ikėt pėr nė frontin e luftės dhe tė
heshtur e fitimtarė u kthyet nga fronit i saj!
A thua ky vend, kjo
tokė, kjo shoqėri, do tė mund ta laj borxhin moral ndaj juve ndonjėherė, ndaj
familjeve tuaja, ndaj fėmijėve tuaj, ndaj gjakut tuaj?... Kėta janė bijtė tanė,
janė krenaria jonė kombėtare, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Bedri Kukalaj me
shtatė plagė nė trup si dikur Jakup Ferri!
Bedri Kukalaj, lindur
me 1978 nė fshatin Priljep tė Deqanit, rrjedh nga njė familje atdhedashėse, dhe
pa dyshim ky brez me pėrkushtimin e vet pėr ēlirim e bashkim kombėtar nuk
ndenji duar kryq.
Si shumė shokė tė tij,
edhe Bedriu iu bashkėngjitė radhėve tė UĒK-ės, gjatė luftimeve me pushtuesin
serb, Bedriu ishte plagosur rėndė dy herė. Me 27 prill 1998, gjatė kalimit tė
kufirit Shqipėri- Kosovė, duke sjellė armatim pėr luftėtarėt e lirisė, ky grup
has nė pritat serbe, ku pas luftimeve tė ashpra, bien tre luftėtarė tė lirisė (
Haxhė Tolaj, Sadri Latifaj dhe Edmond Dabiqaj). Plagoset pėr vdekje Bedri
Kukalaj, Fadil Dabiqaj, Hysen Latifaj dhe Armend Mazrekaj, tė cilėt edhe zihen
rob nga forcat serbe. Pa dyshim se kishte humbje edhe nga ana e forcave serbe,
por ata kishin tėrhoqėn ushtarėt e vet tė vrarė mė herėt.
Policėt serbė tė
koordinuar me forcat ushtarake serbe, kishin pėrgatitur njė skenar tė veēantė
me kėtė rast pėr mjetet e informimit se gjoja kishin zėnė rob ''terroristet
shqiptarė, ata po filmonin kėto ngjarje para kamerave me qėllim tė pėrhapjes sė
dezinformatave pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, ku kishin grumbulluar edhe
armatim qė nuk i pėrkisnin grupit tė luftėtarėve tė lirisė! Mirėpo, bota
demokratike dhe e civilizuar kėta skenar tė Serbisė i kishte tė ēartė tanimė,
ashtu siē e kishte tė ēartė se ushtria dhe policia serbe po ushtronte dhunė dhe
gjenocid mbi popullatėn shqiptare nė Kosovė. Tė plagosurit i mbajtėn aty qė nga
ora 5 e mėngjesit deri nė orėn 15, pastaj me njė helikopter i bartin pėr nė
Nish. Atje fillon tmerri serb mbi ta. Bedriu ishte i plagosur nė katėr vende tė
trupit tė tij, policia serbe, as qė denjoi tiu japi ndihmė mjekėsore, kėshtu
qė tė plagosurit shqiptarė gati pėr njė muaj u detyruan qė tė bėheshin mjek tė vet-
vetės, madje Bedriu, duke mos mundur qė ti duroi dhembjet mė, kishte hequr vet
plumbin nga trupi i tij!!!
Pas mbi tre muaj
paraburgim kėta djelmosha i nxore para trupit gjykues dhe Bedriun e dėnuan me 13 vjet burg. Dėnimi
totali i katėr ushtarėve tė lirisė nga gjykata e Nishit ishte drakonik, ata i
dėnuan me 47 vjet burg!
Pasojnė transferimet e
tyre pėr nė burgun ushtarak tė Beogradit, pastaj prapė nė kampin e
pėrqendrimeve nė Nish, pastaj nė Pozharevc, Lipjan, Dubravė etj. Kudo nėpėr
kėto burgje, kėta tė plagosur e tė zėnė rob i kishin maltretuar jashtė ēdo
norme njerėzore, maltretime kėto tė cilat nuk mund tė pėrshkruhen me fjalė!
