ZGJEDHJET NĖ KOSOVĖ DUHET TĖ ORGANIZOHEN SA MĖ PARĖ

Shkruan : Ismajl Kurteshi

                                                      

                                        I vetmi test pėr njė sundues ėshtė ai i suksesit nė     

                                        Rritjen e mirėqenjes sė njerėzve tė zakonshėm.

                                                                                                    Konfuci

 

Nuk janė tė rralla rastet kur edhe nė vendet demokratike, nga zgjedhjet demokratike  tė dalin qeveri tė pa afta, joserioze, e ndojėherė edhe tė korruptuara. Por, nė shoqėritė e mirėfillta demokratike, nuk ndodhė qė qeverive tė tilla t’u zgjaten mandate as pėrmes votės e as pėrmes vendimeve byrokratike, siē ndodhi me zgjatjen e mandatit qeverive komunale, nga byrokratėt qė ose nuk i janė nėnshtruar fare procesit zgjedhor (UNMIK) ose kanė kaluar pėrmes njė procesi zgjedhor jo demokratik (me lista tė mbyllura dhe vetėm me njė zonė zgjedhore) siē  ka ndodhur nė Kosovė me zgjedhjet nė tė dy nivelet.

 

Nė vendet e mirėfillta demokratike mund tė ndodh e kundėrta, qeverive tė pa afta e tė korruptuara ndodh t’u merret  mandati dhe tė shpallen zgjedhje tė parakohshme.

 

Nė Kosovė qeverive  aktuale komunale, tė cilat kryesisht kanė dėshtuar tė qeverisin si duhet, tė cilave mandatet u kanė kaluar nė tetor tė vitit tė kaluar u janė zgjatur mandatet me arsytimin se organizimi  i zgjedhjeve nė kohėn e paraparė mund ta pengojė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Pėr kundėr faktit se zgjatja e mandatit  pėrmes  urdhėresave administrative ėshtė veprim kundėr kushtetues dhe jodemokratik, mandati u zgjat. Mandatin ua zgjati UNMIK-u  me pajtushmerinė e vendorve edhe pse hulumtimet e auditorėve kanė konstatuar shkelje ligji e keqpėrdorime, diku mė tė mėdha e diku mė tė vogla. Hulumtimet e auditorit as institucionet qendrore nuk i ka nxjerrė mė tė pėrgjegjėshme se ato lokale, bazuar nė rezultatet e hulumtimeve del se institucionet vendore nė tė dyja nivelet (me ndonjė pėrjashtim) i karakterizon organizimi i keq, mos puna, nepotizmi, shkelja e ligjit dhe procedurave demokratike, korrupcioni etj.

 

Opozita, me implikimin e saj nė procesin negociator nuk ka arritur  ta pėrshpejtojė procesin e zgjidhjes sė statusit e as t’i pengojė bisedimet me Sebinė pėr decentralizimin dhe statusin e Kosovės, sipas tė gjitha gjasave, as  tė ndikojė nė arritjen e njė zgjidhjeje tė drejtė.

 

Impikimi nė kėtė proces ka ndikuar qė opozita tė mos mund tė luajė si duhet rolin e saj opozitar, nė korrigjimin e Qeverisė dhe mbrojtjen e interesave tė qytetarėve.

 

Dobėsitė evidente tė institucioneve vendore, mosrespektimi i ligjeve, keqpėrdorimet, mungesa e pėrgjegjėsisė, mungesa e iniciativave, mos sankcionimi adekuat i keqpėrdoruesve, kanė bėrė qė faktorėt vendimmarrės ndėrkombtarė tė hezitojnė t’ia njohin Kosovės pavarsinė e plotė. Mosangazhimi i duhėr dhe mungesa e vendosmėrisė sė udhėheqjes sė Kosovės kanė mundėsuar rritjen e ndikimit tė Serbisė nė rrjedhat e negociatave dhe nė zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit. 

 

Kriza e shkaktuar nė LDK-ė po gjeneron krizė nė Qeverinė e Kosovės, nė disa kuvende dhe qeveri komunale. Dilemat e shfaqura se a do tė bie Qeveria e Kosovės, a do tė duhej tė inaugurohet njė qeveri e unitetit a duhet opozita nėpėr komuna tė futet nė  bashkėqeverisje me pozitėn e pėrqarė e tė akuzuar pėr mospunė, keqpėrdorime, korrupcion, si dhe fushatat e partive tė posa formuara, po e tėrheqin vemendjen e opinionit nė vend, tani kur procesi i statusit ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme, qė kėrkon vemendjen dhe angazhimin e tė gjithėve e sidomos tė institucioneve. 

   

Mos tė harrojmė se procesi i statusit ėshtė shtyrė me kėrkesėn e Serbisė, ajo kėtė   shtyrje e ka kėrkuar me qėllim tė pengimit tė pavarėsis sė Kosovės, ajo edhe po punon pa ndėrprerė nė kėtė drejtim.

 

Ekipi Negociator, institucionet tona, qytetarėt, tė gjithė po presim se ēka do tė na sjellė pakoja e Ahtisarit. Askush nė Kosovė nuk e di si do tė reagohet pas prezantimit tė propozimit tė z. Ahtisari a do tė vazhdojnė bisedimet apo do tė insistohet nė pėrfundimin e procesit. Derisa  Kryeministri Ēeku deklaron se: ”S’ka shans tė vazhdojnė negociatat me Serbinė…” tė njejtėn ditė zėvendėsi i tij  z.Lutfi  Haziri, deklaron:”Duhet disa javė negociata sė paku pėr ta mposhtur Rusinė…”. Konfuzioni i krijuar nga udhėheqėsit mė tė lart tė vendit flet pėr mungesėn e kordinimit dhe seriozitetit nga ana e tyre. Njė gjė ėshtė e sigurt, propozimi nėn pavarėsi tė plotė do tė nxis reagimin e qytetarėve dhe do ta deskriditojė lidershipin aktual vendor.

 

Nė kėtė situatė shtrohet nevoja e zgjedhjes sė njė udhėheqjeje tė re e cila do tė ketė iniciativa, e cila do tė ishte e vendosur t’i realizojė interesat e qytetarėve, e cila do ta kuptojė se nėnshtrimi nuk ėshtė bashkėpunim,  e cila do ta kuptojė se ėshtė e obliguar t’i mbrojė dhe realizojė interesat e qytetarėve tė Kosovės e jo tė pėrpiqet qė dėshtimet t’i prezantojė si fitore ose tė mundohet t’i arsyetojė ato. Udhėheqja e re do tė duhej  tė ketė vision dhe programe tė hartuara pėr tė gjitha fushat.Udhėheqja e re do tė duhej t’i rishqyrtojė marrėveshjet e arritura nė bisedimet e Vjenės dhe tė mos i njoh ato pjesė qė kanė tė bėjnė me statusin dhe organizimin e brenshėm si  decentralizimi etj.  Udhėheqja e re duhet tė angazhohet ta realizojė tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje.

 

Njė udhėheqje e tillė mund tė prodhojė zgjedhjet vėrtetė tė lira e demokratike, ( tė cilat duhet tė mbahen sa mė parė) me lista tė hapura e me disa zona zgjedhore. Kėshtu do t’u mundėsohet qytetarėve drejtpėrdrejt t’i zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre, tė cilėt pėr angazhimin ose mosangazhimin e tyre do tė jenė tė obliguar tė pėrgjigjen para elektoratit tė tyre e jo para udhėheqjeve tė tyre partiake tė cilat shpesh i harrojnė interesat e qytetarėve.