DREJTIMET E REFORMIMIT TĖ
SISTEMIT TĖ ZGJEDHJEVE NĖ KOSOVĖ
Shkruan: Mr. Sabri Kiēmari
Pikėpamjet rreth sistemit tė ardhshėm zgjedhor nė Kosovė janė drejtuar nė dy
sisteme: nė sistemin proporcionalė me lista tė hapura dhe nė sistemin e kombinuar.
Edhe partitė politike, aktorėt ndėrkombėtar dhe sidomos studiuesit e kanė
gjykuar si nevojė imediate tė demokratizimit tė sistemit zgjedhor nė Kosovė
hapjen e mė shumė e mundėsive pėr zgjedhje tė deputetėve, qė nuk janė
ekskluzivisht tė lidhur me udhėheqjen e partisė sė tyre, por e ndjejnė veten tė
pėrgjegjshėm edhe para zgjedhėsve tė njėsisė sė tyre zgjedhore. Pra shihet si
interes imediat qė tė zvogėlohet distanca e deputetit me zgjedhėsin, tė
krijohet mundėsia pėr tė komunikuar me tė drejtpėrdrejtė dhe pėr tu njohur me
nevojat dhe mundėsitė e qytetarėve dhe pėr ti pėrfaqėsuar nė mėnyrė tė denjė
ato. Kėshtu do tė hapet mundėsi mė e madhe pėrfaqėsimi dhe pėrgjegjshmėrie dhe
do tė zvogėloheshin deficitet demokratike tė pėrfaqėsimit. Ky diskurs i ri i tė
menduarit ėshtė shenjė e mirė pėr tė ardhmen e demokracisė nė Kosovė.
Tė menduarit pėr korrigjim tė sistemit zgjedhor nuk duhet kuptuar assesi si
tentim pėr tė zhvleftėsuar rolin e partive politike nė skenėn politike kosovare
dhe pėr tė vėnė nė plan tė parė individėt. Prezenca dhe veprimi i partive, si
bartėse tė pikėpamjeve, qėllimeve dhe interesave tė caktuara politike, ėshtė e
domosdoshme pėr sistemin e lirisė dhe demokracisė. Por partitė politike kanė
nevojė pėr tu demokratizuar dhe pėr tu bėrė mė tė pėrgjegjshme nė raport me
qytetarin. Kjo gjė do tė arrihej pėrmes korrigjimit tė sistemit zgjedhor duke i
hapur listat.
Ėshtė e njohur se sistemi zgjedhor paraqet mėnyrėn sipas tė cilės qytetarėt
zgjedhin partinė ose kandidatin e tyre tė preferuar pėrmes dhėnies sė votės,
pėrmes sė cilės bartet mandati i pėrfaqėsimit politik. Nė praktikėn politike
bashkėkohore ekzistojnė dy tipe themelore tė sistemit zgjedhor: sistemi i
shumicės (ose mazhoritar) dhe sistemi proporcional. Disa shtete preferojnė njė
variant tė kombinuar tė kėtyre dy sistemeve.
Diskutimi parimor pėr
pėrparėsitė dhe tė metat nė mes tė kėtyre dy sistemeve nė teorinė politike
zgjatė qė nga shekulli 19. Pėr tė fituar njė pasqyrė neutrale tė vlerėsimit do
tė paraqesim kėtu fillimisht pėrparėsitė dhe tė metat e kėtyre dy sistemeve
themelore, nė bazė tė tė cilave mund tė arrihet nė njė pėrfundim pėrmbajtėsor
se cilat elemente janė mė tė domosdoshme pėr jetėn politike, shoqėrore dhe
institucionale nė Kosovė.
