Republika e Kosovės

Komuna e Vitisė

Xhevat Bislimi-Nėnkryetar i Komunės

 

                                     Pėr Kuvendin e Kosovės – Kryetarit, Jakup Krasniqi

 

Letėr e hapur

 

Kopje pėr:Qeverinė e Kosovės – Kryeministrit,  Hashim Thaēi

                  Ministrinė e Ad. Pushtetit Vendor – Ministrit, Sadri Ferati

                  Kėshillin (bordin) e Drejtorėve tė AKP-sė – Kryetarit, Dino Asanaj

                  Agjencionin Kadastral tė Kosovės – Drejtorit, Hajzer Bublaku

                  Gjykatėn Komunale tė Vitisė – Kryetarit, Hajriz Lubishtani

                  AKP-nė – Zėvendėsdrejtorit Menaxhues, Shkumbin Bicaj dhe

                  AKK-sė – Drejtorit, Hasan Preteni

                  Tė gjitha mediave

 

Zoti Kryetar i Kuvendit tė Kosovės, tė nderuar qeveritarė dhe zyrtarė tė lartė,

   E lexuamė me shumė vėmendje “letrėn” e mbushur me kėrcnime dhe shantazhime tė nėnshkruar nga Shkumbin Bicaj, Zėvendėsdrejtor menagjues i Agjencionit Kosovar tė Privatizimit. Ne as u tronditėm as u mbushėm me mllef. Pas leximit tė kėsaj “letre” aktpaditėse dhe aktgjykuese po mendonim tė qetė: Si ka mundėsi qė njė Zėvendėsdrejtor menagjues (udhėheqės) i njė Agjencie tė themeluar nga Kuvendi i Kosovės tė jetė i mbushur deri nė grykė me mllef dhe vrer ndaj njė Komune qė po pėrpiqet me tė gjitha forcat dhe kapacitetet e saj qė ta mbrojė interesin publik, por edhe privat tė qytetarėve tė saj? Ku duhet ta ketė burimin kjo revoltė e papėrmbajtur e kėtij Shkumbinit tė Bicajve? Dhe, pas njė meditimi tė gjatė, erdhėm nė pėrfundimin logjik se rrėnjėt e kėsaj revolte dhe tė kėtij mllefi duhet tė jenė te e kaluara e “lavdishme” e Shkumbinit dhe e AKM-sė “famėmadhe”. Rrėnjėt janė te “miza pas veshit” e atyre qė nė emėr tė privatizimit rrėnuan dhe shkatėrruan pronėn, pasurinė, ekonominė dhe industrinė e Kosovės. Nė emėr tė privatizimit AKM-ja dhe Shkumbini, nėnė ombrellėn e hekurt tė UNMIK-ut, e trafikuan dhe e kontrabanduan pronėn, ekonominė dhe pasurinė e Kosovės. I njėjti Shkumbin po pėrpiqet ta “udhėheq” dhe pėrdor edhe AKP-nė pėr realizimin e interesave tė individėve dhe grupeve shpeshherė tė dyshimta, me pasuri dhe para me origjinė tė dyshimt dhe aspak pėr zhvillimin dhe mirėqenien e Kosovės e tė popullit tė saj.

