VITI 2007 NJĖ SHEKULL KTHIM PRAPA PĖR KOSOVĖN DHE TRONDITJE E MADHE SHPIRTĖRORE

 

Shkruan : Gomur Gurakuqi

 

Ku mbeti dhe si do zhvillohen ngjarjet e emocionet  mė 2007-tė?! Grupi i Krizės nė Kosovė paralajmėron njė mars tė nxehtė! Nga ēfarė informacionesh konkrete tė gatshme prej burimeve tė Ahtisarit niset ky grup, ėshtė vėshtirė tė thotė njė qytetar i thjeshtė si unė. Unė nuk kam informacione konkrete si do duket paketa e Ahtisarit, por analizat logjike mė sjellin nė pėrfundime tė ngjashme se do ketė njė kthim para vitit 1999, njė kthim nė ankth, njė kthim prej njė shekulli prapa, njė kthim nė fillimet e viteve 1990, kur ankthi nga serbizimi dhe cenimi i ekzistencės sė Kosovės pushtonte praktikėn, vetėdijen, nėnvetėdijen dhe ndjenjat e  shqiptarėve.

Pse mund tė thuhet kėshtu ? Pyetje kjo qė mund tė gjejė pėrgjigjeje vetėm nė kuadrin e njė vėshtrim analize tė tėrė .

 

-ASKUSH NGA FORCAT POLITIKE NUK MUNDĖ TĖ SHTYJĖ MBI TJETRIN APO MBI TĖ HUAJT

PAPĖRGJESINĖ HISTORIKE

 

"Grupi i Unitetit " mund tė karakterizohet si grup i dėshtuar dhe aspak i zėshėm pozitivisht nė mbrojtjen e Kosovės. Ky dėshtoi kur ishte fjala pėr ndalimin e eksterritorialitetit dhe ndarjes sė Kosovės nė enklava serbe. Kėtij i mungoi vendosmėria, fuqia e ndėrgjegjes qytetare, vetėdijshmėria politike nacionale pėr tė mbrojtur Kosovėn. Nuk ka dyshim se paketa e Ahtisarit do jetė kthim me dhjetėra vite dhe me qindra kilometra prapa. Do jetė njė kthim jo vetėm para vitit 1999, por kthim prej njė shekulli prapa,Serbia ka kthyer fillimet e vitit 1900 kur arriti tė serbizoj territore tė Kosovės. Edhe tani pėrmes decentralizimit po i hapet rrugė njė serbizimi dhe enkalvizimi deri tek eksterritorialiteti. Territori i Kosovės po tkurret si njė shekull mė parė. Si njė shekull mė parė edhe tani po i lihet shteg serbizimit tė Kosovės, bile edhe me keq se nė kohėt e lashta, sepse tani ky proces po pėrpiqet tė legalizohet dhe po bėhet nė emėr tė demokracisė. Kjo ėshtė shumė e rrezikshme pėr UNMIK-un dhe BE-nė, sepse po e kthen UNMIK-un dhe BE-nė nė dorė tė zgjatur tė Serbisė. Kėshtu po shkaktohet njė anti-evropianizim nė Kosovė, gjė qė ėshtė e padėshirueshme nga shqiptarėt.

 

BE dhe UNMIK-u po tregohen naiv sepse nuk po besojnė se po kthehen (me apo pa vetėdije) nė dorė tė zgjatur tė Serbisė dhe se po mbajnė qėndrime fanatike fetare kur po mbajnė shqiptarėt si tė rrezikshėm pėr Evropėn, ngase mungon njė vendosmėri nga ana e Grupit tė Unitetit pėr t'ua bėrė tė qartė kėtyre se kėrkesat e 5 % tė serbėve pėr status mė vete, pėr tė mos u bashkuar nė njė tė tėrė me Kosovėn ėshtė vetėm njė serbizim, spastrim legal me qėllim qė mė vonė tė krijohen kushte pėr t' u shkrirė nė njė tė tėrė me Serbinė dhe jo decentralizim, jo sigurim i tė drejtave fetare, por njė kryqėzatė fetare me karakter politik, njė arsyetim fanatik i pushtimit,

copėtimit, serbizimit etj.

