Kujtime qė kanė lėnė gjurmė tė pėrjetshme nė jetėn time!

 

Shkruan: Fadil Shyti


(Meditime, kushtuar vizitės sime tė parė nė Shqipėri nė vitin 1979 )

 
”Nuk ka vuajtje mė e madhe pėr njeriun se sa kur i kujton ēastet e lumtura tė jetės sė tij, nė kohėra tė vėshtira”.

( Dante Aligeri )


Nuk ėshtė aspak e lehtė qė tani pas 29 vitesh tė pėrjetimit mė tė lumtur shpirtėror, kur e vizitova shtetin amė, Shqipėrinė, t“i pėrkujtojė ato momente gėzimi dhe hareje tė kohės sė rinisė sime, kur nė rrugė pėrpjekjesh gjysmė-ilegale i shoqėruar me 22 shokė e shoqe, kur ishim studnentė/e , nė UP-sė, e kaluam kufirin shqiptaro-shqiptar, andej nga Ilirida gjegjėsisht, nga pika kufitare e Qafė Thanės.


-Nė njė ditė tė bukur pranvere, tė vitit 1979, derisa po prisnim tė hynim nė ligjėrata, shoqja jonė e nderuar, Mejreme Mehmeti e cila i pėrkiste grupit tonė qė studionim letėrsinė shqiptare na mblodhi disa shokė e shoqe, ashtu krejt papritur nė njė klasė mėsimi; kur hymė brenda, nė tabelėn e murit e pamė njė mollė tė vizatuar nė dy pjesė: pjesėrisht, (gjysma e saj) ishte vizatuar e hapur, kurse gjysma tjetėr e vizatuar me shkumės, e mbyllur!


Figura shihej qartė se molla ishte ndarė...

Shoqja, na e bėri pyetjen “provuese”, ēfarė domethėnie kishte kjo figurė?

Aty, ishim (me sa mė kujtohet) sė paku 5 veta, secili nga ne e dha mendimin e vet; por, pothuajse tė gjithė kishim mendim tė ngjashėm se: kjo mollė simbolizon Shqipėrinė tonė tė dashur, e cila ėshtė ndarė si kjo mollė nė vizatim- nga njėra anė e bardhė faqja e bardhė pra, e lirė, kurse, nga ana tjetėr faqja e zezė, pra, robėruar!

 

-Pra, simbolizonte pjesėn e Shqipėrisė adminsitrative dhe pjesėt e ndara tė saj nė vitin famėkeq tė 1913-ės.


Pasi e kaluam “provimin” shoqja e gėzuar na tha troē: po, ju a doni qė ta vizitojmė shtetin amė?!

-Ju them kėshtu, sepse, kėto ditė fola me njė shoqe e cila mė njoftoi si mund tė veprojmė qė ta realizojmė kėtė dėshirė, kaq tė madhe.
-Posi! Dėshirojmė ta vizitojmė shtetin amė, por, si do t“ia dalim se...

Ajo, na njoftoi qė ne do tė shkojmė nė rrugė gjysmė-ilegale, kinse po na dėrgon UP-ės, njė grup studentėsh, pėr njė vizitė shkencore, nė UT.

 

“Skenari” qenka i qėlluar ia kthyem!

Pra, ne tani e tutje do tė angazhohemi tė ofrojmė shokė e shoqe, nga rrethe tė ndryshme dhe nga degė tė ndryshme tė UP, pėr t“i bėrė gati pasaportat dhe, pastaj do tė na duhej tė merrnim vizat nė ambasadėn e Shqipėrisė, nė Beograd.

Pėr kėtė detyrė jemi ngarkuar unė dhe shokėt, Sabri Haxhiu, Tevhid Azemi dhe shoqja, Nafije Kelmendi.

Kėtė detyrė e kemi realizuar me sukses, me ndihmėn e personielit tė ambasadės shqiptare, atje.


Kėrkesėn pėr vizitė e kemi bėrė nga muaji maj i vitit 1979, kurse vizita u realizua nga 22 tetori gjerė mė 5 nėntor tė atij viti.
Kufirin e kaluam me shumė kujdes; sepse, kishim pasiguri, ishte koha kur udbashėt gjarpėrinj, mund t' na e helmonin dėshirėn tonė, po ta kishin nė dijeni me kohė qėllimin tonė.

