Mėkatet ndaj shkollės nuk lahen nė kishė e xhami

 

Ditė mė parė nė gazetėn "Epoka e Re" lexuamė njė reagim tė nėnshkruar nga Drejtoria Komunale e Arsimit nė Viti. Autori (DKA-ja) kishte marrė pėrsipėr tė mbrohej nga kritikat dhe akuzat qė Dega e PDK-sė nė Viti dhe Grupi i kėshilltarėve komunal tė kėsaj Partie kishin bėrė nė adresė tė Drejtorisė Komunale tė Arsimit. Sipas kėsaj Drejtorie mbrojtja mė e mirė ishte sulmi dhe etiketimi i Degės sė PDK-sė, e cila me tė drejtė kishte ngritur zėrin e saj nė Kėshillin komunal, pastaj nė njė konferencė me gazetarė dhe me njė shkrim nė gazetė pėr gjendjen vėrtetė tė rėndė nė shkollat e komunės sė Vitisė. Ky kundėrreagim nuk bėhet pėr t’i dhėnė pėrgjigje autorit tė shkrimit, por pėr tė kontribuar nė pėrmirėsimin e gjendjes nė shkollat tona, sepse pėr kėtė gjendje nuk janė fajtor vetėm ata qė e kanė krijuar atė, por edhe ata qė heshtin dhe nuk cajnė kokėn pėr shkollat dhe nxėnėsit tanė. Grupi i kėshilltarėve tė Degės sė PDK-sė dhe Deputeti i kėsaj Partie pėr ta parė dhe ndjerė kėtė gjendje tė rėndė nė shkollat e komunės bėnė edhe njė varg vizitash nė kėto shkolla.

Gjatė kėtyre vizitave ne konstatuam se nė shumicėn e shkollave mungon inventari i nevojshėm pėr mbajtjen dhe zhvillimin normal tė mėsimit. Pėr mungesė tė karrikeve shumė nxėnės qėndrojnė nė kėmbė, humbin orėn duke kėrkuar karrike ose ndajnė karriken me shokun ose shoqen e klasės! Bankat janė tejet tė dėmtuara dhe tė vjetruara. Ka klasė qė nuk ka asnjė bankė apo karrike! Drrasa e zezė nė shumicėn e klasėve ėshtė pothuajse e papėrdorshme. Njė pjesė e madhe e dyerėve tė klasėve janė pa rezė dhe nuk mbyllen. Shumė klasė i kanė dritaret e gozhduara! Gjendja e mureve tė kujton godinat pa mirėmbajtje (pa zot). Vėrtetė si nė disa vende tė varfėra tė Afrikės! Cilėsia (kualiteti) e ajrit ėshtė nėn cdo shkallė tė lejuar. Dyshemet janė tė mbuluara nga pluhuri dhe pisllėku, qė kėrcėnon seriozisht shėndetin e nxėnėsve. Nė shumė shkolla mungon uji. Nė shkollėn e mesme teknike tė Vitisė pėr mbi 900 nxėnės ka vetėm dy nevojtore (njė kabinė pėr vajza, njė pėr djemė). Papastėrtia nė kėto nevojtore ėshtė e patolerueshme. Aty vėrtetė, sic kemi thėnė, mund tė hyhet vetėm me maskė! Kėto nevojtore (tualete) kundėrmojnė erė tė rėndė nė tėrė katin. Tualeti i arsimtarėve ėshtė krejt i papėrdorėshėm nga mungesa e ujit. Gjendja e tualeteve dhe e pastėrtisė ėshtė e kėtillė edhe nė shumė shkolla tė tjera tė komunės sė Vitisė. Vetėm kėtė vit janė sėmurė mbi njėqindė nxėnės nga verdhėza (sarillaku)! Nė disa shkolla (si nė Pozheran) humben dhjetra orė mėsimi cdo ditė pune pėr mungesė dritash. Agregati ėshtė vjedhur para njė viti dhe nuk ėshtė blerė mė!

Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Zyra e prokurimit kanė paguar 35 euro njė metėr dru tė cilsisė sė dobėt, ndrėsa cmimi i tregut ėshtė 20 euro pėr metėr! Megjithatė, mėsimi ėshtė ndėrprerė pėr disa ditė pėr mungesė ngrohjeje! Po pėr kėtė "arsye" janė humbur mijėra orė mėsim nė shkollat e Vitisė. Nxėnėsit janė detyruar nga drejtorėt e shkollave t’i mbushin cantat me dru pėr t’i cuar nė shkollė! Nė disa shkolla, po nga kėta drejtorė (militantė partie), nxėnėsit janė shtrėnguar tė mbledhin para pėr tė blerė dru dhe pėr nevoja tė tjera tė shkollave! Pėrse paguajnė taksa prindėrit e tyre, zotėrinj tė DKA-sė dhe tė komunės? Ka shkolla qė vitin shkollor e kanė filluar me njė muaj e mė shumė vonesė pėr shkak se punėt qė duheshin kryer gjatė pushimeve nisėn tė kryhen njėherėsh me fillimin e vitit shkollor ose mė vonė! Pastaj, transformimi i ngrohjes (krejt me hamendje e pa nevojė) nė shkollėn e mesme "Kuvendi i Lezhės" nisi tė bėhet nga gjysma e dhjetorit! Pėr kėtė shkak janė humbur mijėra orė tė tjera mėsimi… Nė bodrumin e kėsaj shkolle ėshtė hapur edhe njė bufe nga njė arsimtar i kėsaj shkolle, i cili kontratėn e ka bėrė me drejtorin e shkollės!! Mjediset e kėsaj bufeje nuk janė fare tė kulturuara dhe tė shėndetshme. Pranimi i mėsuesėve dhe arsimtarėve pa konkurs ėshtė njė shkelje tjetėr e rėndė zotrinj tė DKA-sė. Njė numėr i arsimtarėve tė pranuar kėtė vit nuk janė paguar ende! Shpallja, anulimi dhe rishpallja e disaherėshme e konkursit pėr drejtorė shkollash ka dėmtuar seriozisht mbajtjen dhe vijimin normal tė mėsimit, si dhe mirėmbajtjen e shkollave. Konkurrenca primitive midis kandidatėve tė tė njėjtės parti pėr drejtor shkolle dhe klaneve, qė shpeshherė janė shumė larg interesave tė shkollės dhe edukimit, kanė dėmtuar rėndė shkollėn dhe procesin mėsimor nė Viti. Pėrzgjedhja negative e kandidatėve pėr drejtorė me kriterin e vetėm, "besnik dhe i dėgjueshėm i partisė", ka vėnė nė pikėpyetje normalitetin nė kėto shkolla. Me drejtorė partie, tė vjetruar dhe stėrvjetruar nuk mund tė ketė reformė dhe as progress nė shkollat e kėsaj komune, zotėrinj tė DKA-sė. Suksesi i nxėnėsve, qė ėshtė sukses edhe i drejtorėve dhe arsimtarėve, ėshtė tejet i dobėt. Ka shumė klasė ku nga 35 a 40 nxėnės, 20-25 janė me njė e mė shumė nota tė dobėta! Mėnyra se si e nxjerrin mesataren e notės drejtorėt e partisė nuk pasqyron suksesin dhe rezultatin real. Mungesa e arsimtarėve tė kualifikuar pėr lėndė tė caktuara dhe zėvendėsimi i tyre me arsimtarė tė lėndėve tjera ėshtė njė problem tjetėr nė shkollat e Vitisė. Ka arsimtarė qė organizojnė dhe mbajnė kurse private me pagesė pėr nxėnės nė mjediset e shkollave publike! Komuna e Vitisė dhe DKA-ja paguajnė mbi 20 mijė euro pėr transportimin e nxėnėsve tė pakicės serbe, kurse pėr transportimin e nxėnėsve shqiptarė tė Debulldehut (28 nxėnės) komuna nuk paguan!! Papastėrtia dhe pisllėku po e mbyt edhe vetė DKA-nė pas largimit tė pastruesėve nga puna!!