 

Principi i Grupit tė Kontaktit se nuk do ketė kthim para vitit 1999 mbetet vetėm njė gėnjeshtėr e madhe dhe vetėm njė aspirinė  qetėsuese jo e vėrtetė, njė placebo pėr shqiptarėt. Shumė me krenari ėshtė pėrsėritur kjo frazė nga ata qė besonin verbėrisht dhe tregoheshin naiv se nuk do ketė kthim para vitit 1999. Pėr kėto prapakthime nė historinė e re tė Kosovės; faji bie mė shumė mbi Qeverinė e Kosovės, mbi Kryetarin e Kosovės, mbi Grupin e Unitetit , sesa mbi UNMIK-un,sesa mbi Ahtisarin, sesa mbi diplomatėt perėndimorė qė mbajnė anėn atij qė ėshtė mė i zėshėm.

 

Populli nuk ia besoi LDK-sė plotėsisht fatin e vet, populli e votoi edhe AAK-nė, PDK-nė, ngase besonte se kėto do ta pengojnė ēdo vėnie nė pikėpyetje tė ekzistencės se Kosovės. Faji bie vetėm diku 40 % mbi popullin vetė, sepse votoi njė klasė qė nuk ėshtė e vendosur tė mbrojė Kosovėn. U votua dhe iu dha besimi vetėm 40 % rugovistėve dhe dacianėve d.m.th. 60 % shumica e

popullit nuk votoi pėr kėta. AAK i dha fuqinė ekzekutive dhe legjislative Qeverisė dhe Parlamentit dhe pėrgjegjėsia bie mė sė shumti mbi tė. Pra nė radhė tė parė faji bie mbi AAK-nė, mbi Ramush Haradinajn i cili u tregua i pavetėdijshėm, i papėrgjegjshėm duke u shndėrrua nė njė bisht tė LDK-sė, nė vend qė tė kushtėzonte disa pika kryesore nė politikėn e Qeverisė. Shkurt e shqip AAK-ja tradhtoi votuesit, nuk u tėrhoq nga Qeveria edhe pse u cenua ekzistenca e Kosovės duke e legalizuar ndarjen e Kosovės. Njė situatė shantazhi, pėrpjekja pėr tė shpėtuar kėrcėnimeve nga Haga bėn qė Ramush Haradinaj tė tregohej sa mė liberal. Edhe PDK nuk u tregua e vetėdijshme dhe tradhtoi votuesit, sepse kjo nuk u tėrhoq nga Grupi i Unitetit dhe sė bashku me Qeverinė nė rolin e opozitės rrezikoi ekzistencėn e Kosovės duke dhėnė pėlqimin pėr legalizimin e ndarjes sė Kosovės. Edhe Hashim Thaqi i shantazhuar nga kėrcėnimet potenciale pėr dėrgim nė Hage, bėri qė ky tė tregohej sa mė liberal. Vetėm LDK nuk tradhtoi votuesit, sepse nuk pritej qė kjo t'i thoshte jo rrezikimit tė ekzistencės sė Kosovės.

 

Nė njė situatė shantazhi dhe pa vetėdijshmėrie dhe mosndėrgjegjeje politike Atisari luante gjatė negociatave si macja me miun me Grupin e Unitetit dhe shkoi aq larg sa guxoi tė rrezikojė ekzistencėn e Kosovės duke u angazhuar pėr serbizimin e ndarjen e Kosovės dhe shkeli njė nga parimet e Grupit tė Kontaktit se nuk ka kthim para vitit 1999, me njė fjalė premtimin se nuk ka

serbizim tė Kosovės. Ėshtė e ditur se ky do dalė nė vitin 2007 me propozime pėr legalizimin e ndarjes sė Kosovės, pėr serbizimin e saj pa pasur frikė se do bie nė kundėrshtime me Grupin e Unitetit.

 

Populli me votėn e vetė la jashtė lojės pjesėn mė tė zėshme nė mbrojtjen e Kosovės, la jashtė lojės Demaēin, Albin Kurtin, Lėvizjen Popullore, LKCK-nė, LIR-in etj., me njė fjalė la jashtė lojės njė lėvizje tė tėrė njerėzish qė pėrfaqėsojnė pjesėn mė tė shėndoshė atdhetare  tė skenės aktuale politike. Megjithatė, 60 % , pra shumica nuk votoi pėr ata qė siē u pa nė Kuvendin e LDK-se, mendojnė vetėm pėr pushtet, vetėm pėr veten e vet dhe janė tė pa pėrgjegjshėm deri aty sa nuk bėn mė, sa qė tė vjen keq se pėrbėjnė kombin e Skėnderbeut. Njerėzit e kėtillė si Rugova, Daci bashkėpunojnė edhe me dreqin e zi vetėm e vetėm tė arrijnė nė pushtet, pėr t 'u treguar liberal, i butė, ashtu siē u bė edhe gjatė luftės kur u bashkėpunua drejtpėrdrejt edhe me Millosheviqin.

