Budallallėku i Fatmir Sejdiut dėmton
Kosovėn
Shkruan :
Xhevat Bislimi
Njėvjetori i vdekjes
sė Ibrahim Rugovės rinxori nė skenė tėrė budallallėkun, naivitetin, hipokrizinė
dhe shpirtin e robit tė njė pjese tė politikės, medias dhe inteligjencies sė
krahinės shqiptare, qė quhet Kosovė. Budallallėku mė i madh, meqė ky ėshtė edhe
maja e politikės nė Kosovė, erdhi nga njeriu qė quhet Kryetar i Kosovės,
Fatmir Sejdiu. Ky njeri-kryetar deklaroi se Rugova ishte themelues i shtetit
tė Kosovės, ndėrsa idetė e tij busullė orientimi pėr ata qė ka lėnė pas!!! Tė
njėjtėn ditė, kundėrshtari kryesor i Fatmirit, Nexhat Daci, deklaron se
pavarėsia e Kosovės ėshtė e shkruar me emrin e Ibrahim Rugovės!!! Marrėzia
dhe poshtėrsia nuk pėrfundojnė me kaq. Fatmir Sejdiu, me njė urdhėr tė
posacėm shpalli Ibrahim Rugovėn Hero i Kosovės!!! Hipokrit dhe mashtrues tė
tjerė vrapuan tė ndezin qirinj nė Prishtinė, e marrėzira tė tjera tė kėsaj natyre.
Po tė pranonim konstatimin e Fatmir Sejdiut
se Rugova ishte themelues i shtetit tė Kosovės, atėherė natyrshėm shtrohen dy
pyetje. E para: Kundėr kujt luftoi Ushtria Clirimtare e Kosovės dhe populli
shqiptar? Dhe e dyta: Kundėr kujt u angazhua SHBA-ja dhe NATO-ja?
Sipas Fatmir Sejdiut dhe bashkėmendimtarėve tė tij UCK-ja, populli shqiptar dhe
NATO-ja paskan luftuar kundėr shtetit tė Ibrahim Rugovės!! Sepse, sipas tij,
Kosova paska qenė shtet, por e paskan shkatėrruar UCK-ja me NATO-n!! Prandaj,
gjithmonė sipas logjikės sė Fatmirit dhe partizanėve tė tij, Ibrahim rugova
ėshtė i vetmi hero i Kosovės!! Tė tjerėt, ata qė luftuan dhe e shkatėrruan
shtetin e Ibrahim Rugovės, janė tradhtarė
Cfarė strategjie manipulative?
Cfarė strategjie e rrezikshme pėr kombin shqiptar dhe tė ardhmen e tij? Kėtė
budallallėk dhe marrėzi po pėrpiqen ta hijeshojnė (me pjesėmarrjenė e tyre)
disa drejtues tė UCK-sė dhe drejtues tė PDK-sė. Me duartrokitjet dhe temenat e
tyre nė kėto ceremoni tragjikomike kėta shefa po japin kontributin e tyre pėr
legalizimin e kėsaj katrahure tė rrezikshme
Ata qė dje Rugovėn e quanin Esat
Pashė Toptan, kolaboracionist, tradhtar, etj., para se ti duartrokasin,
ti bėjnė temena dhe tė mbajnė zi do tė duhej tė kėrkonin falje pėr ato
epitete
Kjo ėshtė edhe njė arsye mė shumė qė figurat e diskutueshme ti lihen
historisė. Figura tė tilla nuk mund tė vlerėsohen nga bashkėpunėtorėt dhe
partizanėt e tyre. Ne e kuptojmė entuziazmin e Fatmirit, qė ia mbante
cantėn Rugovės e sot ia zuri vendin, por ky entuziazėm ėshtė i dėmshėm pėr
Kosovėn dhe shqiptarėt pėrgjithsisht. Ka tė ngjarė, qė Fatmiri me kompani, duke
glorifikuar Rugovėn po pėrpiqen tė mbulojnė dhe harrojnė tė kaluarėn e tyre tė
lavdishme sa edhe ajo e idhullit tė tyre