Muaji i
pavarėsisė: Isa Boletini - njė jetė pėr Shqipėrinė
Unė jam mirė, kur asht mirė Shqipnia - Isa Boletini
Nga Ferdinand Dervishi
Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar,
strateg popullor, organizator e udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim
kombėtar, Hero i Popullit. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė njė
familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (22 prill 1881) kundėr
forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes
Shqiptare tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve osmanė
dhe qarqeve shoviniste fqinjė.
Mė 1901-1902 u vu nė krye tė qėndresės
popullore nė Kosovė kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e
Austro-Hungarisė nė Shqipėri. Pėr kėtė arėsye u thirr nė Stamboll, ku u mbajt i
izoluar deri mė 190 6. Isa Boletini pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit
1908, ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol
tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e
antishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator i
kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi
luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė
mė 1910, mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat
kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė
Luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura
vullnetare pėr mbrojtjen e troje shqiptare kundėr pushtuesve serbė.
Isa Bloletini nė Vlorė 1912
Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė
pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah Ismail Qemalit nė Vlorė dhe mori
pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė
Pėrkohshme tė Vlorės.
Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė
bashku me Ismail Qemali shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit
tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė Isa Boletini kaloi
pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj
serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij,
fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij
e tė familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e
shprehu me fjalėt "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia". Mė 23 janar
1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė bashku me tė
bijtė Halili dhe Zahidi, nipėrit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftėtarė tė tjerė.
Jeta dhe vdekja e Isa Boletinit
Quhej Isa Boletini, i njėjti shqiptar nga
Mitrovica, qė u shfaq nė njė nga faqet mė tė ndritura tė kombit tonė si krahu i
djathtė i Ismail Qemal Vlorės. Ndėrsa ngjarja, e njohur mbase nga vetėm njė
numėr i kufizuar tė interesuarish, ka nė qendėr pikėrisht ekzekutimin e tij mė
23 janar tė vitit 1916, saktėsisht 92 vite mė parė, nė Podgoricė, tashmė
kryeqytet i Malit tė Zi. Bėhet fjalė mbase pėr njė sekuencė, sė cilės fare pak
i afrohen versione tė ngjashme tė historisė botėrore, qofshin tė hiperbolizuara
nga fantazistė. Ja skena e papėrsėritshme: "I futur nė kurth, Isa Boletini
qėllohet nga tė gjitha anėt me plumba, por nuk bie teksa arrin tė qėllojė deri
nė fund mbi ekzekutorėt e vet. I bėrė sallatė nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk
nxjerr zė, nuk dridhet, nuk bėn asnjė hap pas, si tė ishte prej shkėmbi. Dikur
plagėt e rrėzojnė nė gjunjė, por sėrish ai arrin tė mbajė armėn nė duar duke
qėlluar... Dhe nė momentin qė dora e djathtė i copėtohet, e kalon revolen nė tė
majtėn...".
Prologu i vrasjes
Vrasėsit e njeriut mė tė fortė nė krah tė Ismail Qemalit, njeriut qė shpalli
Shqipėrinė tė pavarur, ishin xhandarėt malazezė tė urdhėruar nga qeveria e
kėtij vendi, kurse ata qė e prenė nė besė ishin disa diplomatė francezė. Ishte
janar i vitit 1916, pikėrisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi,
pothuaj pa hasur nė asnjė rezistencė. Porse qeveritarėt e Malit tė Zi, pa u
turpėruar nga ky pushtim, pa u turpėruar prej faktit se nuk rezistuan deri nė
fund, u kujdesėn gjithsesi tė hiqnin qafe armikun e hershėm, shqiptarin e
tmerrshėm, Isa Boletinin, tė cilin e mbanin prej disa kohėsh tė izoluar.
Sipas rrėfimeve tė njė tė afėrmi tė Isa Boletinit, tė pasqyruara nė librin e
Skėnder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa
pėrfundimtare e jetės sė shqiptarit tė madh nis me pėrfshirjen e Kosovės nėn
Jugosllavinė, sipas vendimeve tė fuqive mė tė mėdha tė Evropės nė takimin e
Londrės mė 1913. Nė vitin 1915, malazezėt pushtojnė Shkodrėn dhe legjendės sė
rezistencės pėr bashkim kombėtar i mbetet tė kėrkojė ndihmėn e ndėrkombėtarėve.