 

DJEGIA E NJĖ KARTE TĖ RREZIKSHME NĖ DUART E SERBĖVE DHE EU-sė

 

Serbia bėri agresion kur nė kėtė fundviti mbajti referendumin pushtues. Ky ishte njė kthim prapa vitit 1999, vazhdim i politikės sė vjetėr. Evropa dhe askush nga ndėrkombėtarėt nuk reagoi aspak pėr manipulimet qė u bėn nė kėtė referendum dhe nuk e quajti kėtė referendum tė pavlefshėm dhe tė manipuluar. Askush nga kėta nuk e quajtėn kėtė referendum tė rrezikshėm pėr shkak tė vazhdimit tė poetikės sė vjetėr serbomadhe. Me nevojėn e pėrkrahjes sė forcave liberale nė Serbi, Kosova po pėrdoret si monedhė e po lejohet njė agresion nė Kosovė dhe njė kthim prapa. Nė emėr tė pėrkrahjes sė forcave liberale-“demokratike” nė Serbi u shty propozimi pėr statusin dhe sipas kėsaj logjike nė emėr tė pėrkrahjes sė forcave liberale do hiqet dorė edhe

nga njė Kosovė e pandarė, si njė e shkrirė, pa enklava dhe pa eksterritorialitet. Ndėrsa nė emėr tė pėrkrahjes sė forcave liberale nė Kosovė, nuk po bėhet asgjė nga ndėrkombėtaret pėr tė ndaluar njė rrudhje politike tė tyre pėr shkak tė dhėnies sė nėnshkrimit pėr cenueshmerinė e

Kosovės.

 

Por nė tė vėrtetė, forcat radikale nė Serbi dobėsohen vetėm atėherė kur bėhet e qartė pėrfundimisht se Kosova ėshtė e humbur nė mėnyrė tė pakthyeshme. Pra do ishte naive dhe verbėri e pafalshme tė besohet se shtyrja apo lėshimi pe ne favor tė planeve serbomėdha tė Serbisė pėr ndarje tė Kosovės nga ana e Ahtisarit qė do bėjė me rastin e shpalosjes sė propozimit pėr statusin diku nė vitin qė po vjen, ka tė bėjė me pėrkrahjen e forcave liberale nė Serbi e me pak me politikėn pėr moscėnim tė interesave serbomėdha nė Kosovė. Lind pyetja; pse EU ėshtė e interesuar tė cenojė ekzistencėn e Kosovės ? EU po mban njė kursi fanatik misterioz, meqė po kapet pas fesė, po arsyeton nėpėrmes fesė legalizimin e enklavave serbe, ndarjen e Kosovės. Arsyetimi i veprimeve pėrmes fesė dhe instrumentalizim i vetėdijshėm dhe i pavetėdijshėm i fesė ėshtė fanatizėm i kulluar edhe pse BE pak a shumė ėshtė e shtyrė nga njė nėnvetėdije e frikės qė vjen nga zhvillimet e ngjarjeve nė Bosnjė, Lindjen e Afėrt, nė Lindjen e Mesme, nė Azinė Qendrore etj. Por nga ana tjetėr instrumentalizmi i vetėdijshėm i fesė ėshtė mė shumė se sa lojė me minoritete, me krebiltetin e shqiptarėve, me shumė se sa fyerje ndaj shqiptarėve ėshtė lojė nė radhė tė parė me demokracinė, me paqen, ėshtė lojė me zjarr, ėshtė planifikim i vetėdijshėm luftėnxitės njė konflikti tė vazhdueshėm, ėshtė palestinizim i Kosovės, ėshtė planifikim i njė konflikti tė vazhdueshėm qė do jetė njė gur i madh e i rėndė i varur nė qafėn e Ballkanit dhe nuk do ta lė nė radhė tė parė shqiptarėt, Kosovėn, Shqipėrinė por edhe Ballkanin nė pėrgjithėsi tė pėrparojė. Ky kurs fanatik i EU-sė do sjellė njė anti-evropianizėm nė Kosovė, kėshtu EU po cenon edhe interesat e veta gjeopolitike nė Ballkan! Politika e mbajtjes sė Ballkanit poshtė nėpėrmes nxitjes sė vatrave tė zjarrit nuk do jetė e suksesshme, kėtė kurth

tė rrezikshme tė ngritur nga Serbia dhe EU duhet parė dhe vlerėsuar drejtė dhe hapur.