Vizita do tė dėshtonte dhe si shumė shokė e shoqe, mund tė pėrfundonim burgjeve tė errėta jugosllave.


Nė fakt kjo na ndodhi, dy vite pasi u kthyem, kur 8 veta nga grupi ynė u arrestuam dhe u pėrplasėm burgjeve pikėrisht nė vjeshtėn e vitit 1981.


Pra, duke i parashikuar rreziqet, i muarėm masat e duhura tė vigjilencės revolucionare! Vendosėm qė nėse gjatė rrugės do tė pyeteshim nga dikush ku po shkonim?...

 
Ne, pa u hamendur as hezituar do t“i thoshim se jemi njė grup qė merremi me teatėr dhe poezi; po shkojmė nė Tetovė, atje kemi veprimtari tė radhės...


Tė mbėrthyer nga ndjenjat e gėzimit dhe tė ankthit; udhėtuam trojeve shqiptare, nga Prishtina nė Shkup pėr tė shkuar drejt Elbasanit tė bukur, aty ku e kemi shuar etjen pėr herė tė parė me ujin e pastėr tė shtetit tonė amė, aty, ku e kemi shuar urinė me darkėn e parė tė bukės shqiptare, tė pėrtej Drinit.


Kanė kaluar kaq vite dhe mė besoni tė nderuar lexues se: shijen e asaj darke, ende s'e kam harruar;-dhe, as nuk mendoj qė do tė shijojė darkė mė tė mrekullueshme se ajo; them kėshtu, sepse kjo qe realizimi i pritjes mė tė madhe tė ėndrrave tė mia jetėsore, pėr ta shijuar ujin dhe bukėn e Nėnės Shqipėri.

 
Pas asaj darke, kemi udhėtuar me autobusin e caktuar enkas pėr ne, drejt Tiranės.

Aty, rreth orės 21 kemi hyrė nė Tiranė, kryeqyteti ndriqonte nga dritat e fuqsihme, sheshi “Skėnderbeu”, gumėzhinte nga shėtitjet e kryeqytetasve, shiheshin fytyra tė qeshura dhe tė lumtura!...


Me tė zbritur nga autobusi, ia kemi filluar njė kėnge me grupin tonė, me ē“rast na u kanė bashkuar qindra kryeqytetas; kėnga madhore qe: “Enver Hoxha, tungjatjeta”!


Pastaj, tek autobusi kanė ardhur tė na presin shumė njerėz, dukeshin tė gėzuar dhe na ndihmonin t“i bartim valixhet nė hotel “Tirana”, aty kemi fjetur 6 netė. Pasi i kem vendosur valixhet nėpėr dhoma, kemi dalur , kemi shėtitur me ē“rast, pastaj, jemi ndier shumė tė relaksuar...


Tirana, dukej e bukur, e pastėr, e qetė dhe njėkohėsisht gjallėronte nga jeta e aksioneve; mė kujtohet kur zgjohesha herėt dhe e pija kafen e mėngjesit tek njė kafiteri; nga xhamat dukeshin njerėzit nė hapėrime tė shpejta, nxitonin pėr punė, nxitonin tė shkonin nė aksione ushtarake e tė tjera veprimtari...


Njė cucė e bukur e veshur me rroba ushtarake, njė mėngjesi tė pastėr tetori mė pyeti, ore a je nga Kosova?

Pasi i tregova se jam nga Kosova , mė tha, a je nga Prizreni ?

 

–Jo, ia ktheva!

Po pyeti, sepse, andej i kam dajuat.

A keni ndonjė shok o shoqe qė ėshtė nga andej?

Jo, pėr besė nuk kemi ia ktheva!

...Dhe, mė erdhi disi keq!...

Por, nga ky dialog qė kujtoj tani, po mendoja se ky qe fati ynė i hidhur; shtetet ballkanike na ndanė edhe nga familjet tona, me ndihmėn e Evropės Plakė!


-Nga qėndrimi disa ditėsh nė Tiranė, pėrfituam shumė, pėr faktin qė kishim takime me njerėz tė artit, tė kuluturės, por, edhe tė politikės shqiptare.