1. Pėrparėsitė dhe tė metat e sistemit tė shumicės (mazhoritar)
Pėrparėsitė e sistemit
tė shumicės mund tė pėrmblidhen me sa vijon:
- Sistemi i shumicės favorizon sistemin
dypartiak, pėrmes tė cilit, nė tė shumtėn e rasteve, mund tė arrihet njė raport
i qartė shumice nė parlament;
- Pėrmes kėtij
sistemi bėhet mbrojtja nga copėtimi i madh partiak i parlamentit;
- Njėsitė
zgjedhore janė tė vogla dhe kandidati ka kontakt tė drejtpėrdrejtė me
zgjedhėsit e tij, gjė qė mundėson zgjedhjen e kandidatėve popullor;
- Krijohet njė
qeveri stabile dhe e aftė pėr tė funksionuar si dhe njė opozitė e fortė
(Shembull: SHBA dhe Britania e Madhe)
- Nxitet maturia
politike dhe shmanget ekstremizmi, pasiqė partitė e mėdha politike luftojnė pėr
tė fituar zgjedhėsit e matur tė mesit;
- bashkohen nė dy
parti njė pjesė e madhe e elektoratit, sidomos nė vendet me ndarje tė thella
etnike apo rajonale;
- Votuesit nė
mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e pėrcaktojnė vendimin mbi udhėheqjen e ardhshme tė
qeverisė;
- Ky sistem
konsiderohet i bazuar mė shumė nė stabilitet qeverisės dhe mė pak nė drejtėsi;
- Konsiderohet si
sistem mjaft i thjesht pėr tu zbatuar dhe kuptuar.
Tė metat e
sistemit tė shumicės:
- Vie deri te humbja e shumė votave - pasi qė nė secilėn njėsi zgjedhore fiton
vetėm njėri kandidat, kurse tė gjithė kandidatėt e tjerė pėrjashtohen;
Shembull:
Nga 10 000 votues nė njė njėsi zgjedhore mund tė jetė ky rezultat:
- Kandidati i Partisė X: 4 500 vota
- Kandidati i Partisė Y 4 000 vota
- Kandidati i Partisė Z 1 500 vota
Sipas sistemit tė shumicės Kandidati X fiton mandatin, kurse dy tė tjerėt bien,
ani qė ata sė bashku nė fakt pėrbėjnė 55 % tė votave.
- Sistemi i shumicės mund tė sjell padrejtėsi - Pėrfaqėsimi nė parlament mund
tė mos i pėrgjigjet gjithmonė vullnetit real tė shumicės sė zgjedhėsve. Sipas
kėtij sistemi ka pasur raste kur njė parti ka siguruar shumicėn e pėrgjithshme
nė zgjedhje, por pėr shkak tė ndarjeve nėpėr njėsi zgjedhore e humbė shumicėn. Shembull:
Zgjedhjet presidenciale nė SHBA nė vitin 2000 AL Gore kishte rreth 100 000
vota mė shumė se Presidenti Bush;
- Njė parti, e cila nė asnjė njėsi zgjedhore nuk mund tė fitojė shumicėn, por
ka pėrkrahje solide politike do tė mund tė mbetej jashtė parlamentit, edhe nėse
pėrkrahja pėr tė nė nivel vendi mund tė arrijė shkallėn deri nė 10 %. Shembull:
AAK dhe ORA sipas kėtij sistemi lehtė do tė mund tė mbeteshin jashtė
parlamentit, kurse pėr partitė e tjera mė tė vogla as qė mund tė diskutohet.
- Pėrjashton mundėsin e pėrfaqėsimit tė minoriteteve;
- Pėrjashtohet pėrfaqėsimi i grave apo edhe tė rinjve;
- Mund tė nxitet klanizimi dhe
rajonalizimi psh. Partitė qė nuk mund tė renditen nė vendin e parė dhe tė dytė
nė nivel vendi, do tė synonin pėrqendrimin e punės sė tyre nė rajone tė
caktuara (psh. AAK nė rajonin e Dukagjinit).