Francezėt afrohen dhe konsulli i tyre nė Shkodėr, Bikok, i thotė Isa Boletinit
dhe njerėzve tė tij qė tė shkojnė nė Ambasadėn Franceze nė Cetinė, asokohe
kryeqytet i Malit tė Zi, nga ku do tė merrnin vizė pėr tė shkuar nė ndonjė vend
neutral. Pikėrisht kėtu nis edhe plani pėr ekzekutimin e shqiptarit tė madh.
Njerėz tė Boletinit kishin vėnė re njė lidhje tė ēuditshme tė diplomatėve francezė
me ata malazezė nė Shkodėr, por kjo do u vinte nė mendje mė pas. Gjithsesi
Boletini dhe shpura e tij mbėrrijnė nė Cetinė dhe mė tej bėjnė njė vizitė nė
ambasadėn franceze, ku u tregohet njė telegram i paraqitur si urdhėr i
ministrit tė Jashtėm francez pėr t'i nxjerrė nė njė vend neutral. Ndėrkohė,
anglezėt, mė bujarė, e ftojnė Boletinin ta marrin nėn mbrojtje, por nisur nga
ligjet e maleve, ai preferon "mikun qė i hapi derėn i pari". Pak orė
mė pas, nė mėngjes, Isa Boletini sheh se shtėpia ku bujte ishte rrethuar me
xhandarė malazezė. Shqiptarėt merren dhe dėrgohen nė Nikshiq, duke u mbajtur
gjatė gjithė kohės nėn survejim.
Ekzekutimi
Thyerja e frontit malazez nga austriakėt nė tė njėjtėn periudhė kohe dėnon me
vdekje pėrfundimisht Isa Boletinin. Ushtarėt malazezė e shoqėrojnė atė bashkė
me njerėzit mė tė afėrt nė Danilograd dhe mė pas nė Podgoricė. Mė 23 janar
1916, nė ditėn kur malazezėt po u dorėzonin kryeqytetin pa luftė austriakėve,
duket urdhri pėr vrasjen e Boletinit dhe njerėzve tė tij nuk mund tė shtyhej mė
tej. Ekzekutimi i besohet njė njėsie ushtarake qė kishte pėr qėllim mbajtjen e
rregullit nė qytet, deri nė dorėzimin e tij trupave austriake. Ja rrėfimi i
Tafilit, nipit tė Isa Boletinit, qė i mbijetoi ngjarjes, sipas librit tė
Skėnder Luarasit: "Nja 80 xhandarė kishin zėnė pritė nė tė dyja anėt e
urės sė Ribnicės, karshi prefekturės, afėr kishės katolike. Unė me dy
vėllezėrit, sipas lajmėrimit tė kasnecit, po ktheheshim pėr nė shtėpi, te axha
(Isa), patrulla nė krye tė urės, qė po priste ardhjen e axhės, na ndali. Kur
oficeri urdhėron ndalimin, xhandarėt me pushkėt gati tė qėllojnė pyesin: Kush
asht Isa Boletini?! Por oficeri ndėrhyn duke u thėnė: Mos shtini, nuk ėshtė
asnjė nga kėta!".
Por qė tre vėllezėrit nuk kanė mundėsi tė lajmėrojnė Boletinin pėr vendimin e
malazezėve, pasi me pėrdhunė, nėn kėrcėnimin e armėve mbyllen nė njė shtėpi dhe
mbahen tė bllokuar. Nė kėtė kohė Isa Boletini, vet i tetė, kishte hedhur hapat
e parė nė dėrrasat e urės sė Ribnicės pa e dalluar se edhe nga pas krahėve
xhandarėt e mbyllėn udhėn qė tė mos kishte asnjė mundėsi daljeje. "Njė
oficer komandues u kėrkon shqiptarėve tė dorėzojnė armėt, por Isa Boletini
kundėrshton: Jo besa! S'ja kam dorėzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr
armėn. I pari qė shtie ishte njėfarė Pero Buriqi nga Vasoviēi. Menjėherė flakė
pėr flakė pėrgjigjet edhe Isa Boletini dhe tė tijtė me nga dy revolverė nė
duar. Brenda disa minutave, tė rrethuar nga tė gjitha anėt nga dhjetėra
xhandarė, vriten tė gjithė, Isa Boletini dhe dy tė bijtė, Halili dhe Zahidi, qė
ishte student nė Vjenė, dy nipėrit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva,
kunati i Isait, djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga
Isniqi. Nga ana tjetėr mbetėn tė vrarė tetė xhandarė dhe plagosen dyfishi.
Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezė tė strehuar nė prefekturėn e
qytetit", rrėfen i mbijetuari.
Sipas Gjillasit
Nuk ka ndodhur shpesh qė sllavėt tė shkruajnė me respekt pėr shqiptarėt, aq mė
pak ata tė jugut. Por duket madhėshtia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet.
Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, nė veprėn e tij "Toka pa
Drejtėsi", botuar nė versionin anglisht nė Nju Jork, nė vitin 1958,
shkruan me respekt pėr shqiptarin nė kėtė vepėr tė tijėn, qė shumė e kanė
krahasuar tė barasvlershme me "Donin e Qetė" tė Shollohovit. Ja si e
sjell ai momentin e vrasjes sė Boletinit: "Beteja e Isės me ushtarėt e tij
vullnetarė nuk kishte vazhduar shumė, pavarėsisht heroizmit tė rreptė tė
shqiptarėve. Nga kjo goditje kishte rėnė udhėheqėsi i tyre dhe besnikėt e tij
tė devotshėm. Njerėzit mė tė afėrt tė Isės ishin likuiduar dhe tė tjerėt ishin
shpėrndarė nė katėr anė. Isa Boletini ishte vrarė, por kishte luftuar
trimėrisht, madje pėr njė kohė tė gjatė, pavarėsisht se kishte mbetur i vetėm
nė rrugė tė madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur nė gjunjė dhe sado qė nuk
kishte fuqi pėr tė mbajtur pushkėn, qėllonte me revole qė tė paktėn tė vriste
ndonjė prej armiqve para se tė jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap
drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen nė dorėn e majtė,
por nuk kishte pasur kohė tė hapte zjarr. Njė ushtar e kishte vėnė nė shenjė
dhe Isa kishte rėnė pėrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte
vėshtruar me sytė e mėdhenj dhe tė pėrgjakur, kishte thėnė ēka nė gjuhėn e tij
amtare dhe nė atė ēast kishte dhėnė shpirt. Babai e kishte marrė mauzerin e tij
tė gjatė me dorezė tė stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin mė tė
shtrenjtė. Pėr ēudi edhe ne fėmijėve na vinte keq dhe ndienim hidhėrim dhe
kishim mbajtur zi pėr Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thėse ai
ishte krenar qė ishte vrarė prej grupit tė tij. Ky ishte njė pikėllim i
veēantė, ishte mė tepėr njė admirim pėr njė hero sypatrembur tė Shqipėrisė, qė
kishte luftuar deri nė fund nė njė fushė tė zhveshur, nė mes tė rrugės sė
madhe, pa iu lutur kėrkujt dhe pa falur askėnd, ashtu drejt nė kėmbė, i
pambrojtur. Admirimi pėr tė bėnte pjesė gjithashtu nė pikėllimin tonė. Nė qoftė
se njė njeri duhet tė vdesė, do tė ishte mirė tė binte ashtu siē kishte rėnė
Isa Boletini. U kujtoftė pėr jetė nga ata qė e panė dhe nga ata qė kanė dėgjuar
pėr tė! Shumė mė vonė ne i patėm treguar babait dhe e ngacmonim pėr kėtė, se
kishim lexuar qė Isa Boletini kishte vdekur nė Shkodėr. Babai nuk e pranonte
njė gjė tė tillė. Por pėr tė nuk kishte aq rėndėsi nėse ky kishte qenė Isa
Boletini vetė, apo ndonjė nga oficerėt e tij, kryesorja ishte se shqiptarėt qė
kishin luftuar nė atė betejė dhe, sidomos prijėsi i tyre, qė nuk mund tė ishte
njeri tjetėr veē Isa Boletini, ishte vrarė. Babait i kishin thėnė se ky ishte
Isa. Dhe kjo mjaftonte pėr tė, fakti i rėnies sė tij ishte provuar pėr jetė tė
jetėve me zjarrin e pushkėve".
