FLAMURI

Shkruan: Rrustem Mustafa-Remi


Njėri nga simbolet mė tė fuqishėm tė identitetit tė njė shteti dhe tė njė kombi ėshtė flamuri. Nė tė pleksen ndjenjat mė sublime tė njeriut. Flamuri ndikon jo vetėm nė rritjen e moralit tė njė populli, por edhe luan rol tė pazėvendėsueshėm bashkues. Kur brenda njė populli molisen faktorėt qė krijojnė kohezion nė shoqėri, flamuri mbetet bastioni i fundit i unitetit dhe identitetit tė njė kombi. Prandaj, duhet me pėrgjegjėsi dhe kujdes maksimal tė analizohet ēėshtja e flamurit, qė do tė hapet detyrimisht pas vendosjes pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Kjo ēėshtje, hapet pėr shkak se u kufizua e drejta e qytetarėve tė Kosovės, qė nė referendum lirshėm tė vendosin pėr fatin e Kosovės. Pas shumė trysnive u krijua njė bindje, tashmė e palėkundshme, qė Kosova nuk mund t’i bashkohet Shqipėrisė, qė objektivisht ėshtė pėrcaktim i padiskutueshėm i qytetarėve tė Kosovės dhe se zgjidhjen duhet kėrkuar, eventualisht nė pavarėsi. Pėr shqiptarėt, ky kompromis ėshtė shumė i madh dhe vetvetiu hap probleme tė mėdha, qė duhet me kujdes, dijeni dhe pėrgjegjėsi maksimale, tė zgjidhen. Ky kompromis me pasoja strategjike, qė e pranuan shqiptarėt, nuk arriti megjithatė t’i detyrojė serbėt e Kosovės tė heqin dorė nga kėrkesa absurde, joreale dhe e rrezikshme, qė ajo t’i bashkohet Serbisė.


Ideja e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė fryt i pėrpjekjeve diplomatike, tė sforcuara nga faktori ndėrkombėtar, qė zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės tė arrihet pėrmes kompromisit, me njė marrėveshje solomonike. Kėto mėnyra janė shfaqur shpesh nė zonat e konfliktit dhe duhet respektuar parimi, tė cilin e pėrdorte shpeshherė edhe kryeheroi kombėtar, Skėnderbeu: “Atė qė mund tė arrish me paqe, mos pėrdor luftė”. Por, problemi nuk qėndron te pėrcaktimi i shqiptarėve, pėr paqe a pėr luftė, por te refuzimi i serbėve qė, pėrkundėr barrės sė fajit tė padiskutueshėm kolektiv, refuzojnė tė bėjnė ēfarėdo kompromisi qė kėrkon realiteti dhe faktorėt e implikuar, nė vendosjen e paqes nė Ballkan. Sido qė tė jetė, tashmė nuk mund tė anashkalohet ky realitet dhe faktorėt politikė tė Kosovės, duhet tė pėrgatiten pėr ta rrumbullakosur idenė e pavarėsisė sė Kosovės nė tė gjitha segmentet shtetėrore, rrjedhimisht edhe nė segmentin e simboleve. Kėto zgjidhje duhet tė parandalojnė mundėsinė e humbjes sė identitetit kombėtar tė shqiptarėve dhe tė krijimit tė identitetit tė ri mbi baza politike. Nėse do tė lejohet kjo, ashtu si dėgjohen zėrat aty-kėtu, atėherė do tė hapet shtegu pėr fragmentarizime tė reja, mbi baza rajonale, religjioze etj. Pra, dilema ėshtė si tė ruhet shqiptarėsia e shqiptarėve tė Kosovės, kur ajo do tė pavarėsohet? A do tė pėsojė Kosova tė njėjtin fat, si popujt e tjerė tė njė pjese tė Ballkanit, tė cilėt identitetin kombėtar e ndėrtojnė mbi emėrtimet gjeografike, si maqedonasit, malazezėt, deri-diku dhe boshnjakėt? Kur njė popull e uzurpon tė drejtėn e etnizimit tė nocionit gjeografik, atėherė vetvetiu nxit konfliktin e brendshėm, meqė popujt e tjerė qė kanė identitet tjetėr kombėtar, refuzojnė tė identifikohen me emrin e shtetit. Thėnė mė qartė, nė momentin kur maqedonasit e pėrvetėsuan etnikisht toponimin e Maqedonisė, shqiptarėt haptazi dhe natyrshėm, refuzuan qė tė identifikohen si maqedonas. Detyrimisht, kėshtu do tė ndodhė edhe me shqiptarėt e Malit tė Zi, tė cilėt do tė refuzojnė tė quhen malazez. Nga kjo qė u tha, politikanėt kosovarė qė merren me realizimin e idesė sė pavarėsisė sė Kosovės, duhet tė evitojnė opsionin e kombit politik dhe tė trajtojnė emėrtimin e shtetit si nocion gjeografik dhe kurrsesi etnik. Pra, Kosova ėshtė nocion gjeografik dhe nė kėtė shtet, jetojnė tė barabartė shqiptarėt, serbėt, turqit, boshnjakėt, romėt, hashkalinjtė etj. Ēdo largim nga kjo formulė, krijon komplikime tė pazgjidhshme nė tė ardhmen.


