GJENDJA
E SOTME POLITIKE NĖ SKENĖN PACIFISTE SHQIPTARE!
Shkruan:
Aktorėt e tragjikomedive tė politikės sė sotme pacifiste: pozitė dhe
opozitė gjatė kėtij viti herė mė shumė e herė mė pak pothuaj tė gjithė njėsoj i
bėnė shėrbime tė mėdha UNMIK-ut, kėsaj dore tė zgjatur tė Serbisė, kur me tė
gjitha forcat po pėrpiqet sėrish ta lė
Kosovėn dhe vise tė tjera shqiptare, nėn juridiksionin serb, gjegjėsisht nėn
njė kolonizim - okupim dinak, nėn tė ashtuquajturin administrim (sundim) i ri i EUMIK-ut.
Me veprimtarinė e tyre kundėr-kombėtare, tani sė tepėrmi i kanė mbushur
kupat e pista tė dehur pėr pushtetin e pa-shtet , tani janė zhytur thellė nė
kėnetat pacifiste-obskurantiste, dhe si pėr pasojė gjendja e sotme nė gjirin e
unitetit po shihet qartė se ka njė pėrplasje tė pariparuar, nuk riparohen
lehtė goditjet jo vetėm argumentuese por edhe grushtuese, ashtu siē riparohen karriget e tyre tė pėrgjakura nė sallat
luksoze tė pushtuara nga injorantėt e etur pėr pushtetin fiktiv alla kolaboracionist
tė LDK-sė. Populli, deri sot i mashtruar nga premtimet boshe dhe i hipnotizuar
nga krekosjet adoleshente tė lidershipit pacifist tė cilėt premtojnė e
premtojnė, por asgjė nuk realizojnė -tani ėshtė ngopur e stėrngopur nga
gėnjeshtrat pa kripė se pavarėsia e Kosovės ėshtė arritur prej kohėsh, tani
kjo ėshtė veē ēėshtje formale kur bota do tė na njoh si shtet, pastaj, deklaratat si: viti 2006 do tė jetė viti i
fitores sė pavarėsisė sė Kosovės, nga politikanėt pacifistė u harruan, por ato
s“i harroi dot populli i cili ka arritur tė mbijetoi qe sa vite nė zgripet e
njė gjendjeje tė rėndė ekonomike, sociale dhe politike; nė gjendjen as luftė as
paqe!
Tani, kur populli ka filluar ta humbė durim-pritjen
boshte-boshe, natyrisht se politikanėve po i dridhen karriget, po u tundet
dheu nėn kėmbė! Po ngjanė kjo si kurrė mė parė nė veēanti pas aksioneve tė
pandėrprera tė lėvizjes VETĖVENDOSJE e
cila nuk i ka hyrė rastėsisht kėsaj rruge tė ndritur pėr ta ēuar mė tej
revolucionin popullor pėrpara, drejt fitoreve tė reja, me armėn mė tė fuqishme
VENDOSMĖRINĖ, deri nė arritjen e idesė sė madhe dhe tepėr legjitime
demokratike: VETĖVENDOSJEN e kombit tonė pėr ardhmėrinė e vet!
Dėshmia mė e
fuqishme qe demonstrata e 28 Nėntorit 2006, nėn moton e vėrtetė:
protesto pėr tė festuar!
Tani, pacifistėt e Prishtinės tė ndihmuar edhe nga
faktorėt e brendshėm vėllezėrit e tyre siamezė tė Tiranės, po pėrpiqen tė
gjejnė njėmijė e njė shtigje tė ikin nga pėrgjegjėsia pa u lagur nga kėneta ku
janė futur dhe fatkeqėsisht (pėr faktin se tani e kanė pushtetin pra, janė
shumicė), qė mė shumė po ju pėlqen ta thonė shpesh me njė fjalė tė huaj : jemi
maxhorancė, pastaj, si pasojė e kėsaj nė kėtė batak nuk kanė rėnė vetėm ata por
e tėrė Shqipėria Natyrore. Do tė ishte fat sikur kėta plangprishur tė
pėrpiqeshin ta nxjerrin Shqipėrinė Natyrore nga kjo gjendje; por ata nuk po
denjojnė ta bėjnė kėtė pėr asnjė ēast por, po pėrpiqen duke kėrkuar edhe
ndihmėn e aleatėve tė tyre nė perėndim; (dėshmi janė paraqitjet nė media dhe
ecejaket e miqve tė tyre aleatė) ; ta shpėtojnė lėkurėn e tyre dhe mė tej ta
fundosin si mos mė keq atdheun e shqiptarėve!