 

Aty, jemi takuar me shkrimtarin e madh nga Kosova, Sulejman Krasniqin, me origjinė nga Hoqa e vogėl e Rahovecit, i cili nga mosha 14 vjeēare, kishte qenė i ndjekur dhe i persekutuar nga udb-ja jugosllave, pastaj kishte kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar dhe po jetonte si shkrimtar i lirė nė Tiranė.


-Meriton tė theksohet qė, veprat e tij pothuaj mbi 90% u kushtohen ngjarjeve historike tė kombit shqipar, ėshtė autor qė ka lėnė nė analet e letėrsisė sonė, vepra me vlera tė larta, me famė historike dhe kombėtare si: “Prisja e Komitėve”, qė i kushtohet, heroinės, Shote Galica, “Nė shpellėn e banditėve” qė i kushtohet, luftės dhe asgjėsimit tė bandave kriminale qė e sulmuan Shqipėrinė, pas luftės sė dytė botėrore, “Pushka top Bajram Curri” qė i kushtohet plakut tė maleve, simbolit tė luftės ēlirimtare, Bajram Curit, “Oso Kuka” qė i kushtohet atdhetarit tė madh Oso Kukės, i cili veten e dogji nė barot, pėr t“i asgjėsuar forcat okupatore malazeze e shumė vepra tė tjera, tepėr me interes pėr lexuesit tanė dhe tė huaj.
-Meriton, gjithashtu tė theksohet kėtu qė: Ay, nė vitin 1979 me romanin, “Mic Sokoli”, e kishte fituar ēmimin e republikės.


I nderuari atdhetar, Sulejman Krasniqi na fliste me dashuri tė madhe pėr Kosovėn Kreshnike -siē e quante Ay!
Na fliste pastaj, pėr punėn e tij si shkrimtar; mė kujtohet kur na tregoi se pėr tė shkruar romanin “Mic Sokoli”, ka qėndruar disa muaj larg Tiranės, ka banuar nė Bujan tė Malėsisė sė Madhe, pranė kullės sė heroit legjendar.
Pra, shkrimtari i madh i popullit - na thoshte: “nuk mbyllet nė sallonet e mėndafshta, apo si thonė ndryshe, nuk mbyllet nė kullėn e fildisht, por, frymėzimin e merr nga populli dhe personazhet i kristalizon nga pena e tij, nė terren, pra, nga pėrmbajtja e bisedave e takimeve. “gju mė gju me popullin”!


Kur i fola pak si me ngurrim se kam filluar tė merrem me shkrime, kryesisht me poezi e mbajė mend se mė la kėtė porosi: “tė shkruash pėr veten ėshtė detyrė, tė shkruash pėr gjakun e tė parėve, ėshtė detyrė e shenjtė”!


...Dhe, pse ta fshehi; -qė nga ajo kohė jam i pėrcaktuar nga kjo devizė e tij e cila mė ka lėnė mbresa tė thella nė mendjen dhe zemrėn time!

 

Prandaj, jo rastėsisht i kam shkruar vargjet e mia tė para:


“ Epo, ku tė fillojė mė parė,

do tė shkruaj pėr gjakun e derdhur shqiptar”!


Nė Tiranė, e kemi takuar veprimtarin e madh tė lėvizjes kombėtare, ish-partizanin pionier, qė kur ishte nė moshėn 14 vjeēare dhe mė vonė diplomatin dhe historianin e madh tė Kosovės, Ajet Haxhiun nga Vaganica e Mitrovicės, i cili pas luftės kishte marshuar pėrkrah brigadave partizane shqiptare dhe kishte vendosur tė jetonte nė Tiranė.


-Ay, na fliste me optimizėm tė pashembullt pėr ardhmėrinė e kombit tonė.

-Mė kujtohet kur midis tjerash na tha: “Gjendja ekonomike nė Jugosllavinė e Titos nuk ėshtė e mirė, kjo ėshtė e favorshme pėr ne shqiptarėt, sepse, gjendja e keqe ekonomike, krijon probleme politike, pra, ne na interson qė jugosllavėt tė kenė mosmarrėveshje midis tyre; kjo e lehtėson zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare”.