2. Pėrparėsitė dhe tė metat e sistemit proporcional
Sistemi proporcional ka kėto pėrparėsi:
- Shpėrndarja e vendeve nė parlament paraqet raportin e rezultateve nė
zgjedhje, duke shmangur mangėsitė dhe anomalitė e sistemit mazhoritar;
- Nuk shkojnė huq votat - Mund tė reprezentohen tė gjitha grupet dhe
interesat politike nė parlament nė raport me forcėn e tyre brenda zgjedhėsve;
(partitė e vogla politike, partitė qė pėrfaqėsojnė minoritetet, qė mbrojnė
interesat e grave, tė rinjve etj.)
- Partitė mund tė dėrgojnė nė parlament pa problem ekspertėt e tyre;
- Nuk ėshtė e mundur qė pėrmes pėrcaktimit tė njėsisė zgjedhore tė ndikohet
nė rezultatin e zgjedhjeve;
- Mėnjanohet qeverisja e vetėm njė partie dhe kėshtu evitohet mė lehtė
mundėsia pėr keqpėrdorim tė pushtetit;
- Ky sistem konsiderohet sistemi i bazuar mė shumė nė drejtėsi se sa nė st
- Krijimi dhe forcimi i lokalizmave nė kuptimin partiak ėshtė mė i vogėl
pasi qė partitė zakonisht orientohen nė nivel kombėtarė.
Tė metat e sistemit proporcional:
- Rreziku i ndarjes sė Parlamentit nė grupe tė shumta dhe tė vogla parlamentare
ėshtė evident;
- krijimi i Qeverisė ėshtė i vėshtirė, meqė ėshtė i domosdoshėm krijimi i
koalicioneve nė mes tė partive qė shpesh kanė programe partiake tė ndryshme;
- Qeveritė mund tė jenė nė rrafshin tendencial jostabile, meqė janė pasojė
e koalicioneve;
- Njė parti e vogėl pėrmes koalicionit fiton nė fuqi qeverisėse shumė mė
shumė se sa i japin zgjedhėsit peshė (Shembull AAK), si pasojė e kalkulimit tė
interesave tė partnerėve nė koalicion;
- Partitė e vogla mund tė ndikojnė
nė ndryshimin e shumicės dhe tė vėshtirėsojnė kėshtu punėn nė Qeveri dhe
Parlament;
- Zgjedhėsi nuk mund tė vendosė mė
kush (pėrkatėsisht cili partner koalicioni) do tė qeverisė;
- Mungon kontakti personal nė mes tė zgjedhėsit dhe kandidatit ose tė
zgjedhurit;
- Shumė kandidatė tė listave tė
partisė nuk i janė tė njohur zgjedhėsit;
- Zgjedhėsi nuk ka ndikim tė drejtpėrdrejtė mbi kandidatėt, tė cilėt futen
nė parlament, pasi qė listat pėrpilohen nga partia.
- Rriten mundėsit e pėrfaqėsimit tė partive ekstremiste.
3. Stabilitet apo Drejtėsi
Shoqėria kosovare e ka tejkaluar me mjaft vėshtirėsi ndėrrimin nga sistemi
politik njėpartiak i Lidhjes Komuniste tė Kosovės nė atė shumėpartiak. Edhe pse
formalisht LKK ka pushuar sė ekzistuari shpejt dhe nė mėnyrė euforike, nė
kuadrin e njė distancimi gjithėpopullor nga politika e saj diskriminuese,
gjurmėt e saj janė vėrejtur edhe pėr njė decenie tė tėrė mė pas jo vetėm nė
sjelljen politike tė liderėve, por edhe nė votėn e elektoratit, me ērast
lideri i LDK dhe partia e tij fitonin vazhdimisht mbi 90 % tė votave si nė
sistemet njėpartiake. Vetėm pas luftės dhe pas ristrukturimit tė skenės
partiake nė Kosovė, ka ardhur deri te krijimi i njė sistemi tė qėndrueshėm
shumėpartiak. Por kėtij sistemi i mungon ende profilizimi dhe
pėrcaktimi i qartė i interesave tė partive politike.