Kėsaj loje dinake tepėr cinike dhe aspak tė dobishme pėr popullin
shqiptar i shėrbyen edhe ecejaket e Ismail Kadaresė dhe Besnik Mustafajt, i
pari i ra borisė sė pėrēarjes kurse i dyti pa pikė hezitimi o turpi e bėri
barazimin e heroit tonė kombėtar, Adem Jashari me njė lider partie si Ibrahim
Rugova i cili kurrė s“ia tha armikut njė JO! Por, kurdoherė qe njė servil i mjerė
para xhelatėve tė kombit shqiptar; pėr ta bėrė edhe mė qesharake faktin ai na
mbajti leksione ministrore nė mbrojtje tė partisė simotėr nė shėrbim tė
PDSH-sė. Kujtojmė qė Mustafaj, nuk ėshtė ministėr i jashtėm atėherė kur e
devijon punėn e tij, kur sipas tekeve tė politikės ditore, papritur kalon nė
ministėr tė brendshėm!!!...
Kur e dėgjoje atė babaxhan duke folur nė
televizionin, ALSAT, tė krijohej pėrshtypja thuajse vetėm LDK-ja qenka ajo qė
e paska pasur fatin e Kosovės nė duar dhe vetėm rezistenca e saj paqėsore e
paska shpėtuar!
...Dhe,
qenka kjo parti qė edhe sot e paska nė duar fatin e Kosovės dhe tė viseve tė
tjera shqiptare!!! Fatkeqėsi mė e madhe se t“i dėgjosh kėto broēkulla tė njė
politike absurde-ditore, nuk paska! Ky
ministėr i famshėm asnjėherė nuk qe nė gjendje bile njėherė ta kundėrshtonte
njė raport kundėr-shqiptar, por, kurdoherė vetėm i falėnderoi armiqtė, tani na
doli me sihariqe tė mėdha se gjendja nė Kosovė, po ecė drejt pavarėsisė, veē
duhet edhe pak durim!!! Si duket Besniku, po i mbante me besnikėri amanetet
absurde tė Ibrahim Rugovės, kuptohet i porositur gjithmonė nga qarqe tė
caktuara kundėr- shqiptare.
... Pėrkrahja e qeverisė berishjane pėr titistėt
e Prishtinės nuk ėshtė e rastėsishme, ashtu siē mendojnė foshnjarakėt politikė.
Strategji e tyre, (nėse mund tė thuhet se kishin dhe kanė strategji) : ishin
dhe janė pėrpjekjet se si ta ulin e ta nėnshtrojnė si mos mė keq popullin
shqiptar pėr kėto vite tė sundimit tė tyre! Jo vetėm brenda por, edhe
pėrballė faktorėve ndėrkombėtarė! Pikėrisht, pėr kėto shėrbime serviliste tė
pakufishme jo rrallė qarqe tė caktuara kundėr-shqiptare ndėrkombėtare i kanė
vlerėsuar kėto qėndrime parimore si tepėr pozitive. Shqipėria, pėr asgjė nuk ėshtė pėrkrahur dhe
lavdėruar mė shumė nga aleatėt e saj, sa pėr faktin qė ka kontribuar shumė
pėr stabilizimin e gjendjes nė Kosovė!...
Nėse sot e shohim gjendjen e Kosovės nė aspekte tė
shumė fushave tė jetės: ekonomike, politike, sociale, morale etj, vėrtetė
shihet katastrofė. Fatkeqėsisht, hiq mė kėnaqshme gjendja nuk ėshtė as nė
Shqipėrinė e cila sot po drejtohet sė prapthi nga qeveria Berisha gjegjėsisht
nga kėto aspekte po shihen nga aeroplani
hendeqe tė mėdha; shqiptarėve sot iu mungojnė elementet parėsore pėr
jetesė si uji dhe drita elektrike, pėr mė keq atyre u mungon edhe siguria
personale e cila ēdo ditė po bėhet edhe mė kėrcėnuese nga bandat kriminale tė
hapura e tė maskuara, natyrisht kėto nuk do ta bėnin lesharapi Shqipėrinė
Natyrore, sikur tė mos ishin tė lidhura me njė mijė e njė fije me pushtetarėt.
Mbase, pėr kėtė jo rrallė janė kritikuar ashpėr edhe nga aleatėt e tyre
besnikė perėndimorė; por qeveritarėve tė Tiranės dhe tė Prishtinės nga njėri
vesh u hyjnė nė tjetrin u dalin
vėrejtjet dhe kėshillat e miqve! Nuk dėgjojnė mirė, pėr faktin e ata si
duket veshėt i kanė tė dhjamosur shumėfish nga korrupsioni!