-Pastaj, Ay, ishte tejet optimist se Kosova dhe vise tė tjera shqiptare do tė ēlirohen nga okupatorėt jugosllavė, por, “ne pėr kėtė duhet tė bėjmė shumė, tė bėjmė secili punėt e veta; psh, ju studentėt duhet tė mėsoni, qė pastaj tė bėheni kuadro tė forta pėr ta ēuar pėpara dhe pėr ta pėrparuar atdheun, punėtorėt tė punojnė punėn e tyre, ushtarakėt punėn e tyre e kėshtu me radhė”!..

-Dhe, vijoi: “Ju, mėsoni mirė se qe besa do tė vijė koha qė unė do tė vijė nė Kosovė e do tė hyjė nė klasė mesimi, ku ju jepni mėsime- atėherė, atje do tė shihet kush qenka mė patriotė, pra, kush punon mė mirė dhe do tė ketė suksese, Ay, do tė fitojė kėtė titull nderi”- kėshtu na tha atdhetari i madh, gjatė njė takimi me ne.


-Eh! Kjo vdekje e pamėshirė fizike; atdhetari i madh i cili aq shumė bėri pėr Kosovėn e tij tė dashur, ndėrroi jetė nė vitin 1991, -por, idealet e tij po realizohen, ani se tani, Kosova po ndeshet me valėt e egra tė shovenistėve serbė dhe miqve tė tyre evropianė, megjithatė, rrezet e lirisė po bien drejt trojeve shqiptare, nė ecjen mė vertikale...


Pritja vėllazėrore qė na u bė atje, mbetet gjithashtu e paharruar nė kujtesėn tonė! Nga ēdokush dhe kudo qė shkonim u pritėm me bujari dhe vėllazėri tė madhe shqiptare.

 

Kurdoherė na thoshin:

“Ju, nuk jeni mysafirė tė huaj, ju jeni nė shtėpinė tuaj”!

“Lirohuni, si nė vatrat tuaja”!

“Bisedojmė, vėllazėrisht” !...

“Ne, Kosovėn e duam si veten tonė”!

“Kosovėn dhe viset tjera shqiptare tė okupuara nga shovenistėt jugosllavė e tė tjerė i kemi pjesėt mė tė begatshme qė iu kanė grabitur Shqipėrisė, ato, njėkohėsisht i kemi dhe plagė tė hapura, deri nė ribashkimin e tyre”!


-Mė kujtohet qė; kur ishim nė vizitė nė “Qytetin e Studentėve”, aty afėr konvikteve studentore, i pamė disa ndėrtesa; njėri nga profesorėt na tregoi qė kėto ndėrtesa janė konvikte tė ndėrtuara pėr studentėt e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare.
-Mė vonė, kam lexuar nė njėrėn nga veprat e shokut, Enver Hoxha, se kur ky paska qenė nė njė takim nė Moskė, nė prani tė ish- udhėheqjes jugosllave, Nikita Hrushqovi, i paska pyetur dy delegacionet “mike” nė fakt iu paska drejtuar shokut Enver; pse ju nuk shkoni mirė me jugosllavėt, por, midis jush keni ca zėnka?!

 
Menjėherė, paska reaguar, Aleksandėr Rankoviqi se: “shqiptarėt po na sulmojnė e po na vrasin ushtarėt nė kufi, po i nxisin shqiptarėt e Kosovės kundėr nesh”- e tė tjera gjepura, akuzash tė pabaza dhe trilluese; pastaj, e paska marrė fjalėn shoku Enver, i cili e paska paraqitur gjendjen e rėndė reale tė dhunės dhe tė padrejtėsisve ndaj shqiptarėve qė po bėheshin nė atė kohė nga shteti jugosllav; midis tė tjerash e paska ngritur ēėshtjen e arsimit tė prapambetur tė popullit tė Kosovės dhe aty pėr aty ju paska thėnė Kardelit dhe Rankoviqit se: “popullit tė Kosovės i duhen shkollat e larta dhe universitetet, unė e kam parashikuar kėtė dhe jam parapėrgaditur pėr kėtė; duke i ndėtuar disa konvikte pėr studentėt shqiptarė qė jetojnė nė tokat e tyre nė Jugosllavi. Ata, do tė shkollohen nė Tiranė, do tė banojnė nė konviktet e tyre, pastaj, pas mbarimit tė studimeve do tė kthehen nė Kosovė e gjetiu nė viset shqiptare, pėr tė punuar nė vendet e tyre”!.


