PRAPAVIJA E BISEDIMEVE TĖ VJENĖS, RIKOLONIZIMI
I KOSOVĖS
Shkruan:
Nga sjelljet e disa qarqeve relevante ndėrkombėtare,
ende pa u publikuar propozimi famėzi i z. Ahtisari, mund tė nxirret pėrfundimi,
se ky propozim nuk do tė jetė aspak i favorshėm pėr ne
shqiptarėt.
Nisur nga fakti se tė ashtuquajturat Bisedime tė
Vjenės u pėrgatiten dhe u drejtuan nga specialist ndėrkombėtar pėr pėrmbarimin
e krizave ndėrmjet popujve, ēdoherė nė pėrputhje me interesat e fuqive tė
mėdha, andaj edhe epilogu i tyre nuk mund tė jetė ndonjė befasi pėr ne
shqiptaret, veēanėrisht pėr atė pjesė e cila e ēmon drejt gjakun dhe sakrificat
sublime tė djemve dhe vashave tė tij, qė fatmirėsisht nuk ėshtė e vogėl.
Nė bazė tė deklaratave tė shtetarėve, diplomatėve dhe
analizave tė shumė analistėve tė njohur euro-perėndimor, tė publikuara nė
mjetet e informimit qė prej fillimit tė kėtyre farė bisedimesh, kemi pasur
mundėsi tė mėsojmė pėr inferioritetin e palės shumė etnike kosovare.
Pėrgjigja nuk kėrkon mund tė madh, mjafton qė se pari
tė pėrjashtohet dilema, se a po na
mashtrojnė negociatorėt kosovar, apo mjetet e informimit?
Pėrveē faktit tė ditur, se nga organizatori i kėtyre
far bisedimesh pėr delegacionin shqiptar ishte rezervuar pozita e pabarabartė,
nė raport me palėn serbijane, mjafton tu bėhet vetėm njė analizė sipėrfaqėsore
deklaratave( tė cilat nuk pėrputheshin nėra me tjetren) qė u bėnė nga anėtarėt
nė pėrbėrje tė Grupit tė Unitetit dhe Grupit Negociator pėr rrjedhėn e
bisedimeve nė Vjenė, dhe tė pėrjashtohet dyshimi se qenkan mjetet e informimit
ato qė po na mashtrojnė.
Ky inferioritet i pranuar kokulur dhe i shprehur tek
negociatorėt kosovar, qofshin ata elefantėt apo tė vegjlit e tyre shpirt
servil, ishte pasojė e mangėsisė evidente nė karakterin e shumicės prej tyre,
tė dy prej virtyteve kryesore, vendosmėrisė dhe pėrkushtimit atėmemdhetar!
Falė kėtij inferioriteti, as edhe njė kėrkesė e vetme
e drejtuesve ndėrkombėtar edhe nė kėto far bisedimesh, jo vetėm se nuk u
ballafaqua as edhe me njė kundėrshti tė qėndrueshme, por pėrkundrazi u pranua
me zemėrgjerėsi nga negociatorėt kosovar.
Si rezultat i kėsaj zemėrgjerėsie tė palės shumė
etnike kosovare, e cila ėshtė e dresuar, sidomos nė kėto vitet e pas luftės,
pėr tu pajtuar vend e pa vend me ēdo kėrkesė nga tė huajt, jo vetėm se u bė
copėtimi i territorit tė Kosovės, duke e legalizuar dhe legjitimuar kontrollin
e Serbisė nė rreth 30% tė territorit tė Kosovės..., por edhe u pėrgatit
terreni, jo pėr njė Kosovė tė pavarur dhe sovrane, por pėr ndėrrimin e
kolonizatorit tė deritanishėm ndėrkombėtar, tė unmikistanezve me ata
eumikistanez. Siē dihet, Pėrfaqėsuesi i veēantė i misionit tė ardhshėm tė BE
(Eumikistanit), do tė ketė kompetenca ekzekutive, tė ngjashme me ato tė Pedi
Eshdaun i emėruar nė krye tė misionit tė BE nė Bosnje. Ai, do tė ketė
kompetenca tė plota pėr tė anuluar ligje dhe aktvendime gjyqėsore, si dhe tė
shkarkojė cilin do zyrtar tė IPVQ-ve, duke filluar nga kryetarėt e komunave e
deri te Kryetari i Kosovės, pa e konsultuar fare elektoratin i cili me votėn e
tij i ka mandatuar kėta zyrtar.
Epilogu i kėtyre far bisedimeve ėshtė dėshmia e
pakontestueshme, se ishte shumė i drejt kundėrshtimi nė vazhdimėsi dhe i
vendosur nga Lėvizja Vetėvendosje, disa subjekte politike tė mirėfillta
kombėtare dhe Simboli i rezistencės kombėtare shqiptare Bacė
Ėshtė momenti fundit qė tė gjithė
ata qė janė tė mandatuar me votėn e lirė tė shqiptarėve dhe qė krekosen si
kaposhėt para kamerave, pėr tia venė gishtin kokės dhe pėr tė rishikuar
sjelljet e tyre nė raport me interesat e ligjshme tė popullit. Ėshtė nė
interesin e tyre qė tė vendosin: tė qėndrojnė nė pozitat e servilėve tė
skajshėm ndaj padronėve tė huaj apo besnik tė mandatit qė u ka dhėnė vota e
popullit. Por, duhet ta kenė mė se tė qartė, se nuk do tė lejohen qė pėr hir tė
interesave tė tyre tė liga dhe meskine, tė luajnė me interesat legjitime tė
popullit.
Ėshtė momenti fundit qė Bashkėsia Ndėrkombėtare ti
rishikojė sjelljet e saj nė raport me interesat e ligjshme tė popullit
shqiptar, sepse edhe kufijtė e
durimit tė tyre janė tė limitizuar. Po u kalua
limiti i kėtij durimi, pasojat do tė jenė, jo vetėm tė paparashikueshme, por
edhe vėshtirė tė riparueshme, jo vetėm pėr popullin shqiptar pėr edhe pėr
Ballkanin nė tėrėsi!
Ėshtė nė tė mirėn e
vetė Evropės Plakė qė tė lirohet nga mendėsia e kaluar dyfytyrėshe, qė nė
raport me popujt e saj tė sillet, pėr dike nėnė dhe pėr dike njerkė. Nėse tani
pėr tani nuk ėshtė nė gjendje pėr tė korrigjuar gabimet nga e kaluara, nė
raport me popullin e saj ndėr mė tė vjetrit, tė mos benė gabime tjera nė raport
me te, sepse ai pėrkundėr dėshirės do tė detyrohet tė ngritėt nė mbrojtje tė
drejtave tė tij.
Ėshtė nė tė mirėn e
vetė Evropės Plakė, qė tė bindet pėrfundimisht, se nėse nėpėrkėmbem interesat e
ligjshme tė shqiptarėve, rezistenca e tyre nuk do ndalet, pėr derisa nuk
krijohen kushtet optimale pėr tė shfrytėzuar tė drejtėn e tyre tė pa
tjetėrsueshme, pėr tu vetė pėrcaktuar dhe pėr tė vetėvendosur pėr tė sotmen
dhe tė ardhmen dhe atė, vetėm nė bazė tė vullnetit tė tyre tė lirė!
Ėshtė nė tė mirėn e
Evropės Plakė, qė mos ta provojė vėrtetėsinė e vendosmėrisė shqiptare pėr ti
dal zot Truallit amtar!!!
(Autori ėshtė Zv. Kryetar i Kėshillit Organizator tė
Kuvendit Mbarėshqiptar)