Kishte fillua
bombardimi i forcave aleate tė NATO-s- rrėfen Bedriu: Me 30 prill 99, na
lidhen me zinxhir duke na vendosur nė autobusė pėr tė na nisur nė Kosovė, e
dinim se kėtė po e bėnin qė me trupat tonė tė mbrojnė objektet e tyre ushtarake
e policore, ishim shumė tė vetėdijshėm se kufiri mes jetės e vdekjes mė nuk
paraqiste gjė!... Skenarėt ishte planifikuar e detajizuar nė Beograd, gjate
rrugės pėr nė Kosovė nė fshatin Orllat, tanku qė me parė iu printe autobusėve,
nė tė cilėt ishim ne, pra shqiptarėt e zėnė rob, ky tank qėllimisht ishte futur
nė mes tė kolonės sė autobusėve, kolona ishte ndalur afėr urės, prisnim se ēdo
tė ndodhte..., dhe pas ca; dėgjuam njė shpėrthim tė fuqishėm, ne ishim tė
pafuqishėm pėr tė bėrė diēka mė shumė- ishim tė lidhur me zinxhir! Mė pas kanė
hyrė nė autobus militarė serb tė maskuar, me thika e shkopinj druri nė duar, tė
cilėt kanė ushtruar dhunė tė pa parė mbi ne, madje na kanė therur edhe me
thika!...
Mė pas na dėrguan nė
burgun e Dubravės, pikėrisht nė ato pavijone ku mė parė kishin qenė tė vendosur
ushtarėt dhe policėt serb, kėtė e bėnė me qėllim qė kur tė fillojnė bombardimet
e trupave aleate, ne tė mbeteshim, siē thotė populli: mish pėr top!...
Dhe kjo ndodhi, me
19-maj 1999. aeroplanėt e NATO-s bombarduan burgun e Dubravės. Me atė rast ne
kishin rreth 12 te burgosur shqiptar tė vrarė, me 22 maj 1999, ushtria dhe
policia serbe, por edhe ish tė burgosur ordiner serb tė gjithė tė mobilizuar
dhe tė armatosur deri nė dhėmbė, ne shqiptarėve na urdhėruan qė tė
rreshtoheshim pranė murit rrethues tė oborrit tė burgut tė Dubravės... Filluan
breshėri tė shtėnash me armė tė ndryshme automatike, bomba dore e ēka jo...
Me atė rast kanė
mbetur tė vrarė 170 tė burgosur shqiptar! Jam plagosur edhe vet rėndė, nėn
trupat e pajetė tė shqiptarėve kam qėndruar plot 38 orė. Nė fakt, aty nuk po
dihej mė se kush ishte ende i gjallė dhe kush ishte i vdekur!- pėrfundon
rrėfimin e tij tronditės luftėtari i lirisė, Bedri Kukalaj me trupin shoshė,
por me zemėr guri.
Peripecitė e lirimit
tė Bedriut nga burgu, si dhe tė shqiptarėve tė tjerė, tė cilat i referohen deri
nė njė masė edhe Kryqit tė kuq ndėrkombėtarė, por mė shumė ndėrhyrjes sė
diplomacisė ndėrkombėtare, prirė nga shtetet e bashkuara tė Amerikės. Ėshtė
kapitull nė vete pastaj shėrimi i tij nėpėr spitale tė ndryshme, deri te
gjendja e tij shėndetėsore sot; rrėfimet vazhdojnė pambarimisht nė vete, duke e
bartur nė gji historinė e vet secili nga ata, historinė e triumfit
gjithėkombėtarė mbi tė zezėn robėri, qė bijtė e popullit tonė e paguan shumė
shtrenjtė...
Kjo ishte historia e
njėrit prej trimave tė anėve tė Dukagjinit, po histori e trimave tė tjerė nga
anėt e Drenicės, tė Llapit, tė Gollakut, tė Gjilanit, tė Pashtrikut, tė
Lubetenit, tė rrafshit tė Kosovės etj. Kjo ishte histori e njėrit prej
luftėtarėve tė lirisė sė Kosovės. Kjo ishte historia e tmerrshme e Bedri
Kukalės i cili pėr lirinė e Kosovės, fali pjesėt e trupit tė vet.
27.
02.2009