I nderuar Kryetar i Kuvendit dhe ju qeveritarė e zyrtarė tė lartėshėnuar,

   Komuna e Vitisė dhe Kuvendi i saj nuk kanė pasur mundėsi tjetėr pėr ta hapur debatin pėr kėtė ēėshtje jetike pėr Komunėn tonė, pėr Kosovėn dhe pėr popullin e saj dhe pėr ta “imponuar” pėr shqyrtim nga organet mė tė larta tė Republikės sė Kosovės. Prandaj, kanė sjellur VENDIMIN qė paska tronditur Shkumbin Bicajn. “Letra” e tij na ka bindur se ne ia kemi arritur qėllimit, kemi qėlluar nė shenjė. Besojmė se tė njėjtėn gjė, nėse nuk e kanė bėrė deri tani, duhet ta bėjnė edhe komunat e tjera nė Kosovė. Janė pėr tė qeshur dhe pėr tė qarė fjalėt e tij (Shkumbinit) tė mbushura plotė hipokrizi. Citoj: “Fillimisht dėshiroj tė theksoj faktin se rindėrtimi dhe zhvillimi ekonomik i Kosovės si dhe mirėqenia e qytetarėve tė saj ėshtė me rėndėsi jetike pėr Republikėn e Kosovės dhe njė ndėr shtyllat kryesore tė kėtij procesi ka tė bėj me administrimin, privatizimin dhe/ose likuidimin me kohė tė ndėrmarrjeve nė pronėsi shoqėrore…”. Ne, Zoti Kryetar i Kuvendit tė Kosovės kėrkojmė edhe zyrtarisht nga Zėvendėsdrejtori menagjues i AKP-sė tė dimė (dosjen komplete) si u “privatizua” “Bahqja” e Vitisė (mbi 12 hektarė tokė e klasit tė parė dhe e tėrė infrastruktura e saj)? Pastaj, sa u rritė “mirėqenia” e qytetarėve tė Vitisė nga ky trafikim i kėsaj prone? Si u privatizua fabrika “VINEX”? Si u “privatizua” fabrika e ujit nė Kllokot? Si u menagjua “Banja e Kllokotit” pėr kėto nėntė vite dhe prona e saj? Keni privatizuar (trafikuar) 21 hektarė tokė tė kėsaj Banje pėr njė copė bukė, zoti Shkumbin. Nė kėtė tokė deri tash ėshtė ndėrtuar vetėm njė shtėpi e zakonshme edhe ajo e papėrfunduar tash e sa vjet! Kurse Komuna e Vitisė ka dhėnė 45 ari tokė me koncesion dhe konform tė gjitha rregullave dhe ligjeve pėr ngritjen e njė spitali qė nuk e kemi nė Kosovė (trajtimi dhe shėrimi i sėmundjeve tė grave) dhe ju me sejmenėt tuaj nė Kllokot e nė Gjykatė keni dhėnė alarmin! Investitori ėshtė privat dhe deri tash ka punėsuar mbi treqindė qytetarė nga Komuna jonė. Kurse AKM-ja jote, zoti Shkumbin, me tė gjitha privatizimet (trafikimet) e pronės nė Komunėn tonė nuk ka punėsuar as tre vetė! Pėrkundrazi, ka lėnė pa punė mijėra punėtorė. Komuna jonė ėshtė seriozisht e angazhuar pėr ndėrtimin e njė partneriteti tė fuqishėm publik-privat, por jo pėr rrėnimin e pronės dhe tė ekonomisė. Ju me Gjykatėn dhe me grupe tė dyshimta interesi po pėrpiqeni ta pengoni dhe rrėnoni edhe ekonominė private dhe mirėqenien e qytetarėve. “Nėna Naile” me pronarin e saj ėshtė investitori mė serioz nė Komunėn tonė. Vetėm pėr spitalin, qė ju po pėrpiqeni me ēdo rrugė e mjet ta pengoni ka paraparė tė investoj mbi tre milionė euro dhe tė punėsojė mbi 70 punėtorė tė rinj nga Komuna jonė. Si nuk ju ka shkuar mendja as ju as Gjykatės (prokurorisė) ta auditoni dhe hetoni punėn e “Banjės sė Kllokotit”, qė po milet (mjelet) tash nėntė vjet pa krunde. Si nuk i shikoni gjithė ato mbindėrtime dhe ndėrtime rreth kėsaj Banje? A ju ka shkuar mendja ndonjėherė sa prona shoqėrore janė privatizuar (trafikuar) pas vitit 1999 me dokumente dhe letra tė fabrikuara nėpėr bodrume tė ndryshme dhe tė vėrtetuara nga gjykatat e “pavarura” tė Kosovės? Sa e keni respektuar 22 marsin e vitit 1989, qė e citoni nė nenin 5 tė ligjit 03/L-067? Rasti i “Banjės sė Kllokotit” dhe i “Nėnės Naile” ėshtė denoncuesi mė i mirė kundėr jush dhe Gjykatės komunale. Marifetllėqet e juaja dhe tė Gjykatės mė sė miri janė dukur nė kėtė rast dhe nė rastin e stacionit inekzistues (tė imagjinuar) tė autobusėve.