Reagimet e jugosllavėve paskan qenė tė menjėhershme: “ne, do tė hapim shkolla tė larta dhe universitete, -kjo qė thoni ju, Enver, nuk lejojmė tė bėhet”!..


Nga kjo bisedė , “lepuri u hyri nė bark Titos dhe Kardelit, prandaj, lejuan qė stundentėt nga Kosova tė shkollohen nė Beograd dhe pastaj nga rreziku i kėsaj gjendjeje tė krijuar, titistėt jo nga dėshira, por, nga zori; lejuan qė tė hapet, UP-ės,
Por, kjo fitore e madhe u arritė dhe nga presionet e brendshme tė atdhetarėve tė Kosovės, me rrugė ilegale, ndikim tė fuqishėm dihet se kishin demonstratat e 68-tės etj, -dhe pse tė mos e theksojmė kjo u arritė edhe pas kėrkesave tė drejta dhe legale, nga populli i arsimdashės i Kosovės.


Me grupin tonė studentor, ishim tė shoqėruar nga disa profesorė tė UT, ishin tė pandashėm prej nesh tė nderuarit: Dedė Preka, Halil Sykja dhe Ilir Malollari e herė-herė vinte edhe ndonjė tjetėr...


Bisedat me ata ishin shumė tė sinqerta; edukuese, shkencore, me pėrmbajtje jetėsore dhe atdhedashurie.
Pėr asnjė ēast nuk i kemi parė as dėgjuar qė profesorėt tanė tė nderuar tė kishin ambicje pėr tė na imponuar diēka qė neve nuk do tė na bėnte tė lumtur!


Pėrkundrazi, ata kurdoherė janė pėrpjekur qė ne tė ndihemi vėrtetė tė lirė si ajri i maleve tona dhe fytyrat tona tė shkėlqenin si rrezet e diellit tonė tė pastėr.


-Shquhej me maturinė e tij burrėrore, Deda, i cili karakterizohej nga njė intelektual i vendosur shkodran, dhei na mėsonte qė “ tė huajve tė mos ua lėmė atė qė na takon ne, madje - siē shprehej Ay, tė mos ua lėmė asnjė ēindarkė”!

... Dhe, vijonte: “Ne, nuk duhet lejuar tė grabiten pasuritė e mėdha tė atdheut”!


-Shquhej, me humorin e tij shkodran, profesor Halili, i cili na bėnte tė lumtur nė veēanti gjatė ēasteve kur mblidheshim tė gjithė gjatė takimeve nė familjet shqiptare nė katunde dhe qytete, nė takimet me kooperativistėt dhe nė uzina e fabrika, nė takimet me studentėt e UT, nė takimet nė vendet muezale dhe nė vendet antike.

 

Ndėrsa, profesori nga Korēa, Iliri, shquhej pėr dashurinė dhe respektin e zjarrtė qė e kishte nga gjeni i tij shqiptar, tė cilin e shprehte hapur kudo dhe kurdoherė; pėr ne studentėt – “nga Kosova jonė”- siē shprehej, Ay!


Gjatė asaj vizite tė shumėpritur, kemi vizituar qyetete e katunde shqiptare si nė rrethet: Tiranė, Durrės, Fier, Kavajė, Lushnje, Lezhė, Shkodėr, Sarandė, Vlorė, Gjirokastėr, e gjetiu...


Kemi vizituar qendra kulturore e shkencore si: Kalanė e Krujės Legjendare, Muzeun tek varri i Skėnderbeut nė Lezhė, Shtėpinė e Pavarėsisė, nė Vlorė, Muzeun e armėve nė Gjirokastėr, Shtėpinė muze tė Enver Hoxhės, nė Gjirokastėr, Shtėpinė muze tė Ēajupit nė katundin Sheper nė Gjirokastėr, Shtėpinė muze tė Luigj Gurakuqit, dhe shtėpinė muze tė Migjenit nė Shkodėr, Shtėpinė muze, ku ka shkruar shkrimtari i madh Jakov Xoxa, nė Apolloni.


