JO PJESĖMARRJE NĖ ZGJEDHJE TĖ SERBISĖ VRASTARE, PĖR PĖRFORCIMIN E VĖLLAZĖRIM-BASHKIMIT TITIST!

 

Shkruajnė: Fadil Shyti- Mona Agrigoroaiei

 

Analisti pėrparimtar, Koēo Danaj ka drejt kur thotė: “Kur Presheva do tė jetė veriu i Shqipėrisė, Ballkani nuk do tė jetė fuēi-baruti”!

 

Me vėmendje e lexuam shkrimin e analistit Koēo Danaj, tė cilin me shumė nderim autorin do ta quanim njė projektues modern i strategjisė gjithėkombėtare, njė vazhdues i denjė, njė intelektual qė po ecėn nė rrugėn e ndritur qė mėton ta realizojė ėndrrėn shekullore tė breznive shqiptare qė nga koha e Gjergj Kastriotit, Rilindjes Kombėtare, periudhės sė Pavarėsisė, Konferencės sė Bujanit, por edhe betimin e ushtarėve tė UĒK-sė dhe vazhdimin e kėtij betimi deri nė fitore, nga AKSH--ja, pėr RIBASHKIM KOMBĖTAR, pėr njė Shqipėri Natyrore.

Duke e bėrė kėtė projekt-strategji aktuale, si njė proces gjithsesi tė mundshėm dhe aspak tabu, intelektuali pėrparimtar, po ecėn njėkohėsisht rrugės sė ndritur tė shumė intelektualėve tė tjerė pėrparimtarė tė cilėt shumė herėt e trasuan kėtė rrugė natyrisht e shtruar jo me dafina por me shumė pengesa - ferra, gjatė pėrpjekjes sė veprimtarisė sė tyre. Kujtojmė kėtu, atdhetarin e shquar Abdyl Frashėri, i cili gjatė stuhive tė viteve 1878, nė Evropė, trokiti nė portat e Berlinit, qė ne sot ta kishim njė Shqipėri Natyrore, Ay me devizėn politike tė Kastriotit i cili thoshte: “pa Kosovė e pa Ēamėri, mos tė thotė kush se ka Shqipėri”, e ka paralajmėruar Evropėn Plakė nė kohėn e Konferencės sė Berlinit se: "Nė rast se Fuqitė te Mėdha do ta dėnojnė kėtė popull trim dhe liridashės tė mbetet nė robėri dhe ca mė keq tė copėtohet midis shteteve fqinje, Gadishulli Ballkanik nuk do tė kėtė kurrė qetėsi, sepse shqiptarėt nuk do tė pushojnė asnjėherė sė luftuari pėr tė pėrfituar pavarėsinė kombėtare. Pėrkundrazi, nė rast se shqiptarėve do t'u njihen tė drejtat e tyre kombėtare, Shqipėria do tė bėhet faktori i paqes dhe do tė jetė si njė digė kundėr ekspansionizmit carist, i cili rrezikon jo vetėm Gadishullin Ballkanik, por edhe kontinentin evropian".
Parashikimi i frashėrjotit doli i saktė sepse, tragjedia e ndarjes sė trojeve shqiptare nuk mund tė kishte njė pėrfundim ndryshe. Atdhetarė si Luigj Gurakuqi, i cili kur nė vitin famėkeq 1913-ės, kur  u ndanė trojet shqiptare,  Ay do tė shkruante: “Shqipėria, u copėtua nga fuqitė e mėdha, nė dobi tė shteteve tė Ballkanit, habitem si e mendoi jetėn ky popull i ndarė, para se tė vdiste”!!! Shoku i tij i armėve, Hasan Prishtina, politologu i madh i strategjisė sė RIBASHKIMIT tė trojeve shqiptare, do tė reagonte plot zemėrim nė parlamentin turk: “unė, do tė jem i pari qė do ta rroki flamurin e do tė dal nė malet e Kosovės, pėr lirinė  e popullit tim”! Ky burrė i madh i kombit e dha tėrė pasurinė e tij dhe mė nė fund edhe jetėn, pėr RIBASHKIMIN  e trojeve shqiptare. Po ashtu,  intelektuali, mėsuesi atdhetar, Avni Rustemi, tėrė qenien e tij e kishte vėnė nė lėvizje pėr realizimin e kėtij ideali tė shenjtė, pikėrisht pėr realizimin e atyre aspiratave madhore u formua “Komiteti i Kosovės”, nėn udhėheqjen e tė cilit luftuan ēetat kryengritėse tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare. Dihen pastaj pėrpjekjet titanike tė breznive liridashėse, brezi gjatė Luftės sė dytė botėrore, Nacional-Ēlirimtare dhe pas saj; nė Konferencėn e Bujanit, do tė ngrihej kjo ide madhore, por kur pas luftės tradhtia jugosllave u pa se po ngre kokė, atdhetari i madh Shaban Palluzha, luftoi maleve tė Kosovės kundėr kėsaj tradhtie tė ndyrė. Ndėrsa,  strategu i luftės ēlirimtare dhe ideologu i RIBASHKIMIT kombėtar , Enver Hoxha, do t“ia thoshte hapur nė Beograd fashistit Tito  mė 9946: “Kosova, ėshtė e Shqipėrisė, ajo duhet t“i kthehet asaj”! Pastaj, ėshtė i njohur qėndrimi shumė i vendosur dhe guximtar nga atdhetari i madh, Adem Demaēi, i cili nė fillim tė viteve 50-ta, nė gjyqin serb deklaroi: “jemi pėr ribashkim me Shqipėrinė, nėse kėtė se arrijmė me mjete paqėsore, ne do ta bėjmė kėtė edhe me luftė”! Po, qėndrimit stoik tė ideologut tė kėtij ideali, Ukshin Hotit, ēfarė t“i shtohet mė tepėr veē faktit, ēfarė bėri Ay, pėr atdheun, sipas motos revolucionare: “Shqipėrinė e pa bėrė, bėje ose vdis!” Nė kėtė hulli historike po ecin  tani me vendosmėri shumė atdhetarė e atdhetare tė cilėt duan qė t“i ēojnė amanetet e tė parėve nė vend, FBKSH-ja, e cila kohėve tė fundit e mbajti me sukses nė Tiranė, Kėshillin Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar. Ky Kėshill tani po punon pėr mbajtjen e Kuvendit Mbarėkombėtar, ku do tė parashtrohet me njė mal argumente e drejta e ligjshme e kombit tonė pėr RIBASHKIM, aty do tė paraqitet edhe strategjia qė me vendosmėri do tė zbatohet, e cila popullin tonė do ta ēojė drejt realizimit tė kėsaj ideje madhore.