   Ju, zotri Shkumbin Bicaj, keni pėrmendur edhe rastin e Stacionit tė Autobusėve nė Viti. Edhe ky rast zotri ėshtė njė akuzė, si shumė tė tjera, pėr ju. Sepse, stacionin e autobusėve e keni lėnė nė mėshirėn e fatit dhe tė keqpėrdoruesėve e hajdutėve tė ndryshėm pikėrisht ju-AKM-ja. Atė stacion nuk e ka rrėnuar Komuna, por e kanė demoluar dhe pėrvetėsuar njerėz tė ndryshėm ose mė mirė me thėnė kush ka dashur. Sa pėr shpjegim, stacioni nuk ka qenė i ndėrtuar me material tė fortė. Aty dhe rreth tij janė bėrė edhe ndėrtime pa leje dhe askush pėr tetė vite nuk ėshtė marrė me te. Pamja e ati vendi ishte tepėr joqytetėruese, madje barbare. Toka, ku ishte vendosur ky stacion dhe rreth tij ėshtė pronė komunale, zoti Shkumbin. Kjo dėshmohet me tė gjitha dokumentet. Ne nuk e kemi marrė pėr vete, por do ta japim me koncesion. Aty do tė ndėrtohet njė stacion i autobusėve, njė pjesė do tė bėhet park (lulishte) dhe pesė ari do t’i jepen nė shfrytėzim Shoqatės sė Gjuetarėve, “Karadaku”, e cila ka fituar tenderin pėr menagjimin e zonės sė gjuetisė nė Komunėn tonė. Janė shpifje dhe prralla me mbret akuzat e juaja se gjoja Komuna paska rrėnuar Stacionin e Autobusėve. Ne mbajmė pėrgjegjėsi pėr tė gjitha veprimet tona, por pėr politikat dhe veprimet e juaja shkatėrruese ne nuk mbajmė pėrgjegjėsi. Citimi i ligjit ose ligjeve dhe kėrcėnimet me burg ėshtė mirė t’i mbani pėr vete, t’i merrni mbrapsht. Sepse, po tė kishte auditim dhe hetim tė pavarur, tė pandikuar, me siguri qė dikush do ta shijonte lezetin e burgut, por jo ne…

    Tjetėr, ju zoti Shkumbin dhe gjithė ata qė ju mbėshtesin duhet ta keni tė qartė se ligji kėrkon tė jeni tė pavarur nga ndikimet “politike” dhe veēmas nga ndikimi i grupeve tė ndryshme tė interesit dhe grupeve e rrjeteve mafioze qė janė profesionalizuar nė zanatin e tyre pėr trafikimin e pronės, dhe jo tė pavarur nga Institucionet e Republikės sė Kosovės. Komuna, zotri, ėshtė njėsi themelore e qeverisjes nė Republikėn e Koėsovės, nėse nuk e keni ditur.