 

Mekanizmi, kurtha qė ka ngritur Serbia dhe EU pėr instrumentalizmin e fesė sjell rrėshqitjen e luftės ēlirimtare nė njė fanatizėm fetar, fanatizmi i EU-sė ka karakter provokativ luftėnxitės, sepse dihet qysh nė fillim se ėshtė kundėr produktiv dhe se ushqen vetėm fanatizmin islamik dhe nuk lufton atė ! Fanatizmi sjell fanatizėm tjetėr ! Instrumetalizimi i fesė ortodokse serbe sjell instrumetalizimin tė fesė islame ! EU po paraqitet sikur kurthet kundėr Kosovės janė vetėm serbe dhe se vetė nuk qėndron prapa tyre dhe se nuk janė ngritur me vetėdije tė plotė mbi njė strategji prapaskenash ku kapja pas fesė ortodokse arsyeton mbikėqyrjen mbi Kosovėn dhe jep arsyetim fetar pėr legalizimin e ndarjes sė Kosovės dhe me kėtė edhe planifikimin e njė konflikti tė ri nė Ballkan. Arritja e instrumetalizimit tė fesė nga ana e serbėve dhe rėnia e shqiptarėve nė kėtė kurthė serbo-evropiane do tė thotė pėr shqiptarėt rrjedhimisht vetėgoditje.

Shqiptarėt me njė strategji tė kėtillė instrumentalizimi tė fesė do tė ishin sikur ato valėt e tėrbuara tė detit qė kthehen prapėsht  nga brigjet dhe rrahin vetėm vetveten. Pak a shumė shqiptarėt pavetėdijshme kanė rėnė nė kėtė kurthė tė rrezikshme serbo-evropiane tė instrumentalizmit tė fesė psh. kjo gjė duket pak a shumė nė Kosovė me ndėrtimin i xhamive dhe minareve tė larta kudo, me vėnien e shamive nė kokė etj. Ēdo instrumentalizim i fesė islame nga ana e shqiptarėve rrezikon atdheun, ndihmon serbėt pėr kryqėzata nė emėr tė fesė.

Pėr hir tė atdheut duhet ta sakrifikojmė ca (japim) edhe fenė, por nuk guxojmė pėr hir tė fesė tė sakrifikojmė (japim) aspak  atdheun. Kosova nuk duhet tė gjakoset e flijohet pėr hir tė minareve tė larta. Me njė fjalė ne shqiptarėt nuk kemi nevojė tė kapemi pas fesė islame, pas minareve, por pas shqiptarizmit, pas kombit, pas atdheut. Strategjisė serbe tė instrumentalizmit tė fesė duhet t`i kundėrvihemi jo me instrumentalizim tė fesė islame, jo me minare tė larta, por kėtė instrumetalizim tė qėllimshėm tė fesė ortodokse duhet ta neutralizojmė duke venė besimin tonė katolik pėrballė atij ortodoks serb. Duhet tė ndėrtohen po aq kisha katolike shqiptare sa edhe xhamia nė Kosovė. Kosova duhet tė qėndrojė jashtė hijeve tė minareve, jashtė minarizimt, jashtė instrumentalizmit tė fesė islame, sepse kjo do ishte padrejtėsi e rrezik pėrballė besimit tonė edhe katolik. Baraspesha e ndėrtesave fetare nė Kosovė do tė ishte jo vetėm njė sinjal politik, por do kishte njė rėnėsi praktike, sepse do tė ēonte nė neutralizimin e fesė dhe jo nė instrumatalizimin e saj, kėshtu rrjedhimisht do tė kishte frymėmarrje pėr kombin tonė dhe do ta largonte rrezikun real tė vetėgoditjes qė vjen nga kurtha serbe qė fenė e ka bėrė municion bombardues, apo qe vjen nga enkalavizimi serb . Unė e shoh me shqetėsim tė madh hapėsirėn e vogėl qė po i jepet katolicizmit nė Kosovė dhe Shqipėri. Nė Shqipėri katolicizmi ėshtė futur nėn hijen e kishės ortodokse, kjo gjė ėshtė verbėri politike. Mė 25 dhjetor kisha ortodokse mbajti meshėn ne gjuhėn greke, gjė qė ėshtė njė pėrpjekje e rrezikshme pėr relativizmin e katolicizmit tek shqiptarėt. E mira do ishte qė xhamive me ligj tė veēantė t`u hiqen minaret e tė ndalohet ndėrtimi i xhamive,nė mėnyrė qė tė mos relativizohet katolicizmi,nė mėnyrė qė tė mos biem nė kurthėn serbe. E mira do ishte qė ndokund nė trojet shqiptare tė behet me ligj njė baraspeshė e