I shkruam tė gjitha kėto pėr ta njoftuar  konkretisht reaguesin, liderin e “plotfuqishėm”, Riza Halimin, i cili shkrimin e Koēo Danajt e ka quajtur pa tė drejtė shkrim folklorist, i cili na qenka jo i bazuar me argumente. Ne, do t“i thoshim kėtij politikani “largpamės” se do tė ishte nė nderin e tij, tė distancohej dhe tė mos i dėgjonte mėsuesit e prapė  pacifistė si Kolė Berishėn me kompani i cili shqiptarėt e Kosovės Lindore i sugjeron paturpėsisht qė tė dalin nė zgjedhjet e 21 janarit qė do tė mbahen nė Serbi.

Zotėri!

Nėse jeni sinqerisht i interesuar t“i mbroni interesat e elektoratit qė ju ka besuar, nuk duhet t“i kontribuoni pushtetit serb qė ato vise shqiptare t“i fus aq lehtė nė xhep, jo vetėm me armėt e rėnda (siē ia ka arritur pėrkohėsisht), pas marrėveshjes sė Konēulit, por edhe me firmėn tėnde e cila shqiptarėt nga kėto zgjedhje i ēon nė ferr tė kėsaj bote, pra, i futė qorrazi nėn Serbi, Vetėm njėherė mendojeni zotėri: pse derdhi aq shumė gjak Ay popull liridashės?! Edhe sa fėmijė shqiptarė duhen tė vriten nga ushtria kriminale e vrastare serbe, qė ju tė zgjoheni? A luftoi populli ynė pėr tė qenė i lirė dhe i ribashkuar me trungun e vet Kosovėn -Shqipėrinė verilindore, apo luftoi u vra e u persekutua pėr tė mbetur sėrish nėn kthetrat e xhelatėve “demokratė” serbė nė petkun e bashkim-vėllazėrimit tė modernizuar “multietnik”?!

