Shoqėria Shqiptare

"ILIRIA"

Lyon – Francė

e-mail: iliria@free.fr

 

 

 

 

                                                                       Kuvendit tė Kososvės

                                                             Kryetarit tė Kosovės

                                                             Kryeministrit tė Kosovės

 

 

 

Letėr mbėshtetjeje

 

Zonja dhe zotėrinj,

Bashkatdhetarė tė nderuar,

 

Gjatė ditėve tė fundit ėshtė nisur njė sulm i ri kundėr ēėshtjes shqiptare. Burimi i kėtij sulmi ėshtė si shumė herė tjera Beogradi qė fatkeqėsisht edhe pak vite pas luftės sė Kosovės po gjen mbėshtetje tė qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare. Fushata e re pėr ndarjen e Kosovės sė pavarur i paraparė me gjashtė pikat e Ban Ki Munit, nuk ėshtė tjetėr pos vazhdim i lakmisė dhe hegjemonisė serbe ndaj tokave shqiptare tė Kosovės.

 

Duke qenė tė bindur se populli shqiptar ka forcė qė edhe kėtė herė t'iu bėjė ballė sulmeve serbe, mbėshtesim fuqishėm qėndrimin e institucioneve tė Kosovės pėr refuzimin e planit gjashtėpikėsh qė copėton edhe njėherė Kosovėn. Kushtetuta e Kosovės e dalė nga Plani i Ahtisarit ishte dhe duhet tė jetė kompromisi i fundit qė mund tė bėjnė shqiptarėt ndaj pushtuesve serbė tė tokave tona. Nuk mund tė bėhen mė lėshime ndaj Serbisė pėrkundėr gatishmėrisė sė popullit shqiptar tė ulė tensionet ndėretnike nė Gadishullin Ballkanik. Duhet tė kėrkohet edhe njėherė nga tė gjithė mbėshtetėsit e shqiptarėve nė Amerikė dhe Evropė qė presione duhet ushtruar ndaj Serbisė qė ėshtė shkaktarja e gjithė kėtyre luftėrave nė Ballkan dhe lakmia e saj pėr tokat e kombeve tjera bėn shumė tė pasigurtė edhe mė tutje Ballkanin.

 

Banorėt e Kosovės nuk mund tė heqin dorė nga trojet e tyre qė sot po rrezikohen pėr ndarje nga trungu i saj. Tėrėsia tokėsore e Kosovės ėshtė paprekshme siē ėshtė e paprekshme pavarėsia e saj.

 

Edhe ne mėrgimtarėt shqiptarė qė jetojmė nė Lyon tė Francės, jemi fuqishėm nė mbrojtje tė integritetit territorial tė Kosovės. Jemi fuqishėm nė mbėshtetje tė institucioneve tė Kosovės pėr tė pėrballur kėto presione qė burim kanė Beogradin apo janė nė pėrkrahje tė qėllimeve pushtuese tė tij.

 

Lyon mė, 16 nėntor 2008                                                                                        Nga Kryesia e Shoqėrisė Shqiptare "Iliria" - Francė