Zėrit tė Radios Kosova e Lirė dhe Agjencisė Kosovapress

(nė dhjetėvjetorin e punės sė tyre)

 

Shkruan: Mehmet Bislimi


Duke e vėnė ndėrgjegjen nė sprovė, shumė nga bjerrakohėsit tanė, sot kanė zėnė vend atje ku nuk e meritojnė, kanė zėnė vend jo pa qėllim atje nė TV-tė, Radio-tė e medie tjera tė shkruara dhe elektronike, duke u bėrė kėshtu pengesė e zėrit tė vėrtetė tė lirisė sė popullit tonė, tė progresit, tė zhvillimit dhe tė pėrhapjes sė tė vėrtetės qė ėshtė njė dhe vetėm njė- liri!?


Ata si edhe dikur ( nė shėrbim tė hyqymetit), si gjithmonė, nė mundėsinė e vet tė prapėt po japin shembullin e sė ligės, shembullin prej poltronit duke mos e vėnė ndėrgjegjen nė sprovė, ngase kjo u mungon kėshtu duke i fry politikės ditore e cila vepron e jeton sot pėr nesėr.

 
Nė njė kohė kur nuk guxonte kush tė dėgjohej me tej se pragu i portės sė shtėpisė, ngase Kanibali Serb ishte tė porta e lėrė mė tė dėgjohej zėri i njė radioje qė do tė pėrhapte kumbueshėm zėrin e shpresės sė shqiptarėve, zėrin e pushkėve tė lirisė tė cilat po kėndonin bukur nė duart e bijve tanė mė tė denjė rreshtuar nė radhėt e UĒK-sė tė cilėt kishin nevojė qė lufta dhe sakrifica e tyre mbėshtetur fuqishėm nga populli shqiptarė tė pasqyrohej drejt para opinionit ndėrkombėtarė. Kėtė gatishmėri e tregoi dhe e realizoi “Radio Kosova e Lirė” dhe “ Agjencia Kosovapress”. qė nė janar tė vitit 1999- tė, kur edhe u themelua Radio Kosova e lirė dhe agjencia Kosovapress. Pa dyshim me iniciativė tė liridashėsve tanė e me mbėshtetje tė domosdoshme tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė drejtorisė sė saj politike.


Ju, njerėzit e sakrificės, nė emėr tė dashurisė pėr lirinė e atdheut morėt kėtė barrė mbi supe, ju iu pėrveshėn punės me pėrkushtim, duke dhėnė ēdo gjė nga vetja e juaj nė mėnyrė qė tė thuhet dhe tė mbrohet e vėrteta dhe vetėm e vėrteta. Edhe pėrkundėr vėshtirėsive shumėdimensionale, po kaq madhėrishėm ia dolėt dhe realizuat misionin tuaj kombėtar qė nė sekondat e parė tė lindjes sė saj me zėrin kumbues nga malet e Berishės, duke iu drejtuar popullit tonė liridashės: “Ju fletė Radio Kosova e lirė!”.... Ky zė fuqishėm kumboi maleve, istikameve e fushave tė Kosovės tė djegura pėr liri! Ky zė ngriti nė kėmbė qindra e mira luftėtarė tė lirisė, ky zė mbolli shpresa tė fuqishme tek popullata jonė qė makineria ushtarako-policore serbe e kishte dėbuar nga vatrat e veta shekullore, ky zė mobilizoi shqiptarėt, duke i orientuar drejt pėr mes tė vėrtetės qė Radio Kosova e lirė po e thoshte dhe po e pėrhapte gjithandej meridianėve shqiptare. Ky zė mobilizoi mijėra mėrgimtarė me zemėr tė plasur pėr ta dėgjuar zėrin e vėrtetė tė lirisė sė atdheut tė tyre! Ky zė mikloi zemrat e nėnave, tė nuseve, tė motrave dhe tė fėmijėve tė qindra e qindra dėshmorėve tė kombit tonė qė kishin ra pėr njė tokė tė lirė e tė bashkuar shqiptare! Ky zė po thoshte tė vėrtetėn se Kosova do tė ēlirohet dhe pushtuesin serb do ta dėbojmė me pushkėt e lirisė nga trojet tona! Ky zė ishte dhe mbeti zėri mė i fuqishėm dhe mė i guximshėm i shqiptarėve qė quhet “Radiokosovaelirė!”, ky zė qė kaq gjatė i kishte munguar Kosovės dhe shqiptarėve gjithandej.

 