Kemi vizituar lapidarin e heroinės sė kombit, Shote Galica, e cila qėndronte krenare nė bri – rrugėn e asaj kohe, duke shkuar nga Tirana nė Shkodėr, pra, nė Fushė Krujė, aty ku kishte jetuar duke rritur fėmijė jetim tė trimave tė Azem Galicės.


Aty, na treguan se Shote Galica, ka vdekur nė gjendje tepėr tė mjerueshme, nga plaga nė dorė qė e kishte marrė gjatė luftimeve me serbėt nė Llaushė tė Drenicės, dora do t“i kullonte gjatė, derisa, iu kishte tharė, sepse, mjekėt e kishin tė ndaluar nga satrapi Zog, ta kontrollonin dhe t“ia shėronin plagėn, kjo kishte ngjarė pėr faktin se ky “mbret i tė gjithė shqiptarėve, dihet ēfarė lidhjesh kishte, gjatė mbretėrisė sė tij “pėrrallore”, me Serbinė e Pashiqit.

Pra, tek lapidari kemi bėrė homazhe dhe e kemi parė qė vet Enver Hoxha, i kishte bėrė asaj bije tė madhe tė kombit nderime, duke vėnė kurorė lavdie.


-Kemi vizituar amfiteatrot e lashta mijėvjeēare tė Apollonisė dhe tė Butrintit.

-Kemi vizituar pothuaj nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė dhe varrezat e dėshmorėve tė kombit, duke filluar nga monumenti “Nėnė Shqipėri”, nė Tiranė dhe gjetiu, kudo kemi bėrė homazhe dhe kemi dėgjuar evokime nga njerėzit aty.


Binte nė sy nė veēanti, si mos mė mirė; - ruajtja dhe pastrimi i kėtyre varrezave nga drizat dhe vendosja e luleve tė freskėta me kurora shumėngjyrshe dhe rrethimi i tyre.


-Kemi vizituar kombinatin e autotraktorėve “Enver Hoxha”, i cili po atė vit e kishte dhėnė provėn e parė tė prodhimimit tė pjesėve tė traktorit me prodhim tė markės shqiptare.

-Kemi vizituar njė kooperativė bujqėsore nė katundin Rrėmbec, ( me sa mė kujtohet shtrihet, nė rrethin e Gjirokastrės).

-Kemi vizituar dhe fabrika trikotazhi dhe kombinate e tė tjera qė atėbotė i jepnin forcė dhe shėndet ekonomisė shqiptare.

-Mė ka mbetur nė kujtesė i pashlyer kujtimi, kur mė 24 Tetor ishim nė Spartakiadėn e 35 Kombėtare qė po zhvillohej nė vigjilje tė 35 vjtorit tė ēlirimit tė shtetit amė.

-Me atė rast, nė stadiumin “Qemal Stafa”, para popullit u paraqitėn forca tė demonstrimit tė rinisė, punėtorisė dhe tė ushtrisė shqiptare!

Nė atė manifesim tė madh kulturor e sportiv ishin edhe udhėheqėsit e shtetit dhe tė PPSH-sė, me nė krye gjeniun, Enver Hoxha.

Ne, qė e kishim pritur me aq padurim kėtė vizitė nė shtetin amė, kjo ditė qe tepėr madhėshtore, kur u takuam sy mė sy me realitetin e ndritur tė asaj kohe tė artė tė epokės sė Enver Hoxhės – dhe, pėr mė tepėr qe njė privilegj i madh jetėsor qė tė gjendeshim e tė shiheshim pėrballė me komandantin legjendar, Enver Hoxha, pėr tė cilin kishim dhe kemi njė respekt tė pakufishėm tė gjithė ne qė kurrė nuk ishim pajtuar me titistėt gjakatarė, - ne, qė i qėndruam dhe do t“i qėndrojmė besnikė deri nė fund Shqipėrisė sonė tė dashur, deri nė fitoren e madhe tė ribashkimit kombėtar, pėr kėtė ideal qė luftuan gjithė ato brezni shqiptare ndėr shekuj...


Mė kujtohet qė: kur doli ushtria dhe e paraqiti hartėn shqiptare, njė femėr ca e moshuar, e cila pastaj mė tha se punonte mėsuese; nė mesin e atij publiku mė pyeti si tė duket paraqitja?!


