Bashkėsia Islame e Kosovės mashtron besimtarėt
Shkruan: Xhevat Bislimi
Pak kush nė
Kosovė e di se Bajrami i Vogėl sivjet u festua mė 30 dhjetor vetėm nė Prishtinė
dhe nė Beograd! Sipas kalendarit islamik Bajrami i Vogėl do tė festohej mė 31 dhjetor.
Vetėm dy ditė pėrpara, tė enjten (28 dhjetor), Bashkėsia Islame e Kosovės
shpalli se Bajrami i Vogėl do tė festohet tė shtunėn, mė 30 dhjetor! Shqiptarėt
e besimit islam i kaploi habia dhe dyshimi! Si ka mundėsi tė ndėrrohet data e
Bajramit nga njeriu,-pyesnin besimtarėt e devotshėm. Nuk ka bėrė vaki kjo punė,
thoshin ata tė habitur me kėtė ndryshim date. Disa qė ishin mė
"fanatikė" pohonin se kjo ėshtė bėrė pėrė shkak tė Vitit tė Ri, etj.
Por, askujt nuk i shkonte mendja pėr ndonjė hile mė tė madhe
Madje, edhe
politikanėt naivė, servil e hipokritė shkuan dhe ua uruan Bajramin krerėve tė
Bashkėsisė Islame tė Kosovės!
Gazeta "Express", e
datės 3 janar, konstaton se "Kosova ėshtė i vetmi vend qė ka shėnuar
Kurban Bajramin njė ditė mė herėt se vendet tjera tė Ballkanit". Kurse
Kryeimami i Bashkėsisė Islame, Sabri Bajgora, thotė se "secili shtet i ka
rregullat e veta. Disa e caktojnė ditėn e Kurban Bajramit nė bazė tė mendimeve
tė dijetarėve, e disa nė shikimin e hėnės". Kosova, sipas Bajgorės,
"ka festuar sė bashku me shtetet e Gjirit Arab, Arabia Saudite, Kuvajti,
Egjipti, Siria, Jordania, etj.".
Nuk e kam tė lehtė, por duhet
tė konstatoj se krerėt e Bashkėsisė Islame tė Kosovės nuk e thanė tė vėrtetėn
(e thėnė but) as nė kėtė shkrim tė gazetės "Express". E para, Kosova
nuk ėshtė i vetmi vend nė rajonin tonė qė e ka festuar Bajramin e Vogėl tė
shtunėn, mė 30 dhjetor. Tė njėjtėn ditė Bajrami i Vogėl ėshtė festuar edhe nė
Serbi. Ky Bajram ėshtė falur tė njėjtėn kohė nė xhaminė e Sulltan Fati
Mehmetit, nė Prishtinė dhe nė xhamin bajrakli nė Beograd!! Prandaj do tė ishte
mė e ndershme tė thuhej se Kosova ishte i vetmi vend nė rajon qė e festoi
Bajramin tė njėjtėn ditė me Serbinė!! E dyta, pajtohem me kryeimamin, Bajgora,
i cili thotė se "secili shtet i ka rregullat e veta", por, meqė
Kosova nuk ėshtė ende shtet, mė duhet ta pyes Bajgorėn: Rregullat e cilit shtet
zbaton Bashkėsia Islame e Kosovės? Zot na ruaj, por kėsaj radhe po
del se u zbatuan rregullat e Serbisė!! Besimtarėt shqiptarė kėrkojnė shpjegim nga
kjo Bashkėsi fetare dhe sidomos nga Naim Tėrnava. E treta, zotėrinj tė
Bashkėsisė Islame, besoj se ėshtė koha e fundit qė ju dhe ēdo shqiptar, i cilit
do besim qoftė, tė kthehet kah qendra mbarėkombėtare, Tirana. Megjithėse tė
vonuar, si nė tė gjitha lėmit tjera, krerėt e besimit islam tė shqiptarėve
duhet urgjentisht tė mblidhen nė njė Kuvend mbarėkombėtar dhe tė krijojnė njė
Bashkėsi tė vetme islame pėr kombin shqiptar, njė islam pėr shqiptarėt (me
fytyrė, gjuhė, frymė, rroba dhe tradita shqiptare). E njėjta gjė vlen edhe pėr
besimet e tjera tė shqiptarėve. Populli, gjuha dhe qytetėrimi mė i vjetėr nė
Evropė dhe botė e meritojnė kėtė
Heshtja e inteligjencisė pėr kėtė ēėshtje nuk
mund as tė shpjegohet, as tė arsyetohet
Yryshi i lloj-lloj sekteve fetare,
ideologjive, kulturave, gjuhėve, arteve tė huaja, etj. pėrbėn kėrcėnim real dhe
tepėr serioz pėr kombin shqiptar dhe tė ardhmen e tij tė qetė e demokratike. Ky
yrysh ėshtė edhe kundėr dėshirės dhe vullnetit tė Zotit qė na krijoi shqiptarė.
Kjo ėshtė dhurata mė e madhe pėr ne, pėr popullin shqiptar. Prandaj, kemi detyrim hyjnor ta respektojmė
vullnetin e Krijuesit...