ndėrtesave tė xhamive dhe kishave katolike shqiptare. Kjo do bėnte qė karta e rrezikshme t`u merret nga dora tė gjithė atyre qė me dashje synojnė qė Kosova tė kthehet nė Palestinė.

 

JO VETĖM NDARJA E KOSOVĖS ĖSHTĖ QĖLLIM PĖRFUNDIMTAR I SERBISĖ

 

Propozimi i Ahtisarit do tė pėrpiqet tė legalizoi ndarjen e Kosovės, planet e Serbisė pėr serbizim. Nuk do tė ketė propozime serioze pėr njohje direke tė pavarėsisė, pavarėsinė nuk do ta mbajė si ēėshtje tė denjė pėr vėnie nė rend dite , por do ta lė si ēėshtje tė mundshme tė hapur pėr diskutime tė mėtejshme e tė pafundme. Me njė fjalė do lė planin qė mė vonė dhe pjesė pjesė e ngadalė e ngadalė tė merret edhe me shumė se qė duket tani nga Kosova. Sigurisht se do ketė fjalė shpresėdhėnėse pėr shqytarėt, por kėto do kenė karakter vetėm deklarativ. Ngadalėsim nė vendimmarrje pėr sovranitet tė Kosovės ngėrthen mė vete qėllimin qė pjesė pjesė e ngadalė e ngadalė t'i merret Kosovės mekanizmi qenėsor politiko-ekonomik i njė shteti sovran. Pėr kėtė kontribuon edhe Serbia edhe nė pikėpamje ekonomike. Plani i Serbisė nuk ėshtė vetėm ndarja e Kosovės, por edhe pushtimi ekonomik i saj. Shikuar sipas deklarimeve tė ambasadorit rus i cili  paralajmėroi se Rusia ėshtė e interesuar tė "investojė" nė Kosovė, pra nga kėto shihet qartė se Rusia ėshtė e interesuar tė bėjė komplote ekonomike, tė pushtojė arteriet kryesore psh. energjetikėn, xehetarinė etj. nėpėrmes tė cilave dhe nėpėrmes njerėzve tė korruptuar e tė pėrzier nė pazare tė pista ekonomike, kinse jo politike tė kontrollojė shtetin e Kosovės dhe ta tėrheq kėtė nga tė dojė dhe po tė dojė edhe drejt Serbisė,apo mė pak vetėm drejt dėshtimit, drejt krizės politiko-ekonomike.

 

Kėtė gjė tani Rusia po e bėn nė Mal te Zi,ajo pėrmes investimeve kapitale ekonomike nė turizėm , nė modernizimin e hotelerisė, pra nėpėrmes pushtimit tė njė arterie kryesore tė shtetit malazez- turizmit do tė ndikojė nė politiken e Malit tė Zi, nė orientimin e tij gjeopolitiko-strategjik. Shembull pėr kėtė mund tė sjellim eksportimin e gazit rus nė EU, pėrmes gazit rus ėshtė arritur tė lėkunden pak a shumė orientimet gjeopolitike-strategjike tė BE-sė. Rusia po pėrgatit terrenin politik qysh tani pėr t' i shtrirė duart nė Kosovė. Si duket Behet Pacollit i ėshtė mbushur valixhja me tė holla pėr tė bėrė njė komplot politiko-ekonomik. Pra dalja e Pacollit nė skenėn politike ėshtė njė makinacion i jashtėm rus dhe nuk ėshtė as produkt i brendshėm politik dhe as njė nxitje e brendshme e Pacollit edhe pse ky po betohet se po e bėn pėr vetėn e vetė dhe pėr zhvillimin e ekonomisė sė Kosovės. Ndonjė figurė tjetėr nuk u pa se do kishte fuqi politike pėr tė bėrė njė komplot politiko-ekonomik, pėr shkak tė shumėlarmisė sė forcave politike nė tė cilat bėjnė pjesė dikush. Ky njeri po e parqet vetėn sikur tė pa politizuar, sikur ėshtė i interesuar vetėm pėr zhvillim ekonomik e demokraci qytetare dhe me krekosje po paraqet vetėn si shpėtimtar. Ky nė koalicion me kėtė krahė apo atė krahė te LDK-se duke mos