   Komuna jonė dhe pėrfaqėsuesit e saj, zoti Kryetar i Kuvendit dhe Ju zotėrinj qeveritarė, kemi trokitur nė tė gjitha dyert (edhe nė AKM, tash edhe nė AKP) dhe me dashamirėsinė mė tė madhe kemi kėrkuar tė gjejmė zgjidhje pėr pronat dhe objektet qė ishin shoqėrore ose shtetėrore e qė gjenden nė qytet, sepse privatizimi i tyre rrezikon interesin publik qytetar, rrezikon planin zhvillimor, rregullues dhe urbanistik tė qytetit dhe tė Komunės sonė. Komuna jonė, po tė zbatohen politikat e juaja tė mbrapshta nuk do tė ketė njė hektar vend pėr njė zonė ekonomike ose industriale, qė do tė ngritej pėr mirėqenien e qytetarėve tanė dhe pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e partneritetit publik-privat, zotrinj, jo pėr drejtuesit e sotėm tė Komunės. Ish-AKM-ja, sot AKP-ja, ka nxjerr nė tender qendrėn tregtare (ish-shtėpinė e mallrave), e cila ndodhet mu nė zemėr tė qytetit, pa marrė parasysh interesin e Komunės dhe tė qytetarėve, etj. Cili Agjencion dhe cili shtet do ta bėnte kėtė punė? Nė fund tė fundit ku i mori kėto prona AKM-ja (AKP-ja), qė paska tė drejtė t’i shesė, stėrshesė dhe shpesh t’i trafikojė si prona tė shkreta pa marrė mundin as tė kėshillohet, t’ia bėjė dert Komunės? Pronat, qė janė nė qytet, por edhe jashtė qytetit, e qė janė me interes tė veēantė pėr Komunėn dhe qytetarėt tanė duhet t’i lihen Komunės (komunave) dhe nuk mund tė privatizohen (trafikohen).

Prandaj, Zoti Kryetar i Kuvendit, Zoti Kryeministėr dhe Zoti Ministėr i Pushtetit Vendor, kėrkojmė qė Qeveria dhe Kuvendi, nėse ėshtė e nevojshme, ta korrigjojnė ligjin, tė nxjerrin udhėzimet e nevojshme ose tė bėjnė memorandum me komunat, por sidomos ta “disiplinojnė” AKP-nė dhe t’ia kujtojnė se mė nuk janė Agjencion i UNMIK-ut, por i Republikės sė Kosovės. Prandaj, nė themel tė politikave dhe punės sė tyre duhet tė jenė interesat e kėtij shteti, zhvillimi ekonomik dhe mirėqenia e qytetarėve e jo zhvatja dhe trafikimi i pronės dhe i pasurisė sė kėtij vendi. Por, jemi skeptik se kėtė punė mund ta bėjnė ata qė mendojnė, punojnė dhe udhėheqin me logjikėn e UNMIK-ut dhe tė AKM-sė. Prandaj, Kuvendi i Republikės sė Kosovės, Qeveria dhe Institucionet tjera politike e shtetėrore duhet tė mendojnė dhe tė veprojnė urgjentisht pėr ndėrtimin dhe zbatimin e njė koncepti dhe politike ndryshe, tė re, dhe nė interes tė Kosovės pėr pronėn. Era e konceptit dhe e politikės sė UNMIK-ut dhe AKM-sė pėr pronėn nė Kosovė duhet tė marrė fund. Kosova ėshtė shpallur shtet i pavarur dhe sovran, prandaj ne, me politikat, angazhimet dhe veprimet tona duhet edhe ta bėjmė shtet tė pavarur dhe sovran. Nė kėtė frymė duhet tė sillemi edhe me pronėn, tė cilėn, nuk i lejohet mė askujt ta trajtoj si pronė pa zot ose edhe mė keq si pronė e ish-pushtuesėve.

Kam shpresė dhe rroj me tė se do tė na kuptoni drejt, zoti Kryetar i Kuvendit dhe ju zotrinj qeveritarė e zyrtarė tė lartė. Jo vetėm kaq. Besoj se edhe do tė merreni me kėtė ēėshtje tė rėndėsishme pėr vendosjen e ekuilibrave ekonomik e social, privat e publik nė Kosovė.

Viti, mė 27 nėntor 200                                                              Pėrshėndetjet e mia tė sinqerta!