Ekzistojnė ide dashamirėse, qė flamuri i Kosovės tė jetė njė modifikim i vogėl apo njė ridizenjim i flamurit kombėtar. Mbrojtėsit e kėtij propozimi, madje, sugjerojnė qė Kosova duhet ta korrigjojė edhe gabimin e Shqipėrisė, e cila, padrejtėsisht ka modifikuar, ka stilizuar flamurin qė u ngrit nė Vlorė nė vitin 1912, tė qėndisur nga Marigo Pozio.
Sipas tė dhėnave historike, rilindėsit shqiptarė, nė rend tė parė Fan Noli, Faik Konica, Zef Skiroi, pastaj Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, nė konsultim me albanologėt e njohur botėrorė tė asaj kohe si, bie fjala me profesorin hungarez, Llajosh Taloci, u pėrcaktuan pėr flamurin e Skėnderbeut pėr arsye strategjike, jo vetėm pėr shkak tė adhurimit tė kryeheroit kombėtar, por pėr shkak tė ruajtjes sė kontinuitetit, tė ndėrtimit tė urave lidhėse tė sė sotmes me Mesjetėn, dhe tė Mesjetės me Antiken. Dihet mirėfilli se Skėnderbeu u pėrcaktua pėr kėtė flamur, duke thėnė se ai ėshtė flamur i heroit legjendar antik, Pirro, paraardhėsit tė shqiptarėve. Pėrcaktimi i Skėnderbeut pėr kėtė flamur ishte vizionar, strategjik dhe pragmatik. Ai, me kėtė e vulosi prejardhjen e lashtė tė shqiptarėve nė Ballkan, traditėn e pandėrprerė dhe hapi shtegun pėr tė drejtėn e shqiptarėve pėr trashėgimi fisnike. Pėrcaktimi i tij kishte edhe efekte pragmatike, ngaqė ky simbol nuk kishte elemente pėrēarėse, ngaqė nuk i takonte asnjėrit nga prijėsit feudalė tė asaj kohe. Pėrmes kėtij simboli, Skėnderbeu arriti t’i bashkojė fiset, feudalėt shqiptarė, 300 vjet para francezėve tė kohės sė Napoleonit.


Nga kjo qė u tha mė lart, shqiptarėt nuk guxojnė tė heqin dorė nga flamuri i Skėnderbeut, nga trashėgimia e tyre historike, nga identiteti kombėtar. Sė kėndejmi, flamuri kombėtar i shqiptarėve duhet tė jetė unik pėr tė gjithė ata, duhet tė shkruhet me germė tė madhe, FLAMURI dhe tė identifikohet me emrin e Skėnderbeut, pėrkatėsisht me nyjėn qė e ndėrlidh tė sotmen tonė, me tė kaluarėn e lashtė. Ēdo tendencė pėr modifikime tė Flamurit kombėtar tė shqiptarėve, tė Skėnderbeut, mbi baza politike, hap shtegun e shthurjes sė identitetit kombėtar dhe hap dilema tė ndryshme morale, politike, strategjike. Dihet mirėfilli, se tė gjitha luftėrat e shqiptarėve, pėrfundimisht edhe lufta e lavdishme e UĒK-sė, u zhvilluan me flamurin kombėtar, pėr ta ruajtur identitetin kombėtar shqiptar dhe trashėgiminė kulturore. Ēdo ndėrrim nė kėtė segment, do tė hapte probleme tė pazgjidhshme dhe do t’i zvetėnonte tė gjitha kapacitetet tona kombėtare. Kur njė herė bėhet njė gabim i tillė, korrigjimet do tė jenė tė pamundshme. Kush mund tė ketė tė drejtė, pėr qėllime utilitare politike, tė krijojė bazė pėr ndėrrim tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės, mbi principe politike? Kush mund tė ketė tė drejtė, qė t’ia ndėrrojė shqiptarėsinė Hasan Prishtinės, Azem Galicės, Shaban Polluzhės, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Femi Lladrovci, Luan Haradinaj etj.? Kush mund tė marrė guximin ta ndėrrojė Flamurin kombėtar, atė tė Skėnderbeut? Natyrisht, askush! Me kėto pyetje dhe konstatime, natyrisht, nuk synoj qė tė instaloj njė qark vicioz, ta bėj tė pazgjidhshėm problemin, por tė sugjeroj njė rrugėdalje.