Tė gjitha kėto cėshtje tė ngritura nga Dega e PDK-sė dhe kjo gjendje tmerruese nė shkollat e Vitisė nuk u kanė bėrė fare pėrshtypje zotėrinjve tė DKA-sė dhe drejtuesėve tė komunės! Arsyeja pse kanė reaguar kėta zotėrinj, sipas reagimit tė tyre, ka qenė xhamia dhe vakti i namazit e i xhumas! Po zotėrinj. Dega e PDK-sė kishte tė drejtė kur ka thėnė se disa arsimtarė e kanė "shndėrruar" shkollėn nė xhami dhe disa nėpunės tė DKA-sė mė shumė preokupohen pėr vaktin e xhumas e tė namazit se sa pėr gjendjen e shkollės dhe tė procesit edukativo-arsimor (fatkeqėsisht). Dega e PDK-sė nuk ka asgjė kundėr besimit dhe besimtarėve, por ėshtė kundėr atyre qė kėrkojnė t’i lajnė mėkatet e tyre ndaj shkollės nė xhami a nė kishė dhe qė nuk i dallojnė kėto institucione. Ka arsimtarė qė marrin abdes nė shkollė (para nxėnėsve) dhe shkojnė e falen nė kohėn e mėsimit ose fallen nė shkollė! Ka ndonjė tjetėr qė hynė nė klas dhe i pėrshėndet nxėnėsit me njė "selam alejkym"! Ka arsimtarė qė nxjerrin njoftim nė shkollė dhe nėnshkruhen pėr tė shkuar dhe pėr ta festuar vitin e ri mysliman (arab)! Ka drejtorė tė pėrzgjedhur nga kjo DKA dhe tė miratuar nga Ministria, qė gjatė muajit tė ramazanit e pėrfundojnė mėsimin (duke humbur mijėra orė) nė kohėn e iftarit!! Kush janė kėta drejtorė e arsimtarė "besimtarė"? Shumica absolute e drejtorėve tė shkollave nė Viti dhe vetė Drejtori i DKA-sė ishin anėtarė, veprimtarė dhe funksionarė tė LKJ-sė! Ndonjėri prej tyre ishte edhe pėrtej LKJ-sė… Kėtė gjendje e kemi edhe nė institucionet qendrore. Mungesa e njė ligji pėr lustrifikimin e shoqėrisė ka krijuar kėtė gjendje, kėtė kolaps. Ky ligj dhe lustrifikim nuk i duhet shoqėrisė sonė pėr t’u hakmarrė, por pėr tė ecur pėrpara edhe arsimi, edhe gjyqėsia, edhe politika edhe…, mbarė shoqėria. Nė vendet normale detyrohet tė jep dorėheqje Kryepeshkopi pėr shkak se dikur ka bashkėpunuar me shėrbimet sekrete tė shtetit, ndėrsa te ne njerėzit e tillė (politikanė, gazetarė, arsimtarė, klerikė, etj.) vazhdojnė tė shpėrblehen dhe tė qeverisin krejtė tė qetė!!! Madje marrin "guxim" tė sulmojnė, shpifin dhe akuzojnė ata qė u pėrballėn nė cdo kohė me pushtuesin dhe politikat antikombėtare… Kush ka marrė dhe kush ndėrmerr edhe sot nisma pėr ngritjen e xhamive dhe pėr pėrhapjen e besimit alaarapce? Tė gjithė i njohim dhe i dimė… Heshtja para kėsaj fushate dhe para kėtij fenomeni rrėnues do tė paguhet shtrenjtė nga kombi ynė. E tėrė historia e shkruar dėshmon se vetėm popujt e ditur, tė zhvilluar, tė kulturuar dhe tė fuqishėm mund t’i mbrojnė vlerat e tyre kombėtare, mund ta mbrojnė atdheun e tyre dhe mund ta mbrojnė edhe fenė (besimin) e tyre. Ata qė pengojnė pėrhapjen e diturisė, kulturės, qytetėrimit dhe fuqizimit tė kombit shqiptar janė edhe armiq tė fesė dhe tė Zotit. Ata qė nuk pėrpiqen pėr gjuhėn, kulturėn dhe traditėn shqiptare janė edhe kundėr fesė dhe Zotit. Kjo nuk do shpjegim, zotėrinj tė DKA-sė! Zoti nuk i mėshiron ata qė rrezikojnė formimin intelektual, njerėzor dhe kombėtar tė mijėra nxėnėsve nė komunėn tonė. Jemi thellė tė bindur se Zoti nuk i mėshiron ata qė rrezikojnė shėndetin e mijėra nxėnėsve tė komunės sonė. Dėshirė e Zotit ishte dhe ėshtė qė populli ynė tė jetė i lirė, i shkolluar (i ditur), i shėndetshėm, i qytetėruar, i zhvilluar, i pėrparuar dhe i fuqishėm. Dihet kush angazhohej dhe vazhdon tė angazhohet qė populli ynė tė mbetet injorant, i pazhvilluar dhe i pafuqishėm… Sa pėr ato etiketimet dhe aludimet e DKA-sė pėr Degėn e PDK-sė dhe drejtuesit e saj nuk kemi koment. Vitia ėshtė e vogėl dhe njerėzit na i njohin dhėmbė e dhėmballė. Bashkėqytetarėt tanė, ashtu sikur edhe ju, e dinė mirė kush ku ka qenė dhe pėr cka ėshtė angazhuar…

 

                                                                         Dega e PDK-sė nė Viti