pėrjashtuar as Surroin bėhen llogari tė gabuara se do ketė fuqi pėr njė komplot politiko-ekonomik. U nda apo nuk u nda krahu i Dacit nga LDK-ja, kjo gjė ėshtė plotėsisht pa rėndėsi,me rėndėsi ėshtė dhe ishte qė moti qė dihet e dihej se LDK-ja do tė pėsojė njė rėnie  (rrudhje) tė madhe nė zgjedhjet e ardhshme. Aq mė shumė kjo rrudhje e LDK-sė pritet pas propozimit te Ahtisarit qė do jetė njė zhgėnjim i madh pėr popullin shqiptar dhe qė do te sjellė shumė ankth dhe tronditje tė madhe shpirtėrore ndėr shqiptarėt. Aq shumė bėhet e dyshimtė dalja ne skenė e Pacollit, derisa ky po del nė kohėn e njė zhgėnjimi tė madh dhe tė parashikueshėm nga agjenturat e fshehta. Pėrkundėr Vetėvendosjes qė ėshtė produkt i brendshėm politik dhe qė po ndikon e ndihmon qė gjėrat tė marrin kahen e duhur. Rusia po ndjehet keq e zėnė ngushtė nga zgjerimi i EU-sė, nga Kina dhe nga vendet islame aziatike, kjo ka aktivizuar faktorin ekonomik, mė sė shumti gazin si mjet pėr tė shtrirė ndikimin e vet mbi EU-nė dhe mbi zonat qė pretendon t'i mbikėqyr. EU-sė nuk po i jep sigurime tė plota dhe tė vazhdueshme pėr furnizime me gaz, ngase donė tė ndikojė e kushtėzojė politikėn e saj nė rajon e mė gjerė.

 

Me njė fjalė Rusia ka forcuar ndikimin e vetė pėrmes gazit dhe ėshtė nė pėrpjekje pėr t`u zgjeruar , kjo po pėrpiqet tė lozė me karta tė ndryshme me EU-nė dhe nuk ka dyshim se edhe Kosovėn do ta pėrdorė si kartė pėr interesa tė veta gjeopolitike, mė pak pėr pėrftime ekonomike, sepse EU nuk mendon se Ballkani ka vlerė tė madhe. EU, mendon se nuk ia vlen barra qiranė tė mos hiqet dorė nga Kosova e Ballkani. As tani thėnies sė Bismarkut se Ballkani nuk ka vlerėn e njė ushtari kėmbėsor tė thjeshtė, nuk mund t'i hiqet asnjė presje. Kosova pra nė kėtė rrafsh gjeostrategjik bilateral ėshtė njė monedhė e lirė kusuritjesh mes Rusisė dhe EU-sė. Por edhe disa vende tė EU-se apo nga bota pėr shkak tė njė antiamerikanizmi e antigjermanizmi marrin pozicione antishqiptare p.sh. Kina, pak a shumė edhe Spanja, Franca. Mandej pas luftės sė Irakut ka ndodhur njė pėrafrim mė i madh gjeopolitik mes Rusisė dhe EU-sė. Kjo gjė ka lėkundur marrėdhėniet e brendshme nė EU. Polonia dhe shumė vende tjera e shohin kėtė gjė me frikė dhe nuk ėshtė ēudi pse Polonia ka forcuar pro-amerikanizmin.