Opsioni i modifikimit tė Flamurit kombėtar, me ndėrhyrje sipas parimeve tė dizajnit modern, do tė hasė nė dy lloje pengesash. Njėra do tė vijė nga shqiptarėt, qė gjithmonė u kanė rezistuar dhe kundėrvėnė tentativave qė tė modifikohet flamuri kombėtar, qė mund tė jetė njė pikėnisje pėr krijim tė identitetit tė ri kombėtar dhe tjetra do tė vijė nga serbėt, jo vetėm pėr shkak se ata kanė neveri ndaj ēdo simboli shqiptar, por edhe pėr shkak se synojnė tė krijojnė njė situatė tė negociatave pa fund, tė shpikin pengesa tė vazhdueshme, qė do tė ndikonin negativisht nė funksionimin normal tė shtetit. Nuk duhet anashkaluar as qėndrimi i faktorit tė tretė, qė do tė luajė rol vendimtar nė zgjidhjen edhe tė kėtij problemi. Qė tani mund tė anticipohet qėndrimi i tyre. Ata do ta mbėshtesin idenė e simboleve qė kanė konotacione neutrale, pa ngarkesa etnike, pėr tė krijuar kėshtu njė situatė stabėl, pėr t’i evituar motivet pėr pėrjetėsim tė konfliktit. Ata do tė marrin parasysh pėrvojėn, se nė shoqėritė multietnike, problemi kryesor ėshtė lojaliteti i qytetarėve dhe institucioneve tė shtetit, veēmas ndaj simboleve tė tij. Nėse simbolet pasqyrojnė trashėgimitė vetėm tė njė grupi etnik, atėherė grupet e tjera etnike do tė shfaqin intolerancė, dislojalitet dhe refuzim ndaj kodeve tė kėtilla qė, nė forma tė ndryshme, do tė molisė kohezionin e brendshėm tė shoqėrisė dhe pengesa tė tjera nė funksionim tė shtetit. Shembuj tė kėtillė kemi nė Maqedoninė fqinje, ku vazhdon tė thellohet beteja pėr refuzim apo imponim tė simboleve tė etnizuara shtetėrore. Ky konflikt difuz, shfaqet nė tė gjitha segmentet e shoqėrisė, duke filluar nga shkollat, ku mėsojnė nxėnės me pėrkatėsi tė ndryshme etnike. Maqedonasit e bojkotojnė mėsimin nė shkolla qė mbajnė emrat e veprimtarėve shqiptarė dhe anasjelltas. Kjo pėrplasje shfaqet edhe nė nivele mė serioze. Partitė politike shqiptare refuzojnė, sot e gjithė ditėn, qė nė tubime dhe manifestime tė ndryshme partiake, ta nxjerrin flamurin shtetėror qė identifikohet me etnikumin maqedonas, apo ta intonojnė himnin shtetėror, qė madhėron veprat e personaliteteve tė ndryshme historike maqedonase. Kjo situatė ka filluar nė mėnyrė imponuese joracionale, pėr tė cilėn nuk do tė ketė zgjidhje racionale.


Pra, ku tė kėrkohet zgjidhja racionale qė do t’i kėnaqė tė gjithė: shqiptarėt, serbėt, ndėrkombėtarėt dhe do t’i evitojė pasojat negative me peshė historike? Sė pari, Kosova duhet tė trajtohet si toponim gjeografik, pa konotacione etnike. Tė qenit kosovar, duhet tė vlejė pėr tė gjithė qytetarėt e saj: shqiptarėt, serbėt, turqit etj. Sė dyti, shteti kosovar duhet tė ndėrtohet si servis i paanshėm, qė i ofron shėrbime tė barabarta tė gjithė qytetarėve, tė nėnshtetasve qė tregojnė lojalitet ndaj shtetit tė ri. Sė treti, shteti i ri i pavarur kosovar duhet tė ketė simbole identifikuese shtetėrore, pa konotacione etnike, tė cilat janė tė pranueshme pėr tė gjithė nėnshtetasit, me ēka eliminohet shkaku imitues, nxitės i disloajalitetit dhe ngrihet niveli i kohezionit tė brendshėm shoqėror. Sė katėrti, bashkėsitė etnike ruajnė tė drejtėn e pėrdorimit tė simboleve kombėtare, pėrkatėsisht etnike, sipas modaliteteve qė pėrcaktohen me ligj. Nė kėtė mėnyrė krijohet distanca nė mes tė shtetit dhe etnitetit, evitohen mundėsitė pėr krijim tė identiteteve tė reja mbi parime politike dhe ruhet funksioni bashkues i flamurit kombėtar.


Pėr shqiptarėt, nė kėtė situatė, kanė rėndėsi prioritare kėto ēėshtje:

 
-Pavarėsia e Kosovės;

-Ruajtja e identitetit kombėtar dhe simboleve etnike, qė e tipizojnė kėtė identitet dhe pėrforcojnė unitetin kombėtar;

-Parandalimi i mundėsive pėr krijim tė identitetit tė ri kombėtar mbi parime artificiale politike;
-Krijimi i kushteve pėr motivim tė lojalitetit tė qytetarėve ndaj kodeve tė shtetit tė ri, tė pranueshme pėr tė gjithė nėnshtetasit;

-Ruajta e bashkėpunimit frytdhėnės me komunitetin ndėrkombėtar dhe;

-Evitimi i situatave qė do tė bėnin tė pamundshėm funksionimin normal tė shtetit tė ri.