Siē mund tė shihet, nga krahasimi i sistemit tė shumicės dhe atij proporcional,
mund tė konstatohet lehtė se nga njė procedurė ose sistem zgjedhor mund tė vij
deri te rezultate, tė cilat matematikisht janė korrekte, por tė cilat mund tė
mos e pasqyrojnė nė mėnyrė tė drejtė vullnetin e qytetarėve. Nė analizėn e
raporteve politike dhe shoqėrore me qėllim tė krijimit tė njė sistemi stabil
dhe tė drejtė zgjedhor shtrohen pashmangshėm pėrgjigje nė pyetjen: A ėshtė mė i
nevojshėm, pėr rrethanat aktuale politike dhe shoqėrore nė Kosovė, stabiliteti
qeverisės, apo pėrfaqėsimi demokratik i grupeve mė tė vogla politike dhe etnike?
Nė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeje mund tė konstatohet nė rrafshin analitik se pėr
rrethanat nė Kosovė njė sistem i pastėr i shumicės mund tė krijojė stabilitet
qeverisės dhe raport tė ndėrsjellė afrie nė mes tė tė zgjedhurit dhe
zgjedhėsit. Duke qenė e njohur se mungesa e stabilitetit qeverisės e ka
karakterizuar ekzekutivin e vendit qė nga zgjedhjet e fundit tė nivelit
qendror, kurse nė anėn tjetėr e drejta komunikuese nė mes tė tė zgjedhurit dhe
zgjedhėsit lėnė shumė pėr tė dėshiruar, edhe pėr arsyen e thjeshtė se tė
zgjedhurit mė shumė i janė mirėnjohės pėr futjen nė listė udhėheqjes sė
partisė, se sa qytetarit votues, logjika politike do tė na sillte nė
pėrfundimin se nevoja pėr forcim tė kėtyre dimensioneve shoqėrore e qeverisėse
shtron si domosdoshmėri pėrforcimin e elementeve tė njė sistemi shumice
(mazhoritare) nė sistemin zgjedhor tė Kosovės. Por, njė sistem i pastėr i
shumicės as qė mund tė merret me mend aktualisht, jo pėr faktin se ai do tė
shkaktonte humbje tė madhe votash, por pėr faktin se partitė e vogla
parlamentare (sidomos AAK dhe ORA) nuk do tė pajtoheshin nė asnjė mėnyrė, meqė
atyre do tju rrezikohej seriozisht hyrja nė Parlament dhe, nė mėnyrė tė
veēantė, pėr faktin se aktorėt ndėrkombėtar nuk do tė pranonin nė asnjė mėnyrė
rrezikimin e vendeve tė deputetėve tė minoriteteve (qoftė edhe minimale!) tė
fituara pėrmes votės sė qytetarit. Mbetja e vendeve tė minoriteteve nė
parlament vetėm nė kuadrin e garancive pozitive, qė do tė pėrcaktohen nė pakon
e presidentit Ahtisari, nė kuadrin e marrėveshjes pėr statusin e Kosovės,
vėshtirė se do akceptohej lehtė nga aktorėt ndėrkombėtar, pjesėmarrės nė
procesin politik nė Kosovė.
Nė anėn tjetėr njė sistem i pastėr proporcional, pėrkundėr faktit se ėshtė mė i
drejtė, mė pėrfaqėsues dhe mė gjithėpėrfshirės, mund tė sjell deri te njė
konstruksion i tillė qeverisjeje, i cili ėshtė mė shumė produkt i njė kalkulimi
tė interesave tė ngushta tė partnerėve tė koalicionit, se sa rezultat i
angazhimit tė subjekteve politike pėr tė realizuar programet e tyre qeverisėse.
Psh. AAK me vetėm nėntė mandate tė fituara nė Parlament ka arritur tė sigurojė
drejtimin e linjave tė qeverisjes sė vendit. Nė rrafshin legal ky konstruksion
qeverisjeje ėshtė i lejueshėm, por nė rrafshin e legjitimitetit demokratik
deficitet janė tė konsiderueshme.