Mos iu dogj shpirti pėr tė mbetur sėrish nėn Serbi?!!!

Jo kurrsesi!...

A luftoi ky popull pėr tė qenė i lirė dhe i ribashkuar me trungun e vet Kosovėn-Shqipėrinė verilindore, apo luftoi u vra e u persekutua pėr tė mbetur sėrish nėn kthetrat e xhelatėve “demokratė” serbė?!

Ne, e kuptojmė dėshirėn tuaj naive: ju doni qė ta paqėsoni rajonin, ju shpresoni se duke hyrė nė zgjedhje do tė fitoni “prej borgjlisė sė keq, bishtin e sėpatės”; por ju nuk e kuptoni dot se duke e bėrė kėtė, nuk do ta fitoni bishtin, por doni ta humbni edhe sėpatėn; apo thėnė shkurt do tė mbeteni bishti i historisė, por kėtė shpėrblim do ta merrni jo vetėm ti por edhe shumė nga ithtarėt, apo pėrkrahėsit “politikė” qė na Prishtina, Tirana e mė tej...

Ju, nėse nuk  e keni tė dehur nga pushteti kujtesėn, mendoni vetėm pėr njė ēast: kjo pėrpjekje juaja, nuk ėshtė hera e parė qė populli shqiptar ėshtė ftuar me dalė nė zgjedhjet e Serbisė, por, pas daljes nė zgjedhje ka fituar kafshata tė hidhura, druajmė qė ky popull i shtrėnguar nga darėt e jetės luftė; ende po u beson fjalėve e jo veprave; prandaj, verbėrisht  po del nė zgjedhje, po voton, pėr kėtė apo atė parti, po voton pėr kėtė apo atė liderė tė cilin e beson mė shumė; e pastaj po zhgėnjehet si mos mė keq! Tani, shtrohet pyetja: ēfarė po fiton ky popull i mashtruar nga kėto zgjedhje?! Pėrgjigjja dihet: po fiton robėrinė qė pastaj si dhuratė e kėsaj po i vinė rreziqe nga mė tė ndryshmet dhe krajata jetėsore nga mė tė kėqija si papunėsia, mėrgimi, shtypja e egėr kulturore etj, etj...

Kujtojmė kėtu se edhe kur Kosova gjendej nėn njė rrethim tė egėr ushtarak-policor, pikėrisht nė vitin 1994, pacifistėt rugovistė si Fehmi Agani, Veton Surroi, Shkėlzen Maliqi e tė tjerė tė kėtij soji, i bėnin thirrje popullit tė Kosovės tė del nė zgjedhjet serbe, qė ta rrėzonte me vota tė lira demokratike satrapin e popujve tė Ballkanit, S. Millosheviqin, pastaj nė Serbi , pushtetin do ta merrte opozita e drejtuar nga Koshtunica dhe Drazhkoviqi , pastaj pėr popullin e Kosovės gjithēka do tė shkonte si nė vaj ulliri!!!

Pas luftės, erdhėn nė pushtet miqtė “demokratė” serbė, tek tė cilėt shpresonin pacifistėt, por tani po shihet qartė se gjithēka paska qenė  mashtrim apo tradhti cinike ndaj popullit!

Prandaj, thėnė shkurt e shqip: hiqni dorė nga mashtrimet dhe cinizmat e tradhtive tė tilla!

Ju duhet ta dini fort mirė njė mėsim tė vjetėr nga historia jonė tragjike shekullore se: me Serbinė, nuk kishte as nuk ka shqiptar as parti qė mund tė merret vesh me mjete “demokratike”, gaboheni rėndė duke u pėrpjekur tė hyni sė koti nė lėvozhgėn e tyre parlamentare.

