Presheva ka mė afėr Tiranėn se
Beogradin
Shkruan : Koēo
Danaj
Nuk bėhet fjalė pėr distancė kilometrike. Ashtu siē nuk bėhet fjalė pėr
infrastrukturė rrugėsh. Bėhet fjalė pėr njė distancė tjetėr. Cila ėshtė ajo distancė?
Bėhet fjalė pėr distancėn kombėtare, distancėn natyrale, distancėn shpirtėrore,
distancėn gjuhėsore etj etj. Dhe kur merr parasysh kėto lloj distancash,
atėherė me plot tė drejtė mund tė thuash se Presheva ka shumė herė mė afėr
Tiranėn se sa Beogradin.
Po kjo dihet mund tė thotė dikush
apo disa. Ėshtė shumė e vėrtetė qė dihet, por ėshtė po kaq e vėrtetė se shpesh
herė harrohet. Po pse harrohet? Po ja pėrse: Shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės
bojkotuan referendumin lidhur me kushtetutėn serbe. Dhe me kėtė bojkot ata
treguan se nuk e njohin Ligjin themelor tė shtetit serb. Qė do tė thotė se nuk
e njohin vetė Serbinė si shtetin e tyre. Deri kėtu janė dakord tė gjithė,
pėrfshirė edhe politikanėt shqiptarė nga Tirana, Prishtina dhe Tetova.
Por paradoksi ndodh mė vonė. Atyre
qė bojkotuan Ligjin themelor tė shtetit serb, u thuhet tė mos bojkotojnė
pushtetin serb. Dhe kėsisoj, politikanėt shqiptarė tė Preshevės u ndodhėn nėn
njė trysni nga Politikanėt shqiptarė pėr tė mos bojkotuar zgjedhjet e 21
janarit. Ata u thirrėn nė Tiranė, u thirrėn nė Prishtinė etj pėr kėtė ēėshtje. Atyre
iu dėrgua mesazh pėr vitin e ri edhe nga Presidenti i Shqipėrisė pėr tė marrė
pjesė nė zgjedhje. Fundi i trysnisė : Vetėm dy parti politike nga 5 tė tilla
pranuan tė marrin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė. PDSH e drejtuar nga Ragmi
Mustafa, LBD e drejtuar nga Jonuz Musliu etj dhe PDK nuk pranuan tė marrin
pjesė nė zgjedhje. Pėr dijeni tė lexuesit, PDSH dhe LBD janė dy nga partitė
kryesore tė shqiptarėve. Ragmi Mustafa ėshtė kryetar i Bashkisė sė Preshevės,
qė nė zgjedhjet e fundit e fitoi postin e kryetarit me 64 pėrqind tė votave. Ndėrsa
Jonuz Musliu ka qenė pėrfaqėsues politik i UCPMB dhe kandidati kryesor pėr
bashkinė e Bujanovcit. Nė raundin e parė ai fitoi mbi 4000 vota. Por nė raundin
e dytė, pėr tė mos lejuar fitoren e kandidatit tė radikalėve serbė Svetisllav
Svojemenoviēi dhe pėr tė garantuar fitoren e perfaqėsuesit shqiptar, Nagip
Arifit, mbėshteti kėtė tė fundit.
Akoma nuk dihet se sa shqiptarė
do tė marrin pjesė. Sondazhet e para flasin se ata do ti bojkotojnė masivisht
edhe kėto zgjedhje, ashtu siē bėnė me referendumin pėr kushtetutėn serbe.
Cka u tha mė sipėr ka tė bėjė me
pohimin e faktit se politika shqiptare nuk arriti ti unifikonte nė qėndrime
partitė politike tė Luginės sė Preshevės. Pėrkundrazi i pėrēau ato me shumė.
Por jo vetėm kaq ; politika nė Prishtinė dhe Tiranė nuk ka lėvizur fare pėr ti
ndihmuar politikanėt e Luginės sė Preshevės tė krijojnė Kėshillin Kombėtar
Shqiptar. Deri me sot nuk ka pasur asnjė lėvizje lidhur me kėtė institucion
kombėtar shqiptar. Ndėrsa pati shumė lėvizje lidhur me pjesėmarrjen nė
zgjedhje.
Por jo vetėm kaq : Politika
shqiptare nė Prishtinė, Tetovė apo Tiranė ka harruar se shqiptarėt e Luginės sė
Preshevės nė datė 24 mars 1992 kanė zhvilluar njė Referendum pėr Autonomi tė
Luginės dhe pėr tė drejtė Bashkimi me Kosovėn.
Ėshtė koha e rikthimit tė
Kujtesės historiko-politike. Ata qė flasin ēdo ditė pėr pavarėsinė e Kosovės
duhet mė nė fund ta kuptojnė se kjo pavarėsi garantohet nė Preshevė mė shumė se
nė ndonjė vend tjetėr. Ata qė flasin ēdo ditė pėr liritė dhe tė drejtat e
shqiptarėve nė Maqedoni, duhet mė nė fund ta kuptojnė se kėto liri dhe tė
drejta ku mund tė copėzohen pjesė pjesė, ato mund dhe duhet tė realizohen
tėrėsisht. Problemi shqiptar ka veēoritė e tij nė vende tė ndryshme tė rajonit.
Por ai ka edhe tė pėrbashkėtėn e tij qė do tė thotė se nė rikonfigurimin e
rajonit, shqiptarėt duhet tė jenė bashkė.
Nė 28 nėntor 2006, Presheva dhe
gjithė Lugina festoi me madhėshti Festėn e shpalljes sė Shqipėrisė Natyrale nė
28 nėntor 1912. Me kėtė festė, shqiptarėt nė Luginė treguan se Tiranėn e kanė
shumė mė afėr se Beogradin. Ėshtė njė aspiratė qė kėrkon tė shndėrrohet nė
realitet. Dikush nė Tiranė, Tetovė apo Prishtinė, ndoshta edhe nuk ka fuqi ti
ndihmojė. Por nuk duhet ti pengojė apo ti ngatėrrojė. Prandaj po e mbyllim
kėtė analizė me njė titull pikturė tė Salvador Dalisė : Lerini djemtė tė
shkojnė tek Nėna