4. Dy variante tė mundshme
Varianti, qė me gjasė do tė jetė mė afėr preferencės sė aktorėve ndėrkombėtar
nė Kosovė dhe qė i konvenon shumicės sė partive politike ėshtė sistemi proporcional
me lista tė hapura. Sipas kėtij sistemi partitė do tė fitojnė vendet e tyre nė
Parlament konform vullnetit tė qytetarėve. Madje preferohet krijimi i disa
zonave zgjedhore dhe pėrcaktimi i kuadrit pėrfaqėsues nėpėr zona konform numrit
tė votuesve. Nuk ėshtė e sigurt nėse do tė vendoset njė prag i ri, apo do tė
mbetet fitimi i sė paku 1 % tė votave pėr tė fituar tė drejtėn e pėrfaqėsimit
nė parlament. Sipas kėtij sistemi:
- zgjedhėsi do tė pėrcaktohet pėr partinė dhe kandidatin e preferuar;
- renditja e kandidatit nė listėn e partisė do tė bėhet konform rezultatit
tė zgjedhjeve pėr kandidatėt.
Mangėsitė e kėtij sistemi janė evidente:
- sė pari, jashtė parlamentit do tė mbeten ekspertėt, tė cilėt nuk i janė tė
njohur opinionit publik si aktivistėt politikė tė partive, pėrkundėr
kualiteteve tė tyre politike, shkencore dhe shoqėrore;
- sė dyti, zgjedhėsi do tė ndeshet me njė listė tė madhe emrash, gjė qė pėr te
do tė shkaktojė njė vėshtirėsi serioze nė pėrcaktimin e emrave qė do tė
votonte;
- do tė zgjatet koha e aktit tė votimit, gjė qė pėr pasojė do tė ketė
tollovinė nė vendvotime dhe shmangien nga pjesėmarrja nė votim.
Pėrpos sistemit proporcional me lista tė hapura, njė pjesė e ekspertėve
preferon edhe sistemin e kombinuar zgjedhor. Sipas kėtij sistemi:
do tė krijoheshin pesėdhjetė njėsi tė vogla zgjedhore;
gjysma e mandateve (pesėdhjetė vende) do tė ndaheshin sipas sistemit
proporcional me lista tė mbyllura (si deri mė tash), nė bazė tė pėrqindjes sė
fituar nga partia pėrkatėse (duke respektuar barazinė gjinore);
gjysma tjetėr e mandateve (pesėdhjetė vende) do tė ndaheshin sipas sistemit
tė shumicės (mazhoritar) pėr kandidatėt e partive ose kandidatėt e pavarur, tė
cilėt do tė fitonin shumicėn e thjeshtė tė votave nė njėsinė pėrkatėse
zgjedhore;
Zgjedhėsi do tė kishte dy vota: njė pėr partinė dhe tjetrėn pėr kandidatin e
preferuar nė zonėn e tij zgjedhore.
Ky sistem zgjedhor nuk do tė ishte fare i komplikuar.
Nė kėtė mėnyrė do tė respektohej e drejta e qytetarit pėr tė qenė sa mė afėr
deputetit tė zgjedhur nga ai dhe e drejta e partive pėr tė pėrcaktuar kuadrin
kryesor, qė do ta pėrfaqėsonte atė nė parlament. Pra do tė krijohej njė lloj
drejtpeshimi nė pėrfaqėsimin e platformės politike tė partisė dhe vullnetit tė
qytetarėve. Gjasat e aprovimit tė njė sistemi tė tillė janė minimale nga
aktorėt ndėrkombėtar, tė cilėt preferojnė zgjerimin e hapėsirave pėr
minoritetet dhe grupet e vogla politike.
(Autori ėshtė Drejtor Ekzekutiv i Institutit Kosovar pėr Demokraci IKD)