 

Por nė rrafshin tjetėr gjeostrategjik bilateral mes Rusisė dhe SHBA-sė Ballkani pa pavarėsinė e Kosovės do tė mbetet edhe me tutje derė e madhe pėr Rusinė .Vetėm pavarėsia e Kosovės siguron njė Shqipėri tė lirė nga ndikimet serbe nė det,vetėm pavarėsia e Kosovės heq dominimin e Serbisė e Rusisė nė Ballkan dhe Ballkanin e izolon ndjeshėm nga Rusia .Ky ėshtė njė interes

strategjik i pėrhershėm pėr SHBA-nė. Nė njė farė mėnyre pėrmes shqiptarėve mund tė amerikanizohet edhe porti i Mali tė Zi dhe Rusisė t' i mbyllet edhe kjo derė e vogėl edhe nė kėtė vend.

 

FUQIZIMI I NJĖ LĖVIZJE PĖR DREJTĖN E EKZISTENCĖS SE KOSOVĖS PA U SERBIZUAR

 

Askush nuk do tė mundė ta heqė pezmatimin, ankthin, askush nuk do tė mundė tė zvogėlojė njė tronditje shpirtėrore qė do ta shkaktojė propozimi i Ahtisarit, sado qė ky ndarjen e Kosovės do ta paraqet nė mėnyrė enigmatike dhe si nevojė tė demokracisė. As Pacolli nuk mund tė jep shpresa me premtimet e tij tė rrejshme pėr zhvillime e mrekulli ekonomike. Sepse pas kėtij propozimi pėr copėtim ēėshtjet ekonomike, nuk do jenė aq shqetėsuese sa ato politike. As shteti fiktiv i tipit rugovist nuk do bėjė punė shpresėdhėnėse.

 

Pra sigurisht e tėra kjo do ēojė nė njė forcim tė atyre qė deri tani ishin nė bisht tė ngjarjeve, pra do kemi njė fuqizim tė krahut tė rrymės sė Vetėvendosjes, njė fuqizim tė njė lėvizje pėr ekzistencėn e Kosovės si shtet sovran i vėrtetė. Me njė fjalė do tė fuqizohet kjo lėvizje pėr ekzistencėn e Kosovės pa u serbizuar , pėr sigurimin ekzistencės sonė si komb, sepse derisa ėshtė cenuar Kosova, cenohet edhe ekzistenca jonė si komb. Ky emocion i cenimit tė ekzistencės sė kombit tonė, shpjegon pse nga Vetėvendosja u zgjodh data 28 Nėntor pėr protestė. Data 28 Nėntor u zgjodh jo vetėm me vetėdije, por edhe nga nėnvetėdija, sepse po ndjehet se po cenohet ekzistenca jonė si komb. Lėvizjet e ardhshme pėr ekzistencėn e Kosovės do t' i ndalin planet pėr ndarjen e Kosovės. Kjo do jetė edhe zgjidhja e vėrtetė pėr statusin e Kosovės dhe pėrgjigjja e vėrtetė ndaj Ahtisarit ndaj UNMIK-ut , ndaj atyre qė po pėrdorin Kosovėn si kartėmonedhė, ndaj politikanėve tė sotėm tė Kosovės qė po lozin me fatet tona, por qė nesėr do tė detyrohen tė dalin nė opozitė dhe nė bisht tė ngjarjeve. Ky fuqizim i kėsaj lėvizje pėr ekzistencė tonė do tė ēojė ose nė njė parti tė re ose nė shndėrrimin e Vetėvendosjes nė parti, nevojė kjo qė po kėrkon koha, por gjithsesi do tė zgjerohet kjo lėvizje edhe nė ca parti tė sotme dhe do ēojė nė lėkundje tė pozicioneve tė sotme tė Grupit tė Unitetit, por kjo gjė nuk do tė sillte ndryshime tė mėdha cilėsore. Dhe kėshtu me kėtė rrotacion cilėsor forcash politike tė brendshme, pavarėsia do bėhet e kapshme dhe e pakthyeshme. UNMIK-u, deshi apo nuk deshi do tė pranojė pavarėsinė dhe sovranitetin, deshėn apo nuk deshėn do tė digjen kartat e planet dhe pazaret e jashtme anti-shqiptare,  ndėrkombėtare me Kosovėn,sepse shtėpia do ketė zot dhe askush nga jashtė nuk do mund tė vendosė mė pėr ne, derisa ne kemi zot nė shtėpinė tonė. Kėshtu do fillojė mė vonė pas njė acarimi njė proces i afrimit tė vėrtetė mes BE-se dhe shqiptarėve.