Pieter Feithi dhe 40 hajdutėt
Shkruan: Albin Kurti
A duhet tė mbahen zgjedhjet e reja parlamentare nė kėtė vit? Kosova ėshtė njė
vend ku pėrgjigjet vijnė para pyetjeve, sepse vendimet vijnė para debatit.
Javier Solana dhe Pieter Feith u takuan, biseduan dhe vendosėn. Pozita dhe
opozita, politikanė e analistė, e kallėn mė pas debatin. Pėr njė ēėshtje tashmė
tė kallur. Diēka ngjashėm sikurse nė burg: drejtori i burgut ose gardianėt e
marrin ndonjė vendim e mandej tė burgosurit e diskutojnė atė.
Vendimet kryesore politike nė Kosovė nuk janė punė ligji. Institucionet e
Kosovės sė pavarur e kanė pranuar njė instancė politike qė ėshtė mbi ato vetė
dhe mbi ligjin. Kjo instancė politike e ka vėnė e para nėnshkrimin nė
Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės; kjo instancė politike e interpreton Planin
e Ahtisaarit qė ndodhet brenda Kushtetuės por edhe sipėr saj; kjo instancė
politike vendos se kur, si dhe ēka ėshtė e rėndėsishme nė Kosovė e pėr Kosovėn.
Kjo instancė politike ėshtė Pieter Feith-i. Lexojeni Aneksin IX tė Planit tė
Ahtisaarit, qė e pėrkufizon Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar me pushtet tė
pakufishėm. Po, Pieter Feithi i jep llogari Grupit Drejtues Ndėrkombėtar, i
cili e ka emėruar, por i cili kryesohet nga vetė Pieter Feith-i. Kush nuk do qė
ta shohė diktatorin nė dokument, ai doemos do ti pėrvijohet mandej te pasojat.
Nė anėn tjetėr, po ky Pieter Feith-i ėshtė edhe Pėrfaqėsues Special i BE-sė nė
Kosovė, pra njeriu i Javier Solana-s nė Kosovė: Brukseli neve na shikon veēse
pėrmes politikės sė tij tė jashtme dhe tė sigurisė. Sėkėndejmi, Pieter Feith-i
e pėrfaqėson veten e tij dhe Solana-n nė Kosovė, nė vendin e porsapavarėsuar,
ku ai e ka fjalėn e fundit pėr ēdo gjė, ēdo herė. Fjalėn e fundit e ka
nominalisht, ndėrsa realisht e ka edhe fjalėn e parė: krerėt e institucioneve
tė Kosovės e dėgjojnė ose e prashikojnė fjalėn e parė tė Pieter Feith-it, dhe
mandej i pėrshtaten asaj, nė mėnyrė qė ai tė mos ketė fare nevojė tė flasė nė
fund. Ose, tė flasė nė fund pėr tu pajtuar publikisht me kryeministrin a
presidentin pasi qė kėta paraprakisht janė pajtuar privatisht me tė. Ajo qė
publikohet se po ngjet, nė fakt, ka kahje tė kundėrt me atė qė tashmė ka
ngjarė.
Nė takimin e tij me Solana-n, Pieter Feith-i e pėrfaqėsoi veten dhe vetė Javier
Solana-n. Ai u takua me veten dhe me Solana-n. Tė tre kėta aty u morėn vesh
qė sduhet tė ketė zgjedhje parlamentare sivjet nė Kosovė, por vetėm nė vitin
Megjithatė, te kjo ēėshtja e zgjedhjeve, njė pyetje mbetet legjitime. Pse
Feith-i dhe Solana vendosėn qė sdo tė ketė zgjedhje parlamentare nė kėtė vit?