Se bashku me zėrin e lirisė po aq fuqishėm pėrhapi tė vėrtetėn e madhe edhe Agjencia Kosovapress, duke u bėrė burim i informimit korrekt, tė sinqertė, tė shpejt e burimor. Agjencia Kosovapress pėrballoi kohėt e liga dhe botės i ofroi pasqyrėn e realitetit tė luftės sonė ēlirimtare, njėkohėsisht demaskoi fuqishėm barbaritė e makinerisė sė pushtuesit serb. Kosovapress me punėn e saj si brenda vendit ashtu edhe jashtė tij, bėri punė kolosale pėr atė kohė kur zėri ynė, pra zėri i shqiptarėve ishte ngulfatur nga pushtuesi mė qėllim qė krimet e tija tė mbesin tė mbuluara nėn petkun e  errėsirės, pa dyshim qė shumė nga agjencitė e botės u furnizuan me tė vėrtetėn e madhe pėr krimet e padėgjuara ndonjėherė mė parė, qė pushtuesi serb po i zbatonte mbi popullatėn shqiptare nė Kosovė. Kosovapress, me punėn e vet dėshmoi se ata djem punėtorė atje, qė gdhinė net tė tera pėr ta thėnė tė vėrtetėn, janė pikėrisht ata mė meritorėt qė kėtė Agjenci e avancuan edhe mė, pra e sollėn deri kėtu ku sot e njeh dhe e pranon edhe opinioni ndėrkombėtarė! Dorėn nė zemėr gjatė kohėve kur Kosova po digjej nga flakėt e lirisė njė punė kolosale ka bėrė edhe gazeta “Zėri i Kosovės” me botim nė Zvicėr, gazeta “Rruga Jonė” me botim nė Lion tė Francės si dhe TVSH-ia.

 
Sot kur po shėnohet viti i dhjetė jubilar i kėtyre dy mediave tė fuqishme, jam duke shėnuar kėtė shkrim me zemėr tė plasur qė nuk kam mundėsi reale pėr tė qenė sė bashku me ju atje si fizik, por ja qė ndjenjat e shpirtit tim i keni kėtu nė kėtė letėr: Tė dashur e tė nderuar vėllezėr e motra, familjar tė dėshmorėve tė kombit dhe ju stafi i redaksisė; ne mėrgimtarėt ku do qė jemi tė shkapėrderdhur nėpėr botė gdhihemi dhe ngrysemi me zėrin e sė vėrtetės, pra me zėrin e Radiokosovės sė lirė e cila me emisionet e saja tė pėrditshme ditėt e kurbetit na i bėnė mė tė shkurtra!... RKL, me emisionet e veta, po hap dyert e familjeve tė Dėshmorėve tė kombit e cila po miklon zemrat e nėnave tona tė shumėvuajtura, tė cilat nė kėto kohė tė harlisura pak kush po i kujton e shumė mė pak kush po ua qan hallin! RKL. fėmijėve tė dėshmorėve tė kombit po ua ndez shkėndijat e shpresės se ky vend nuk i ka harruar, krijueseve tė fushave tė ndryshme po ua hap portat e dijės duke iu dhėnė atyre hapėsirė tė mjaftueshme, kulturės sė mirėfilltė po i jap shtytje tė mėtutjeshme, melosit tonė popullor po i jap ngjyrat e veta edhe mė tė bukura. Ish tė dėnuarve politik tė cilėt kanė lėnė vitet mė tė bukura tė rinisė sė tyre, pėr mes emisionit: ”Letra nga burgu!”, po ua lehtėson plagėt e dikurshme duke e kujtuar kėtė popull se rrugėt e lirisė nuk ishin kopsht me lule mbjellė nga agronomet e hortikulturave Evropiane, por ishin rrugė tė rimuara me gjakun e shqiptarėve qė lanė edhe lėkurat e tyre nėpėr kazamatėt e pushtuesit serb- fatkeqėsisht edhe sot gjakatarėt serb po tė njėjtėn gjė po ushtrojnė mbi shqiptarėt- siē ishte rasti i arrestimit tė bijve tanė nė Preshevės para pak dite.

 

Po kėtė fuqi veprim po e dėshmon pėr ditė edhe Agjencia Kosovapress, duke rritur shtatin e saj tanimė si agjenci kombėtarė e shtetėrore!


I vetėdijshėm se do tė ngacmoi ca nė plagėt e liga tė shumė mediave tė cilat pėr fat tė keq edhe tani, po si nė tė kaluarėn ia kanė mbajtur ison pushteteve aktuale nė fuqi, cilat do qofshin ato. Dikur nėn ish Jugosllavi, Televizione, Radio, gazeta e ēka jo ishin vėnė nė garė se kush kujt do t’ia kaloi duke sharė bijtė e popullit qė ua prishėn vėllazėrim- bashkimin me pushtuesin serbo-sllav! Edhe tani, po njėjtė gati- veē ka ndryshuar forma dhe mėnyra e tė shprehurit dhe e tė paraqiturit, pra nė garė kush po shanė e kush po hedh mė shumė baltė mbi tezat dhe aspiratat e popullit tonė pėr liri e bashkim kombėtar, duke i cilėsuar ato si kohė tė demoduara, primitive, apo si botėkuptime tė mykura tė disa tė “pandreqshmėve!”... Radiokosovaelirė dhe Agjencia Kosovapress as edhe njė herė nuk ka rėnė pre e pushtetarėve, por as e politikės ditore, urojmė qė tė qėndroj kėshtu dhe mos tė pranoi qė tė futėt nėn sqetullat e huaja! Ju, nuk jeni nėnshtruar para as njė sfide dhe atė as nė kohėrat mė tė vėshtira, ju me vetmonim tė pa parė keni rezistuar edhe kohėrat e ndryshkura tė pasluftės tė cilat jo pa qėllim kanė goditur ZĖRIN E LIRĖ TĖ KOSOVĖS, nga kudo qė ėshtė emetuar ai! Duke uruar qė pėrvjetor tė tillė tė Radiokosovaelirė dhe tė Agjencionit Kosovapress tė pėrjetojmė gjatė- me shpirt e zemėr iu uroj sukses.

 

10.01.2009