Varrimi
Tė marrė nė pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezė u justifikuan
se kishin pasur informata se Isa Boletini do tė provokonte ngjarje pėr tė
djegur dhe plaēkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarė duke sulmuar
prefekturėn nė pėrpjekje me patrullat e ushtrisė. Organizatorė tė
drejtpėrdrejtė tė vrasjes ishin ministri i Luftės, gjenerali Veshoviq, i kunati
i Krajl Nikollės, komandanti i Pėrgjithshėm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri
i Punėve tė Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricės, Ramadanoviēi e tė
tjerė. Trupat e Isa Boletinit dhe njerėzve tė tij u vendosėn fillimisht nė njė
dhomė tė prefekturės, ku u bė edhe identifikimi. Varrimi u bė nė Podgoricė dy
ditė mė pas me pjesėmarrjen e mijėra shqiptarėve banorė tė zonės. Nasuf Dizdari
nga Shkodra mbajti njė fjalim para se arkivoli i Boletinit tė futej nėn dhe.
Gjithsesi askush nuk besonte pėr vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e
parė qė lajmet e bėnin tė vrarė. Po kėshtu nuk u besua dhe njė komunikatė
zyrtare e ushtrisė austriake, qė jepte lajmin e vrasjes sė tij "gjatė njė
pėrpjekjeje me malazezėt".
Nga Mitrovica nė Vlorė, biografia e njė shqiptari tė madh
Isa Boletini u lind nė 15 janar 1864 nė Boletin tė Shalės, Mitrovicė, nė kufi
me Serbinė. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė nė Lidhjen e Prizrenit.
Mbėshteti rilindėsit shqiptarė, veēanėrisht pėr shkollat, madje ndėrtoi
shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe pėr Boletinin e Shalės. Turqit kėrkonin
shkatėrrimin e Boletinėve dhe veēanėrisht zhdukjen e Isės, pasi ata ishin
kthyer nė kundėrshtarėt kryesorė tė pushtimit. Pikėrisht njė gjeneral turk,
Dervish Pasha, shtypi popullin e krahinės dhe dogji kullėn e parė tė
Boletinėve.
Armiqėsia ndaj serbėve nis mė 1908, kur Isa me njerėzit e vet ēarmatos bandat
serbe tė komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, tė furnizuara me armė po nga
Rusia. Pas Luftės sė Parė Botėrore turqit, tė mbėshtetur nga serbėt vendas
sulmuan Boletinin, por nuk ja arritėn qėllimit pasi ushtria turke thyhet. Kjo
ngriti shumė reputacionin e Isa Boletinit dhe si rrjedhojė me tė u bashkuan
qindra shqiptarė tė tjerė. Nė tė njėjtėn kohė ai rindėrtoi kullėn si dhe
shkollėn shqipe, qė ruhen edhe sot.
Duhet thėnė se Isa Boletini ka qenė nė krye tė kryengritjeve shqiptare kundėr
serbo-malazezėve, por edhe turqve, nga viti 1901 deri nė vitin 1912. Nė kėtė
periudhė emri i tij u lakua e komentua shumė nė shtypin e kohės i lidhur me
betejat e Cernalevės, Kaēanikut, Shkupit dhe tė Kalasė sė Mitrovicės, ku gjeti
vdekjen edhe konsulli rus qė ndihmonte serbėt nė operacionet kundėr
shqiptarėve.
Nė nėntor 1912, pėr ti shkuar nė krah Ismail Qemalit, Isa Boletini i ndjekur
nga serbo-malazezėt e turqit, pėrmes njė moti tė ashpėr, e shkurton nė kohė
rekord largėsinė nga skaji mė verior i banuar me shqiptarė, deri nė Vlorė. Kėtu
ngarkohet dhe krijon Gardėn e parė tė Ushtrisė shqiptare duke vendosur rregull
nė disa zona tė jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke.
Mė 1913 shkon nė Londėr si pėrfaqėsues i Ushtrisė shqiptare. Nė muzeun historik
tė Londrės gjendet njė portret i tij i titulluar: Gjenerali me qeleshe tė
bardhė.
Mė 1915 vihet nė mbrojtje tė qeverisė sė Princ
Vidit dhe me mbėshtetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmėrinė e
parė shqiptare
Monumenti i Isa Boletinit nė qytetin e
Shkodrės..
Mė 1916 gjendet nė Shkodėr pėr tė organizuar mbrojtjen nga malazezėt, kohė kur
sajohet edhe vrasja e tij.
Vepra e Isa Boletinit ėshtė nderuar nė ēdo kohė nė gjithė Shqipėrinė etnike.
Emrin e tij e mbajnė shkolla, rrugė, lagje e sheshe. Gjithashtu ka njė batalion
special tė ushtrisė shqiptare, aktualisht i instaluar nė Irak, qė mban emrin e
Isa Boletinit.