Njė motiv sigurisht qė ėshtė shpėtimi i LDK-sė dhe i figurės sė Fatmir Sejdiut,
i cili, sikurse Pieter Feith-i, i mban dy poste. Qė prej tre vjetėsh LDK-ja ėshtė
nė rėnie tė vazhdueshme. Pas zgjedhjeve tė reja LDK-sė vėshtirė se do ti
gjendeshin copat. Mirėpo, ka njė motiv tjetėr edhe mė tė rėndėsishėm qė e
pėrcaktoi vendimin pėr mosmbajtjen e zgjedhjeve. Sundimi ndėrkombėtar nė Kosovė
bazohet nė paradigmėn e stabilitetit. Ata nuk janė kėtu pėr hir tė demokracisė,
lirisė a zhvillimit, por pėr hir tė ruajtjes sė stabilitetit. Ēdo gjė nė Kosovė
ata e vlerėsojnė varėsisht se sa i kontribuon stabilitetit, pra sa i kontribuon
mirėmbajtjes sė rendit dhe marrėdhėnieve ekzistuese. Zgjedhjet i pėrdorin
atėherė kur duan ta shmangin vėmendjen nga thellimi i krizės qė ēon drejt
shpėrthimit tė saj, dhe pėr ta parandaluar atė shpėrthim. Kėshtu patėn vepruar
edhe me zgjedhjet e 17 nėntorit 2007: nė kohėn kur u shty pavarėsia pėr vitin e
ardhshėm, nė mėnyrė qė ta zbrapsnin revoltėn e njerėzve, i shpallėn zgjedhjet e
reja, dhe nė vend tė demonstratave kishim karnavalin e tubimeve parazgjedhore
dhe sfilatėn e politikėnve qė garonin. Zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė nuk ėshtė
e thėnė se do tė mbahen nė vitin 2011. Ato mund tė mbahen mė herėt ose mė vonė,
varėsisht kur do tė jetė i rrezikuar stabiliteti. Pieter Feith-i e vlerėsoi
gjendjen aktuale nė Kosovė si tė qetė dhe stabile, andaj ai nuk preferon qė
tash ta djegė kartėn e zgjedhjeve. Zgjedhjet do tė mbahen vetėm atėherė kur
potenciali pėr destabilizim tė rritet, e jo kur ndonjė zyrtari tė lartė
ndėrkombėtar ti thyhet zemra pėrderisa dėgjon argumentet me gjuhėn
mbresėlėnėse juridike tė ndonjė politikani a analisti kosovar pėr mbajtjen e
zgjedhjeve. Zgjedhje nė Kosovė do tė mund tė kishte vetėm nė njė rast: po tė
kishte potencial pėr shpėrthimin e krizės. Menaxhuesit e krizės nuk janė kėtu
pėr ta eliminuar krizėn, por pėr ta menaxhuar atė:
krejt ēfarė ata duan ėshtė tė mos shpėrthejė kriza.
Se debati i tanishėm posteriori pėr mbajtjen e zgjedhjeve nuk konsiston te
parimet por te interesat, e dėshmon edhe fakti qė shumicės dėrrmuese tė
debatuesve tė sotėm nuk iu pengonte aq qė nė Kuvend spati diskutim pėr
flamurin e himnin e Kosovės, pėr Kushtetutėn e pėr Planin 6-Pikėsh, pėr veriun
e Kosovės e Luginėn e Preshevės, nuk iu pengonte se si merreshin vendimet pėr
kėto ēėshtje, por ja qė tash iu pengon qė sdo tė ketė zgjedhje tė reja
parlamentare. Vetėm te zgjedhjet e kanė mendjen, sepse vetėm te karriget dhe
buxheti e kanė mendjen. Nė Kosovė, pozita dhe opozita, mė duken sikurse hajnat
nė burg (burg politik, jo fizik) ka hajna tė kėnaqur dhe hajna tė pakėnaqur.
Qė tė gjithė janė nė burg, porse disa kanė mė shumė para dhe kanė luks edhe nė
burg. Pėrjashtimet janė individė, jo grupe. Nė kėtė situatė, Pieter Feith-i na
del si Ali Baba, kurse shpallja e pavarėsisė si njė lloj intermezzo-je.
Shpallja e pavarėsisė po pėrfundon sikur ajo reklama qė ta ndėrpren filmin nė
gjysmė: pas reklamės sė shkurtėr, filmi i njėjtė vazhdon aty ku ka mbetur.