- Paraqitja, fort e mrekullueshme, por, mua s“mė pėlqeu!..

-Pasi shprehu habinė nga kjo pėrgjigje, mė pyeti pse nuk tė pėlqeu?!

-Sepse, nė kėtė hartė tė Shqipėrisė, po mungon pėr mė tepėr se gjysma e atdheut;

-Kosova me vise tė tjera shqiptare- ia ktheva!...

-“Po, ke drejt – tha dhe vijoi: “Kosova , ka qenė dhe do tė jetė e Shqipėrisė”!

-Ne, jemi vėllezėr e motra tė njė gjuhe, tė njė gjaku dhe tė njė flamuri- vijoi mė tej, ajo.


Ky rast dhe shumė raste tė tjera qė kishim gjatė takimeve me njerėzit kudo nė rrethe tė vendit, shihej hapur qė populli shqiptar e donte me gjithė zemra Kosovėn dhe viset tjera shqiptare, i donte kėngėt e vallet tona, i respektonte tė arriturat tona nė fusha tė dijes e tė pėrparimit kulturor e shkencor, pavarėsisht se me ata hapa kishim ecur tė penguar nga vargonjt e rregjimeve tė huaja kriminale.


-“Ju, jeni popull vital dhe i ri nė moshė dhe mbi tė gjitha jeni liridashės; prandaj ardhmėrinė e keni tė sigurtė”- na thoshin me krenari!
Nė kėtė perisatje kujtimesh, nuk e harroj dot takimin me studentėt e UT; ishte njė takim i hapur- pra nė natyrė.


Qindra studentė/e dhe profesorėt e tyre kishin dalė nė oborrin e UT, “Enver Hoxha”, po pėrgaditeshin tė shkojnė nė ushtrime ushtarake, ashtu qė patėm fatin t“i shohim tė veshur nė rrobe ushtarake dhe tė pėrgatitur me armė maje krahut!
Pas pėrshėndetjeve vėllazėrore me profesorėt, menjėherė u njoftuan stundentėt, qė nė mesin tonė e kemi njė grup studentėsh nga Kosova.

 

Me atė rast me dėshirėn e profesorėve dhe tė shokėve studentė, e mora fjalėn e rastit, tė cilėn po e pėrshkruaj kėtu - pėr aq sa mė kujtohet, fola kėshtu:

 

“Tė nderuar vėllezėr e motra!

Jemi tė lumtur qė sot jemi kėtu pranė jush, nė Shqipėrinė e lirė socialiste!

Por, nuk jemi tė lumtur ploėsisht kur e kujtojmė qė andej kufijėve veriorė tė kėsaj Shqipėrie, jetojnė tė robėruar vėllezėrit tanė kosovarė dhe tė tjerė, nė viset e okupuara nga shovenistėt jugosllavė.

 

Pėrparimi i Shqipėrisė nėn udhėheqjen e PPSH-sė, me nė krye shokun Enver Hoxha, na gėzon pakufishėm dhe na bėnė mė tė fortė dhe tė shpresojmė qė edhe nė viset tona njė ditė do tė agojnė rrezet e lirisė!...


-Tani, kėtu po ju shohim me armė nė duar, tė pėrgaditur pėr ushtrime ushtarake, pėr tė qenė vigjilentė, pėr t“i dalė zot lirisė sė Shqipėrisė – ne, jemi tė bindur se armėt tuaja janė armėt tona; por, edhe ato armėt tona qė i kemi tė ruajtura nė kullat tona, janė armėt tuaja, nė rast se sulmohet Shqipėria jonė e dashur!


Rroftė Shqipėria Socialiste!

Rroftė PPSH-sė!

Rroftė shoku Enver Hoxha”!


-Pas kėsaj fjale tė rastit, shokėt stundentė nga Tirana, vendosėn tė takohen nė mbrėmje me ne dhe tė na njoftojnė se pėr 5 ditė tė qėndrimit nė Shqipėri, do t““i kishim shpenzimet e hequra.


Atė natė ka ardhur nė darkė nė hotel “Tirana”, njė delegacion i stundentėve; kemi biseduar, kėnduar dhe vallėzuar, sa zor se harrohet ajo natė-ditė, nga kujtesa jonė!