Koēo Danaj duke bėrė ftesė qė ne shqiptarėt tė reflektojmė pozitivisht nė favor tė RIBASHKIMIT dhe tė mos kėnaqemi me ca shpėrblime autonomiste tė politikės ditore-djallėzore,  kudo qė jetojmė ne shqiptarėt nė viset tona etnike: njėkohėsisht e ka parashikuar qartė se me shtetet sllave dhe nė veēanti me Serbinė nuk duhen kompromise, kur janė nė pyetje fatet e atdheut. Analisti politik fort mirė ua pėrkujton referendumin e shqiptarėve tė 1 dhe 2 marsit 1992,nė ato vise shqiptare, pra nė Shqipėrinė Veriore, e cila gjatė luftės ēlirimtare e udhėhequr nga e famshmja UĒPMB, u pėrgjak nga sllavo-okupatorėt, pastaj ra  pre e marrėveshjeve tepėr tė reaksionare  nga e nxitur nga vet udhėheqėsit pacifistė.

Ne, e pėrkrahim pa rezerva tė gjitha ato parti , shoqata dhe individė qė sot po i thonė JO, daljes nė zgjedhje tė njė shteti fqinj aspak mik , siē u dėshmua Serbia nė shekuj.

Kėshtu duhet tė veprojė edhe krahina tjetėr e Kosovės , Sanxhaku , i cili pėrmes referendumit (1992) , ėshtė shpallur Krahinė e republikės sė Kosovės. Kjo, ėshtė edhe njė shembull i qartė qė u bėhet me dije krajlėve tė rinj serbė se: me shqiptarėt nuk mund tė luani si tė doni me aktrimet tuaja politike, pra, mashtrimet politike t“i ktheni nė favorin tuaj...

Zotėri, Halimi!

Ju keni bėrė alibinė tuaj aspak tė bazuar nė fakte se: po hyjmė nė zgjedhje : pikėrisht nė suaza tė luftės pėr ruajtjen e substancės kombėtare!!!

Jo, z. gaboheni rėndė kur ashtu mendoni!

Pėrkundrazi, duke hyrė nė zgjedhje me armiqtė shekullorė, ju po e rrezikoni sėrish substancėn kombėtare!

Pėrvoja e hidhur me ndarjen e pushtetit me tė huajt kolonizatorė e ka dėshmuar kėtė fatkeqėsi historike katėrēipėrisht.

Ti dhe pasuesit tuaj e gjeni alibinė ta mashtroni popullin duke i thėnė se: radikalėt serbė dhe socialistėt, pra ithtarėt e V.Sheshelit dhe tė  e S.Millosheviqit, qenkan kundėr pjesėmarrjes sė shqiptarėve tė asaj pjese tė Shqipėrisė nė zgjedhjet e 21 janarit 2007.

Kjo, s“ėshtė hiq mė pak se njė foshnjėri politike, kjo i ngjanė faktit sikur tė tė thonė armiqtė, ne nuk ua  japim dot helmin, ndėrsa fėmijėt e paditur u vėrsulen atyre t“ua t“ia marrin nga dora!...

Historia ēdo ditė po na mėson se sa dinakė janė pushtuesit serbė, ata edhe kur e fitojnė luftėn, ata  gjithnjė paraqiten humbės, ata edhe kur janė xhelatė, gjithmonė para botės paraqiten viktimė; e bėjnė kėtė aktrim politik pėr tė dalė fitues nga betejat e tyre reaksionare.

Ne, duhet ta kuptojmė thellėsisht qė: me Serbinė ende nuk e kemi fituar luftėn kudo qė nė viset shqiptare, ku ende valon i lirė flamuri i tyre pushtues me simbolet ēetnike, pra as e kemi fituar luftėn nė veri tė Mitrovicės, as e kemi fituar luftėn nė Kosovėn Lindore. Tė mendosh ndryshe s“ėshtė hiq mė pak se njė mashtrim qė po i bėhet ēdo ditė popullit. Prandaj, vlerėsojmė qė dalja nė zgjedhje nga popullsia shqiptare do tė ishte prapakthim nė historinė tonė tė re, do tė ishte dėshmi qė ne shqiptarėt pavarėsisht se Serbia na vret dhe na terrorizon kur tė dojė, ne sėrish i kthehemi asaj si viktima tek xhelati...

Prandaj, mė nė fund konstatojmė: pavarėsisht lajkave tė pushtetarėve tė “plotfuqishėm”, populli shqiptar nuk duhet tė bie pre e kėtyre mashtrimeve politike tė biznesmenėve politikė, tė cilėt nuk shohin jo vetėm deri nė hundė, por as pėrtej karrigeve tė tyre...

 

Suedi- Rumani 14 janar 2007