Pranė kthesave
tė reja nė Kosovėn Lindore
Pėrcaktimi pėr Autonomi, me Kosovė a Serbi?
Shkruan Fatos ALIU
Distancimi
i deklaruar subjekteve shqiptare tė tri komunave tė Preshevės, Medvegjės dhe
Bujanocit, nga zgjedhjet parlamentare tė Serbisė (PDSH, shoqata e asociacione
tjera tė kėsaj treve), paraqet veprim tė vetėdijshėm politik dhe kombėtar,
veēanėrisht nė periudhėn e tanishme tė zhvillimeve politike rreth statusit tė
Kosovės.
Besohet
se veprimeve tė lartėpėrmendura do t'i bashkangjitet edhe elektorati i
subjekteve tjera tė kėsaj treve, duke i unifikuar mė nė fund qėndrimet nė
pajtim me vullnetin e deklaruar tė popullit. Subjektet e vetėdijshme
distancohen nga pushtuesi, e jo nga vullneti i popullit, votėn e tė cilit e
kanė marrė, nė kohėn e sundimit tė ish-Jugosllavisė.
Kjo
bashkėsi tashmė nuk ekziston. Pse duhet vazhduar me kaq nxitim nė Serbi, sikur
nuk paska zgjidhje tjera alternative dhe tė natyrshme?! Tani, pas shpėrbėrjes
sė ish RF Jugosllavisė, ėshtė koha e rikthimit nė gjiun e vullnetit tė
deklaruar tė popullit pėr autonomi territoriale me tė drejtė vetėpėrcaktimi,
pėr rikonfirmimin e vullnetit se nė cilin sistem dhe me kėnd dėshiron tė
jetojė, nė parime tė njohura tė demokracisė direkte (nga populli). Njė sistem
tė vetėpėrcaktimit e rekomandojnė edhe konventat dhe aktet ndėrkombėtare tė
Evropės dhe OKB-sė.
Pėr
ironi, por jo edhe pėr rastėsi, strukturat e caktuara politike pro-zgjedhjeve
serbe tė kėsaj treve, me dėshirė e paramendim, duke u shitur si
"diplomatė" dhe "kooperative " me bashkėsinė ndėrkombėtare
(pėr interesat e tyre ekskluzive pushtetore e tė biznesit), nuk e panė tė udhės
tė bėjnė as plane, as kushtėzime e kėrkesa paralele me serbet e Kosovės!
Pjesėmarrja
nė zgjedhje nė kuadėr tė Serbisė, ėshtė jo vetėm njė presedan i panjohur i
pėrcaktimit dhe njohjes sė njė shteti tė riorganizuar okupues (me kushtetutė tė
re), por edhe distancim i kundėrnatyrshėm nga entiteti dhe etniteti pėrkatės,
nga pėrcaktimi i popullit tė kėsaj treve pėr autonomi territoriale me tė drejtė
ribashkimi me Kosovė, si pjesė lindore e saj, e ndarė artificialisht,
arbitrarisht dhe dhunshėm nga trungu shqiptar.
Shqiptarėt
e komunave tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, me pjesmarrje nė zgjedhje tė
Serbisė (pėr Serbi!), do tė viheshin nė rrezik tė madh pėr tė ardhmen e tyre e
tė territorit shqiptar. Deklarimi i partive pro-zgjedhjeve tė Serbisė ishte
paradoks i marrėzisė dhe lojė e rrezikshmėrisė ekstreme pėr trojet dhe
popullatėn shqiptare nė tė ardhmen. Me kėtė, nė sy tė botės, Serbisė do t'i
hapej dera e zbatimit tė politikave dhe praktikave tė njohuara ekspanzioniste,
si nė Kosovė, Maqedoni e mė gjėrė.
Prandaj,
argatėt e kėtyre politikave janė ekstremistėt e vėrtetė tė tradhėtisė qė duhet
demaskuar e izoluar, e jo shtresėn mė atdhetare tė sakrificės pėr ēlirimin
kombėtar, siē veprohet tinėzisht sipas planeve tė UDB-sė, gjithandej ku ata
ndodhen, si nė vendlindje edhe jashtė saj, nė pamundėsi kthimi nga ndjekjet e
papushuara nga ana e regjimit tė Serbisė. Kėto janė politika tė renegatėve
mashtrues qė me ndihmėn e Serbisė zhvillojnė bashkėpunim e propagandė pėr ta
helmuar popullin me virusin e pansllavizmit. Sikur nuk ka mjaftuar
mėsimi/pėsimi nga historia e politikave dhe projekteve antishqiptare nga e
kaluara?!
Subjektet
e distancuara dhe ato qė distancohen nga kėto zgjedhje, kanė rast t'i hapin
rrugė njė procesi tė ri politik-demokratik nė kėtė trevė, me nismat e reja, por
deri mė sot tė sabotuara pėr Kuvend e Kėshill Nacional. Pėr kėtė duhet
paraprakisht tė frenohen epshet pushtetore e pėrfitimet materiale tė individėve
a grupeve qė njollosin vlerat e kombit dhe identitetit shqiptar.