Aty, gjatė bisedave me ata, nė besnikėri tė thellė iu kemi treguar nga afėr atyre se nė Kosovė dhe nė vise tė tjera shqiptare, veprojnė grupe ilegale pėr lirinė e trojeve tona etnike; midis tjerash mė kujtohet se iu kam thėnė: “besėn po ua japim qė rinia dhe populli shqiptar qė sot po jeton i robėruar nė trojet e veta, ka me ua djegur dheun nėn kėmbė okupatorėve jugosllavė”!...


Tė gjitha kėto dhe shumė “sihariqe” tė tjera tė kėsaj natyre, priteshin me kėnaqėsi tė papėrshkruar nga populli heroik i Nėnės Shqipėri.

 

Kujtoj kėtu faktin qė ishte vetėm njė vit pas festimit tė madh tė 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kur dihet qė atėbotė me tė madhe kishte shpėrthyer dhe po ziente si vullkan ideja e madhe e ribashkimit kombėtar.


Dihet mirėfilli qė, kontribut tė madh ka dhėnė Tirana zyrtare, duke i nxitur veprimtaritė kulturore e shkencore kudo nė viset shqiptare.
Kujtoj kėtu, simpoziumin e madh qė u mbajtė nė Prishitinė, nga shumė historianė shqiptarė.


-Mė gėzon fakti gjithashtu qė atėbotė PPSH-ja dhe gjeniu Enver Hoxha, natyrisht tė angazhuar me levat shtetėrore na e ka bėrė tė mundur jo vetėm neve atė vizitė; por edhe qindra grupeve tė tjera studentore; kulturore dhe arsimore!


-Kėto margaritarė kujtimesh, qė i pėrshkrova kėtu e di se mund tė mos jenė aq shumė interesante pėr disa lexues; por, mbi tė gjitha e bėra kėtė pėr vete dhe pėr shokėt e shoqet qė ishim bashkėpėrjetues tė atyre ditėve dhe netėve gjatė asaj vizite prej sė cilės pastaj, nga regjimet kriminale jugosllave, jo pak, kemi pėsuar krajata!...


Por, mbi tė gjitha mė gėzon fakti qė askush prej shokėve dhe shoqeve; as kur u gjendėn prapa grilave, anipse, u torturuan dhe u maltretuan fiziksht dhe psiqikisht, nė kuesturat e burgjeve jugosllave, nuk u thyen; por, qėndruan si u ka hije besnikėve dhe besnikeve tė lirisė, pėr asnjė ēast, udbashėt nuk kanė mundur as me dhunė as me mashtrime tė marrin informata; pas gjithė atyre hetimeve qė i zhvilluan ndaj nesh , nė vitin e lavdishėm 1981, kurrėn e kurrės nuk e kuptuan aq sa dėshiruan veprimtarinė tonė!


Pėr kėtė qėndresė dhe menquri, nė veēanti e meritojnė njė falėnderim vėllazėror prej meje, qė mora “guximin” t“ u hyjė kėtyre kujtimeve, prej tė cilave mund tė kam lėnė shumė tė pathėna; prej shokėve dhe shoqeve kėrkoj ndjesė, sepse kėtė e bėra nga modestia dhe pse tė mos e pranoj edhe ca nga harresa...


Kur dihet se, tani nga burg-mėrgimi po mė mungojnė shėnimet dhe takimet me ju!

Kjo, punė e filluar tani e tutje mund tė vijohet mė tej edhe nga ju, kjo do ta pasuronte mė tej kujtesėn pėr atė periudhė tė ndritur tė jetės sonė rinore.


-Po e ritheksoj qė: gjatė asaj vizite nė shtetin tonė amė, kurdoherė nė qendėr tė vėmendjes sonė nga tė gjithė; nga jugu nė veri, nga lindja nė perėndim, ka qenė mbizotėruese ideja pėr ribashkim – sipas parimit madhor tė VETĖVENDOSJES SĖ POPUJVE, pėr tė drejtėn e tyre pėr shkėputje nga shtetet e huaja, pėr tė ralizuar idenė e madhe sipas parimit NJĖ KOMB, NJĖ SHTET!


Suedi, Mė 1-2 Nėntor, 2008