Ambasada nė Athinė degė partiake e PD-sė
Shkruan: Shpėtim Zinxhirija
A ėshtė ambasada e gjithė shqiptarėve ?...
Mė sė fundit njė pėrgjigje pritet nga politika
shqiptare si dhe nga MPJ, qė i ka kthyer pėrfaqėsitė tonė nė ēerdhe familjare
dhe nė degė partiake, duke dhėnė nė pėrgjithėsi njė imazh tė keq pėr
emigrantėt.
Politika
shqiptare e ka kthyer Ambasadėn Shqiptare nė njė institucion partiak, ku
askush me gojėn plot nuk mund ta mohojė kėtė. Njė veprim i neveritshėm prej
vitesh qė ndodh nė pėrfaqėsinė tonė nė
Athinė, e cila mė shumė se kurrė i ka dhėnė ngjyrė politike nė zgjidhje tė
halleve dhe problemeve tė emigrantėve. Realiteti dhe faktet kanė treguar se tė
gjitha takimet e emigrantėve pėr problemet e tyre janė bėrė brenda sallės sė
ambasadės, kundrejt njė numri tė kufizuar emigrantėsh sipas dėshirės sė vet
drejtuesit tė ambasadės me prirje partiake. Nuk ėshtė e rastit qė brenda njė
periudhe tė shkurtėr takimet e emigrantėve me drejtuesit e Institucionit tė
Sigurimeve Shoqėrore tė Shqipėrisė, si dhe me pėrfaqėsuesit e Avokatit tė
Popullit tė bėhen nė ambasadėn shqiptare nė Athinė kundrejt njė numri tė
kufizuar prej dhjetė vetash simpatizant tė njė partie. Pyetjes, pėrse bėhen
takime tė tilla me njė numėr tė kufizuar
prej dhjetė vetash dhe simpatizantė tė PD, njeri nga pėrfaqėsuesit u pėrgjigj
se kėtė lloj organizimi me ju e bėri ambasada. Po tė njėjtėn pėrgjigje e dha mė
parė edhe drejtuesi i Sigurimeve Shoqėrore tė Shqipėrisė z. Naim Balluku nė
takimin e bėrė pak kohė mė parė me emigrantėt nė Athinė. E njėjta gjė
ripėrsėritet duke lėnė tė kuptosh se fatkeqėsisht ambasada shqiptare nė Athinė
i ka dyert e hapura vetėm pėr emigrantėt simpatizant tė PD. Kjo gjė duket
konkretisht ku fatin mė tė mirė pėr takime tė tilla e kanė vetėm disa. Kjo u pa
nė takimin e 17 shkurtit tė 2009, ku tre pėrfaqėsues tė avokatit tė popullit
shqiptar bėnė njė takim formal me dhjetė emigrantė, tė gjithė anėtar tė PD...
Nuk ka si tė mos neveritet kur merr pjesė nė
takime tė rėndėsishme me pėrfaqėsues tė avokatit tė popullit shqiptar, si dhe
kur dėgjon folėsin e radhės tė prezantohet se: Jam kryetari i PD pėr Athinėn.
A ka neveri mė tė madhe kur komunitetin shqiptar nė Greqi e pėrfaqėson Dega e
Partisė Demokratike, si dhe njė shoqate me 5-6 anėtar ( simpatizantė tė PD) ?
Cila do tė ishte rėndėsia e kėtij takimi nė mungesėn e plotė tė medias
shqiptare nė Greqi?.A ka turp mė tė madh mė tė madh qė
takimin ta drejtojė sekretari i ambasadės duke i njoruar plotėsisht
pėrfaqėsuesit e ardhur nga Tirana? Kėto
gjera ndodhin prej vitesh nė ambasadėn shqiptare nė Athinė e qarkuar jo vetėm
nga rrjeti i ryshfetit, por ėshtė mbėrthyer edhe nga ethet politike partiake,
pasi votimet po vijnė.
Askush nuk e ka mendjen tek puna
Asnjė nuk punon. Komuniteti shqiptar ėshtė
paralizuar komplet. Emigrantėt ndihen tė vetėm pėrball hipokrizisė politike e
partiake. Njeri nga pėrfaqėsuesit e avokatit tė popullit bėri njė pyetje se sa
fėmijė shqiptare kemi nė burgje, po nuk mori pėrgjigje nga personi pėrkatės ( punonjėsi i policisė Andi Lila). Njė punonjės pėr tė cilėn
paguhet, njė punonjės qė kur ju kėrkua
pėr njė bashkėpunim pėr zbardhjen e fėmijėve tė humbur nė Greqi, nuk pati
dėshirė pėr tė bashkėpunuar edhe pse ju tha qė po bėhen xhirimet e njė dokumentari.
Dėshmitarėt e njė indiferentizmi janė vete emigrantėt shqiptarė tė cilėt nė
rrugė individuale mundohen qė tė ngrenė imazhin e Shqipėrisė. MPJ ka akredituar
diplomatė nė fushėn e kulturės, tė tregtisė, si dhe diplomatė pėr shtypin.
Askush nuk u interesua tė kontrolloje punėn e tyre. Asnjė aktivitet kulturor
nuk ėshtė zhvilluar deri mė sot me vulėn e
ambasadės. Asnjė marrėveshje nuk ka firmosur ambasadori Vili Minarolli.
Biznesi shqiptar nė Greqi ėshtė lėnė nė mėshirėn e fatit, askush nuk interesohet
pėrse u vonohen lejet e qėndrimit, askush nuk u interesua pėrse zyra turistike
shqiptare nė Athinė si vetme trajtohet nga organizmat greke nė mėyrėn mė
banale. Askush nuk u ul me biznesin pėr tė parė pėrse kėta mbahen tė
izoluar...Janė kėta biznesmenė qė me dinjitet kanė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė
panairet ndėrkombėtare te zhvilluara nė Greqi.
Mėnjanimi edhe nė fushėn e kulturės
Me dhjetėra piktorė nė mėnyrė individuale kanė
hapur ekspozita nė Greqi, po me dhjetėra herė janė injoruar nga mungesa dhe
prezenca e pėrfaqėsisė sonė. Me dhjetėra shkrimtarė emigrantė kanė botuar
librat e tyre, por deri mė sot asnjė ekspozitė nuk ėshtė bėrė e mundur tė
hapet. Me dhjetėra aktorė dhe regjsorė shqiptarė luajnė dhe kanė marė ēmime tė
ndryshme, por asnjė takim nuk ėshtė bėrė me ta. Kėngėtar tė ndryshėm bėjnė tė
mundurėn pėr tė paraqitur folklorin shqiptar. Grupet folklorike labe
prezantojnė Shqipėrinė nė aktivitet e ndryshme qė zhvillohen nė bashkitė e
Athinės. Larmia artistike nė Greqi akoma nuk ka trokitur pėr pėrfaqėsinė
shqiptare nė Athinė, ku emigracionin shqiptar e shikojnė si njė problem partiak
dhe jo mbarė kombėtar...