Korrupsioni, kjo gangrenė e shoqėrisė shqiptare,
sot ka hyrė si kanceri nė piramidėn shtetėrore e cila po ia bėnė popullit jetėn
ferr! Pėr t“i shpėtuar dėnimit dhe pėr tė gjetur hapėsirė mė tej pėr
veprimtarinė e tyre kundėr-ligjore pushtetarėt fiktivė nė relacionin
Tiranė-Prishtinė, kanė bėrė dhe po bėjnė ca ndryshime taktike nė emėrime, pėr
ngritje dhe shkarkime nė kupolėn shtetėrore, nė aleancat e pėrkohshme derisa tė
kaloj stuhia, pa qoftė edhe nė stilin sipas kėshillave tė miqve pajtim si
macja me miun! Sipas kėtyre ecejakeve tė
Besnik Mustafajt , lind dyshimi i bazuar me fakte se mos Berisha e ka dėrguar
ministrin e tijtė jashtėm , edhe pėr ndonjė lloj kontrabandė si ajo me naftėn dikur me allishverishe me Serbinė;
sepse Berisha me kompaninė e tij nuk mbijeton dot pa kontrabandė tė zezė! Pėr mė tepėr as
homologėt e tij nė Kosovė nuk bėjnė
tjetėr punė, pra diēka tė mirė pėr atdhe pėrpos kontrabandave.
Pastaj, hiqen kinse kėtė paskan bėrė vetėm pėr hir tė unitetit, pėr
ta ēuar Shqipėrinė pėrpara, pra, drejt integrimit evropianė; apo pėr t“i
shėrbyer pavarėsisė sė Kosovės ku i dėgjon populli kėto fraza boshe, sikur i mbushet mendja :
ah! sa tė devotshėm qenkan pushtetarėt
tanė!!! Shihni sa sakrifikojnė tė shkretėt, pėr ta bėrė Shqipėrinė tė
pėrparuar! Por, nė fakt ēdo ditė qė po kalon oratoria e tyre mashtruese
demokratike po pėson fiasko!!! Kėta, pushtetarė tė djegur pėr unitet se paskan hallin pėr Shqipėrinė, por
pėr karriget e tyre qė ta trashin turpin dhe pasurinė!!!
Tani, pas skandalit tė turpshėm me karrige dhe pėr
karrige nė shtėpinė e bardhė paqėsore tė LDK-sė, po dėgjohen zėra se LDK-ja,
do tė ndahet nė dy pjesė; sipas terminologjisė sė re kronikale krahu i Dacit
dhe ai i Sejdiut, thua se po u bėka ēameti: harrohet tani qėllimisht se ka kohė
qė po na ndahet Kosova, e nuk u bė kaq zhurmė as s“ u mor kurrė nga politikanėt
kjo si tragjedi; por si krejt diēka e natyrshme, si diēka e paqėndrueshme, si diēka
e pėrkohshme!!! Klanet pėr pushtetin fiktiv po i hapin krahėt e qyqeve,
ndėrsa Kosova e pėrgjakur po heq tė zitė
ullirit, nga ndėrkėmbėzat qė po ia sjellin deri sot, pikėrisht kėta
qyqarė me fluturimet e tyre nė relacionin: Vjenė-Prishtinė dhe gjetiu...
Tani, si duket makinacione tė reja politike po
dalin sheshit nė skenėn politike tė Kosovės; Bexhet Pacolli, po i pėrgatitė
valixhet tė kthehet nė Kosovė, nga anėt e botės: Rusia apo Johanesburgu (si
biznesmen i madh qė ėshtė) sikur dikur Ante Markoviqi dhe Leka Zogu, qė i
premtonin ish-Jugosllavisė dhe Shqipėrisė pasuri pėrrallore, edhe Bexhetit, iu
paska mbushur mendja tė kthehet nė
Kosovė me valixhen plotė deviza, a pastaj do ta bėnė Kosovėn kopsht me lule!!!
Lexuesit e nderuar duhet ta kuptojnė se
qėllimi i Rusisė ėshtė qė nė Kosovė tė investojė" , tė bėjė komplote
ekonomike me qėllim qė Kosova tė dėshtoj edhe si shtet d.m.th,
indirekt pėrmes misionarėve tė saj si Bexhet Pacolli tė pushtoj ekonomikisht
arteriet shtyllat kryesore mbi tė cilat qėndron dhe zhvillohet Kosova.
Para dy javėsh Kohė mė parė kėtė ide bashkėpunimi ekonomik e ka dhėnė ambasadori rus, nė televizionin
ALSAT . Ky, ėshtė njė plan shumė i
rrezikshėm strategjik qė forcat kundėr-shqiptare tė jashtme tė dominojnė nesėr
mbi fatet tona! Pra,
Bexhet Pacolli, nė kėtė moment kaq delikat po dėrgohet nga shėrbime armike
(ruse) pėr ta marrė kalanė nga brenda! Ndėrsa, tani Bexhet Pacolli, po hiqet se
kėtė e bėnė vetėm pėr veten e tij!!! Jo, zotėrinj, kėto broēkulla politike
bajate nuk shkojnė!
