Demagogjia e rritjes ekonomike 9,9%
Nga Arben Malaj, nėn kryetar i
Komisionit Parlamentar tė Ekonomisė dhe buxhetit
Duke ju falenderuar per interesin tuaj rreth debatit per rritjen
ekonomike, duke vleresuar impaktet negative qe ka mashtrimi me shifrat e
rritjes ekonomike ne jeten e perditeshme te shqiptareve, shpresoj ne mirekuptimin e opinionit publik
per faktin se detyrohemi qe edhe ne dite
pushimi dhe ne prag festash, te
qartesojme pasojat negative te papergjegjshmerise se qeverise dhe
paaftesise e saj per te njohur
dhe reduktuar pasojat e krizes ekonomike po ndjehen edhe ne ekonomine tone.
Detyrohemi te komunikojme me publikun, pasi
qeveria nuk mori parasysh asnje propozim te opozites per nje pakete stimuluese
ne ekonomine tone per te asistuar nga
afer njerezit ne nevoje, per te lehtesuar biznesin nga cdo veshtiresi dhe
abuzim ne kete situate te veshtire, per te reduktuar efektet ekonomike sociale
dhe psikologjike tek shqiptaret dhe mbi
pritshmerite ne ekonomine tone.
Me
mashtrimin e rritjes ekonomike
konstatohet se :
Sa me shume qeveria I deformon shifrat, aq me pak ajo ndjen
pergjegjesi per realitetin dhe risqet e
ekonomise sone.
Sa me shume qeveria zbukuron realitetin e
ekonomise shqiptare, aq me vone ajo ndermerr hapat e domosdoshme per ta reduktuar
rrezikun e krizes globale.
Sa me shume
qeveria vonohet te veproje, aq
me e madhe dhe e rende behet kostoja e kesaj krize.
Sa me shume afrohen zgjedhjet, aq me shume miliona dollare spotesh televizive do te keqperdoren per te
fshehur realitetin ekonomik shqiptar, aq me shume miliarda leke do te keqperdoren
per investime pjesore pa efekt ekonomik, por thjeshte nis dhe mos mbaro.
Kjo politike ekonomike vetem e fsheh situaten e veshtire, duke e
bere me te rende dhe me te gjate.
Cdo qeveri qe e fsheh situaten e krizes
perpara zgjedhjeve duke shpresuar ta menaxhoje ate pas zgjedhjeve, ka sjelle kosto me te rende per taksapaguesit
e vendit te saj.
Situatat e veshtira menaxhohen me kurajo politike dhe
profesionale, edhe duke i humbur
zgjedhjet, jo duke tentuar t“i fitosh ato me mashtrime.
Guximi per te mashtruar buzagaz eshte kercenimi me i madh qe i
behet qeverisjes se vendit.
Cilat jane disa nga argumentat profesionale
pse kjo shifer eshte jo realiste.
Ekonomia shqiptare ndjen pasojat e krizes
globale:
- Ka
renie te dergesave te emigranteve, i cili ka qene nje burim i rendesishem i
konsumit dhe investimit ne ekonomine tone, Banka Qendrore deklaron
nje renie me 13-23% ose 150-250 milion euro me pak.
- Ka
renie te eksporteve ku diferenca ne rritje e deficitit tregtar e ul rritjen ekonomike te nje vendi dhe nuk e rrit
ate. Per kete mjafton te shikojme se cpo ndodh me sipermarrjet private qe
punojne me lende te pare te porositesit (ata jane eksportuesit kryesore dhe te
vetem, mbasi per mineralet konjuktura boterore eshte e pafavroshme);
- Ka
veshtiresim te marrjes se kredise dhe ka
ngadalesim te ritmeve te rritjes se saj,
- Deri
ne Shtator 2009 investimet publike ishin ne shifra shume te ulta, me pak se
50%, cka perjashton mundesine qe ato te kene qene faktori i rritjes 9,9%
- Investimet
private ne sektorin e ndertimit jane ne renie, gje qe tregon se jo e gjithe
rritja e investimeve publike eshte
rritje shtese ne ekonomi.
- Ekonomia rrezikohet nga renia e ritmeve te investimeve
te huaja direkte ne ekonomi, shume projekte te firmosura deri tani nuk kane
filluar akoma, ndaj deri tani ato nuk kane
ndonje impakt ne ritme te larta te
rritjes ekonomike. Kriza boterore ne vendet perendimore nuk mund te mos ndikoje
ne frenimin e investimeve ne vendet e treta si ne rastin e vendit tone
- Muajt
e fundit ka renie te mbedhjes se te ardhurave fiskale, e cila vjen per shkak te
renies se aktivitetit ekonomik.
- Numri
i te punesuarve te rinj eshte i ulet, cka nuk perputhet me ritmet e
rritjes 9,9%.
- Shkalla
e modernizimit dhe produktivitetit te ekonomise shqiptare eshte e ulet. Kjo
rritje e madhe ekonomike, duhet te kishte sjelle punesim te madh, gje qe nuk
rezulton. Sipas indeksit te konkurueshmerise, ne leme pas vetem Bosnjen dhe
Kosoven.
- Te
ardhurat dhe shpenzimet buxhetore ne ekonomi edhe sipas aktit te fundit normativ te qeverise, jane ne
renie, cka nuk argumenton ritmet e larta te rritjes ekonomike
- Abuziviteti
ne mbledhjen e detyrimeve tatimore eshte rritur, cmimet e references dhe pagat
e references jane bere sunduese ne mbledhjen e te ardhurave. Kjo ka ndikuar
edhe ne perkeqesimin e situates se sigurimeve shoqerore
- Rritja
e abuzivitetit ne mbledhjen e te ardhurave fsheh renien e tyre per shkak te
renies se rritjes ekonomike dhe te rritjes se korrupsionit paraelektoral.
Renditem
fillimisht argumentat e analizes
se eksperteve te Patise Socialiste per te argumentuar domosdoshmerin e
ndertimit te programeve konkrete ekonomike qe stimulojne ekonomine tone dhe
minimizojne efektet negative te keqqeverisjes se vendit dhe krizes ekonomike
globale.
Renie te ritmeve te rritjes ekonomike
theksojne sot te gjitha institucionet
financiare nderkombetare si FMN dhe BB, te cilet parashikojne qe rritja
ekonomike edhe ne vendet e Europes Qendrore e Lindore, te reduktohet me rreth
50%.
FMN ka
parashikura per vitin 2009 renie te ritmeve te rritjes ekonomike ne vendin tone
me rreth 50% nga 6% ne rreth 3,5%
Institucionet e Bashimit Europian sapo kane deklaruar se po shikojne mundesine te pregatisin paketa
ndihme edhe per vendet e Ballkanit Perendimor, madje disa vende si Bullgaria
kane hyre ne kete skeme per te frenuar ndikimin e pritshem te krizes.
Kjo papergjegjshmeri e keqqeversjes se vendit,
kjo demagogji e rritjes ekonomike me
9.9%, ky nenvleftesim ndaj risqeve potenciale ne vend, jo vetem qe i rrit pasojat negative duke e rritur numrin e njerezve ne veshtiresi
ekonomike, duke e rrezikuar biznesin shqiptar, duke rritur papunesine, por
rrezikon te na lere edhe jashte programeve , qe
institucionet financiare ofrojne per te
lehtesuar pasojat e kesaj krize ne te gjitha vendet e rajonit.