Po, ky njeri i sakrificave tė mėdha pėr Kosovėn,
nuk mundet ad-hokė me ardhur nė pushtet pa ndihmėn e sharlatanėve titistė tė
cilit do krah tė LDK-sė, pa harruar orekset e Veton Surroit, tė cilit po i
bie kambana e Orės gati nė 05 min pa 12.00; pėr ta futur nėn sqetulla
homologun e tij biznesmen!...
Kujtojmė kėtu se derisa, Leka Zogu, ishte jashtė
vendit (nė Johanesburg e gjetiu) ; shqiptarėt shpresonin dhe thoshin: kur tė
kthehet mbreti nė Tiranė do tė bėjė mrekullira; por pasi u kthye ky burrė i
djegur pėr Shqipėrinė Etnike bile triumfalisht hyri nė Tiranė, me
(patllake), revolver nė dorė; por, pastaj iku si pulė e lagur, as nuk bėri as
po bėnė mrekullira, nė dobi tė Shqipėrisė. Ēudira po bėnė Berisha, i cili nė vend se t“ia kėrkojė arin e popullit
tė grabitur nga babi i tij, Saliu, me qeverinė e tij i jep troje dhe pallate si
me qenė ato troje dhe ato pallate tė babės Ramė!!!
Tani, popullit tė Kosovės, s“i mbetet tjetėr veē tė
qanė prej gėzimit, se pas ndryshimit tė aktorėve tė dramės nė skenat e tragjikomedive tė politikės
kosovare, gjithēka do tė shkojė si nė vaj ulliri...
Sido qė tė rrokullisen ngjarjet e reja; pėr
popullin shqiptar duhet tė kuptohet me kohė dhe tė dihet si nė dritėn e diellit
se: asgjė e mirė nuk i erdhi nga
pacifistėt dje, asgjė e mirė s“po i vjen as sot, dhe asgjė e mirė s“do t“i vjen
as nesėr!!! Prej atyre qė si atdhe, e kanė shndėrruar mėhallėn e tyre, nė mos
ardhshin tė kėqija tjera , si ato qė i dimė deri sot; pėr tė mira tė mos
shpresohet!!!
Nė
Shqipėrinė Natyrore po ngjanė kėshtu, sepse nė fakt askund nė trojet shqiptare sot nuk ka njė
opozitė tė fuqishme brenda institucioneve tė shtetit qė t“i mbrojė fuqishėm
interesat e vėrteta gjithėkombėtare! Sot, kjo i duhet Shqipėrisė mė shumė se gjithēka. Siē po e shohim opozita
e vėrtetė (kujtoj kėtu partitė dhe shoqatat pėrparimtare kudo nė Shqipėrinė
Natyrore), qė po mendon dhe po vepron ndryshe nė dobi tė atdheut, ka mbetur
jashtė kornizave tė institucioneve, pėr faktin e hidhur se populli dje dhe sot
ende po ju beson fjalėve e jo veprave tė atyre qė se meritojnė pushtetin dhe tė
atyre qė i shkelin nė ēdo ditė dhe orė ligjet e shtetit. Tė atyre qė dinė tė
bėjnė njėmijė e njė dredhi pėr veten e tyre por nuk dinė apo nuk duan tė bėjnė
ligje qė i duhen shtetit shqiptar. Kujtojmė nė kėtė rast se nė Kosovė ka kohė
qė ka kaluar afati pėr t“i mbajtur zgjedhjet e reja qendrore; ato nuk po mbahen
sepse po pritet statusi i Kosovės!!!
Nga kjo konstatojmė se kėta pushtetarė tė tipit
bajraktarė ka kohė e kanė humbur legjitimitetin! Populli shqiptar, duhet tė
kthjellohet sa mė parė aq mė mirė pėr tė: t“i nderojė dhe t“i dėgjojė bijtė e
bijat mė tė mirė tė tij; ata qė interesat e tyre personale i kanė shkelur dje,
po i shkelin sot dhe do t“i shkelin edhe nesėr pėr interesat e mėdha
gjithėkombėtare!
Pra, me votėn e tij, t“ķ qes nė ballė kėta
udhėheqės atdhetarė qė gjatė tėrė jetės sė tyre e deri sot nuk u pajtuan kurrė
qė trojet shqiptare tė bėhen monedha kusuritjeje nė dobi tė interesave tė
shteteve tė huaja sllave e tė tjera...